Kulturë
Vangjush Ziko: Vjeshtë kanadeze
E diele, 08.11.2009, 07:57 PM

VJESHTË KANADEZE
Poezi
EMIGRIMI
Lule dhe ëndrra-lule.
Rrugë dhe ligje të drejta.
Vullnete që hepen,përkulen.
Mendime të lira si ketra.
Borxhe dhe karta krediti
Si gjethe mëllage mbi plagë.
Shpresa që shuhen dhe ndritin
Si semafor autostrade.
E ardhmja zhduket dhe shfaqet,
Veç kush guxon, mund ta kapë.
MIRAZHI IM
Nuk jam beduin.
Përbri kam një park.
Sahara e ime është aq larg!
Gamilja e ime nuk fle në garazh.
Në ëndërr më shfaqet gjithnjë një mirazh,
Në ëndërr lartohen vargamalet varg,
Një hurdhë mes tyre që këmbët u lag
Dhe unë i ulur atje mbi gur-prag
Përpiqem ciruan e fatit ta kap.
Nuk jam beduin,
Por jam emigrant.
Makina e ime më pret në garazh.
Në zemër ka mbetur i varfri oaz,
Në sytë e mia i shtrenjti mirazh.
VJESHTË KANADEZE
Po zhvishen drurët a zhvishet jeta!
Bien mendimet e konsumuara.
Presin në heshtje që nga retë
Dushi i bardhë të bjerë shtruar.
Era e vjeshtës fshikullon njerëzit,
Gjethet e gjalla të kontinenteve
Që i rrëmbeu stuhi e detit
Edhe i solli në këto vende.
Gjethet e pjekura t'eukaliptit,
Gjethet e ngrira të bejrozës,
Gjethet e verdha të orizit
Dhe të gështenjës,dhe të mimozës...
Kopshtet e Botës era i zhveshi
(I globalizmit i serte shiu!)
Dhe i përcolli këtu t'u veshë
Gëzofn'e bardhë të ariut.
Gëzofn'e butë të një nëne
Që birëson bijtë e botës
Dhe u mëkon qumësht të ëndrrës
Për kopshtn'e ardhmë të kësaj Bote.
Vjeshtë,2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta
Puntorie Ziba: Unë, dhe ti Ana Ahmatova po pinim kafe në ballkon
Tre tregime, nga Habib Reshtani
Irakli Koçollari: Një tablo e panjohur e viteve 1500 për dy luftëtarë shqiptarë
Sabri Godo - Tregimet e Luftës që zemëruan Enver Hoxhën
Ramiz Gjini: Bibollasit
Përparim Hysi: Më ka tretur dashuria
Bilall Maliqi: Intervistë me mr. Bislim Pireva
Gjon Keka: Thyerja e idealit të demokracisë
Agim Gjakova: Spektër poetik i veçantë
Mihai Antonescu: Besnikëria e hijeve
Shefqet Dibrani: Përmasat universale dhe shkëlqimi artistik i një poezie
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (II)
Naser Aliu: Jeta ime
Këze Kozeta Zylo: Një ditëlindje e bukur, ku dhurohej vetëm dashuri
Halit Bogaj: Ismail Kadare mysafir i Televizionit KTV
Dilaver Goxhai: NATO-ja e vetme nuk mund ta çlironte Kosovën
Mehmetali Rexhepi: Shtangieshtarjet
Poetry by Zef Mulaj
Poezi nga Dibran Demaku