Faleminderit
Neki Lulaj: Nëna nuk e priti që ta shohë shtatoren e të birit në Broliq
E hene, 19.04.2010, 10:00 PM
Shtatorja e heroit të kombit, Salih Çekaj në Broliq punuar në fillim prillit të vitit 2010
NËNA NUK E PRITI QË TA SHOH SHTATOREN E TË BIRIT NË BROLIQ
(Në fshatin Broliq,u ngritë Busti i Komandantit të Betejës së Kosharës Salih Çekaj,me rastin e 19 prillit 1999-të,njëmbëdhjetë vjetorit të rënies)
Nga Neki Lulaj
Në orën e parë të mësimit në mëngjesin e dy prillit,mu bë që në klasën time,trokiti lehtë një dorë e ngrohtë burri………! ?Mu bë që para meje u shfaq ,Salih Çekaj,i cili, me sinqeritetin e tij burrëror u falënderua për gadishmërinë, interesimin,iniciativën dhe kontributin për ngritjën e Bustit në fshatin e lindjës ne Broliqin e bukur. Ai mu bë që nga ajo botë tha”Ndihëm shumë krenar që ju kam,Ju lumtë,ju broliqasve dhe tërë shqipëtarëve të Kosovës,gëzojeni lirinë dhe ndërtone shtetin e mirëfilltë” këto ishin fjalët që mi tha dhe mu zhdukë para ndienjave të mia.”Atë ditë i tëri ngela në shoqërinë dhe me kujtimet e Salih Çekajt, që nga klasa e parë e shkollës fillore,pastaj gjimnazin në Deçan dhe në studimet e ndara në Prishtinë.
Puna e Salihut në Gjykatën Komunale ne Deçan,pas deklaratës së 2 korrikut të vitit 1990-të dhe Kushtetutës se Kaçanikut 7 shtatori po i atij viti,së bashku me kolegët e tij ,themeloi Shoqatën e Juristëve të Pavarur në Deçan,me ç´rast hartuan Statutin Komunal konformë Kushtetutës së Kaçanikut.Pra Salihu ishte njeriu i parë që po zbatonte ligjet dhe rregullat e Kushtetutës së Kosovës në Kosovë,prandaj nga regjimi serb filluan përndjekjet dhe arrestimet e këtij grupi. Ai iku nga Kosova ,për ta vazhduar jetën e imponuar të mërgimtarëve dhe aktivitete të tjera të reja në mërgim.
Salihu,ishte i pa lodhshëm, i pa pretueshëm dhe i pa kursyeshëm në organizimin e jetës dhe në kontaktet me shumicën e mërgimtarëve të cilët pa dashje kishin braktisur vendet e punës vendlindjën e shtrenjtë dhe Kosovën në terësi,nga dhuna dhe represaljët që regjimi aktual i bënte mbi shqiptarët e pafajshëm.Ishte zëri më i sinqertë që në takimet me bashkëkombasit në Gjermani, Zvicërr, Austri, Francë, Belgjikë dhe nëpër shtetet Skandinave la mbresa të pashlyeshme dhe shembuj patriotizmi ,sinqeriteti dhe vendosmërije ndër bashkëkombasit!.
Puna e tij e palodhshme në Zyrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në
Kësaj pranvere që do të vijë
në Koshare,
baci do ua prishë atyre,
gjithë atë rehati.-Sali Çekaj
Këto vargje prej një intelektuali kishin një domethënie të madhe vendosmërie dhe një trashëgimi nga gjyshi i tij Curr Zymeri, i cili pat lënë amanet: Që kurrë të mos kumarohemi me sllavin ,sepse ata nuk kanë as besë, as nderë ,as fjalë, as burrëri!.Andaj Salih Çekaj ,së bashku me legjendën e Kosovës, Adem Jasharin, dhe luftëtarët e tjerë ishin lajmëtarët e orëve të para të UÇK-së,se më kështu nuk mund të jetohet dhe se duhet ndryshuar kursin e jetës dhe taktiken e veprimit kundër hegjemonisë sllave.Këtë e pat thënë edhe Dr.Ibrahim Rugova, se pragu i shtëpisë duhët të mbrohët me çdo kusht pa llogaritur çmimin!
.Shtrati i butë i perëndimit,për Salihun, ishte kthyer në një shtrat me therra ku nuk mund të rehatonte as shtatin, as trupin, as shpirtin, andaj kthimi i tij, dhe thyerja e kufirit,pastaj ngritja e depove të armatimit në Kosovë, furnizimi i luftëtarëve me armatim ishin krenarija dhe lumturia vetë.I tillë ishte Salih Çekaj, të tillë e njohëm dhe si i tillë veshi uniformën e UÇK-së intelektuali qe i ktheu pushkën vrastare armikut barbarë dhe shekullor..!
Pakë ditë më parë pikërisht me 9 prill përkujtuam njëmbëdhjetë vjetorin e rezistencës,dhe krenarisë kombëtare ,kur intelektuali Salih Çekaj,me 83 ushtarët e parë të cilët përbënin bërthamën e pozicioneve të zjarrit.Luftëtarët e lirisë në orët e para të 9 prillit të vitit 1999 shkulën gurin e kufirit shqiptaro-shqiptar, shkruan dhe vulosën një kaptinë të re të Historisë kombëtare.
Kosharja ishte kufiri dhe vendi ku gati që një shekull ishte ngulë padrejtësisht “Guri i ndarjës”,atje ku mbretëronte qetësia ishte rreziku dhe ngrihej frika për shkeljen ilegale të kufirit.Xhendarmëria dhe ushtria sllave atje kishin thurur ëndërrat e përjetësisë se askush kurrë nuk do të guxonte”as tymin e cigares të ua luajë”.Atje shpeshherë dëgjoheshin të shtëna pushkësh,gjeja për t´ua rritur panikun qytetarëve që jetonin në rrethinë dhe kalimtarëve të rastit në orët e vona të natës. Pushkët e tyre kishin vetëm një krismë,pa përgjegje,por që në mendjen dhe zemrat e qytetarëve të rrethinës kishte një tingëllimë të pa këndshme dhe një shtim mllefi dhe urrejtjeje,por duhej priturë kohë dhe momente…..?..!
Kohërat vijnë e shkojnë e që me vehte për ne shqiptarët bartnin,mundime,plagë,vuajtje dënime, vrasje,e çka jo.! Ato shpesh u përngjanin llavës se vullkanit ose lumit vërshues që pas të reshurave të mëdha para vetës bartin çdo gjë të mundshme.
Mëngjes i ftohtë pranvere i 9 prillit të vitit 1999,sllotë bore,baltë,një vendosmëri një qëllim,një urrejtje shekullore,që krijesës laboratorike të sllavisë ju kthyen pushkët e trimërisë, ta shkulin këtë “guri ndarës” nga ky kufijë dhe ta sulmojnë në Qafë të Kosharës atë armik dhe atë ushtri, kjo ishte Beteja e lavdisë së Kosharës e udhëhequr nga intelektuali Salih Çekaj,ushtaraku Agim Ramadani,Xhemajl Fetahu dhe ushtarët e tjerë të lirisë.Tani pushkës së frikës shekullore nga ushtarët e sllavisë ju kundërpërgjegjen me rafale automatikësh dhe armë të tjera nga ushtarët e UÇK-së.Kosharës së fjetur që gati një shekull tani më po i kthehet identiteti, krisma të pushkëve ushtuan në tërë luginën e Kosharës dhe në tërë Alpet Shqiptare,sihariqi i thyrjës së kufirit u përhapë si rrufeja në tërë botën se shqiptarët kërkuan dhe u sakrifikuan për një diçka,të shenjtë ,për diçka që ju takon dhe se padrejtësisht iu ka gllabëruar. Në këtë betejë ushtarët sllavë kishin humbur moralin dhe të forcën e rezistencës duke i thënë vetëvetës se po luftojnë për një vend të huaj ,për tokën e humbur,dhe se humbjet ishin edhe më të mëdha sepse mungonte morali luftarak i cili në anën e ushtarëve të UÇK-së ishte i ngritur aq lartë sa që nuk kishte gjë që e ndalte Salih Çekun, me ushtarët e tij.
Intelektuali Salih Çekaj,braktisi perëndimin,e qejfeve dhe lukseve së bashku me luftetarët e lirisë,të cilët ishin nga qendrat dhe pjesët e ndryeshme të Kosovës,për ta zbrazur mllefin e urrejtjës kundër okupatorit shekullor,andaj një proverb kinez thotë se ”me një hap mund të nisesh,një rrugë prej tre mijë milesh”,kurse dëshmorët dhe herojt e Kosharës me një guxim, sakrificë dhe rrezistencë kundër ushtrisë sllave shkulën gurët e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe fituan pavdeksinë e përjetëshme.
.Me të drejtë Dr. Ibrahim Rugova,për Salih Çekun pat deklaruar se “Salih Çekaj ishte ndër burrat më të mëdhenj që pati Kosova”, andaj sot 114-të dëshmorët e kombit të rënë në betejën e Kosharës dhe herojt e dëshmorët e tërë Kosovës, janë vetë simboli i qëndresës,lulet më të bukura të këtij trualli,janë gurthemeli i shtetësisë së mirëfilltë të shtetit të Kosovës.Intelektuali Salih Çekaj shkroi historinë më të re, brigada 138”Agim Ramadani” e cila përfundimisht numëronte mbi 2250-të luftëtarë të lirisë, djem të sakrificave kombëtare të cilët me 10 prill e pushtuan kazermën ushtarake serbe, të Kosharës dhe djemtë e UÇK-së e morën atë në administrim. Andaj, Salih Çekaj, Kosovës i dhuroi atë çfarë pati më të vlefshmën, i dhuroi jetën për lirinë sublime të popullit të vetë.
