Aleko Likaj: Poemë mërgimi
| E shtune, 31.10.2009, 02:19 PM |
Aleko LikajPOEME MERGIMIKushtuar me respekt e dashuri bashkombsave te mij, qe pas vitit 90-te,moren rrugen e mergimit, ne kerkim te nje endere te humbur, po qe, nuk munden ta gjenin dot. Numeroj yjet, e i ngateroj me avionet qe gervishin qiellin e nates,dhe me mendje pastaj, llogaris egzaktesisht ku bie Shqiperia.Çuditerisht, me duket vetja ketu ne mergim, ne nje burg te hapur,qe pak nga pak,e dita - dites si ne ekran, po me fiket bureriaFlladitem keshtu mendueshem i ulur ne nje qoshe te erret,e malli per atdhe, per miq e shoke, dalngadale po me mpakNuk i kam kaluar ende nga jeta te pesedhjete pranverat,e nje i njohuri im i vjeter, me tha nje dite "Oh, sa qenke plak"Jeta e refugjatit,paska kudo pak gezime, e shume dite pa diellqenka ashtu siç thote proverbi i vjeter," nje mal i rende me halle "Rrekete e loteve behen dete,qe na e ndajne kete mal mes per mesGjithçka esht' si n'elegjit' labe,qe nuk ka muzike,e kurrfar pentagrameKetu ne kete vend, pak nder kam, e kudo na shohin shtrember,sikur te kishim ardhur nga nje tjeter planet i kesaj hapsire,edhe pse pas ne atdhe,kemi lene qe te gjithe ndoshta nje emer,largohen nga ne, sikur te kuterbojme ere kerme e qelbesireBemat e ndonje adoleshenti,masmedia ketu di ti vertise mire,si ushqim te perditshem per njerezit, qe jetojne kesaj Europe,qe me teper nuk dine se ç'kerkojne, po thone se jane te lire,e bejne racizem me ne te gjithe shqiptaret, ne kete cep boteSa here qe atdheu im Shqiperia,e ka nje hall,a merrakqyteterimi i Europes rreshtohet shpejt,ne te kundertin cep,e na akuzojne, per ate qe nuk dime e qe nuk e kemi hak,Kjo klase politike,e pangijur ne çmenduri,po na mban pengPor Shqiperia, or' mik,nuk eshte ndonje tutor prostitutash,apo vrasese, si gjithe kriminelet e kesaj toke mjerane,qe gazetaret pa nder,nxitojne ta nxijne si vend cubash, por nje komb krenar, qe di te rrilinde me kulturen e tij vitale2Filipi, nje mik ne gjykate,me prezantoi mbreme ne nje grup francez.E ndersa,po u shpjegoja origjinen e vendin ku vija,e kisha lindur,u bene qe te gjithe,krejt pa pritur,si me magji,deri ne indiference,sikur te mos isha aty,por nje vegim per ta, qe tashme ishte fikurMbreme djali im i vogel, qe kthehej nga qendra me autobuzin e tetes,ndersa i leroi vendin nje te moshuari, qe mbahej me nje shkop ne dore,-Qenke nga vendi qe pjell kriminele - tha i pezmatuar legjionari i vjeter,ndonese,im bir i tregoi, se studjonte per piano,aty ne konservatore.Nuk kemi kerkuar ketu poste,as karrike, e zyre me grila te çelur.As kapardisje ne vila periferie, ku harbohet meskiniteti i ndyre,por pak respekt, e pune te ndershme,qe vijne nga djersa e rrjedhur,per te mos na thone me vrases, e mafioze, duke u shtremberuar ne fytyreRespekti qe na mungon ketu,thone,se njeriu e krijon me pune.Kjo ndodh me te vertete,me te gjithe bashkombasit e mij refugjate.Kokeulur,e te mberthyer ne zinxhirin e halleve,qe s'mbarojne kurre,te ndershem, puntore, familjare te perkushtuar,pas femijve dite-nateKjo jete e refugjatit plot mistere,e mundimshme,deri ne fatalitet,seç me kujtoi nje thenie te gjyshes, ndjeste paste,n'ate prag dimri."Guri,qe eshte si gjithe guret e kesaj bote, peshon ne vend te vet".Sikur,ç'faj te kishim bere n'ate vend te shkrete, na ndjek çdo dit',mallkimiMorem te gjithe udhet e kurbetit,per nje tjeter jete,krejt ndryshe,me nje peng ne zemer,per çka lame aty, por jo pergjithmone.Ime eme me thote,me zerin e saj te embel ne telefon, "dallandyshe,do te kete edhe per ne pranvere. Ju do te vini serrish ne token tone"3Pranvera erdh serrish,e zogjte me gaz cicerimat ketu sjellin,ashtu siç kane bere ne kete bote,edhe nje vit me pare.Rituali i zakonshem,ku dita si dite,iken se bashku me diellin,e stina e hijshme,praron e lulezon,edhe pse eshte natePor bukuria,si gjithe bukurite, mallin ne zemer nuk ta shuanJetojme ne kete cep te botes,te ndruajtur,me dhimbje,si refugjateKemi lene pas plot miq, kujtime,e njerez te afert,qe duamdhe e madherishmja,Shqiperi, nena jone,ndodhet larg, teper larg.Po ky,duket si nje vegim i larget,qe mbetet vazhdimisht pas.Nuk jemi pak,te shperndare ne dhera te huaj, por me mijra.Edhe pse enderojme,te gjithe na duket,se nuk ka fund ky çast,qe te na mbledhe ne gjirin e saj,nena e nenave, ShqiperiaNje shqiptar, thone ketu, drejton tashme institutin Pjer e Mari KyriE ata qe shpiken te parin film, thone,se kane origjine shqiptareNe konservatore pranojne: Ah, shqiptareve.?Nuk u mungon kurre talentiKjo toke e Zolase, Dymase,e Hygoit... ka mit sot,shqiptarin KadareNje rruge e nje shesh,ketu ne zemer te Parisit te stermadh,mban emrin e Boçarit. Markua rrezellin si nje shqiponje lirie.Ne Laruse shkruhet per te,e te gjitha betejat,me rradhe,ndonese,luftoi per revolucionin grek, pranojne,se esht' bir shqiperieNje violine e nje ze i magjishem,ne skenat e operave pariziene,si ujevare rrjedh,e katarakt, vjen si nje vegim i larget,shqiperie.Afishet qe njoftojne shitjen e biletave javore, lahen me sterkala SeneSezoni operistik,ka si sigel,portretin e Inva Mules me fustan nuseriePo,ç'them une keshtu?.Shqiptaret,qe sot jane kudo ne bote,qe nga perendimi i larget,e ne ekstremin tjeter te lindjes, sigurisht,kane per pasqyre,fytyren e atdheut,qe e mbajne si pasaporte,dhe per lavdine,e emrin e saj te lavdishem, mendojne bashkerisht4Tre lule e dy menekshe,ne lulishte prane stacionit te urbanit,i keputa sot ne mengjez,e u gezova,si femijet e kesaj bote.Sigurisht,qe me ato,bera nje kurrore lule vere,per t'ja dhene djalit.Muaji Shkurt,rrokullis ditet,si butet e vererave te zbrazura bordoje"Po ben ketu nje dimer i çmendur,e ne jemi,pa drita e ngrohje,"me tha ne telefon,ime moter,qe ka te vetmin djale, refugjatNje çast me pare,seç ndjeva deshperim,e ne kraharor nje ftohje,me aparat telefonik ne dore,ne konfortitetin e dhomes sime largE mallkova pa adrese,kete jete,qe njerezit i ben te jetojne ndryshe,te pa parabarte,edhe ne stine,e pse jemi,ne nje meridian e paralelC' faj te kete bere Shqiperia jone,me e bukura e Ballkanit, nuse,e mpakur,e krrusur, ne shtjella kaosi, pa nerv, pa vajza e pa djemPranvera,po vjen e shtruar,e qete,pa hap trompeta gjemimtare,pa ç'ka se eger,dimri s'kermit e fryn bulçite,si ne perrallen e lashte.Kjo jete me kapriçio,duhet jetuar ndryshe, ndryshe lozonjare.Shqiperia,kryezonje e zonjave,pret qe ta bejme te gjithe bashkeFund mbi dimrin alegorik, fund mbi thashethemet,ne sallat mondane,atje ku thone, se politika e ketij globi, rrotullohet por nuk vertitet kaq lehte,vrases, kriminel,trafikante, mafioze... si jehonat e fundit te nje kembane,edhe per Shqiperine hallemadhe, nje dite me diell, sigurisht qe do te kete5Numeroj yjet,e i ngateroj me avionet qe gervishin qiellin e nates,dhe me mendje, pastaj llogaris egzaktesisht,ku bie ShqiperiaMe hamendje,ndertoj kenstelacionin ajror, si ne fleten e hartes,rruget qe kane veç kthim, per mua e per shqiptare, me mijraSigurisht, atje, si kapedane e tretur, dhe e vuajtur ne stermundim,na pret si gjithmone, Nenemadhja jone ne gji, me fole zogu."Mireseerdhet ne token tuaj. U kam pritur, te gjitheve me padurim"Do te na ledhatoje, e me zerin e embel,do te thote: "Bij, qenkeni lodhur"Por nata, se ç'me ngjason me te gjithe erresirat, qe skane fund,e qe, si ne keng"Vajz' e valeve", nuk do te kthej te dashurin n'atdhe.Sa here, qe behen gati ata te zene ne kthim kete udhe, nuk mund.Nuk mund te rrokin qiejt, valet e kalterta. Shporru magjistrice e re.Ky, ne fakt,eshte vetem nje iluzion, qe m'kapit nga malli qe kam n'gji,e qe vitet e ikjes, ketu ne mergim, i mas me guret e gjate kilometrikNe Bastije, Notre Dame, Hark Triumf, Ejfel, sa here takoj me shoket e mij,nen qiellin e ndezur parizien, kujtojme Shqiperine e me ndonje mik.Une besoj, se bukuria e bukurive, Shqiperia, do t'hyje ne t'tjera rrjedha, e nje dite, do te jete krejt ndryshe, si nuse e stolisur, dhe më me hijeshiAsnje nuk do te ike me. Mergimtaret, do te kthehen nga vendet e tjera,me djersen e ballit, qe te gjithe se bashku, do ta bejme Shqiperine.
Bordeaux: Fund Shkurti 2003
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.