E enjte, 01.05.2025, 05:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Dibran Demaku

E shtune, 07.11.2009, 06:54 PM


Dibran Demaku

KUSH TA FIKU SHPRESEN
(ÇAMËRISË)

Desha të fluturoj
të zbres mbi një pip
me shpirt të dëgjoj
a më flet Ti shqip.

A më flet Ti shqip
në gjuhën e zjarrtë
që nga Konispoli
në Janinë e Artë.

A më flet Ti qartë
në gjuhën e nënës
me diellin e zjarrtë
me rrezen e hënës.

Do të vijë nga toka
do të vijë nga deti
Çamëri-Nënëlokja
emrin kush ta treti?!

Kush ta treti emrin
kush ta treti besën
kush ta plagosi zemrën
kush ta fiku shpresën?!

Kush ta errësoi qiellin
kush ta mallëkoi hënën
kush ta errësoi diellin
kush ta ndau Ty nënën?!

Çamëri-trimëresha
Feniks në zemrën time
malli djeg si pisha
në ëndrra e kujtime!

Sërish ndize shpresën
sërish kërko diellin
sërish shiu me vesën
do ta kaltërojnë qiellin.

Nise këngën në votër
me zemër krenare
me Kosovën-motër
lidh zemrat shqiptare!

Kosova në shekuj
me ty qante hallin
tash ajo ngrit tempuj
që ta stolisë ballin.

Nëna të mbron emër
motra ta zgjatë dorën
me diell e me zemër
ta dhurojnë kurorën!...

LISAT E VENDLINDJES

Ju do të rriteni
të lartë,të lartë
drejt qiellit të pa anë,
të kaltër dhe pa re
në shekuj ëndërruat
këtë diellt të zjarrtë
në furtuna qëndruat
për këtë ditë të re.

Rrënjët do i lëshoni
më thellë në tokë të nënës
të ruani drejtëpeshimin
në shekujt që vijnë
Ju të parët përqafoni rrezet
e diellit dhe të hënës
në agimet e bardha
që paskëtaj ndrijnë...

Degët do i zgjëroni
në katër anët e botës
e gaz e freski do të shpërndani
me fletë e me hije
Ju nuk do të tundeni
nga zbulimet teknike
në rrokullisjet e rrotës
në vendlindje gjithmonë do këndoni
veç këngë dashurie.

Ju përshëndes lisa të vendlindjes
nga kulmi i Evropës e Kullë e Ajfelit
dhe zemra mal më bëhet
për lartësinë tuaj
sa herë nisem drejt jush me makinë,
apo me avion fluturoj qiellit
unë biri juaj i lindur dhe rritur
me aromën dhe krenarinë tuaj...


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx