Kulturë
Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
E hene, 02.11.2009, 07:36 PM

Nga Ilir Muharremi
Një ekspozitë tërheqëse, bashkëkohore e fokusuar më shumë në ide dhe koncept, e cila demaskon thelbin e gruas apo thënë më mirë, botën e pambrojtur të gruas, ishte nikoqire të premten mbrëma në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.
Artistja e re Alketa Xhafa, këtë ekspozitë e ka titulluar “Ana tjetër e vetës”, dhe këtë anë tjetër të vetës ne shohim si një ballafaqim modern të situatës momentale në Kosovë, dhe artistja përmes veglave moderne: videove, fotografive, instilacioneve, pasqyron në thelb probleme tejet të mëdha të kohës.
Vlen të veçohet video: “Baba dhe unë”, ku në të artistja zhvillon një dialog konfrontues me babën e saj Xhevdet Xhafën. Përmes telefonit, artistja tregon babait se është ftuar të merr pjesë në një ekspozitë në Beograd, por babai i zhgënjyer nga kjo ofertë, refuzon një pjesëmarrje të tillë, për shkak rrethanave të më hershme të kohës në Kosovë. Artisja bindshëm tregon ofertën, pa snjë hezitim, dhe përjetimi i saj ndaj kësaj situate është tejet real, tamam si një aktore e filmit, po ashtu edhe babai Xhafa, i cili flet duke lëvizur vazhdimisht prej një vend në vendin tjetër, na shfaq një aktrim bindës, mimika e tij është tejet bindëse ndaj zhvillimit të dialogut, asnjëherë nuk bëhet fallso, situata përjetohet dhe duket sikur të dy personazhet nuk xhirohen, por në të vërtet ata janë të vetëdijshëm në çdo moment të kësaj situate konfliktuoze. Aktrimi i tyre nuk na vije si një aktrim, por përjetim real i momenteve të caktuara. Lirisht mund të them se një gjetje e tillë e Xhafës, dhe realizmi i kësaj gjetje, po ta fillosh ta vështrosh nga fillimi, do të mban në tension deri në fund të ngjarjes, dhe fundi i këtij dialogu përfundon më Jo-në e madhe të babait. Çka prek në thelb artistja me këtë? Ajo na qet në dritë dy breza, brezin e ri dhe brezin e vjetër, brezi i ri na vije më universal, më shoqërues, më inkuadrues, kurse i vjetri këmbëngulës dhe rikujtues i së kaluarës, dhe fitorja është në duart e brezit të vjetër.
Ndërkaq, në videon tjetër “Ai dhe unë” ku ikona e Titos na paraqitet në një fotografi bardh e zi, dhe pranë tij qëndron një grua e re, në distancë dy metra prej fotografisë. Si duket artistja rikujton këtë ikonë të Titos, i cili është i pranishëm në mendjet e të vjetërve. Ajo grua e re, e cila mban shikim tek foto e Titos, me epshin e saj, duket sikur e thërret, apo kërkon diçka nga ai, dhe ajo diçka është mjaftë e mistershme. Ndërsa, në punimin “Sofra”, artistja na rrëfen për shumë karaktere njerëzish të cilët mblidhen rreth sofrës dhe me vete bartin mendime egoiste, xheloze, gënjeshtare, kundërshtare, vetjake dhe koprracie. Por, të gjitha këto karaktere ushqen nga e njëjta sofër, por me mendime të kundërta. Andaj, si për fund dua të them se ekspozita e Xhafës ishte tejet mbresëlënëse, me plot ide dhe koncept, e pranuar dhe e vlerësuar mirë, e qëlluar në shumë fusha, dhe me një estetikë të pranuar, i uroj punë të mbarë edhe në ekspozitat e ardhshme.
Komentoni
Artikuj te tjere
Katër poezi humoristike nga Dibran Demaku
Dhurata Hamzai: Bilosnic, tigri dhe poeti i diellit që vjen nga Zara e Kroacisë
Gjon Keka: Krimbat e perandorisë
Sejdi Berisha: Mëkati i rrëfimit dhe simbolika e pikëpyetjes...!
Cikël poetik nga Tahir Bezhani
Jorgo S. Telo: Perdet e errëta
Engjëll Koliqi - Poezi të 1-5 tetorit 2009 - Poesie del 1-5 ottobre 2009
Milazim Kadriu: Zahiri diti të shkrepë pushkën në kohën dhe në vëndin e duhur
Vangjush Saro: “Mos harro se je njeri”, mesazhe dhe vlera
Halit Bogaj: Bill Clinton në Kosovë
Dhurata Hamzai: Francis Chenot, një poet belg në kërkim të poezisë arbëreshe
Agim Gashi: Bill Clinton po na vjen
Cikël poetik nga Milazim Kadriu
Blerim Rrecaj: Këtu ku ndodhemi…
Ndue Ukaj: Lirika “Nji lule vjeshtet” e At Gjergj Fishtës
Kristaq Turtulli: Dëgjo, floriri im
Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”
Rita Lati: Në Shqipëri edhe të paragjykojnë. i njomi dhe i thati digjen njëlloj
Dibran Demaku: Patrioti
Aleko Likaj: Poemë mërgimi