Kulturë
Halit Bogaj: Asdreni - ’’Ëndrrra e lot’’
E shtune, 10.10.2009, 06:27 PM

Nga Halit Bogaj
Vepra e Asdrenit ’’Ëndrrra e lot’’ hapet me poezinë’’Drini’’së cilës I referohet autori për ta shprehur pezmin e tij të brendshëm për gjendjen e vështirë në të cilin ka rënë atdheu I tij I dashur I cili është rrethuar nga armiq të shumtë që dëshironin t’i gllabëronin dhe copëtonin viset më të buta të tij.
Ashtu si edhe Çajupi që I drejtohet’’Baba Tomorrit’’, edhe Asdreni e pyet Drinin se përse është I egërsuar dhe mbushë malet me gjëmime dhe a e shihte Shqipërinë që ishte shkelur dhe copëtuar nga të huajt që e rrethonin/ që e veshën që e ropën/asnjëherë që nuk u ngopën/. Nga vulneti I madh për ta pare vendin të lire ai prapëseprapë është optimist I pashoq me shpresë se do të realizohej ajo ëndërr e tij e përhershme..Janë të fuqishme dhe të paharruara edhe vargjet:/Kurrë nuk trembet shqiptari/ që ka zemër gjak si zjarri/../Kohë e keqe a e mire/ mot I bukur a I nxirë/ qoftë natë e qoftë ditë/si në t’errët si në dritë/…/Si fatosa që luftonin/ Shqipërinë që ta shpëtonin /, por këto vargje ishin nga një e kaluar më e largët në të cilën ktheheshin thujase të gjithë romantikët tanë të shquar për të gjetur prehje dhe shpëtim për vendin e tyre të shtrenjtë, pjesa dërmuese e të cilve gjendej jashtë atdheut.
Po sot, vallë/pra bëhet fjalë për kohën e poetit/, sot si janë/kryeunjur anembanë/ Sot më s’është I njejti zjarr/ që e kishte ai shqiptar/./Ai gjaku që valonte/kur detyra e kërkonte/./Me një fjalë e me një besë/Për atdhe ai do të vdesë/.
Pastaj gjithashtu të paharruara janë edhe vargjet:/Drin që rrjedh gjithë shkumbë e valë/here I rreptë e herë ngadalë/ Kur I turbulltë/ kur kulluar/ Kur I qetë kur I trazuar/., të cilat rimojnë në mënyrë të përsosur/. Kjo poezi fenomenale ka edhe vargje të tjera mahnitëse që burojnë nga dashuria e madhe e poetit për vendin e vetë nga I cili është larguar që nga fëmijëria e tij e hershme ,por që në kujtesë I kishin mbetur pamjet më të dashura dhe më të bukura të atdheut dhe sidomos vendi’’Lëndina e lotëve’’në të cilën përshëndeteshin mërgimtarët kur shkonin nga Shqipëria në vendet e tjera/ e konkretisht Asdreni në Rumani/.Përmes përshkrimit të Lumit Drin dalin në shesh të gjitha tragjeditë që I ka pare ai/ ku bën pjesë fati I pafat I popullit tone dhe tmerret e përjetuara gjatë shekujve/ duke e përfunduar poezinë me dy vargjet: /Por sot Drin të ka ardhë/prapë të dalësh faqebardhë/!
Poezia e tretë e përmbledhjes’’Shqipëria’’gjithashtu na bënë kurreshtar që t’I mbajmë në mend vargjet e saj të bukura: /Shqipëri oj nëna ime/Lot po derdh prej zemrës sime/Se je tretur si qiri/me një mallë e dashuri//Ardhi dita të tregosh/Që ke patur trimëri/.
Ndër vjershat e tjera të dallzara patriotike është edhe’’Pesëqind vjet’’ kushtuar lindjes së kryetrimit tone kombëtar Skënderbeut/.
‘’Betimi mbi flamur’’përshkruan dashurinë e madhe të poetit ndaj simbolit tonë kryesor kombëtar rreth të cilit kërkon që të lidhet Besa e madhe shqiptare.
Poezia tjetër’’Në mërgim’’shpreh dhembjen e poetit larg Shqipërisë të cilën e manifeston përmes vargjeve pikëlluese: /Atje lark I mallëngjyer/Porsi murgu në shkreti/Po mejtohem zemërthyer/ Vallë a kthehem përsëri/.
Ashtu si edhe Filip Shiroka që I drejtohet dallëndyshes që të shkojë’’Në fushë të Rrmajit’’ edhe Asdreni thotë/Ti moj shpesë udhëtare/ që përpjetë fluturon/me vrapim që s’lodhesh fare/ nëpër viset ku ti shkon/. Krahas shpezëve ai u drejtohet edhe detarëve, yllit polar etj.Mëtej, në këtë poezi, atij vendi I duket I praruar në ar, I bukur, ku edhe çdo burrë shqiptar është trim luftëtar, për ta përfunduar me vargjet mallëngjyese: /Me sa mall e sa dëshirë/ atë ditë po e pres/ që edhe unë atje I lire/pranë prindërve të vdes/.
Është interesante edhe poezia’’Gjendja jonë’’në të cilën portretizon atdheun dhe popullin me disa vargje shumë realiste: Hedh vështrimin nga lind dielli/shumë I vrenjtur qenka qielli/gjithashtu nga perëndimi/por nuk ndjej pike gëzimi/ te Tomorri lart u ngjita/po me frikë të madhe zbrita/që nga mali e gjer te deti/vendi I shkretë kudo mbeti/kudo vajta kudo hyra/gjithë të ftohtë në fytyra/./Trimat shkuan e më s’janë/S’di ç’u bane e s’di ku vane/.
Në poezinë’’Krerëve tradhëtarë’’ai shpreh urrejtjen dhe mallëkimin e papërmbajtur ndaj atyre që e tradhëtojnë atdheun, duke u thënë /Ne ju njohim se kush jeni/./Se populli I përmend me gojë dhe I mat me kut dhe me sy/./Dhe lidhur me veprat e bëra/I sheh të tëra/.
Përveç tjerash në këtë përmbledhje mbahen mend edhe strofat e fundit të poezisë’’Besa jonë’’.Shtëpi kishim shpellat vrimat/asnjë ndihmë rrotull nesh/rrofshin burrat rrofshin trimat/që na nxorën sot në shesh/./Atje sipër e ka shkrojtur/dorë e Zotit që urdhëron/se ne kemi për të rrojtur/kombi ynë s’perëndon/.
Në këtë rrafsh duhet trajtuar edhe poezinë’’Besa e atdheut’’/Sa të dua Shqipëri /sa mall ndiej e sa dëshirë/për ty gas e dashuri/ mu në zemër më ka mbirë/Te poezia’’Varri I harruar’’evokohet dashuria e pakrahasuar ndaj nënës së një bariu I cili shkon ta vizitojë varrin e saj/.
Poezia ‘’Lulëkuqja’’nga kritika letrare është zbuluar se simbolizon Shqipërinë e cila është e rrethuar nga armiqtë ashtu si edhe Lulëkuqja me manaferrar të ndryshme.
Ndër poezitë e tjera gjithashtu shumë të bukura është edhe’’Gjer kur vallë?’’me të cilën I drejtohet prapë atdheut dhe ndarjes së tij nëpër vise dhe krahina, duke u shprehur me vargjet:/Deri kur në errësirë/dhe gjer kur ju o trima/këtë rrojtje këtë zi/gjer kur vallë nëpër vrima/pa atdhe dhe pa shtëpi/.
Në këngën ‘’E bashkimit’’ Asdreni thërret popullin që t’I lërë zënkat dhe ndarjet fetare duke e skalitur bashkimin me vargjet:/Ardhi dita e lirimit/dita e bukuir e bashkimit/mblidhuni o shqiptarë/qytetarë e katundarë./Gegë e Toskë vllazën jemi/të dy bashkë një emër kemi/dhe një fat në këtë botë/shqyptarë jemi fjala thot//Të dy kemi një dëshirë/se një gji e kemi pirë/nji të qeshun nji të qame/e nji zemër të pandame/./Veç si burra pa nji drojë/si ndë luftë dhe nevojë./Tërë bota ka me ditur/se na s’jemi për t’u shitur./.Ai mëtej vazhdon t’I këshillojë shqiptarët se Gegë e Toskë/Një fis jemi e nji fare/një shpirt jemi I pandarë/Ne një nënë na ka pjellë/si dy lisa nën një diell/.
Ndër të tjera përshtypje të jashtëzakonshme na bën edhe poezia’’Të pasurve’’të cilëve poeti u drejtohet që të ndajnë diçka nga pasuria e tyre për t’I furnizuar luftëtarët me armatim duke thënë/Ne asgjë nuk duam nuk/veç armë dhe ca bukë/, ngase I tërë atdheu është angazhuar në luftën çlirimtare në të cilin kishin marrë pjesë edhe femrat.
Komentoni
Artikuj te tjere
Aktori James Belushi merr nënshtetësinë shqiptare
Hajdin Morina: Sintezë artistike e luftës sonë çlirimtare për liri e bashkim kombëtar
Sabit Idrizi: Përdhunuesit e gjuhës
Kujtim Mateli: Njeriu vlen aq sa i vlen puna që bën
Blerim Rrecaj: Për enigmën e shkrimeve dhe një falënderim (+ cikël poetik)
Baki Ymeri: Albina Idrizi në gjuhën rumune
Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”
Halit Bogaj: Kryevepra e kinematografisë botërore - Shkoi me furtunën
Vangjush Ziko: Poeti
Suzana Kuqi: Peisazh mbrëmje
Agron Tufa: Mbijetesa e poezisë
Engjëll Koliqi - Vjersha të 12 shtatorit 2009 - Poesie
Poezi nga Kalosh Çeliku
Marius Chelaru: Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë
Poezi nga Ylli M. Dilo
Poezi nga Luan Çipi
Dhurata Hamzai: Agim Sulaj, profili i munguar në atdhe
Admirina Peçi: Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës
Agron Gjekmarkaj: Ismail Kadare sipas "Hartës së thesarit"
Jani Dilo: Koha për ndryshim