Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
| E hene, 02.11.2009, 07:36 PM |
Ana ''tjetër'' e AlketësNga Ilir MuharremiNjë ekspozitë tërheqëse, bashkëkohore e fokusuar më shumë në ide dhe koncept, e cila demaskon thelbin e gruas apo thënë më mirë, botën e pambrojtur të gruas, ishte nikoqire të premten mbrëma në Muzeun e Kosovës në Prishtinë.Artistja e re Alketa Xhafa, këtë ekspozitë e ka titulluar “Ana tjetër e vetës”, dhe këtë anë tjetër të vetës ne shohim si një ballafaqim modern të situatës momentale në Kosovë, dhe artistja përmes veglave moderne: videove, fotografive, instilacioneve, pasqyron në thelb probleme tejet të mëdha të kohës.Vlen të veçohet video: “Baba dhe unë”, ku në të artistja zhvillon një dialog konfrontues me babën e saj Xhevdet Xhafën. Përmes telefonit, artistja tregon babait se është ftuar të merr pjesë në një ekspozitë në Beograd, por babai i zhgënjyer nga kjo ofertë, refuzon një pjesëmarrje të tillë, për shkak rrethanave të më hershme të kohës në Kosovë. Artisja bindshëm tregon ofertën, pa snjë hezitim, dhe përjetimi i saj ndaj kësaj situate është tejet real, tamam si një aktore e filmit, po ashtu edhe babai Xhafa, i cili flet duke lëvizur vazhdimisht prej një vend në vendin tjetër, na shfaq një aktrim bindës, mimika e tij është tejet bindëse ndaj zhvillimit të dialogut, asnjëherë nuk bëhet fallso, situata përjetohet dhe duket sikur të dy personazhet nuk xhirohen, por në të vërtet ata janë të vetëdijshëm në çdo moment të kësaj situate konfliktuoze. Aktrimi i tyre nuk na vije si një aktrim, por përjetim real i momenteve të caktuara. Lirisht mund të them se një gjetje e tillë e Xhafës, dhe realizmi i kësaj gjetje, po ta fillosh ta vështrosh nga fillimi, do të mban në tension deri në fund të ngjarjes, dhe fundi i këtij dialogu përfundon më Jo-në e madhe të babait. Çka prek në thelb artistja me këtë? Ajo na qet në dritë dy breza, brezin e ri dhe brezin e vjetër, brezi i ri na vije më universal, më shoqërues, më inkuadrues, kurse i vjetri këmbëngulës dhe rikujtues i së kaluarës, dhe fitorja është në duart e brezit të vjetër.Ndërkaq, në videon tjetër “Ai dhe unë” ku ikona e Titos na paraqitet në një fotografi bardh e zi, dhe pranë tij qëndron një grua e re, në distancë dy metra prej fotografisë. Si duket artistja rikujton këtë ikonë të Titos, i cili është i pranishëm në mendjet e të vjetërve. Ajo grua e re, e cila mban shikim tek foto e Titos, me epshin e saj, duket sikur e thërret, apo kërkon diçka nga ai, dhe ajo diçka është mjaftë e mistershme. Ndërsa, në punimin “Sofra”, artistja na rrëfen për shumë karaktere njerëzish të cilët mblidhen rreth sofrës dhe me vete bartin mendime egoiste, xheloze, gënjeshtare, kundërshtare, vetjake dhe koprracie. Por, të gjitha këto karaktere ushqen nga e njëjta sofër, por me mendime të kundërta. Andaj, si për fund dua të them se ekspozita e Xhafës ishte tejet mbresëlënëse, me plot ide dhe koncept, e pranuar dhe e vlerësuar mirë, e qëlluar në shumë fusha, dhe me një estetikë të pranuar, i uroj punë të mbarë edhe në ekspozitat e ardhshme.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.