E merkure, 01.05.2024, 02:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Aleko Likaj: Poemë mërgimi

E shtune, 31.10.2009, 02:19 PM


Aleko Likaj

POEME  MERGIMI

Kushtuar me respekt e dashuri bashkombsave te mij, qe pas vitit 90-te,moren rrugen e mergimit, ne kerkim te nje endere te humbur, po qe, nuk munden ta gjenin dot.
                
Numeroj yjet, e i ngateroj me avionet qe gervishin qiellin e nates,
dhe me mendje pastaj, llogaris egzaktesisht ku bie Shqiperia.
Çuditerisht, me duket vetja ketu ne mergim, ne nje burg te hapur,
qe pak nga pak,e dita - dites si ne ekran, po me fiket bureria

Flladitem keshtu mendueshem i ulur ne nje qoshe te erret,
e malli per atdhe, per miq e shoke, dalngadale po me mpak
Nuk i kam kaluar ende nga jeta te pesedhjete pranverat,
e nje i njohuri im i vjeter, me tha nje dite "Oh, sa qenke plak"

Jeta e refugjatit,paska kudo pak gezime, e shume dite pa diell
qenka ashtu siç thote proverbi i vjeter," nje mal i rende me halle "
Rrekete e loteve behen dete,qe na e ndajne kete mal mes per mes
Gjithçka esht' si n'elegjit' labe,qe nuk ka muzike,e kurrfar pentagrame

Ketu ne kete vend, pak nder kam, e kudo na shohin shtrember,
sikur te kishim ardhur nga nje tjeter planet i kesaj hapsire,
edhe pse  pas ne atdhe,kemi lene qe te gjithe ndoshta nje emer,
largohen nga ne, sikur te kuterbojme ere kerme e qelbesire

Bemat e ndonje adoleshenti,masmedia  ketu di ti vertise mire,
si ushqim te perditshem per njerezit, qe jetojne kesaj Europe,
qe me teper nuk dine se ç'kerkojne, po thone se jane te lire,
e bejne racizem me ne te gjithe shqiptaret, ne kete cep bote

Sa here qe atdheu im Shqiperia,e ka nje hall,a merrak
qyteterimi i Europes rreshtohet shpejt,ne te kundertin cep,
e na akuzojne, per ate qe nuk dime e qe nuk e kemi hak,
Kjo klase politike,e pangijur ne çmenduri,po na mban peng

Por Shqiperia, or' mik,nuk eshte ndonje tutor prostitutash,
apo vrasese, si gjithe kriminelet e kesaj toke mjerane,
qe gazetaret pa nder,nxitojne ta nxijne si vend cubash,
por nje komb krenar, qe di te rrilinde me kulturen e tij vitale

2

Filipi, nje mik ne gjykate,me prezantoi mbreme ne nje grup francez.
E ndersa,po u shpjegoja origjinen e vendin ku vija,e kisha lindur,
u bene qe te gjithe,krejt pa pritur,si me magji,deri ne indiference,
sikur te mos isha aty,por nje vegim per ta, qe tashme ishte fikur

Mbreme djali im i vogel, qe kthehej nga qendra me autobuzin e tetes,
ndersa i leroi vendin nje te moshuari, qe mbahej me nje shkop ne dore,
-Qenke nga vendi qe pjell kriminele - tha i pezmatuar legjionari i vjeter,
ndonese,im bir i tregoi, se studjonte per piano,aty ne konservatore.

Nuk kemi kerkuar ketu poste,as karrike, e zyre me grila te çelur.
As kapardisje ne vila periferie, ku harbohet meskiniteti i ndyre,
por pak respekt, e pune te ndershme,qe vijne nga djersa e rrjedhur,
per te mos na thone me vrases, e mafioze, duke u shtremberuar ne fytyre

Respekti qe na mungon ketu,thone,se njeriu e krijon me pune.
Kjo ndodh me te vertete,me te gjithe bashkombasit e mij refugjate.
Kokeulur,e te mberthyer ne zinxhirin e halleve,qe s'mbarojne kurre,
te ndershem, puntore, familjare te perkushtuar,pas femijve dite-nate

Kjo jete e refugjatit plot mistere,e mundimshme,deri ne fatalitet,
seç me kujtoi nje thenie te gjyshes, ndjeste paste,n'ate prag dimri.
"Guri,qe eshte si gjithe guret e kesaj bote, peshon ne vend te vet".
Sikur,ç'faj te kishim bere n'ate vend te shkrete, na ndjek çdo dit',mallkimi

Morem te gjithe udhet e kurbetit,per nje tjeter jete,krejt ndryshe,
me nje peng ne zemer,per çka lame aty, por jo pergjithmone.
Ime eme me thote,me zerin e saj te embel ne telefon, "dallandyshe,
do te kete edhe per ne pranvere. Ju do te vini serrish  ne token tone"

3

Pranvera erdh serrish,e zogjte me gaz cicerimat ketu sjellin,
ashtu siç kane bere ne kete bote,edhe nje vit me pare.
Rituali i zakonshem,ku dita si dite,iken se bashku me diellin,
e stina e hijshme,praron e lulezon,edhe pse eshte nate

Por bukuria,si gjithe bukurite, mallin ne zemer nuk ta shuan
Jetojme ne kete cep te botes,te ndruajtur,me dhimbje,si refugjate
Kemi lene pas plot miq, kujtime,e njerez te afert,qe duam
dhe e madherishmja,Shqiperi, nena jone,ndodhet larg, teper larg.

Po ky,duket si nje vegim i larget,qe mbetet vazhdimisht pas.
Nuk jemi pak,te shperndare ne dhera te huaj, por me mijra.
Edhe pse enderojme,te gjithe na duket,se nuk ka fund ky çast,
qe te na mbledhe ne gjirin e saj,nena e nenave, Shqiperia

Nje shqiptar, thone ketu, drejton tashme institutin Pjer e Mari Kyri
E ata qe shpiken te parin film, thone,se kane origjine shqiptare
Ne konservatore pranojne: Ah, shqiptareve.?Nuk u mungon kurre talenti
Kjo toke e Zolase, Dymase,e Hygoit... ka mit sot,shqiptarin Kadare

Nje rruge e nje shesh,ketu ne zemer te Parisit te stermadh,
mban emrin e Boçarit. Markua rrezellin si nje shqiponje lirie.
Ne Laruse shkruhet per te,e te gjitha betejat,me rradhe,
ndonese,luftoi per revolucionin grek, pranojne,se esht' bir shqiperie

Nje violine e nje ze i magjishem,ne skenat e operave pariziene,
si ujevare rrjedh,e katarakt, vjen si nje vegim i larget,shqiperie.
Afishet qe njoftojne shitjen e biletave javore, lahen me sterkala Sene
Sezoni operistik,ka si sigel,portretin e Inva Mules me fustan nuserie

Po,ç'them une keshtu?.Shqiptaret,qe sot jane kudo ne bote,
qe nga perendimi i larget,e ne ekstremin tjeter te lindjes, sigurisht,
kane per pasqyre,fytyren e atdheut,qe e mbajne si pasaporte,
dhe per lavdine,e emrin e saj te lavdishem, mendojne bashkerisht

4

Tre lule e dy menekshe,ne lulishte prane stacionit te urbanit,
i keputa sot ne mengjez,e u gezova,si femijet e kesaj bote.
Sigurisht,qe me ato,bera nje kurrore lule vere,per t'ja dhene djalit.
Muaji Shkurt,rrokullis ditet,si butet e vererave te zbrazura bordoje

"Po ben ketu nje dimer i çmendur,e ne jemi,pa drita e ngrohje,"
me tha ne telefon,ime moter,qe ka te vetmin djale, refugjat
Nje çast me pare,seç ndjeva deshperim,e ne kraharor nje ftohje,
me aparat telefonik ne dore,ne konfortitetin e dhomes sime larg

E mallkova pa adrese,kete jete,qe njerezit i ben te jetojne ndryshe,
te pa parabarte,edhe ne stine,e pse jemi,ne nje meridian e paralel
C' faj te kete bere Shqiperia jone,me e bukura e Ballkanit, nuse,
e mpakur,e krrusur, ne shtjella kaosi, pa nerv, pa vajza e pa djem

Pranvera,po vjen e shtruar,e qete,pa hap trompeta gjemimtare,
pa ç'ka se eger,dimri s'kermit e fryn bulçite,si ne perrallen e lashte.
Kjo jete me kapriçio,duhet jetuar ndryshe, ndryshe lozonjare.
Shqiperia,kryezonje e zonjave,pret qe ta bejme te gjithe bashke

Fund mbi dimrin alegorik, fund mbi thashethemet,ne sallat mondane,
atje ku thone, se politika e ketij globi, rrotullohet por nuk vertitet kaq lehte,
vrases, kriminel,trafikante, mafioze... si jehonat e fundit te nje kembane,
edhe per Shqiperine hallemadhe, nje dite me diell, sigurisht qe do te kete

5

Numeroj yjet,e i ngateroj me avionet qe gervishin qiellin e nates,
dhe me mendje, pastaj llogaris egzaktesisht,ku bie Shqiperia
Me hamendje,ndertoj kenstelacionin ajror, si ne fleten e hartes,
rruget qe kane veç kthim, per mua e per shqiptare, me mijra

Sigurisht, atje, si kapedane e tretur, dhe e vuajtur ne stermundim,
na pret si gjithmone, Nenemadhja jone ne gji, me fole zogu.
"Mireseerdhet ne token tuaj. U kam pritur, te gjitheve me padurim"
Do te na ledhatoje, e me zerin e embel,do te thote: "Bij, qenkeni lodhur"

Por nata, se ç'me ngjason me te gjithe erresirat, qe skane fund,
e qe, si ne keng"Vajz' e valeve", nuk do te kthej te dashurin n'atdhe.
Sa here, qe behen gati ata te zene ne kthim kete udhe, nuk mund.
Nuk mund te rrokin qiejt, valet e kalterta. Shporru magjistrice e re.

Ky, ne fakt,eshte vetem nje iluzion, qe m'kapit nga malli qe kam n'gji,
e qe vitet e ikjes, ketu ne mergim, i mas me guret e gjate kilometrik
Ne Bastije, Notre Dame, Hark Triumf, Ejfel, sa here takoj me shoket e mij,
nen qiellin e ndezur parizien, kujtojme Shqiperine e me ndonje mik.

Une besoj, se bukuria e bukurive, Shqiperia, do t'hyje ne t'tjera rrjedha,
e nje dite, do te jete krejt ndryshe, si nuse e stolisur, dhe më me hijeshi
Asnje nuk do te ike me. Mergimtaret, do te kthehen nga vendet e tjera,
me djersen e ballit, qe te gjithe se bashku, do ta bejme Shqiperine.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora