Kulturë
Sokol Demaku: Shpesh ne harrojmë të shijojmë momentet e vogla të lumturisë, sepse presim vetëm gjëra të mëdha
E merkure, 28.10.2009, 03:18 PM
Shpesh ne harrojmë të shijojmë momentet e vogla
të lumturisë, sepse presim vetëm gjëra të mëdha
Nga Sokol Demaku
Bisedë me Suela Jorgaqi përgjegjëse për
marrëdhëniet me publikun në Pestalozzi Bibliothek Hardau në Zyrih, dhe mësimdhënëse
në shqip për zviceranët që janë të lidhur me shqiptarë.
Ju lutem një prezantim të shkurtër
për lexuesit tanë? Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare,
shkollimi dhe ku punoni?
Unë jetoj prej tashmë 9 vjetësh në Zvicër. Burri im ështe
zviceran, mikeshat dhe miqtë e mi janë shqiptarë, zviceranë, portugezë,
italianë... Kush jam unë? Identiteti i shqiptarëve është shumë i komplikuar,
meqë jetojmë në të katër anët e botës. Unë do e përshkruaja veten time si
qytetare të botës, por me rrënjë të qëndrueshme shqiptare...
Profesioni juaj?
Që prej 6 muajsh punoj tashmë për një bibliotekë
interkulturore, Pestalozzi Bibliothek Hardau, është një rrjet prej 16
bibliotekash publike në Zyrih dhe kjo e jona është më e reja. Dhe risija e
kësaj biblioteke është se kemi libra në 11 gjuhë të huaja, natyrisht dhe në
shqip. Kemi gjithashtu libra edhe në gjuhët gjermane, boshnjake, angleze,
franceze, kroate, portugeze, serbe, spanjolle, tamile dhe turke. Unë jam
përgjegjëse për marrëdhëniet me publikun, kontaktet e ndryshme me institucionet
në Zyrih si edhe për aktivitetet e ndryshme kulturore që do të kenë vend këtu.
Njëkohësisht jap edhe mësim shqip për zviceranët që janë të
lidhur me shqiptarë, një eksperincë kjo shumë e pasur dhe interesante, për
faktin se mbetem në kontakt me shqipen dhe më gëzon fakti që dikush përpiqet të
mësojë gjuhën time. Një nga këta është dhe burri im, që është dashuruar
shpirtërisht me Shqipërinë dhe sa herë që jemi aty kthehet me një bagazh të ri
me fjalë të reja.
Çfarë ju shtyri të emigroni në Zvicër?
Kurioziteti. Meqë Shqipëria para 20 vjetësh ka qënë një vend
i izoluar, ka qënë dëshira e ligjshme e gjithë shqiptarëve që të shikojnë çfarë
ka jashtë kufijve dhe të hulumtojnë botën përreth nesh...
Pse aq larg nga Shqipëria?
Nuk është larg. Larg do ishte
Amerika, ku gjithsesi nuk do të jetoja me dëshirë. Evropa të ofron nje kulturë
të larmishme dhe distancat janë shumë më të vogla. Kur mendoj që për tre orë me
tren jam në
Çfarë u bën më shumë përshtypje të huajve nga Shqipëria?
Ekstremet e pafundme që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare.
Shqipëria si një vend modern, ekzotik, i veçantë në stilin e tij. Tirana, që
është kthyer në një aglomeracion gjigand dhe jeta e natës me baret, restorantet
e pubet pa fund që zhurmojnë me një intensitet dhe entuziazëm të paparë. Në
Shqipëri festohet. Por sigurisht dhe kultura dhe historia jonë e lashtë,
qyteti-muze i Beratit, Ardenica, Apollonia, Butrinti të mbrojtur nga Unesco,
janë stacione që çdo shqiptar duhet t'i ketë përjetuar të paktën një herë.
Natyra e mrekullueshme e Jugut dhe e Veriut... Por Shqipëria ka dhe anët e saj
të errëta. Papunësia, korrupsioni, jeta dhe problemet e pazgjidhura sociale që
komplikohen nga dita në ditë janë të ndjeshme në çdo bisedë.
Si e ndjeni veten në një vend të ri me kulturë dhe traditë
tjetër nga i yni?
Ndihem mirë për faktin që kam shumë miq. Edhe kur jemi me
pushime diku dhe dua të kthehem në shtëpinë time, shtëpia ime është Zyrihu.
Tani pas 9 vjetësh ndihem e integruar mirë në jetën zvicerane. Dhe Zyrihu më
pëlqen në veçanti për faktin se është multikulturor. Vetëm këtu fliten 200
gjuhë të ndryshme! Kjo më magjeps! Por mund ta imagjinoj dot të jetoj këtu në
një fshat të vogël, e shkëputur nga bota! Tirana ku unë kam lindur dhe jetuar
për 23 vjet është një qytet i madh dhe unë kam nevojë për hapësirë!
Ju jeni tiranase, sa i jeni përshtatur jetës në Zvicër?
Jam munduar të përfitoj nga anët e mira që ka Zvicra dhe jam
munduar të le jashtë gjërat që nuk më pëlqejnë. Por jo gjithmonë me sukses...
(qesh)
Ju keni studjuar gjuhë të huaja në Tiranë, po këtu në Zvicër
çfarë keni studjuar?
Kam mbaruar për Gjermanisht në Universitetin e Tiranës dhe
pastaj erdha në Zvicër për të studjuar "Shkencë informacioni", një
pjesë e së cilës përmban dhe njohuri mbi bibliotekat.
Si vendoset që të mbeteni në Zvicër pas shkollimit dhe pse?
Në fakt e kisha shumë të vështirë të kthehesha, pasi u
mësova disi me jetën këtu. Në Shqipëri perspektivat për punë mungonin, kështu
që fillova të kërkoja këtu dhe rastësisht gjeta një njoftim për në sindikatë.
Dërgova menjëherë dosjen time me aplikimin dhe nuk zgjati shumë dhe fillova
punë në sindikatën më të madhe në Zvicës, Unia. Pasioni im i madh janë gjuhët e huaja, dhe ato më ndihmuan shumë, sepse kështu
mund të komunikoja lirshëm në gjermanisht, italisht, spanjisht, anglisht e në
frëngjisht me anëtarët.
Puna në Unia më ndihmoi shumë, qoftë
për të parë dhe për t’iu kundërvënë padrejtësive sociale, por kryesisht dhe për
të ndihmuar njerëzit në vështirësi. Në Unia isha dhe sekretare për barazinë
gjinore, gjë që më solli më pranë problemeve të grave. Ishte një punë e
shumëanshme, e cila vërtet më dha shumë, në të gjitha drejtimet. Eksperienca e
këtyre katër viteve më ka bërë që sot të mendoj ndryshe për disa gjëra.
Çfarë për shembull?
Ngaqë kam qenë në kontakt me njerëz të
të gjitha kombësive, ideve e shtresave shoqërore, kam mësuar shumë. Edhe
paragjykimet që mund të kem pasur, janë pakësuar. Jam bërë gjithashtu shumë më
e ndjeshme ndaj diskriminimit të grave, qoftë në familje apo shoqëri, si dhe të
emigrantëve, që në shumicën e rasteve nuk kanë të njëjtën pozitë me atë në
vendet nga vijnë.
Dhe ju tani punoni në një bibliotekë. Cila është e veçanta
në bibliotekën tuaj Interkulturore këtu në Zvicër?
Ofertat shumëkulturore. Fakti që këtu jetojnë njerëz nga e
gjithë bota, por libra dhe media të tjera si CD,
Si u lindi ideja per këtë dhe sa keni mbështjetjen e
autoriteteve lokale per këtë bibliotekë?
Për fat Biblioteka PBZ është shumë e njohur dhe e
frekuentuar në Zyrih dhe në ndryshim nga bibliotekat e tjera interkulturore ne
mbështetemi nga qyteti dhe kantoni i Zyrihut, kështu që nuk duhet të
shqetësohemi për financat. Kjo na lejon të përqëndohemi tek të tjera gjëra, psh
tek aktivitetet e ndryshme. Kështu do të fillojmë një projekt me nënat dhe
bebet e tyre, sepse thuhet që bebet kuptojnë që kur lindin. Pastaj do të kemi
një projekt tjetër ku do të tërheqim fëmijët duke treguar përralla në gjuhë të ndyshme.
Ideja për hapjen e bibliotekës ishte e Kryesisë së PBZ, për një integrim më të
mirë të të huajve që jetojnë Zyrih dhe duan të ndihen si në shtëpinë e tyre
duke lexuar në gjuhën e tyre.
Sa është i përfaqësuar libri shqip këtu dhe sa lexohet ai?
Keni dhe literaturë për fëmijë në këtë bibliotekë?
Po, kemi libra për fëmijë dhe për të rritur. Madje në
bibliotekë flitet me media, sepse edhe CD dhe
Si e ndieni vetën ju si e huaj në shoqërinë zvicerane dhe si
qëndron çështja e inetegrimit të shqiptarëve ketu?
Integrimi është një fjalë shumë e madhe. Dhe ta bësh fakt
është shumë e vështirë. Sigurisht që më të lehtë të integrohen e kanë shtresat
e larta të shoqërisë shqiptare, ata që flasin gjuhën gjermane dhe që kanë një
punë të mirë. Mendoj se integrimi më i mirë dhe i shpejtë vjen prej punës. Dhe
shkollimi është baza e një jete më të mirë. Prandaj shqiptarët këtu po mundohen
që fëmijët e tyre të kenë një shkollim më të mirë se ai që kanë pasur ata vetë.
Por sigurisht që shanset nuk janë të barabarta, edhe këtu.
Sa keni mundësi bashkëpunimi me bibliotekat ne Shqipëri,
Kosovë apo vende tjera ku ka shqiptarë?
Nuk kemi bashkëpunuar akoma konkretisht, por sigurisht që në
të ardhmen do të bëhet realitet. Biblioteka u hap tani, ne 22. gusht, kështu që
akoma jemi në hapat e para.
Sa është prezent shtypit shqiptar këtu?
Ka disa gazeta dhe revista që mund t'i blesh në kioskat
këtu, psh revista "Shqip", gazeta "Bota sot", si edhe
gazetat që shpëndahen falas për shqiptarët si "Albsuisse",
"Tung", etj.
Cilat janë moshat e lexuesve në bibliotekën tuaj?
Nga 0 deri në 99 vjeç.
Si janë kontaktet me bashkëkombasit në Zyrih?
Sigurisht ato ekzistuese shumë të mira dhe të tjerat po
mundohem t'i intensifikoj.
Çfarë mendon për të ardhmen e saj Suela?
Ndonjëherë jam aq e zënë me punë e mendime saqë harroj ku
jam dhe çfarë po bëj... Po unë jam e kënaqur këtu ku jam dhe për këtë që kam
arritur. Shpesh ne harrojmë të shijojmë momentet e vogla të lumturisë, sepse
presim vetëm gjëra të mëdha. Por kjo është
jeta, e mbushur me të papritura dhe unë ato i pres me kënaqësi...
Çfarë do i porosisnit shqiptarët në Zvicër në përgjithësi?
Thjesht të shkollohen dhe të lexojnë, mënyra më e mirë për
të përballuar jetën.