Kulturë
“Enciklopedi” tjetër maqedonase, Bekim Fehmiu bëhet serb
E enjte, 05.11.2009, 07:28 PM

Nuk kanë fund skandalet me encikopleditë maqedonase kur u referohen shqiptarëve. Enciklopedia më e fundit në Maqedoni, e quajtur “Enciklopedia filmike”, e botuar këto ditë nën sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës injoron dhe falsifikon kinematografinë shqiptare, duke tjetërsuar edhe aktorët e famshëm shqiptarë, siç është aktori Bekim Fehmiu, me famë botërore, i cili konsiderohet si aktor serb.
Televizioni News24 raporton se “Enciklopedia Filmike” mban vulën e autorit maqedonas Georgi Vasilevski dhe është botuar nën patronazhin dhe sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës. Në “Enciklopedinë filmike” që u botua këto ditë, nuk përmendet asnjë fjalë për filmin, kinematografinë shqiptare dhe aktorët shqiptarë, ndërsa aktori i vetëm shqiptar i përmendur në të është Bekim Fehmiu, për të cilin Enciklopedia shkruan se është aktor serb. Enciklopedia flet për ngjarje, personalitete e krijime nga bota e filmit.
Siç njofton sot agjencia e lajmeve INA, ajo që të bie sakaq në sy është fakti irritues e që ka të bëjë me përfshirjen e shumë aktorëve e filmave maqedonas që janë ngritur në nivelin e aktorëve dhe filmave botërorë. Në kuadër të filmave dhe aktorëve botërorë vend të konsiderueshëm zënë edhe filmat dhe aktorët serbë, pastaj ata kroatë, boshnjakë, turq dhe si shkarazi do t’i jepet një shtyllë hapësirë edhe aktorit me përmasa botërore, Bekim Fehmiut. Asgjë nga bota filmike shqiptare. Bekim Fehmiu emërtohet si aktor serb dhe tekstualisht thuhet se: “Bekim Fehmiu është aktor serb i filmit dhe i teatrit”.
Autori i kësaj enciklopedie nuk nënvizon faktin që, më vitin 1987, në mënyrë demonstative Bekim Fehmiu hoqi dorë nga shfaqja “Madame Kolontine” të autorit Anete Playel, edhe atë jo për shkaqe teknike, por pikërisht për faktin se serbët e kishin mbushur kupën e propagandës antishqiptare.
Në enciklopedinë e famshme maqedonas filmike nuk përmendet aktorët e mirënjohur shqiptarë nga Maqedonia, të cilët janë të shquar dhe të vlerësuar me çmime nga bota e filmit, duke përfshirë edhe filmat dokumentarë. Gjithashtu në nivelin e kinematografisë ndërkombëtare nuk janë përmendur aktorët e mëdhenj si: James dhe John Belushi, Eliza Dushku, Luan Bexheti, apo edhe emra të tjerë.
E pyetur rreth këtij fakti, Ministria e Kulturës nuk ka reaguar. Botimi i kësaj “Enciklopedie Filmike” vjen fill pas botimit të enciklopedisë famoze maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, e cila në fakt ishte vetëm një propagandë fyese për historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare.
Komentoni
Artikuj te tjere
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (IV)
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (IV)
Asllan Dibrani: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë me mangësi artistike
Engjëll Koliqi - Poezi të 6-12 tetorit 2009 - Poesie del 6-12 ottobre 2009
Jusuf Zenunaj: Në lumin e syve tu
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme - Konstatime paraprake
Agim Gashi: Vaji i shqiptarit
Nga krijimtaria e poetit për fëmijë Ibrahim Skenderi
Cikël poetik nga Edmond Shallvari
Viron Andrea: Vizioni kombetar ne romanin “Dashuri e gdhendur ne shkemb”
Ali D. Jasiqi: Poezi patriotike me tema autoktone
Bilall Maliqi: Vargje reflektive me mbrujtje poetike
Përparim Hysi: Mua dreqi të më hajë!
Albert Zholi: Bashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi
Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike
Frashër Demaj: Afrim Xhuraj Jeta dhe Vepra
Puntorie Ziba: Vargje lirike nga libri "Suita e lënduar"
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme - Parathënie
Poezi nga Skënder Hasko
Leon Z. Lekaj: Një dhuratë misterioze