E marte, 30.04.2024, 06:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Mueller: Kurre nuk kam ndryshuar qendrimin per Kosoven

E hene, 12.10.2009, 06:11 PM


Fituesja e Cmimit Nobel per Letersi 2009, Herta Mueller, rrefehet ne nje interviste qe i dha dje radios Evropa e Lire se ajo "kurre nuk kam ndryshuar qendrimin per Kosoven". Ne vitin 1999, Mueller, prinderit e se ciles vinin nga pakica gjermanofolese ne Rumani, ka folur per radion Evropa e Lire, per jeten nen diktaturen e Causheskut dhe per luften ne Kosove.

Te gjitha novelat e juaja kane dicka te perbashket - te gjitha jane te vendosura ne Rumani. Ky eshte nje paradoks apo detaj, qe eshte verejtur edhe nga shtypi gjerman. A keni ndonje shpjegim per kete ndarje mes dy boteve?

Jo, kjo eshte dicka normale per mua. Jam lindur dhe rritur ne Rumani. Kam jetuar atje deri ne moshen 32-vjecare. U largova nga Rumania ne kohen kur mendimet e mia ishin ende te turbullta. Librin tim te pare e kam shkruar ne Rumani. Libri im i pare titullohej "Niederungen" dhe sjell kendveshtrimet e nje femije te rajonit nga vija. (Rajoni Banat gjendet ne lindje te Rumanise dhe flitet gjermanisht). Ne kete liber dhe ne ata qe pasuan, teme qendrore ishte diktatura. Nuk dija asgje tjeter nga bota. Nuk kisha pare asgje tjeter ne kete bote. Keshtu ndodhi qe te vazhdoja me te njejten teme. Besoj se kjo eshte nje lloj letersie qe e gjen ne gjithe boten, letersia qe lidhet me biografine, qe zhvillohet paralelisht me ngjarjet ekstreme, qe ndodh paralelisht me kohen ku jeton autori. Per shembull, ne vitet e 50-ta, gulagu ishte i pranishem ne Evropen Lindore ne forma te ndryshme. E njejta gje mund te thuhet dhe per kampet e punes se detyruar. Ne letersi gjen periudhen e nacional-socialisteve te Hitlerit, shkaterrimin e hebrenjve, tema qe shume autore i kane pershkruar ne menyre paralele me biografite e tyre. Besoj se kjo lloj letersie ekziston kudo, nga Kina ne Kube.

Pra, vendosja gjeografike e ngjarjeve nuk eshte elementi me i rendesishem per lexuesin?

Jo. Nuk mendoj se gjeografia apo vendngjarja eshte e rendesishme. Vendngjarja apo mjedisi eshte element i nevojshem, derisa une personalisht nuk kam vend tjeter qe njoh, pervec atij nga vij. Karakteret e librave te mi pasqyrojne cfare u ndodh njerezve ne shoqerite apo sistemet totalitare. Besoj se ky nuk eshte nje subjekt qe e zgjedh, por do te thosha eshte subjekti qe jeta ka zgjedhur per mua. Nuk e kam lirine e zgjedhjes ne kete rast. Nuk mund te them se dua te shkruaj per ate apo per kete teme. Jam e prangosur te shkruaj per ato qe me shqetesojne dhe per ato gjera qe nuk me lene te jem ne paqe.

Keni lindur ne fillim te viteve '50, ne rajonin Banat, ne jugperendim te Rumanise...

Saktesisht ne vitin 1953, viti qe vdiq Stalini... Me mire te them, viti kur vdiq fizikisht, pasi idete e tij jetuan ca me gjate, apo jo...

A jane ende gjalle sot ato ide?

Hmmm, po, besoj se jane ende gjalle. Se paku, te shume njerez. Mbase, pjese te atyre ideve. Ndoshta nuk eshte gjalle e gjithe teoria e tij ne forme te dukshme e te prekshme, sic ishte dekada me pare, por pjese te atyre ideve - po. Shume nga guret e atij mozaiku jane ende gjalle. Jam e sigurt per kete.

Keni publikuar se fundi ne "Der Spiegel" nje artikull per Sllobodan Milloshevicin dhe Serbine...

Nuk ishte artikull, por isha pyetur ne mesin e shume te tjereve lidhur me luften ne Kosove. Kam folur rreth saj edhe me pare, kam parasysh lufterat me te hershme, ato ne Bosnje e Kroaci. Edhe atehere isha ne mbeshtetje te nderhyrjes nderkombetare ushtarake, duke besuar qysh atehere se Milloshevici nuk terhiqej. Milloshevici duhej te ndalohej nga forca te jashtme. Te njejtin mendim kam dhe tani per luften ne Kosove. Jam e zemeruar nga fakti se ky person ka ende mundesine per te bere nje lufte te trete, apo ndoshta te katert, nese do te llogarisnim dhe ngjarjet ne Slloveni. Milloshevici eshte personi qe le varreza te reja kudo ku shkon dhe qe e coi vendin e tij ne nje tjeter drejtim, te ndryshem nga ai qe mori Evropa lindore pas vitit 1989. Mendoj se ka arritur piken nga ku nuk ka me kthim pas. Ka humbur tri luftera, por do qe te fitoje kete lufte te katert ne Kosove. Ndoshta ka ne liste dhe Malin e Zi pas Kosoves. Mbase, ky do te jete hapi i radhes nese nuk e ndalon dikush. Besoj se ai eshte ne gjendje ta beje nje gje te tille, pasi mendoj se eshte nje stalinist.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora