E merkure, 01.05.2024, 10:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: A mbahet kultura me tupanë e me surlja?

E hene, 09.11.2009, 08:21 PM


Aktualitete kulturore në Gjilan:

A MBAHET KULTURA ME TUPANË  E ME SURLJA?

Nga Demir KRASNIQI

    Gjilani me rrethinë , si njëri ndër shtatë qendrat  më të mëdha të Kosovës, tradicionalisht është i njohur për nga nëpërkëmbjet  dhe përbuzjet tipike institucionale të kulturës.
Edhe pse në këtë qytet dhe mbarë rrethinën e tij, gjithmonë ka pasur burime të mëdha talentesh nga të gjitha lëmit e kulturës, madje edhe emra të njohur që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën muzikore dhe në zhvillimin e amatorizmit muzikor në përgjithësi, një fakt është i pa kontestueshëm se që nga përfundimi i Luftës së Dytë botërore e deri në ditët e sotme, kur Kosova gëzon statusin e një shteti të pavarur demokratik, qyteti i Gjilanit kurrë nuk e ka pasur në krye të institucionit zyrtar kulturor ndonjë ekspert profesionist, i cili do t’ i printe kulturës për së mbari?!
    Se në Gjilan, tradicionalisht nga ana e pushtetarëve , çështja e kulturës llogaritet si një çështje e dorës së tretë, apo të katërt, këtë më së miri e dëshmon fakti se në postet e zyrtarëve për kulturë , gjithmonë vendosen njerëzit të cilët më së paku marrin erë në kulturë, por ata në formë lëmoshe nderohen me këtë post, vetëm sa për t’ua mundësua që ta marrin nga një pagë mujore dhe asgjë më shumë se kaq!
    Absurdi edhe më i madh vjen atëherë, kur dihet se Gjilani përpos një numri të madh individësh, grupesh dhe ansamblesh muzikore, të cilët në baza vullnetare dhe forca vetjake kultivojnë amatorizmin muzikor dhe mbajnë të gjallë jetën muzikore; që nga viti 1979 e ka edhe shkollën fillore dhe të mesme muzikore, prej nga kanë dalë me dhjetëra ekspert muzikor dhe profesionist të muzikës.
    Po të përfillej   dhe shfrytëzohej i tërë ky potencial profesionistësh muzikor, atëherë Gjilani do të lulëzonte dhe do të mburrej me një zhvillim të bujshëm kulturor, ku do ta kishte Estradën e vet muzikore, Korin e qytetit, Orkestrën simfonike, manifestime të ndryshme tradicionale kulturore, koncerte të muzikës artistike, festivale tradicionale të muzikës e shumë çka tjetër.
    Hiq më larg potencialeve profesioniste muzikore , nuk qëndrojnë as potencialet e profesionistëve teatror, të arteve pamore dhe të lëmenjve tjerë kulturor . Por fatkeqësia është se i tërë ky potencial artistësh profesionist , injorohen , lihen rrugëve të pa punë, nuk angazhohen askund dhe ata bëjnë një jetë të mjerueshme artistike, kurse njerëzit e graduar nga ana e pushtetarëve me postin e zyrtarëve komunal për kulturë, gjithnjë mendojnë se jeta kulturore mund të mbahet gjallë vetëm me tupanë e me surlja?!
    Nisur nga kjo bindje, zyrtarët e kulturës komunale, sa herë që ka ndonjë manifestim të rastit, fushatë zgjedhore, apo festa të ndryshme , ata vazhdimisht angazhojnë grupe amatore valltarësh me tupanë e surlja, kështu që automatikisht fitohet përshtypja e opinionit më të gjerë se Gjilani nuk paska resurse tjera kulturore, pos surleve dhe tupanëve ?!
    Se është vërtetë kështu, më së miri dëshmojnë edhe programet muzikore të tri televizioneve më të mëdha kombëtare  të Kosovës, në të cilat mund të shohësh e të dëgjosh interpretues, valltarë, grupe dhe ansamble muzikore nga të gjitha hapësirat kombëtare, por kurrë nuk mund të shohësh në program artistë, këngëtar, grupe e ansamble muzikore nga Gjilani me rrethinë?!
 Kjo do të thotë se edhe mediumet tona publike elektronike i kanë fshi nga harta gjeografike – kulturore Gjilanin dhe mbarë regjionin e Anamoravës?!
Një fenomen tjetër që është prezent vite me radhë në jetën kulturore të amatorizmit në Gjilan dhe Anamoravë, është pjesëmarrja e grupeve amatore të këtij qyteti me rrethinë, nëpër festivalet kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kryekëput bëhen në regji private të disa individëve matrapaz jo profesionistë , të cilët pa kurrfarë kriteresh profesionale mashtrojnë ,  organizojnë grupe fëmijësh dhe adoleshentësh për të marrë pjesë në këto festivale, madje ata pohojnë se gjoja po e përfaqësojnë komunën e Gjilanit dhe Kosovën në këto manifestime?!
Përfaqësime të tilla , të pa përgjegjshme , jo profesionale, të pa vlera dhe jo institucionale, nuk do të guxonin të ndodhnin kurrë po qe se në krye të institucionit kulturor do të qëndronte njeriu profesionist!
Përfaqësimet e një komune, apo regjioni, në një festival me karakter republikan, do të duhej që të seleksionoheshin më parë në mënyrë institucionale, zyrtare dhe profesionale, e as se si në mënyra private individuale!
Përfaqësimi i Kosovës në festivalet jashtë vendit dhe ato ndërkombëtare, do të duhej të seleksionoheshin dhe përcaktoheshin nga ekspertët profesionistë zyrtarë të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës, e jo të përfaqësohet kultura e Kosovës nga njerëz diletantë krejtësisht në baza individuale për interesa të ndryshme personale !
    Le të shpresojmë se një ditë do të vetëdijesohen edhe zyrtarët komunal për kulturë të Gjilanit dhe do ta kuptojnë se kultura nuk mund të zhvillohet vetëm përmes surles dhe tupanit !



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora