E hene, 29.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Për enigmën e shkrimeve dhe një falënderim (+ cikël poetik)

E premte, 09.10.2009, 06:57 PM


Blerim Rrecaj

Për enigmën e shkrimeve dhe një falënderim

Prej se "Zemra Shqiptare" publikoi disa shkrime të mija sikur m'u hap oreksi për të shkruar e dërguar për publikim edhe më tej. Herë me mospërmbajtje e herë me nguti ose me të dyjat bashkë. Të njejtën gjë e pata bërë pak kohë më parë edhe te "Mekulipress". Herë mund t'ja kem qëlluar e herë mund të kem shkretuar në lojën time që më duket se anon nga gjysmëserioziteti në të cilën shpresoj që diçka nga zemra dhe nga shpirti im ka dalë. Pa bërë arsyetime shpresoj se kam shkruar për atë që kam ndjerë e përjetuar.Mos ta harroj ta përmend fjalën "relativitet". Ndoshta bëj pjesë në armatën a grupnajën e madhe që që e quajta e e quaj të panevojshme të shkruesve që mos t'u them letërnxirës. Po edhe në e thasha këtë a po na hiqet ndonjë copë nga trupi siç thuhet e mund të themi. (Njëherë e në një vend këto shkrime i pata emërtuar si përpjekje dhe përshkëllima). Hapja e këtyre dy dyerve të lartpërmendura edhe për mua pos tjerash ma ka mundësuar ta shoh më mirë veten por edhe duke më dhënë ndonjëherë kënaqësi dhe njëfarë mbështetje morale e duke ma ndezur herë-herë edhe entuziazmin të çuditshëm. Ndonëse ende e ndjej se përpjekjet dhe përshkëllimat e mija do të vazhdojnë, ndonëse për këtë sikur edhe për tjera gjëra jam fort i pasigurt erdhi një kohë kur kur më shkoi mendja për këtë dhe dua t'ju shpreh falënderimin tim modest. Njëra nga këngët e Jusuf Gërvallës titullohet: "Motiv i përjetshëm". Shkrimtari italian Dino Buxati në disa shkrime flet për shkrimet. Këtë profesion vetë nuk e zgjodhe por ta solli fati, diç kështu thotë ai.Sot pos tjerash diku në afërsi të mesditës hëngra edhe kikirikë me çokollatë dhe tash kur mesnatës i kanë ngelur edhe pak minuta më shumë se dy orë i shijoj dy pjeshka vjeshte që m'i solli njëri nga fshati. Edhe këta rreshta më "lindën" sikur edhe të tjerët pa farë porosie nga kush dhe vazhojnë derisa t'u jap fund dhe t'i nis bashkë me falënderim zemre nga zemra për zemrën...

Vështrime në qiell

Retë si lumë, si asfalt
Hënë e plotë shëndritë
Anës-anës yjtë...
...
Një hënë e pak yje
Errësirë fund e krye!
...
Rrugën e bëj vetë sonte dhe sytë ngre nga qielli
Yje të ndriçuar në qiellin e errësuar
Dhe disi qetësohem
Rrugën e bëj vet nën shoqërinë e yjeve...
...
Prag mëngjesi është
dielli në prag rri
dhe kjo e reja ditë
përgatitet të marrë udhë
si një atlete në ushtrime
në qiell një hënë
xherdan ar-diamant
si vetull vashe është...
...
Gati muzg e dielli i afrohet perëndimit
I pakënaqur por jo i dëshpëruar
Ndërkohë shfaqet një hënë e plotë
Vazhdoj të frymëjetoj në këtë botë...
...
C'kuptim do të kishte kjo natë
Pa këtë hënë shëndritëse
Rrezet e saj ledhatojnë fytyrat tona e dashur
Pak më vonë hënën mund ta mbulojnë retë
E neve të na zë gjumi
Mbase më mirë të mos flasim asnjë fjalë
Po të dëgjojmë frymëmarrjet tona...
...
Roletë e lëshuar deri në gjysmë të dritares
Me perden si vello nuseje
muzg dhe një hënë gati e plotë në qiell
Shtrihem në shtrat si i ngratë, si i mjerë
Më duket se ia kam kthyer shpinën vetes...

Vërejtje (naive) vetes

Të ndalem pak e përsëri ta shoh veten
Veten në pasqyrë
Po seç habitem e seç çuditem përsëri
Me këtë timen fytyrë

Kujdes, kujdes vetja ime
Se mund të bëhesh horë
Mos po kërkon që të rrëmbesh
Frymëzime me zor

Kur shkruan kot, i pafrymëzuar
Duhet që ta dijsh
Ke thënë diçka në mënyrë naive
Diçka naivisht...

Thuaj diçka

Thuaj diçka kur heshtja shndrrohet në zymtësi
Thuaj diçka kur acar ndjen në shpirt
Thuaj diçka dhe sfidoj këta akuj zymësie
Thuaj diçka me kujdes të theksuar e zemrën mos e thyej

Thuaj diçka me qëllim të mirë
Thuaj diçka sa për të thënë diçka

A do të mundem të mësoj gjuhën e heshtjes
E të mos bëhem qyqar i heshtur?

Paralajmërim

Mos i zini udhë
E mos e shkelni
Fjalën e mirë
Fjalën e lirë
Se ajo ka ditur
E do të dijë
Fytyrat me ua nxijë

Deri këtu

E shfletoj këtë fletore timen
Ashtu siç shfletoj kujtime
Nga jeta ime e derikëtushme...

Nesër

Jam në dhomë
Dëgjoj një zhurmë
Hap dritaren
Fishekzjarre dikush hedh
E ato shpërthejnë në qiell
Nesër lamë takim me shokun-koleg
Do m'i sjell paratë e honorareve
Bashkë me listën e temave...

Jo vetëm sa për ngushëllim

T'i bësh dikujt dhuratë pemësh
Padyshim njëra prej shenjave të shenjta
Kjo është e do të jetë
Në këtë kohë turbullimtymnaje
Që na hap e na qëndis plagë
Sa mirë do të bënim të mos e lëmë të na vret...


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora