E premte, 02.05.2025, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhenc Bezhi: Bënë kryeplaku lanë katundi

E hene, 12.10.2009, 06:57 PM


Bënë kryeplaku lanë katundi

Si s´duel kush
një herë me i ngopur
këta të dashur lakmitar
edhe gjakun na kanë ndotur
na kanë bërë me hip n´litar

Nuk ka kush se ua  din  mendjen
as Evropa , as Amerika
kam ndie të thonë mos të bëhet  rrenë
se u ka zane rrënjë karrika

Deri këtu ka ardhur puna
more burrë,  more lume miku
sa  i  kemi  këta  të gjallë
s’ka  q´na  duhet  ma  armiku

Unë me ta s´desha të  merrem
tu mendua se i erdhi fundi
siç ka thënë një fjalë e vjetër
bënë  kryeplaku lanë katundi

Dhe kur të mblidhen ne log të kuvendit
si tufe dreqesh qe rrinë në përrua
veç një punë  s´me hynë në kokë
pse stërpikat me bien mua

Xhenc Bezhi
Tetor 2009


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx