Kulturë
Halit Bogaj: Militanti
E marte, 13.10.2009, 06:19 PM

Nga Halit Bogaj
Këto ditë në televizionin shqiptar satelitor shikuam një film të realizuar në vitin 1984 në regjinë e Piro Milkanit me doajenin Timo Flloko në rolin kryesor.
Edhe ky film i përket periudhës së lavdishme të Luftës nacional çlirimtare shqiptare nga okupatori i egër nazi fashist që bashkë me vendet e tjera të Evropës donte ta gllabëronte edhe Shqipërinë.Pra është ky një film i Shqipërisë së re e cila krijoi edhe vepra të tjera madhështore si ‘’Ngadhnjim mbi vdekjen’,’Komisari i dritës’’,’’Lulkuqet mbi mur’’dhe kryevepra të tjera filmore të cilat kanë mbetur përherë antologjike aq më tepër duke e pasur parasysh se me sa pak mjete financiare janë realizuar kur dihet sa kushton një realizim i tillë në Perëndim.Është ky një film i shkëlqyer me aktorë të mëdhenj të kinematografisë shqiptare që janë të një niveli dhe rangu botëror.Sidomos shkëlqeu Timo Flloko një aktor shqiptar që herët kishte hyrë në film /si pasioni i tij kryesor /për të arritur një ditë edhe në Holivud dhe për të realizuar disa filma, për çka jemi krenarë për këtë bir të shquar të atdheut, siç ishte dikur edhe Bekim Fehmiu që arriti famë internacionale me disa nga kreacionet e tij të realizuara atje..
Edhepse i krijuar në saje të metodave të njohura të realizmit socialist/ si edhe llojet e tjera të arteve shqiptare/ filmi arriti sukses të madh tek shikuesit duke u mbajtur në mend si një vepër e rrallë e artit të shtatë. Roli i Timo Fllokos është madhështor ngase portretizon një personazh të fuqishëm popullor i cili në radhë të parë e ka çlirimin e vendit nga okupatori. Se kush ishte Visar Shundi, si personazh dhe njeri i një epoke të caktuar historike tregon edhe varrimi i tij në të cilin marrin pjesë shumë njerëz, edhepse në praninë e forcave ushtarake armiqësore. Heroi i filmit e kishte eksponuar jetën e vetë për një ideal të caktuar ndaj i ruan të tjerët nga rreziku, siç është rasti me një bujk të ri i cili dëshiron t’i bashkangjitet kurse ai nuk e lejon ngase është i bindur se do të vriten të dytë, kështu që do të ishte mirë që të shpëtonte njëri, e sidomos bujku i cili ishte i martuar dhe e kishte një djalë.Kur djali i tij e pyet babain se a kishte vdekur partizani ai ia kishte kthyer’’Jo biri im burrat e tillë nuk vdesin kurrë’’.
Timo Flloko na tregoi edhe njëherë se është i prirur për role të këtilla specifike, si edhe në filmat:’’Njeriu me top’’,’’Liri a vdekje’’/kushtuar Çerçiz Topullit/,’’Shtigjet e luftës’’,’’Malet me blerim mbuluar’’ etj.
Siç është shkruar për jetën e tij, Timo Flloko është bërë i dashur pikërisht me personazhe heronjsh dhe me figura shumë të ndritura të historiesë shqiptare.Artin e bën në mënyrë origjinale, sikur të fliste ose të bisedonte me dikend.Edhe qëndrimi dhe bisedat burrërore i kanë hije atij artisti të rrallë.Kur na fliste për Holivudin në një emision televiziv vërtet na dukej se ishim me të, me ç’ rast në të njejtën kohë na jepte edhe portretin e njerëzve dhe aktorëve të tjerë siç ishin Marlon Brando dhe Al Paçino. Marlon Brandon e kishte pasur përherë idhull, ylli i të cilit e kishte udhëhequr në jetë. Dhe si shpërblim ndaj tij, Flloko e përktheu edhe Autobiagrafinë e gjeniut Marllon Barndo. Na mundësoi që aktori i madh amerikan të fliste edhe shqip dhe të njihemi më hollësisht me jetën e tij të bujshme dhe shpeshherë kontraverze.
Kur ra biseda në një rast për Al Paçinon, Timo tregoi se legjenda Paçino ia kishte dhuruar njëqindmijë dollarë dhuratë shoferit të vetë shqiptar për dasmën e tij! Kjo ishte një befasi tjetër e këndshme për botën e yjve të mëdhenj të cilët përveç lakmisë për para kanë edhe sens human ndaj njerëzve të tjerë,e sidomos kur ata janë besnik siç ishte vozitësi i tij shqiptar.
Nuk ishte e rastit që Timo Flloko të krahasohej me Robert De Niron dhe vërtet po të ishte i lire qysh moti për të lëvizur nëpër botë, Flloko do të bëhej De Niro i dytë ngase i posedon të gjitha cilësitë e një ylli filmor internacional.
Timo Flloko shkëlqeu përherë me force të njejtë, duke mbetur idhull për të gjithë ne , ndaj edhe filmi I tij’’Militanti’’na mbetet në kujtesë të përhershme sin jë realizim me vlera të pashterrshme artistike.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gjon Keka: Malli i vjetër dhe sloganet e reja
Vangjush Ziko: Mosha e poetit
Cikël poetik nga Lumnie Thaçi-Halili
Cikël poetik nga Arsim Halili
Bilall Maliqi: Intervistë me shkrimtarin Engjëll Koliqi
Cikël poetik nga Gentjan Banaj
Ejup Ceraja: Esetë metaforike të një poeti të talentuar
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (III)
Xhenc Bezhi: Bënë kryeplaku lanë katundi
Ndue Ukaj: Tingëllima e dielës
Halit Bogaj: Shtatë gratë
Arbnori, letrat e burgut - Ju rrëfej spiunët e dënimin e dytë
Mueller: Kurre nuk kam ndryshuar qendrimin per Kosoven
Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare
Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune
Cikël poetik nga Xhemë Karadaku
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (III)
Përparim Hysi: Një Poet që nuk njeh plakje
Halit Bogaj: Ndarja e Oskarit sipas viteve
Përparim Hysi: Hija e rrapit... (Esse për Kadarenë)