Kulturë
Lulzim Logu: Koha vdes si zemër
E shtune, 10.10.2009, 06:54 PM

Lulzim Logu
Telefon: 0682357769,
Email: lulzimlogu@yahoo.com,
Adresa: Lagjia "Partizani" B. Curri, Tropojë.
Çmimi i librit: 300 lekë, 3 euro.
Ndodhet në shitje në Shqipëri dhe Kosovë, në libraritë kryesore.
Cikël poetik nga libri ''Koha vdes si zemër''
KOHA
VDES SI ZEMER …
- Hajku-
Ora.
Ndalet
ora e murit papritur, lavjerrësi bie
Veç
qelqi që thyhet pastaj, kris një çast
Koha
vdes si zemër
Zemra dhëmb.
Ngjitem
bjeshkës ku kam lindur, zemra dhëmb aq fort’ papritur
Nuk
ndalem, por vazhdoj, tunduar prej
fëminisë së shkuar
Zgjedh
të vdes kujtimesh…
Kuajt.
Ma
kanë zënë hisen e hënës duke fjetur në këmbë
Në
ag’ dielli lind copëtuar pas veshëve të tyre
Dhe
yjet e fundit rrëzohen në jelet e lagta…
Qentë.
Qentë
sonte e qajnë hënën skaj
Era
pastaj e mbulon me re të zeza
Vdes
e dashura e tyre ulërimash…
Qyqja.
Në
muzg mbeti veç ajo me ku ku të mekura
Dhe
hëna e ngrirë si drapër i ndryshkur
Që
s’ja priste dot kokën …
Mesnatë.
Dhi
e egër piu ujë dhe rrëzoi gurë në hone
Mëngjesi
mban frymën dhe gjurmën e saj
Por
kurrë s’munda t’ja shoh sytë…
Qirinjtë.
Sa
shpesh digjen netve tona të gjata si kujtime
Në
pjatën e madhe të natës shuhet shpirti
I
dashurive të dyllta…
Lisi.
Lisi
vra prej rrufeje, ka ra përgjysmë në gjunjë
Në
zgavrën e zemrës klith një ketër I trembur
Shpresa
për të mbijetuar prapë…
Varri I babait.
Një
kodër dheu që lëviz pareshtur në puhizën më të lehtë
Veç
luleborat mbijnë ngado, duke fshehur prej meje
Shpresën
e rilindjes…
Fyelli.
Akoma
bie Lugjeve të Verdha
Fyelli
I Ajkunës së shkretë
Lugjet
u bënë të Zeza…
Eho!
Eho,
apo ndjen moj zemër
Sesi
përcëllohet shpirti
Nga
flakë e panjohur hajku?!...
Aromë trumze.
Aromë
trumze shpatit të Rugovës
Nëpër
shtatin tim përshkrohet
Ethe
e dashurisë së vjetër…
Boronica .
Boronica
në dritën e pakët të agut si lot’
Më
mori malli, janë sytë e tu që më ndjekin kudo
Dhe
qava shijen e tyre…
Klithma.
Përshkroi
mëngjesin një klithmë e pulëbardhës
Dhe
lagu jastëkun tim shkumë e valës së egër
Prej
Valbone…
Gështenjat.
Fund
shtatori, po çahen boçet e thara
Duke
rënë dëgjoj gështenjat
Në
klithmën e lindjes…
Çabrat.
Çati
e Gjakovës, që kullon diell dhe hënë
Ku
mbahet mëngjesi dhe bie perëndimi
Tjegullat
e kuqe prej zemre…
Gjarpëri.
Desh
rashë mbi nëpërkën e mbarsur
Kërceva
gur mbi gur pa shkelur
Ajo
hapi rrugë e shkoi…
Si orë.
Në
mur të stanit kotullaç gjarpëri
Mos
e luani , lutej gjyshja ime
E kishte si orë…
Në spital.
Mesditë,
sa qetësi dhe prehje e kërkuar
Dhe
plot tulipanë mbi krevatin tim
Për
të fshehur klithjen e zemrës…
Gjurmë.
Mbi
borën e ortekut, shenja të thara të këmbës së arushës
Që
shkoi teposhtë, për të vdekur pa gjetur
Këlyshët
e saj…
19 vjet.
19
vjet duke u ngjitur verave në Bjeshkët e Nëmuna
Për
të gjetur fëmininë e fshehur shkrepave
Si
lule e tharë herbari…
Çerdhet.
Çerdhet
e vetmuara të dallëndysheve në muret e shkollës
Pas
izolimit të plotë duralumin
Kulmi
I pikëllimit…
Te varri yt.
Te
varri yt kam mbjellë
Një
molikë të vogël
Fërshellen
zemra ime…
Por
asesi të shpresoj më
Në
kthimin tjetër…
Malli.
S’po
di me pushue malli për ty
Si
ta përzej nga zemra
Këtë
zog të trembur?!...
Edhe sa ditë.
Edhe
sa ditë më kanë mbetur nga kjo jetë
Ti
shpenzoj me ty pareshtur
Të
mos shkoj I penduar?!...
Fluturat.
Të
joshura përjetësisht nga drita, ikin prej terri
Vdesin
në qiriun e natës time mashtruar
Si
prej dashurie…
E gjatë.
E
gjatë nata, por s’mund të flë
Krahëqafë
me kujtimin tënd
Mezi
marr frymë…
Lera.
Në
bregun e saj, në të gdhirë
Pasqyrohen
siluetat e drenusheve
Sytë
e tyre në fund pusi…
Nuk kam.
Nuk
kam më fuqi
që të shoh në ëndërr
po
Lumi.
Lumi
sjell çdo mbrëmje
Rroba
të lehta vajzash, harruar
Pas
dashurisë verore…
Algat.
Lumi
ikën poshtë me rrëmbim
Duke
harruar poshtë gurëve
Flokët
e vet të gjelbër…
Minatorët.
Shkuan
ngadalë nëntokë
Morën
me vete hisen e diellit
Ndoshta
përjetë?!...
Brofi
nga shkëmbi pëllumb I egër…