E merkure, 01.05.2024, 01:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhenc Bezhi: Fushatë

E shtune, 31.10.2009, 02:11 PM


FUSHATË

Shpërthekuar xhaketat
me njëzet veta  mbrapa
veprat s´shihen kund
fjalët tonelata

na i zunë ekranet
premtojnë qytetërimin
ne kemi pare boten
lindje perëndimin

ne ma dhënçi  kalin
lumin  me kalua
mjalti edhe qumështi
do te rrjedhe si krua

do te keni drita
do te keni ujë
ne dhe vetëm  ne
kemi  dertin tuaj

Si dole si s´dole
një soj kjo fushate

s’ke çka zgjedhë
as s´ke  çka lenë

barku prapë
do të mbetet thatë

Xhenc Bezhi
Tetor 2009



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora