E diele, 28.04.2024, 04:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Luan Çipi

E enjte, 08.10.2009, 03:22 PM


Nje poezi e Valter Lazerit dhe thirja ime

Ulliri  i  loteve

Si  legjende  kaq  vjet  u  fol,
art  skenik  u  be.
Dicka, qe  lozte me  ndjenjat
dhe  frymezonte   poet  te zot!

Si  mur  antik  gjysemerrenuar,
si  mohim  i  mos  kethimit  mbrapsh.
Nje  plage  e  sheruar
u  servir"Ulliri  i  loteve"!
.............
Ne  bregdet  bregut  permbi  det,
eshte nje  ulli trunggjere, trunglashte.
Trung  plot  me  gazhga
qe  filmonte
lotet  ne  jetendarje.

Ullirit vit  pas  viti  e shkundenin
Kokerrat  i`a  benin  vaj.
Shkundesi  koken  nga  deti,
Mbledhesja  syte  ne   gazhge

Aty  ndalova diten  qe  ika,
i zverdhur,  me  zemer  te  ftohte,
cigare  ndeza   sa  i  mbarova
Do  ikij...!
C`gje  do  me  ftoj?

Perqafofa   ullirin  me dhimbje,
lotova,  e  ringjalla  me  lot.
Te  paret  si  lane  te  vinin
mua, eja,gje  s`me  thote!   
                    
  Shkruar  neper  udhe---valter , usa
 
-------------------

O bir  i dashur,
 
Po, te them une eja
Une, yt at.
Po te pres gjate
Ketu, ne fshat....
 
Midis lotesh dhe mallit.
Po te pres nje lopat dhe
Mbi varr te me hedhesh,
E ca lule te mbjellesh
 
Dhe ti ruash mos fishken.
Ullirin aty e ke, te venitur.
Do krasitur e selitur
Dhe shtuar me filiza te rinj.
 
Ejani, bijte e mi
Me dije, energji dhe deshire.
Nuk ka si Atdheu
Askund me te mire.
LUANI, nga Vlora

__________________

NJE FOTO EMBLEMË

Nga Luan Cipi

Të sodis në foto çdo ditë,
Me shikimin nga Vlora dhe deti,
Madhështor, plot dritë,
Të ri e të bukur, si bir mbreti.

Dhe pyes: Pse jeton
I mërguar, kaq larg, në Amerikë,
Kur prindërit i përgjon
Nga Bota, tue ik?

Hajde shpejt të na shuash mallin,
Të të gëzojmë në këtë jetë,
Të të qafojmë e të ta puthim ballin.
Mallkuar qoftë hajduti kurbet,

Që vodhi  e grabiti në çdo derë
Na mori vajzat e djemtë e ri,
Na shoi oxhakët e tokat la djerr,
Na mbushi me vrer e mërzi.

Vlorë,04.10.2009

GJINDJA

Nënë dhe babë,
Vëlla dhe  motër,
Vajzë dhe  djalë,
Më tej: mal, lum e kodër.

Të parat gjeografi,
E pa zhbërë për jetë.
E fundit histori,
Që ndërrohet lehtë.

Shokë gjënden në botë
Dhe jeta të  shton miq,
Që  venë e vijnë kot,
Kur shportën ke  me fiq.

Ata zgjidhi, një fije,
Ndër njerëzit më me vlerë
Në emër, nder e dije,
Nga vetja më të ndjerë.

Mbi çdo gjë në jetë
Renditet bashkëshorti.
Ky fat i vërtetë
Është dhuratë  Zoti.

26.09.09

BLLOKU I XHEPIT
(I riformuluar)

Kam një bllok të vogël xhepi, nga Babaj dhuratë
Shkruar në bojë të pashlyeshme, nga një penë e artë,
Është mbushur me fjalë të urta dhe me porosi,
Përvojë e mbledhur në breza, nga sekti Bektashi.

Asnjë rrokje nuk heq dot, janë xhevahirë.
Midis lulesh  shëtitur, qëmtuar nektarë,
I lexoni, e rilexoni, po ta dini mirë,
Pa i përvehtësuar, s’keni për t’u ndarë:

Lumturi ka njerëzia, kur ka fjalë e besë;
Dyfishohet bamirsia, kur kërkohet ndjese;
Puna e shton begatinë, skamja s’u duroka;
Plagë e keqe kjo lakmia, që s’ e tret as toka;

Një këshillë formuar qartë, si mësim nga jeta:
Fiton ai që guxon dhe nuk ri në hije,
S’nxiton, duron e përpiqet të dal e vërteta,
Qëndron trimëror dhe në gjunjë nuk bie.

Dhe të tjera porosi , dalë nga defteri:
Vizitoje xhinsin tënd, që t’u shtohet nderi;
Kij respekt për prindrit; kurorën mos shkel;
Goditja e gjindit është plumb që s’del;

Shoqërimi me të liq është djall i zi;
Bashkpunimi me të mirët është mirësi:
Kur ke miq dhe shokë shpirti të gëzon;
Fjala çmon mendjen -  vepra fisnikron;

I dhunshmi të urrehet, të mirën gdhende në gur;
E keqia të zbehet, të shkruhet në rërë;
Nderin, kush ta bëri, mos e haro kurrë,
Dhe mos lejo vitet atë për ta zhbër.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora