E hene, 29.04.2024, 03:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Cikël poetik nga libri ''Lindi Dielli''

E merkure, 11.11.2009, 08:12 PM


CIKËL POETIK NGA LIBRI “LINDI DIELLI” TË AUTORIT MILAZIM KADRIU

MOS MA PREK FLAMURIN

Mos ma prek Flamurin
Flamurin e Skënderbeut
Që në Krujën legjendare
I pat hapur krahët.

Mos ma prek Flamurin
E Ismail Qemalit
Të ngritur në Vlorë
E qëndisi për bukuri nga motra Marigonë.

Mos ma prek Flamurin
Që ndër shekuj ka jetuar
Atë Flamur që në betejat e UÇK- së
Çdo kund ka valuar.

U. Ç. K

U gëzua fusha
Shkëmbinjtë
Toka arbërore
Rinia kosovare
Ishin tubuar
Anekënd Kosovës

Çetat u formuan
Llapi, Drenica, Dukagjini…
Ishin tubuar
Rrokën armët
I dolën zot atdheut
Malet u mbushën plot
Trima të dheut
Arbëria lëshoi kushtrimin
Robërinë ta largojmë
Erdhi dita lirinë ta fitojmë

E kemi borxh shkaun nga këtu ta dëbojmë

Kosova lirinë ta gëzojë
O sot o kurrë
Se Serbinë këtu s’e durojmë dot
O trimat tanë
Vendi ju nderon
Është krenari për pleq e të rinj
Se Kosova tani fal UÇK-së e ka këtë liri!

ZGJOHU ALI AJETI

(Me rastin e 11 vjetorit të rënies)

Kaluan 11 vite
Pa ty e me ty
U zbulua pllaka
Që ruan kujtimin për ty
U këndua në shkollën e fshatit
Që emrin tënd e mban me krenari.

Në Akademinë përkujtimore
Shumë rrëfime, trimëri, lavdi për ty
Lum Laberioni që të lindi
Për ty kanë recituar.

Zgjohu Ali Ajeti
Dëgjo sot ç’po thonë
Reshat Arbana që për herë të parë
Gjendet në këtë vend
Me krenari emrin tënd përmend.

Zgjohu dëgjo Mirush kabashin
Për lashtësinë tonë sa bukur reciton
Atë që Mitrush Kuteli
Pesëdhjetë vjet më parë e ka thënë.

Zgjohu…
Dëgjo këngët e lavdisë
Zgjohu…
Shikoji shokët tu në radhët e UÇK-së.

PESTOVË

Pestovë,
Ti ruan kujtimin e tre trimave
Pushkë e parë e lirisë sonë.

Pestovë,
Në ty u ngritë një lapidar
Simbol i tre triave  të UÇK-së
Tre trima të pavdekshëm luftëtarë.

Pestovë,
Këtu ra Zahiri komandant i parë
Bashkë me Hakifin e Edmondin
Dhanë jetën për lirinë tonë.

ARBËRIA LIRINË E DO

Arbëria,
Liri kudo kërkon
I madh, I vogël në luftë për lirinë tonë.

Arbëria ju fton
Jetën për ta dhënë
E të tjerët në liritë jetojnë
Toka jonë shkaun më s’e duron
I kemi borxh Kosovës lirinë t’ia dhurojmë.

PUSHKË E PARË E LIRISË

Pushkë e parë e lirisë,Zahir,
Krisi nga dora jote
Bashkë me Hakifin, Edmondin…
Nderuat Kosovën.

Nga rënia juaj heroike
Kaluan tri vite
Në Pestovë
U zbulua lapidari me rreze drite.

Tani roje i bënin atdheut
Me shikim të mprehtë nga rruga Zahiri
Edmondi andej nga Dukagjini
Llapin e Shalën Haifi e përcjell me shikimin e tij.

Në tri anët të Kosovës
Shikimin e kemi drejtuar
Me gjakun tuaj e të martirëve tjerë
Liria është fituar.

YJET E KOSOVËS

Nga njerëz të vuajtur
Qytetarë e malësorët
Lindi UÇK-ja
Në të okupuarën Kosovë.

Në Drenicë e Llap
Në Shalë e Dukagjin...
Në luftën të përgjakshme
Lindën shumë yje.

Në kujtimet tona
Të pavdekshme gjithnjë
Martirët e Kosovës,
Që ranë për Liri!

LEGJEND NDËR BREZNI

Hape krahët si shqiponja
Albanikut i dole zot
Sot u bën gjashtë vite
Andaj i tërë Llapi është tubuar
Në kullën tënde pavdekësinë e ke fituar.

