E marte, 30.04.2024, 03:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune

E diele, 11.10.2009, 07:23 PM


Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune

Nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Vlerat e letrare të botës shqiptare depërtojnë gjithnjë e më shumë në faqet e shtypit të shtypur në veri të Danubit. Ato e pasurojnë botën e artit të një vendi mik me të cilin kemi bashkëpërkime të shumta gjatë historisë, pa marrë parasysh inkulturën historike dhe papjekurinë politike të presidentit rumun lidhur me Kosovën. Nuk i ka fajet presidenti por agjentët antiamerikanë të massmedias rumune (Razvan Voncu etj.), ata që e kanë infektuar klasën politike me trillime fantasmagorike gjoja se atë që kërkuan dje shqiptarët në Kosovë e kërkojnë sot hungarezët në Transilvani, gjë që s’është e vërtetë ngase Kosova nuk është HarKovasna e Rumanisë por Basarabia e Shqipërisë. Dashamirët që jemi duke i rikënduar në gjuhën rumune na falënderojnë për punën që po e bëjmë në të mirë të afirmimit të fjalës së bukur të krijuesve shqiptarë. Përmes kësaj rruge na e merr mendja se mund të plotësohet  e tërë ajo që ka mundur të bëhet më herët. Kështu, gjatë këtij viti e kanë parë dritën e botimit (me libra) disa autorë nga Kosova Lindore (Sabit Rrustemi, Sabile Keçmezi-Basha, Nexhat Rexha, Hysen Këqiku, Albina Idrizi, Ramadan Mehmeti, Fatmir F. Salihu, Engjëll Koliqi), duke qenë të prezantuar edhe në shtyp, së bashku me Kostaq Dukën nga Amerika, vargjet e të cilit i ka përjetësuar Revista noua (nr. 8, Këmpina 2009).
“Kostaq Duka duket se është i përshkuar nga përfytyrime dhe gjeste lirike dialektale, duke ndenjur nën shenjën konstantative të soditjes. Poeti vjen shpeshherë në kontakt të drejtëpërdrejtë, në vargjet e tij, me thurrjen intime të mendimit poetik, në atë ton fonik/afektiv (i paprekur nga patetizmi), të cilin e përjetëson me fisnikëri përmes dëshirës për ta rigjetur unin e tij në freskinë e imagjinatës.” Po në këtë revistë e pa dritën e botimit edhe poeti gjirokastrit, Jorgo S. Telo, për të cilin Victor Sterom do të shkruajë se “kanë forcë të brendshme dhe se janë “stoli linguistike” që e anashkalojnë patetizmin origjinar apo structural në qëndisjen e një poetike moderne.” Përveç revistës Impact (Nr. 364/2009), që e prezanton Kozeta Zylon me 4 poezi dhe vlerësime estetike, një tjetër revistë që i ka hapur shtyllat për vlerat shqiptare është Vatra veche (Vatra e vjetër, që del në Tërgu Muresh të Transilvanisë), e cila e ka prezantuar gjatë këtij viti Sabile Keçmezi-Bashën, Hysen Këqikun, ndërsa në numrin e saj më i ofron hapësirë tipografike edhe Nexhat Rexhës përmes medalionit estetik të poeteshës Claudia Voiculescu:  “Në oborret e miqësisë” (nr. 10/2009, fq. 15).
Po këtë poet kosovar e ka prezantuar (përmes reçensionit të eseistit Marius Qelaru, “Bekimi i shekujve”) edhe e përjavshmja Natiunea e Bukureshtit (nr. 519/2009, fq.11). Një tjetër revistë, e shtypur në 5 mijë ekzemplarë dhe e lexuar nga 10 mijë vetë në Internet, është edhe Oglinda literara (Pasqyra letrare), e cila pas prezenatimit të Alma Papamihalit dhe Fatmir F. Salihut, në numrin e saj të fundit (93/2009), nën titullin “Ndëshkime hyjnore” (Evokime letrare lidhur me bombardimet e NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë), prezanton fragment nga ditari i Besa Salihut, i përkthyer në gjuhën rumune nga Adriana/Sherban Tabaku. Fjala është për dritën e Parajsës dhe vlerat e kombit, për libra që e bëjnë historinë, siç është edhe romani i Albina Idrizit, “Hijet e Kullave”, që doli këto ditë në Bukuresht. Në këtë kontekst prezantimesh vlerash të reja shqiptare në gjuhën rumune vlen të përmendet edhe revista Climate literare (Nr. 22/2009) në të cilën Mihai Antonescu boton reçensionin “Nën yje, vetëm heshtjet tona”, kushtuar librit poetik të Brahim Avdylit “Yjet e përjetësisë” (Bukuresht, 2008).
Në faqet e këtyre revistave janë prezantuar kohë më parë Visar Zhiti, Nuri Plaku, Alma Papamihali, Vitore Leka, Ramadan Mehmeti, Fatime Kulli, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Mardena kelmendi, Sabit Rrustemi, Fatmir F. Salihu, Edi Shukriu, ndërsa Brahim Avdyli është i prezantuar edhe në vëllimin eseistik të Mihai Antonescut “Memoria punctelor cardinale” (Memorja e pikave kardinale), së bashku me Sali Bashotën (Për vetminë e shirave), Rizah Sheqirin (Dashuria: instancë e fundit e dritës sonë), Sarë Gjergjin (Ide për pavetminë), Jeton Kelmendin (Drita e pafjalëve), Besa Salihun (Kosova, hëna ime e pushkatuar pas shpine).
Memorja e pikave kardinale (M. Antonesku)
Memorja e pikave kardinale (M. Antonesku)
Sabile Keçmezi-Basha në revistësn Vatra veche (Nr.72009)
Sabile Keçmezi-Basha në revistësn Vatra veche (Nr.72009)
Besa Salihu, Ndeshkime hyjnore (Oglinda literara, 2009)
Besa Salihu, Ndeshkime hyjnore (Oglinda literara, 2009)
Ne oborret e miqesise (vatra veche, 10-2009)
Ne oborret e miqesise (vatra veche, 10-2009)
Kostaq Duka ne revisten rumune Revista noua
Kostaq Duka ne revisten rumune Revista noua
Ballina e revistes Oglinda literara
Ballina e revistes Oglinda literara



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora