Xhenc Bezhi: Fushatë
| E shtune, 31.10.2009, 02:11 PM |
FUSHATË
Shpërthekuar xhaketat
me njëzet veta mbrapa
veprat s´shihen kund
fjalët tonelata
na i zunë ekranet
premtojnë qytetërimin
ne kemi pare boten
lindje perëndimin
ne ma dhënçi kalin
lumin me kalua
mjalti edhe qumështi
do te rrjedhe si krua
do te keni drita
do te keni ujë
ne dhe vetëm ne
kemi dertin tuaj
Si dole si s´dole
një soj kjo fushate
s’ke çka zgjedhë
as s´ke çka lenë
barku prapë
do të mbetet thatë
Xhenc Bezhi
Tetor 2009
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.