Kulturë
Dhurata Hamzai: Agim Sulaj, profili i munguar në atdhe
E merkure, 07.10.2009, 07:43 PM

Agim Sulaj, profili i munguar në atdhe
Nga Dhurata Hamzai
Ekspozita në atdhe e piktorit dhe karikaturistit të mirënjohur në hapësirat ndërkombëtare Agim Sulaj, u çel mbrëmë në Tiranë, tek Kullat e Kuqe, pranë Parlamentit, duke promovuar njëkohësisht edhe galerinë e tij të parë private në Shqipëri. Kishte shumë vizitorë, artistë dhe miq të piktorit në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 20 tetor, 2009.
Një karrierë e shndritshme dhe dinjitoze ka shoqëruar krijimtarinë e Agim Sulaj, jo vetëm në 15 vitet e mërgimit, por edhe më parë kur studioi e punoi në Shqipëri. Dihet që të mërguarit e bëjnë jetën më të fuqishme e më të pasur atje ku shkojnë, ky është synimi pse ikin, por profili i tyre në atdhe shuhet dalëngadalë e diku gjetkë në vende të tjera ndriçon si një llambë e ndezur triumfi. Piktori Agim Sulaj ndryshe nga të tjerët ka ndezur jo një llambë, por fanare që ndriçojnë tashmë rrugët e artit, derisa drita vjen me siguri edhe në atdheun e tij, Shqipërinë. Udhëtimet e Sulajt me vepra të suksesshme në ekspozita ndërkombëtare e mbajnë emrin e tij dhe të Shqipërisë me vete, ndërkohë që karrierën artistike e zhvillon prej 15 vitesh në Itali. I mërguar që nga viti 1994 Sulaj vijon të bëjë vepra me një intesitet më të madh. Ndryshe nga shumë piktorë të tjerë modernë, ai ruan stilin dhe origjinalitetin në figuracion, në teknikën dhe retorikën e artit, duke mos e këputur perin e zanafillës. Talenti i tij ra menjëherë në sy dhe piktori hyri shpejt në jetën kulturore italiane, dhe arti i tij afirmohet në botë, ndërsa sot një pjesë e pikturave të zgjedhura të piktorit Agim Sulaj janë pasuri e koleksionit të Galerisë së Arteve Forni, në Bolonjë. Dje, fjalën e çeljes së kësaj ekspozite në galerinë private të Agim Sulaj e mbajti karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu, i cili ndër të tjera tha: “Jam shumë i lumtur që kam nderin të çel ekspozitën e artistit të madh ndërkombëtar, Agim Sulaj, një emër i njohur në shumë vende të botës dhe i spikatur në mediat ndërkombëtare për çmimet që ka fituar, por fatkeqësisht jo i spikatur në mediat e vendit të tij. Kjo galeri modeste është një shenjë e mirë për artin shqiptar, i cili do të ketë një profil më qartë dhe më të plotë duke i shtuar këtij arti veprat fantastike të piktorit Agim Sulaj”.

Gjatë aktit të krijimtarisë tek Agim Sulaj jetojnë si në një simbiozë ciklet e pikturave klasike dhe ciklet e veprave humoristike. Veprat i përkasin stilit realist dhe hiper-realist, por edhe karikaturat e tij, fituese të trofeve të shumta në bienalet ndërkombëtare, janë dhe do të ngelen vepra të plota në gjininë e humorit për nga figuracioni e simbolika që mbartin dhe densiteti i detajeve dhe efekteve piktorike.
Ndër të tjera, në ekspozitën e djeshme artisti ka menduar që të ekspozojë edhe çmimet e vlerësimet kryesore të fituara gjatë viteve të fundit të shoqëruara me medaljet, diplomat, titujt, etj. Trofetë vijnë nga vende të ndryshme të botës si: Rusia, Belgjika, Kina, Portugalia, Spanja, Hungaria, Irani, Siria, Bullgaria, Italia, Amerika, Turqia, etj.
Sukses i njëllojtë, triumf dhe sfidë në hapësira e dimensionet të jashtëzakonshme për ciklet e veprave klasike dhe atyre të humorit. Njëra më e bukur se tjetra. Çdo vepër zgjon një mendim, zbulon një mister që koha e ka fshehur, në cilëndo faqe te mureve të ekspozitës të qëndrosh. Përballë derës së galerisë private të Agim Sulaj janë ekspozuar veprat më të fundit. Koha duket sikur i pasuron me dritë. Është një pikturë e freskët e titulluar “Rrënjët”, janë pikturat me imazhet e detit, janë fëmijët që luajnë me fluska sapuni. Aty përballë, poshtë pikturave të eskpozuara në një tavolinë druri janë trofetë e bëra në trajta skulpturale me mjeshtëri nga artistë të vendeve të ndryshme të botës. Në anën e majtë të murit të galerisë janë pikturat e tij dhe një pjesë janë marrë sa për ekspozitën nga Galeria e Arteve Forni, pjesë e së cilës është bërë edhe krijimtaria e piktorit shqiptar Agim Sulaj. Nga e djatha e hyrjes janë veprat humoristike, një pjesë e atyre që kanë marrë trofe që nga viti 2006. Edhe kaq trofe sa ka sjellë Agim Sulaj e kanë pushtuar murin. Do të ishte e pamundur të sillte të
![]() |
Femijet |
Tashmë kuptohet qartë se pas shumë sukseseve dhe çmimeve ndërkombëtare, nuk do të ishte mirë nëse vepra e Agim Sulaj nuk do të kthehej edhe në atdheun e tij, Shqipërinë. Profili i tij duhet të shquhet edhe në mesin e krijuesve shqiptarë, emrave më të njohur dhe vlerave të traditës. Ekspozita e Agim Sulaj në thelb është konceptuar për të çelur studion private të tij. Aty janë prezantuar ta famshmet veprat e tij piktorike në vaj dhe veprat fituese në gjininë e karikaturës. Autori pohon se në ambjentet e kësaj studioje ka menduar të paraqesë çmimet dhe trofetë për të dhënë një vizion më të plotë të asaj që ka bërë në këto 15 vjet që ka jetuar jashtë Shqipërisë. Çmimet dhe trofetë nuk janë pak. Nëse do të shënoheshin poshtë vendeve të ndryshme të botës, ku ai i ka fituar ato, edhe kilometrat që ka bërë, me siguri do të ishin po aq sa t’i biesh botës rreth e qark. Trofetë edhe çmimet e tij mbajnë emra shtetesh të ndryshme dhe konkursesh e aktivitetesh të shkallës ndërkombëtare.
“Ngritja e kësaj studioje, -rrëfen piktori Agim Sulaj për gazetën “TemA”, -ka qenë ideja ime, e cila lindi nga dëshira që të kem një vend ku unë të ekspozojë veprat e mia në Shqipëri. Nuk do ta ndieja veten mirë nëse veprat e mia do të kishin gjithmonë vizitorë ose admirues të huaj. E kam ndjerë të nevojshme që këto vepra të preken dhe të shijohen edhe nga publiku shqiptar, në të gjitha përmasat e asaj që unë kam mundur të bëjë. Më intereson shumë mendimi i këtij publiku”.
![]() |
Ikja |
Të njëjtin emocion mund të marrësh edhe prej veprave që kanë fituar çmime të humorit në këndin tjetër të galerisë, disa të fituara nga 2006 e këtej, ku autori është ftuar si konkurues dhe ka triumfuar bienaleve të humorit e karikaturës në botë. Ashtu si piktura edhe veprat e humorit shquhen për natyrën skrupuloze të detajit të një sugjestioni hiper-realist. Të njëjtën metodë pune përdor autori edhe për të ndërtuar karikaturën nga koncepti grafik, aq sa ndryshe mund të quhen edhe vepra të karikaturës humoristike. Tablo të vogla me detaje të imta. Pikërisht kjo gjë e spikati atë me veçoritë specifike në arenën ndërkombëtare, deri në korrjen e trofeve në çdo bienaleje, ose aktiviteti ndërkombëtar.
Studioja dhe pikturat më të reja te Agim Sulajt
![]() |
Il Pescatore - Peshkatari |
Artdashësit janë habitur jo vetëm me krijimtarinë e tij dhe efektet emocionuese, por edhe ato dhjetëra çmime e trofe që i shohin për herë të parë së bashku, shoqëruar me medaljet e bukura dhe çertifikatat e pafundme të marra gjatë ceremonive të çmimeve që rrëfejnë akoma më bukur profilin artistik të Agim Sulajt në vendin e tij.
Përballë derës së galerisë private, me dimesione të mëdha shfaqet piktura “Rrënjët”, e punuar në vitet 2008-2009. Është një vepër e re dhe sugjestionuese, e punuar me detaje. Dallohet që ka i kushtuar shumë mund dhe lodhje autorit, nga puna që ai ka bërë me detajin, por së fundi “Rrënjët” janë “rrënjosur thellë” në këtë vepër. Detaje të imta kanë mundur të propozojnë lëngun dhe ujin e jetës në ndjesitë tona, edhe pse pamja duket tejet reale. Vepra “Rrënjët” përqas metaforën më të bukur piktorike që është parë në ciklin e kësaj tematike. Djathtas pikturës “Rrënjët” është ekspozuar një tjetër pikturë e re, titullohet “Tre vëllezërit” dhe është punuar në vitin 2008. Tre vëllezërit ecim me një kalë. Tablo plot dritë, imazh i marrë nga fshati Salari i Tepelenës. Prezanton një lloj ikje të tre fëmijëve me kalë, ku rolin e babait, e luan vëllai i madh. Ai mban kalin për kapistalli. Dy vëllezërit që janë më të vegjël kanë hipur lart. Dallohet natyra e ndryshme e vëllait të madh me pamje kujdestari. “Mundet, -thotë dikush nga pjesëmarrësit, -që babai i tyre të ketë emigruar dhe fëmijët mësojnë të kujedesen për
![]() |
Ragazzi al mare - Djemte e detit |

Komentoni
Artikuj te tjere
Admirina Peçi: Zbulohet dorëshkrimi i rrallë i At Gjergj Fishtës
Agron Gjekmarkaj: Ismail Kadare sipas "Hartës së thesarit"
Jani Dilo: Koha për ndryshim
Leon Z. Lekaj: Kurthi i urrejtjes
Duro Mustafaj: Poezia, burimi i shpirtit të tij
Kujtim Agalliu: T'i ndaj apo t'i bashkoj
Halit Bogaj: Filmi “Kufomat”, i regjisorit Luan Kryziu
Blerim Rrecaj: Gjurmë kohe dhe shtresim stresi dhe jo vetëm kaq...
Engjëll Koliqi - Vjersha të 11 shtatorit 2009 - Poesie del 11 settembre 2009
Albina Idrizi: Sot dua të kënaqem
Halit Bogaj: Albatrosët
Baki Ymeri: Kosova u përfaqësua me dinjitet në një kongres ndërkombëtar të oftamologjisë
Gjon Keka: Fryma e re e reformave Europiane
Sejdi Berisha: Pasqyrë e rrugëtimit historik të arsimit
Nehat Jahiu: Burgosen pse mbollën farën e diturisë…
Skender Korça: Ndarje kombi (Dy poezi)
Blerim Rrecaj: Na thirri Meri
Nijazi Ramadani: Kapitulli i një historie të albanologjisë që po shkruhet
Këze Kozeta Zylo: Dy motra shkodrane, dy lule të bukura gjithë aromë të Mëmëdheut tonë
Ekrem Ajruli: Bini burra! (Cikël poetik)