Krenaria për mua që u rritëm bashkë, për familjen Çekaj, për bashkëshorten, për fëmijët, për Deçanin, dhe për të gjithë ata që e njohën dhe patën kontakt me të dhe për mbarë broliqasit sot është një nderë i madh ngase sot me datën 19 prill me rastin e 11 vjetorit të rënies po ringjallet dhe po ngritët në mes të fshatit busti krenar i heroit të Kosharës Salih Çekaj, i cili jap një imazh se bashkë jemi të patundur dhe shtetin e Kosovës duhet ta ndërtojmë së bashku pa inate,pa teke pa ekuivoke,pa hezitime,pa paragjykime, por me një qellim të caktuar.
Iniciativa shumë e qëlluar e aktivistit dhe luftëtarit të gjallë të UÇK-së zot. Hashim Shala,me këshillin organizativ të broliqasve në kontakt me bashkëfshatarët broliqas që jetojnë dhe punojnë në diasporë,si në SHBA, Gjermani, Zvicërr e qendra tjera të Evropës ishte ngritja e këtijë busti nderi për luftëtarin,intelektualin,heroin dhe dëshmorin ,e Kosharës, Salih Çekaj,i cili bust pa dyshim që Broliqit do të ja shtojë vlerën dhe hieshinë. Pabesia e jetës është kjo që Nënë Nushën nuk e kursej vdekja që ta shoh bustin e të birit në qendër të fshatit por ajo ndërroi jetë me 20 nëntor të vitit 2009 me një krenari në zemër dhe shpirt të çelnikët se Kosovës ja fali birin e saj…..!
Vlen të theksohet se kontributi vullnetar, karrshi ngritjës së Bustit mbi një shkëmb prej 2 metrash i lartë dhe 1,5 metra i gjërë e që mbi të do të vendoset busti i skalitur i heroit Salih Çekaj, ishte kontribut vullnetar i diasporës broliqase duke falënderuar, ca miq të Salihut të cilët nuk iu ndanë këtij aksioni, vlen të theksohet se Harry Bajraktari,bashkëkombasi me banim në Nju Jork të SHBA-së, dhuroi 1000 dollarë në shenjë respekti dhe nderimi për dëshmorin.
Salihu dhe 114- të, lulet e kombit e të nderit të Kosovës pushojnë sot qetë në Koshare, në parajsën e engjujve bashkë me të gjithë dëshmorët dhe herojt e tjerë ,të cilët nuk kursyen jetën për liri dhe se këta nuk do të vdesin kurrë. Broliqi dhe tërë Kosova të mburren me trimat e sacrificave që i lindën dhe i rritën nënat shqiptare!.
Neki Lulaj
SALIH ÇEKU INTELEKTUAL
(Me rastin e 19 Prillit 11 vjetorit te rënjes se tij heroike në Koshare)
Ishte fjalë pakë
me vlera të mëdha,
i betuar,
prej robërisë me u nda,
zotëronte vlera
të larta intelektuale,
nuk i duronte padrejtësitë sllave.
Kishte ,urtësi ,burrëri dhe trimëri,
menquri e bujari,
kot nuk tha Dr. Ibrahim Rugova,
se Sali Çeku ishte dhe mbeti,
ndër burrat më të mëdhenjë që
i pat KOSOVA.
Në mëngjes të 9 prillit 99,
gëzim më të madh,
s`kanë pasë kurrë,n`këto anë,
gëzim më të madh,s`kanë përjetuar,
se sa kufirin kur e kanë bashkuar,
amanetin gjatë një shekulli me mundime,
e kanë jetësuar plotësuar,
bijtë e Kosovës trime…….!
INTELAKTUALI ATDHETAR-SALI ÇEKAJ RA DËSHMOR
(Me rastin e 19 prillit 1999 dhe njëmbëdhjetë vjetorin e rënjes heroike në alltarin e lirisë)
Intelektual e atdhetarë,
në Deçan, Papaj dhe në Koshare,
burrë i urtë që s’dinte ç’është frika
edhe pse pabesia dhe tradhëtia i dilte në prita.?.
Në Broliq afër Deçanit,
lindi trimi e atdhetari,
burrë i urtë i pendës dhe i dijës,
në Deçan i tha Jo sllavisë.
Herë në Kosovë e herë në Shqipëri,
në Zvicërr, në Belgjikë e në Gjermani,
zgjoi kurreshtjën gjithë kombëtare
veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare.
Ia këthej armikut pushkën vrastare
duke u dalë zot trojeve shqiptare..
Një burrë shteti kish pas thënë,
Intelektuali Sali Çeku,
ishte dhe mbeti një trim vigan,
Ai bashkë me ushtarët e tij,
ngeli nderë i mbarë Shqiptarisë.
kishte qëllimin e mëvehtësisë.
bëri luftë në Koshare kundër sllavisë.
I dha vetit përjetësinë,
në dy anët bashkoi kufinjë,
një plagë shekullore duke e shëruar,
një zemër të ndarë duke e bashkuar.