Kulturë
Agim Gashi: Bill Clinton po na vjen
E shtune, 31.10.2009, 08:01 PM

BILL CLINTONI PO NA VJEN
Kanë dalë Zanat n´maje t´Sharrit
T´gjithë dëshmorët po i ftojnë;
Eni t´rrokemi n´valle t´lirisë
Edhe kangës ne t’ia thojmë.
Dita e diele kur të ndritë
Bill Clintoni na vjen n´vizitë!
Ah moj Zana dhe ju o Engjuj
Që n´hapësinë t´Arbnit vigjiloni,
Shkoni n´Shkup, Tiranë e Vlorë,
Popullit shqiptarë ju t’i tregoni:
Se të dielën në Prishtinë
Ma i madhi mik mbërrinë!
Mirë se vjen Baba Clinton
Janë shpërnda Zanat e Bjeshkëve t´Sharrit
Paskan shkue n´Alpet Shqiptare,
Qenkan veshë me vel t´nusnisë
Po si shkronjat n´Abetare;
Se ma e bardhë po na çel dita
Falë mikut tonë nga Amerika.
Prej Zanave ma e madhja
Paska shkue në Prekaz,
Me nurin e Adem Jasharit
Përgëzojnë tërë buzagaz;
Paskan marrë rrugën n’Prishtinë kanë hi
Janë ndalë te Ibrahim Rugova atje n´Velani.

Zanat për karshi,
Ngjitur lart në qiell
Shiqojnë në Dardani:
Eh sa e ëmbël na qenka liria
Rruga ashtë e mbarë m´u ba nja Shqipnija!
I urojnë mirëseardhje mikut
Trimit Bill Clinton,
Se vetë ti i dashtun na mësove
Paqën ta fitojmë;
Për së gjalli të ngritëm obelisk
Falë Ty sot Kosova, sheh të bardhën dritë!
Flurojnë mbi qiellin
Me frymë të Skënderbeut,
Vetëm të bashkuem
Jetë i dhamë atdheut;
Ai që sot përçan kokë dreqi ka
Andaj as për vorr vend n´tokë t´shqipes s’ka!!!

Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Milazim Kadriu
Blerim Rrecaj: Këtu ku ndodhemi…
Ndue Ukaj: Lirika “Nji lule vjeshtet” e At Gjergj Fishtës
Kristaq Turtulli: Dëgjo, floriri im
Rrustem Geci, “Këngë për Çamërinë” nga libri i shekullit “Kanuni poetik”
Rita Lati: Në Shqipëri edhe të paragjykojnë. i njomi dhe i thati digjen njëlloj
Dibran Demaku: Patrioti
Aleko Likaj: Poemë mërgimi
Xhenc Bezhi: Fushatë
Përparim Hysi: E humbas pas syrit të ndritur
Cikël poetik nga Nexhat Çoçaj
Revista Kosova (Nr.1, Bukuresht, 2009)
Bilall Maliqi: Kur shprishet heshtja jehojnë trimëritë në vargje
Sejdi Berisha: Piktura, si vulë e refleksion i vlerave historike dhe artistike
Nuri Plaku: Poeti i dritës dhe hapësirës
Sevdije Rexhepi: The sounds of waterfalls
Nexhat Rexha: Artikulimi intim në ruajtjen e kujtesës
Dibran Demaku: Pleshti dhe Morri
Këze Kozeta Zylo: Një mbrëmje festive midis devollinjve në Brooklyn
Ylli Hoxhaj: Midis agimeve poetike të Trebeshinës