Kulturë
Mihai Antonescu: Besnikëria e hijeve
E shtune, 07.11.2009, 08:12 PM

Besnikëria e hijeve
Në romanin e Albina Idrizit, Kosova shungullon si një lumë kujtimesh, mendimesh dhe trishtimesh. Libri i saj është edhe një mbrojtje e re në emër të dashurisë dhe të jetës së lindur përjetë, ngase, madje edhe lumi i ka brigjet e tij, apo jo?
Nga Mihai Antonescu
Ekzistojnë momente në jetën e njerëzve kur gjithçka reduktohet në asgjë, ndërsa asgjëja kaplon dimensionet e shpresës së fundit prej nga mund të riintegrosh dikurë fijen e një fillimi të ri. Të ripërtëritjes së së ekuilibrit, dhe natyrisht, të shpirtit dhe kuptimit. Na flet prë këtë, në një gjuhë krejtësisht të veçantë dhe me një forcë depërtimi të jashtëzakonshëm, Albina Idrizi, në Hijet e Kullave, roman i botuar në Bukuresht, në bashkëveprim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. I shkruar në regjistrin dramatik mbi përmasa të kohës dhe të harresës së njerëzores nga njerëzit, teksti të cilit i referohemi ndërtohet mbi një dëshmi të përgjakur duke reflektuar në një hapësirë të vogël, duke nyancuar ekzodin e madh në kohë dhe dashuri të një populli të ashpër, duke mbajtur me krenari historinë dhe plagët para një Evrope shpesh të pandjeshme ndaj vuajtjeve të fëmijëve të saj.
Duke e deshifruar përmbajtjen, u vumë domosdoshmërisht në peshoren ndërmjet dramatizmit të situatave dhe forcës së eksponimit të tyre, shenjë e vlerës së pakontestueshme për të cilën jep dëshmi Albina Idrizi, duke na trishtuar në drejtim të admirimit siç do të thuhej, në një lojë pothuajse të pamundshme. Ka në libër sqena të tmerrshme, material autentik dhe episodik i përjetuar për së gjalli nga pala shqiptare, që i japin konture subjektit, vlerë dorëshkrimit dhe mesazh me tentë precize për një ardhmëri të shpresuar, idealiste në kuptimin e lumtur të fjalës Balsam për plagët mbi një termin të gjatë, ngase lëvizim ndërmjet paqartësisë dhe ambiguitetit, aq kohë sa të fuqishmit e botës e ndajnë historinë (më mirë thënë e shkruajnë) sipas interesave të tyre, duke përfituar mbi një kohë të pacaktuar. E këtillë është ajo vuajtje e brendshme, te përcjellësi, siç mund të thuhet, me të cilin njeriu pa faj jeton përmes mirëkuptimit, por jo edhe përmes përfilljes së kushtëzuar deri në pambarim.

Por, besnikëria e hijeve, peceta të gjalla mbi zemrën e atyre që kanë mbetur, si dhe mbi sytë e mbyllur të atyre që kanë vajtur në pakthim, nuk harrohen dhe nuk falen, ngase e dukshmja dhe e padukshmja kanë një Kosovë dhe një mall mbi të cilin vetëm vdekja
Komentoni
Artikuj te tjere
Shefqet Dibrani: Përmasat universale dhe shkëlqimi artistik i një poezie
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (II)
Naser Aliu: Jeta ime
Këze Kozeta Zylo: Një ditëlindje e bukur, ku dhurohej vetëm dashuri
Halit Bogaj: Ismail Kadare mysafir i Televizionit KTV
Dilaver Goxhai: NATO-ja e vetme nuk mund ta çlironte Kosovën
Mehmetali Rexhepi: Shtangieshtarjet
Poetry by Zef Mulaj
Poezi nga Dibran Demaku
Baki Ymeri: Rrugë pa kthim
Halit Bogaj: Bajroni
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (I)
Kristaq Turtulli: Poemth për prindërit
Nuri Plaku: Meshë për gjinkallat e vdekura
Nehat Jahiu: Fara e diturisë sot rrezon përsëri
“Enciklopedi” tjetër maqedonase, Bekim Fehmiu bëhet serb
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (IV)
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (IV)
Asllan Dibrani: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë me mangësi artistike
Engjëll Koliqi - Poezi të 6-12 tetorit 2009 - Poesie del 6-12 ottobre 2009