E shtune, 03.05.2025, 08:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”

E premte, 09.10.2009, 06:50 PM


Çast nga “Takimet e Gjeçovit 2008”
Çast nga “Takimet e Gjeçovit 2008”

Nesër në Zym të Hasit


Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”

Manifestimi sivjemë mbahet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu. Me këtë rast shënohet edhe 80-vjetori i vdekjes së Shtjefën Gjeçovit

Në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, nesër (e shtunë, më 10 tetor), në orën 11, mbahet edicioni i 38-të i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”. Manifestimi i sivjetmë mbahet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu. Me këtë rast shënohet edhe 80-vjetori i vdekjes së të madhit Atë Shtjefën Gjeçovi, emrin e të cilin edhe e mban ky manifestim tradicional letrar, kulturor e shkencor.
Do përmendur se organizatori sivjet ka publikuar konkurs letrar për t’i zgjedhur poetët që do t’i lexojnë poezitë e tyre në “Ora e Anton Pashkut”. Në konkurs kanë marrë pjesë 68 poetë (me nga një poezi), që kanë arritur nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda.
Poetët që do t’i lexojnë poezitë e tyre në pjesën “Ora e Anton Pashkut” që mbahet në kuadër të “Takimeve të Gjeçovit” janë: Mark Krasniqi, Silka Blumbah (Gjermani & Shqipëri), Edi Shukriu, Din Mehmeti, Gani Azemi, Hajdin Morina, Milaim Berisha, Raimonda Moisiu (SHBA), Pal Ndrecaj (SHBA), Ramadan Mehmeti, Shaqir Foniqi, Xhevat Syla, Embla Krasniqi, Rexhep Smajlaj, Mikel Gojani dhe Orhan Gashi. Do theksuar se poetët poezitë e të cilëve janë përzgjedhur e të cilët jetojnë jashtë Kosovës, por që pë shkaqe të ndryshme nuk mund të marrin pjesë në manifestim, do të deklamohen nga recitatorja tashmë e mirënjohur Majlinda Nushi.


(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx