E enjte, 01.05.2025, 07:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Asllan Dibrani: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë me mangësi artistike

E enjte, 05.11.2009, 07:17 PM


Shtatorja e Bill  Klintonit  në Prishtinë motiv i mirë por i realizuar me mangësi artistike

Shkruan Asllan Dibrani

Historia e një populli pasurohet përmes  letërsisë artit dhe kulturë së tij prandaj,për ta realizuar një vepër artistike pikture,pejsazh,natyrë  te vdekur   natyre e qet, vepra për tu realizuara   në stilin realist, gjithmonë artisti  duhet ta studioj  atë vepër,atë ide ta kombinoj  suvatimin e ngjyrave  për ta paraqitur një vepër sa ma afër reales, por  kur është fjala të portreti duke filluar që nga skica pesë minutash e paraqitjes se një portreti në cilën  do    teknikë vaj,akuarel grafikë,drugdhendje,pastel apo edhe bronz, artisti  duhet ta paraqes një realitet të figurës ,objektit duke e stilizuar në praktikë sepse njerëzimi me punë nder shekuj e kanë ndryshuar ambientin e vet  për mes arkitekturës duke zbukuruar shtëpi,  pallate ,qytete  etj, duke zbukuruar dhe ngrohur  hapësirën e objektit pamor  duke e ushqyer shpirtin dhe syrin  e qytetarit,  syrin e artistit  dhe  te gjitha moshave. Kur jemi të portreti ose skulptura  e njëjta gjë është zhvilluar ndërkohë ku artistët paraqesin  përmes  figurave skena njerëzish, ngjarje historike, figura mitologjike , figura  te artit ,legjendave edhe figura te luftëtareve etj.   Plot e përplot motive ka që mund te merren për ta publikuar një bust ,portret apo një shtatore në një shesh për ta pasuruar  dhe ta nderuar atë figurë,atë shesh apo edhe atë vend qe nderohet me vendosjen e një  figure qoftë e kulture  ,politike apo ndonjë figure mitologjike.

Shtatorja e Bill Klintonit Prishtinë
Shtatorja e Bill Klintonit, Prishtinë
Për ta publikuar një shtatore apo një bust  në qytet  që të quhet një vepër e mirë artistike si elemente  te veprës  janë ngjashmëria, karakteri shpirtëror i modelit ngrohtësia dhe porosia e veprësartistike.   Kosovës  këto vepra   publike i kanë munguar deri pas çlirimit të vendit nga okupatori serb .Një motiv  shumë i qëlluar është ndërmarre edhe nga skulptori  Izeir Mustfa dhe nga" Miqtë e Amerikës" -"Miqtë e Bill  Klintonit"  për ngritjen e shtatores se  Bill Klintonit në qytetin e Prishtinës. Kjo shtatore u  përurua në shenjë falënderimi të popullit të Kosovës për Presidentin Klinton dhe për Shtetet e Bashkuara te Amerikës, u  vendos , për ta nderuar     mikun ma te madh dhe  heroin e gjall,mikun ma te spikatur të kombit tonë zotin Bill Klinton, ish president i e SHBA. Ceremonia e përurimit të shtatores në sheshin "Bill Klinton" u organizua nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kjo përkrahje është për ta përshëndetur por  qe te gjitha këto iniciativa  me qellim te mire kishin lënë mbresë  ma të  madhe të publiku sikur  të ish  realizuar kjo  vepër    në nivel të duhur artistik.Këtu rrjedhe  përshtypja se këto  organizma nuk kanë mbarvajtur  sa e si duhet  motivin madhështor të një vepre me përmasa të mëdha botrore siç ishte figura e  ish presidentit te Amerikës  Bill Klintonit.Veprës i mungon  përshtatshmëria  dhe karakteri    i figurës,i mungon gjallëria  dhe motivi përcaktues i pasqyrimit te  figurës se Bill  Klintonit . Një lloj përgjegjësie është edhe e vet organizatoreve  që nuk kanë bashkë- punuar me Akademinë e Arteve të Kosovës a  me ndonjë skulptor  qoftë edhe nga Shqipëria me kërkua ndihmë për një vepër aq te shenjtë siç është rasti i figurës së Bill Klintonit  shpëtimtarit të popullit kosovarë  që shtatorja e tij nuk mund te krahasohet me një artikull, as me një vepër letrare  as me një poezi  ,as me një pikturë se  fundi i fundit me shikimin e parë, se lexon ose e vlerëson si te dobët. Një shkrim nuk mundet t'i imponohet njeriut qe ta lexoj,  por kur është  fjala të një  shtatore,   siç është  ajo e lartpërmendura është një çështje tjetër sepse  u emërtua një shesh me ketë emër,është një vepër publike  që dashtë e pa dashtë përballet çdo dite me publikun ,pritet qe ta vizitojnë edhe delegacione te huaja  por për këto   gjëra siç duket nuk i  kanë paramenduar  zyrtarët e Kosovës që  një përmendore  si kjo me një figurë aq të madhe  nuk është dashur ta fusin  nën strehët e pallateve  dhe te mbesin në hijen e tyre me këtë çështje është dashur të merret edhe Ministria  Arsimit dhe Kulturës  ose Akademia e  Arteve te Kosovës... (vërejtja jonë:Profesorët dhe Akademikët na nevojiten tani për raste të këtilla që të na krijojnë  vepra të mira,  se titujt e tyre  pa produkt as pak nuk i hyjnë në punë popullit shqiptar që tani nga do që të lëvizin kanë  motive dhe frymëzim  për ta pasuruar  historinë tone  të  lavdishme me vepra të ndryshme si ne  art ,film, letërsi etj)...  sepse  ai bust është si  pasuri e të dy popujve,mendohet qe ti mbetet edhe brezit të ardhshëm   te të dy popujve që ta  ruajmë dhe kultivojmë  kulturën reciproke te të dy popujve  miq  shqiptaro -amerikan.

Permenddorja e heroit tonë legjendar Adem Jasharit
Busti i Heroit  tonë  Adem Jasharit i deformuar


Edhe një krahasim të vogël ,shumë prej jush e  keni pare  bustin e parë të heroit tone kombëtar  Adem Jasharit  ku ai jo qe  ka ngrit  figurën e tij por përkundrazi  me punën e dobët është zbehur figura e tij ,është zvogëluar karakteri i një luftëtari  siç ishte Adem Jashari, shih përmendoren tjetër qe lenë përshtypjen  edhe një njeri qe nuk e njeh  i vëren paraqitjet e karakteristikave  figurative të një luftëtari,   me një qëndrim trimërie dhe  një njeri i  sakrificës për ideale  kombëtare, një figurë  me një gjallëri dhe  shkathtësi,edhe qytetari ma naiv  e vlerëson   si një  punim i mire i realizuar artistikisht.

Busti i heroit tonë legjendar Adem Jasharit i deformuar
Busti i heroit tonë legjendar Adem Jasharit i deformuar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx