Kulturë
Poezi nga Skënder Hasko
E marte, 03.11.2009, 07:46 PM

Skënder Hasko ka një veprimtari
të gjerë në fushën e krijimtarisë letrare. Ai spikat veçanërisht në krijimtarinë
për fëmijë, por pa lënë mënjanë edhe atë për të rritur.
Ka qenë dhe është anëtar bordesh në shumë revista e
gazeta. Është anëtar i bordit drejtues në revistat për fëmijë që botohen në
Maqedoni, “Nxënësi” dhe “Xixëllimat”.
Për krijimtarinë e tij jepen leksione të veçanta në
universitetet “Aleksandër Xhuvani”-Elbasan; “Eqerem Çabej”-Gjirokastër dhe
“Ismail Qemali”-Vlorë. Është i dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” dhe me dy Urdhëra “Naim Frashëri”.
Veprat:
1- Të burgosurat e Xhuxhumit
(roman përrallë)
2- Legjenda e fshatit tim
(roman për të rritur)
3- Një “gjeneral kapet rob
4- Arratisja e Tupe Xhelos
5- Dimri iku duke qarë
6- 6 muaj nga jeta e Besianit
7- Dardanët janë aty (roman
për të rritur)
8- Ne ishim partizanë
9- Çimi dhe roboti budalla
10- Çudirat dhe e fshehta e
Zamirit
11- Mbreti i tigrave
12- Ata që na bëjnë për të
qeshur (Oh, ç’na bënë të qeshim)
13- Arushi hundëkavanoz
14- Lepur ishte-lepur mbeti
15- Një sherrxhi mustaqemi
16- Kocomiu tekamadh
17- Në do nuse, gjej taksi
(tragime satiro-humoristike për të rritur)
18- Faqemolla mundi Hundëpinokun
19- Me litar të botës mos hyr në
pus
20- Ndodhitë e Çaço Gabimit
21- Maçoku i katrahurës
22- Byrekët e Shegës (tregime
satiricë për të rritur)
23- Dinakja me vesh të grisur
(përralla)
24- Drita e Drinit
25- Orkestra “Vijnë pisokët”
26- S’jam e vogël
27- Vallja e shkronjave
(botuar këtu e në Kosovë: 1975,1984,1985,2000,
2001,2002,
2003, 2006)
28- Qeshin kafshët shtëpiake
29- Oh, mor Teli, ç’na gajase
30- Vaje halli, këngë malli
(poezi për të rritur)
31- Ah! (poezi për të rritur)
32- 13
drama e komedi, 6 pjesë për teatrin e kukullave si dhe 2 skenarë fimash për
fëmijë (njeri vizatimor)
Shënim
Janë nderuar me çmime
kombëtare:
0-
Një “gjeneral” kapet rob
1-
Qeshin kafshët shtëpiake
2-
Dinakja me vesh të grisur
3- Çudirat
dhe e fshehta e Zamirit (me dy çmime)
4- Ata
që të bëjnë për të qeshur
5-
Çimi dhe roboti budalla
6-
Pas mësimit (pjesë teatrale)
7- Në
ditët e luftës (pjesë teatrale)
8-
Tip-tap 5 x 5 (komedi)
Nderuar me çmime të tjera:
Çmimin “La Fonten”, dhënë nga ambasada franceze për novelën-përrallë “Mbret
i tigrave”
Çmimin “Viktor Eftimiu”, dhënë nga ambasada rumune për novelën-përrallë “Arushi
hundëkavanoz”
Çmimin “Xhani Rodari”, dhënë nga
ambasada italiane për romanin-përrallë “Të burgosurat e Xhuxhumit” (Një
kopje e diplomës së këtij çmimi është vendosur në muzeun e Xhani Rodarit, në
Itali)
Çmimi “Tasim Gjokutaj” dhënë nga SHtëpia Botuese Toena, për romanin “Arratisja
e Tupe Xhelos”
Romani “6 muaj nga jeta e Besianit”
është vlerësuar si libri më i mirë për
fëmijë në Panairin e librit të vitit 2005. Vlerësimi u bë nga një juri
fëmijësh përzgjedhur nga shkollat e Tiranës.
Poezi
nga Skënder Hasko
Shqipëria ime
Shqipëria
ime,
Si
nënën të dua,
Unë
s’rroj dot pa Ty,
Ti
s’rron dot pa mua,
Se
jemi të lidhur
Si
mishi me thua!
Kudo
që të ndodhem
Në
zemër do kem Ty,
Dhe
Ti do kesh mua
Si
dritën në sy.
Kërkesë!
Kur ta shihni që kam vdekur,
Edhe frymë, as marr, as jap,
Merrjani treshes dukatçe,
Dhe unë do të ngjallem prapë.
S’e di: më do apo s’më do
Mos m’a thuaj, se do vuaj,
Do të vuaj e do vdes,
Do të vdes si i pashpresë,
Siç vdes nata në mengjes.
Mall
Ç’më piku malli për babanë,
Për nënën dhe vëllanë,
Më dogji malli dhe për motrën,
Që ikën e më s’janë.
S’vijnë më e s’kthehen dot,
Se jeta kështu qënka,
Dheu i zi që i mbuloi,
Të dalin më s’i lënka.
Zemra më rënkon e qan
E shpirti s’gjen rehat,
Çdo ditë nëpër mend i shkoj,
Në ëndrra i shoh përnatë.
Takoj me ta, fjalos e çmallem,
Njëlloj si me të gjallët,
Këndojmë, qeshim e gëzojmë,
Së bashku qajmë dhe hallet.
Ndriçim i përhershëm
O gur i çmuar, që s’ke shok,
Në zemër më ke mbetur,
Aty do rrish e do ndriçosh
Dhe kur unë të jem tretur.
Ku je?
Zëri yt më vjen në vesh,
Posi kënga e kanarinës,
Ndjej dhe sot aromën tënde,
Si aromë e trëndelinës.
S’i harroj dot çuçurisjet,
Kur më thoshje mjaltet-fjalë,
Me doçka më perkëdhelje,
Dhe më joshje dalëngadalë…
Unë mbi thithk’ të sisës tënde,
Vënë buzët ëmbël-ëmbël,
S’dija veten ku e kisha,
Në Parajsë apo në ëndërr!…
Pa dhe sot, kur i kujtoj,
Ato çaste plot magji,
Mendjeprishur, nëpër mjegull,
Fluturoj të vij te ti!
Po ku je, që më ke humbur,
Moj thëllëzë, thëllëzë fushe?
Kthehu pranë meje, si dikur,
Të të mbaj si gjerdan gushe!
Perlë e Shqipërisë
Vlora buzë Jonit,
djep i trimërisë,
Ta kanë rritur emrin
bijt e
Kaonisë!
Buzë Adriatikut,
gur i xhevahirit,
Posi pikë vese
mbi qerpik të syrit!
Bora përmbi male,
qylaf Labërie,
Fshatrat rreth e rrotull,
kurorë trimërie.
Si shtizë flamuri,
nuk të mposht stuhia,
Në gjirin tënd të bukur,
fle dhe
Perëndia!
Perlë e Shqipërisë,
gjerdan historie,
E rrallë ndër shoqe,
kurorë lavdie!
Puthesh me dy dete,
si rrallë në botë,
Ty nga zemra jonë
nuk të ndajmë dot!
Vlora jonë e re,
Vlora jonë e lashtë,
Për Ty heqin
valle,
Deti e mali bashkë.
Udhë pa kthim
U nisa për udhë nga s’kthehesh dot,
Ku shkojnë njerëz, kafshë e bimë,
Gërthit e çirru, e ke të kotë,
Përjetë atje e ke shtëpinë.
Dhe unë, si gjithë ata që shkojnë,
Do
t’i them jetës lamtumirë,
Nga
unë më nuk do dëgjojnë,
As
qysh u ngryse, as qysh je gdhirë.
Lufto, lufto dhe
sot dhe mot,
Gjatë gjithë jetës sa je gjallë,
Më
thoni: kush u kthye vallë?!
Mbi
dymijë vite kanë shkuar,
Miliona
ëndrra janë tretur,
Të
tjera ëndrra janë zgjuar,
Për
Diellin-Jetë gjithmonë të etur.
Pa
do kalojnë vite të tjerë,
Dhe
unë s’do ndjej, as keq, as mirë,
Nuk
do shoh dot, as dimër, as verë,
Se
krejt me baltën do jem shkrirë.
Harresë
Si
gjethe plepi ikin jetët,
Ikin pa radhë e një nga një,
Fëshfërijnë sa janë gjallë,
Pastaj heshtin, s’bëjnë zë…
Bëhen pleh për bimë të tjera,
Por
askush nuk i kujton,
Çudi
çudish është vërtet jeta,
Sapo
ke ikur, të harron.
Në
lak…
Ç’më
cicërin një zogë në vesh,
Me
frymë e zë më guxhulis,
Pa
qeshem unë dhe ajo qesh,
Si
engjëllushkë më kukuris.
Unë
nga gëzimi sa s’fluturoj,
Se shpirt e zemër më ndizen flakë,
Nga zoga s’di se ç’të kërkoj,
Ndjehem si zog i zënë në lak…
Ilaçet e mia
Dhe rendë të jem, në shtra i shtrirë,
Kur më vijnë nipër e mbesa,
Përtrihem, ngrihem e bëhem mirë,
E ndrit, siç ndrit bari nga vesa.
Pa flas e flas e s’pushoj dot,
Dhe jap e marr veç dashuri,
Dhoma e vogël, e mbushur plot,
Më
deh, më ngop me ngrohtësi.
Doçkat
e tyre rreth qafës sime,
Gjerdan
i artë, përtritës jete,
Oh,
ç’e shërojnë këtë zemrën time,
Ilaç
i rrallë, si qumësht blete…
25 dhjetor 2008,
Reaminacion, Tiranë