Rruga jote rrugë e lavdisë
Ademi, Syla, e Remi shokët të idealit pllakën zbulojnë
Me mijëra veta sot vdekjen e lakmojnë
Albaniku krahëhapur të gjithë i pret
Derën e madhe ti ua ke çelë vetë
Andaj heroikisht re për të sotmen liri
Nderi dhe lavdia mbi ty
Ishte Osa Kuka i Llapit, legjendë ndër brezni.

FLAMUR JE  –  FLAMUR  DO  MBETËSH

Babi mos më thirr Flamur
Barbarët Flamurët po i vrasin
Ma ndërro emrin babi
Derisa atje poshtë të zbresim.

Jo, bir jo,
Nga emir mos heq dorë
Flamur emrin e ke
Flamur do të mbetesh.

Flamurin tim s’guxon askush ta prekë
E kam bartur në zemër kaherë
Flamur do të mbijetojë
Dhe në ballë do të kem çdo herë.

Ec përpara flamuri im
Barbarin në sy shikoje
Le ta trishtimi
Me shikimin tënd verboje.

AZEM BEJTA

Në oborrin e shkollës
Do të ngrihet një lapidar
Buzë Albanikut busti i Azem Bejtës
Do të qëndroi krenar.

Edhe kur fryn era
Trimin e përkëdhel puhia
Qëndron krenar
S’e tremb stuhia.

Fëmijët luajnë rrotull
I këndojnë trimit pa nda
Posa të vijë pranvera
Këngë lirie do të këndojnë ata.

U flijua për tokën e tij
Që në të jetojmë në lumturi
E lapidarin do t’ia ngritim
Këtu në Dardani.

MËSUESIT TIM

Dhe pas luftës me barbarët
E fituam të shtrenjtën liri.
Shkollës iu kthyem
Të fitojmë sa më shumë dituri.

Por tani para nesh
Nuk gjendesh ti,
Ë aq shumë na fole
Për të dashurën Liri.

Barbarët të vranë
Në atë ditë prilli,
Vetëm e vetëm pse e dini
Se je mësues trimi.

Do të mësojmë edhe më shumë
Vendin ta nderojmë
Dhe martirët e Kosovës
Kurrë s’do t’i harrojmë.

MIGJENI NË KLASË

Posa hyra në klasë,
Një ditë për çudi,
Migjeni kishte zërë vend
Te të gjithë nxënësit e mi.

U ula ngadalë
Pa i penguar –
Vazhdoni u thashë
Ashtu si keni filluar.

I pari Artoni
Recitonte poezi,
Të gjithë e dëgjonin
“Të birtë e shekullit të ri”

Pastaj me një thirrje
Plot kushtrim,
Poemën “Zgjimi”
E recitoi i vogli Fitim.

Pa përfunduar mirë
Nga banka e tretë,
U ngrit Valmirja
Poezisë “Shkëndija” i dha jetë.

Pastaj “Këngët e rinisë”
Fuqishëm jeho
E nisi Ilirja
Tërë klasa i ndihmoi.

Këngët e pakëndueme
Erdhën në radhë,
Për bukuri e recitoi
E shkëlqyeshmja Fatbardhë.

“Recitali i malësorit”
Tani është në rend,
Nga banka e fundit
Reciton I madhi Gazmend.

Mendova “Poema e mjerimit”
Pse tani po gjen vend,
Luli i vocërr këtu në klasë
Është në çdo rend.

LINDI DIELLI

Lindi dielli rreze lëshoi
U gëzua fusha, kopshti lulëzoi
U gëzua bujku dhe fëmija
Rreze e diellit janë Liria!

MËSUESJA E SHKOLLËS SONË

Mësuesja e shkollës sonë
E kënaqur punon me fëmijë
Ka gëzim të madh
Se tashti punon në liri.

Sa herë që i pyet
Nxënësit i thirret me rend
Me zë si të bilbilit
Pyetjeve u përgjigjen me vend.

Sa fort gëzohet
Kur nxënësit mësojnë
Qeshin sytë e zemra
Lirisë kur i këndojnë.

Mësuesja e shkollës sonë
Është e bukur dhe e mirë
Ajo i mëson nxënësit
Me gëzim e dëshirë.

PO QE NEVOJA

Më than shko
Shko nga ke ardhur
Unë s’kam ku të shkoj
Këtu kam lindur
Këtu dua të jetoj.
Këtu lindën e jetuan
Të parët e mi
Babi, gjyshi, stërgjyshi
Të gjithë me radhë
Këtu kam lindur
Këtu dua të jetoj
Vendin tim të bukur
Dua ta ndërtoj.
Po qe nevoja
Edhe jetën do t’ia dhuroj.


(Vota: 29 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora