E shtune, 27.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ylli M. Dilo

E enjte, 08.10.2009, 06:41 PM


YLLI M. DILO

VIKTORIA

Viktori c’kerkon ne male
Si Gorgona neper dete
Ktheu ne shtepine tende
“T’u prish paja ne sepete”

Shkembejte ti i ke shtroje
Mbulese qiellin e larte
Shqiponjat qe fluturojne
I pyet: vllane mos ma pate

Vllai yt rron ne legjenda
Me emrin” Luan i maleve”
Prijes shqiponjat e kane
Ruajne token ametare .

SI DY PIKA UJI

C’jane ato qe po kerkojne
Neper dete,neper male
Vitet,shekujt shkojne radhe
Kerkimi i tyre s’ndalet

Pyesin detare,shqiponja
Mos vellezrit i kane pare
Gorgona dhe Viktoria
Nimfa apo njerez jane

Jane motra luftetaresh
Presin vellezrit te vine
Ne duar mbajne kurora
Me dege ulliri e dafine

Ne kohe i ndajne shekuj
Te nje kombesie s’jane
Motra qe kerkojne vellezerit
Shihni,si dy pika uji ngjajne                                               

CANTA*

Bashke me mandaten
Ata prune nje cante
Cpuare nga plumbat
Perzhitur ne flake

Canta kishte brenda
Fisheke,fletore
Plane per beteja
Per vepra madhore

Me duart q’u dridheshin
Nenes ju drejtuan
Eshte e birit tend
Per muze ta ruash

Edhe pika loti
Rane mbi ate cante
Nga syte e trimave
Te Nenes pa fat                                                                    

Varur tek oxhaku
I kasolles vjeter
Canta e “Luanit”
Relike nder shekuj

Pjese te historise
Te kombit te lashte
Jane c’ka brenda
Dhe vete ajo cante

(*Nga cikli Komandanti )

NUK U DUA

Nemni canten mos ma mirrni
E kam nga Josha* dhurate
Me ka thene qe ta ruaj
Vetem ne muzeum ta jap

Qeshin larot dhembe nxire
Nga cigarja dhe alkoli
Veshur me rroba polici
Nga xhelati bimbash-horri

Kete cante gjithe vrima
Te percelluar ne flake
Ne ta bejme cope-cope
Me te edhe ty bashke

Dhe  qellojne ku mundin
Me ato cizmet e renda
Nje femije te parritur
Drame ne kasolle brenda                                      

Ne kasollen e xha Hasanit
Ne shekuj nga tymi nxire
Fundi i shekullit njezete
Ne drame kalon Shekspire                             

Nemni canten eshte imja
Dilni jashte,nuk u dua
Me arrestuat babane
Me mirrni dhe plackat mua

Me ato duart e njoma
Grushta te shternguar mire
Tre police gushekuq
Po qellonte nje femije

Nje perleshje tragjike
Nje arene mesjetare
Mikelanxhelo merr penelat
Pikturo dramen shqiptare                                         

Nje femije,tri police
Kasollja nga tymi nxire
“Epopeja e lavdishme”
Me te mundur e vampire                              

Kush mundet,kush fiton
Vulen e ve historia
Police mos mirni canten
E ka te shtrenjte femija

Eshte e cpuar nga plumbat
Perzhitur,djegur ne flake
Ne betejat legjendare
Ku liria fitohet me gjak

Eshte pasuri e kombit
Relike e nje luftetari
Qe ne lulen e rinise
Jeten atdheut ja fali                                         

Por policet nuke dine
Cesht’ atdheu,historia
Jenicere te bastardit
Per ta nene eshte partia                                       

Dhe zbatojne me zell
Cdo detyre te ngarkuar
Te bindur se para Zotit
Bashua ka per t’u gjykuar .
                          
Josha*- E Jema e Nenes

VALLJA E NUSEVE
                                                  
Zenur dor per dore
Nuset hedhin valle
Dhe nje nga nje bien
Te bardhat petale

Nuset dallendyshe
Nuset si shqiponje
Nga shkebi u hodhen
Ne Selcke e Zallogj

Bedenat e larte
Te kalase madhe
Nusen ku e kini
S’e shohim ne valle

Nusete u hodhen
Poshte ne humnere
Me mire te vdekura
Se ne jete pa nder                                                        

Nuk deshen te mira
Ne duar te djallit
Mbeten ne legjenda
Nimfa,shkelqim ari                                                                    

EJA MARIGO                                                                          

Marigo cfar ben ne varre
Faqecjerre, leshra-leshuar
S’le qipariz e stranice*
Pa lemuare me duar

Mos ngacmo guret e varrit
Lere shpirtin ku ka vate
Hiq dore nga sakrilegji
Nem moj doren ,ty te flas

Edhe une ngacmoj gure
Lisa ,qiparize te larte
I grumbulloj  gjithe tok
Ndertoj djepe e konake                                          

Ik andej,nata po zhduket
Leri qipariz e varre
Nema doren, eja prane
Te ngjitemi lart ne male

Kujto Marigoja ime
Femirine, kur ishim bashke
Nje dite kur benim mesimet
Dicka shkruam ne nje karte

Edhe me te shpejt’e grisem
Patem frike mos e lexonin
Frynin erera te terbuara
Qe na ngrinin,na nguronin

Harroji moj Marigo
Iku ,u cporr koh e keqe
Eja,bashke gjithe jeten
Te ndertojme shtepi e djepe

Dielli po ndricon malet
Shtyllat rete po  cajne
Zogjte ndertojne folete
Pranvere vjen dalngadale

Shiko shkollat,plot femije
Te qeshur e te gezuar
Ty te presin Marigo
Mesimet per tu shpjeguar

Te flet vendi ku u linde
Ku kalove femirine
Eja Marigoja ime                                            
Se ti ma ndricon shtepine                                                 

*stranice- guret e varrit

BIRBILEJTE

Ne male te laberise
Ne Kurveleshin me fame
Trembedhjete shtylla te zeza
Duket sikur qiellin cajne
 
Ne cdo shtylle varur litar
Perballe tyre Birbilejte
Lidhur gjithe dora dores
Me zinxhire si ne mesjete

Rrethuar nga ca zuzare
Pa atdhe,bese e tradita
Birbilej hidhni litare
Flasin e dridhen nga frika

Ballelart para litarit
Birbilejte nisen vallzonin
Tundet dheu ,dridhen larot
Shqiponjat po fluturonin

Birbilejte hodhen litare
U varen te gjithe vete
Te gjalle jane ne legjenda
Thone:trima si Birbilejte                                          

NE SPARTE

Mbreme nuk fjeta gjume
U gdhiva ne ballkon,jashte
Me nderoi me ardhjen e Tij
Leonidha mbreti I lashte

Ai me rrinte prane
Frymemarrjen I degjoja
Ne rruge shkonin te 300-tet
Me shigjeta dhe mburoja

Shkonin per ne Thermopile
Te zbrapsin ushtrine e madhe
O me te o mbi te
Porosi e nenave spartane

Ata iken me s’u kthyen
Thone ne Thermopile jane
Ne nje shkemb buze rruges
Me gjak shkruane “nje grame”                            

Kane kaluar mijevjecare
Grama e tyre lapidare
Frymezoi gjithe njerezimin
Ne vendime dinjitare

Kush do te shohi spartanet
Mretin e tyre Leonidhe
Le te vizitoje Sparten
Jetojne mes njerzve te mire

Ndaj mbreme nuk fjeta gjume
U mahnita nga spartanet
Prane me rrinte Leonidha
Me nderoi si dine bujaret                                        

I ndjeva prane frymemarrjen
Degjova pergjigjen e prere
Me mire do luftojme nen hije
Kur reja e shigjetave diellin do zere                      

Me 5 Gusht 480 vjet para Krishtit
Leonidha u dha pergjigjen historike perseve.

(Dedikime)

GJENIU*

Gjeni i kohrave moderrne
Hugo i vendit qe te lindi
Ti erdhe si dhurate prej Zotit
Te shkundesh pluhurin,harrimin

Ti tregosh gjithe njerezimit
Origjinen tone te lashte
Ndermjet rubineve te globit
Kulturen tone radhit prape

Cdo cmim per Ty eshte i vogel
Me emrin tend do cmohen te tjere
Do kalojne shekuj,mijevjecare
Dhe ti gjeni do mbetesh perhere                                          

*Kushtuar I. Kadarese

HYJNESHA
 
O engjell qe zbrite ne toke
Ne keta shekuj plot trubullire
O Gonxhe e atdheut tim
Ti Nene per gjithe njerezine
    
E pavdekshme ne mijevjecare
Simbol i veprave madhore
Vajza e Zotit e zbritur ne toke
Nene Tereza,qenie hyjnore

Ti je atje ku dhembin plage
Ti je atje ku lind nje jete
E mire me njerezit e thjeshte
Hyjneshe e zbritur nga rete                                                 

NDERIM PER TY*

Ashtu si Prometheu i mithollogjise
Njerezimit i pruri zjarrin e ndaluar
Dhe ti o burre, demokracise ju perkushtove
Pa perfillur ndeshkimin e Zeusit t’egersuar

Nderim per ty gjithe shqiptaret
Te sotmit dhe gjeneratat qe do vine
Si ujet kristal i krojeve te laberise
Krijimtaria jote brilante per Shqiperine

Krenohet vendi qe te lindi
Ne piedestal te ngre atdheu im i lashte
Ne altarin e burrave te kombit
Shkelqen emri yt madheshtor,i arte                                    

*Kushtuar A.Shehut

TI JE KUDO *

Nje buzeqeshje e ngrire nga cikloni
Nje ciltersi gjakosur nga vampire
Me hapin tend te sigurt drejt lirise
Vrapon moj Tefte, ti drite ne erresire
 
S’te mposhten burgje dhe interrnime
Bashke me qumeshtin u mekove me lirine
Si fllad pranvere ledhaton gjithe njerezimin
Dhe sheron plage shkaktuar nga katile

Ti je kudo ku degjohen renkime
Dhe nuk le kurre te shkelin nje femije
Me duart e tua te fuqishme e ngre lart
Drejt lirise i meson te parin fluturim                                             

*kushtuar T. Tasit

NJERIU QE KEMI PRANE*

Degjoj nje zhurme te madhe
Thone Herkuli erdhi prape
Gjemojne rruge,hidrocentrale
Nocjoni “kohe”i mbetur ne karte

Nuk eshte idhull ne legjenda
Eshte njeriu qe kemi perballe
Ai qe me dy duart e fuqishme
E kap te arthmen,e bie prane

I le pas vitet,kapercen shekuj
Vrapon ne tjetrin mijevjecar
I thjeshte me miqte e shoket
Njeri i mire,prind,familjar

Nderoni njeres kete gjigand
Nga puna dhe bemat e tia
Curk i rrjeth djersa nga balli
Nga prapa e ndjek lavdia                                                                              

*kushtuar Heroit te punes Dh. Delijorgji

DHURATA E ZOTIT

ZOTI ne diten e shtate
Kur cdo pune kish mbaruar
Foli prane gjithe kombet
T’i pyeste si kish vepruar

Gjithe ishin te kenaqur
Per token q’u kish dhuruar
Vetem Arberi e pyeti
Timen ku e ke caktuar

U mendua mire ZOTI
Dhe i thote:te harrova
Por nuk te le pa pjese
Jotja, per vehte e zgjodha

Dhe i dhuroi ate toke
Qe ka emrin Shqiperi
E kish ruajtur per vehte
Te bukuren,plot begati                                                           

ARBERIT

Nje luan e nje shqiponje
Na rane ne dashuri
Bene dasem e u martuan
Ne token plot begati

Ndertuan fole ne shpella
Maje maleve te larte
Dhe u shtuan,u shumuan
Arberit lane gjenerate                                                                       

KERKO TEK UNE

Kerko tek une e do  gjesh
Parajsen edhe ferrin
Lendine me lule qe te deh
Me arome Dhembeli

Endra te bukura,dliresi
Trimeri te pashoqe
Balle te lare ne stuhi
Manushaqe ne shqope

Keshtu me rriten,pa pekule
Si bleta maje malit
Te cilter po ushtar te Gjergjit
Gjoks xhveshur mes tufanit

Si vija e Getes ferri im
Ne erresire e shkova jeten
Endera te thyera qe ne lindje
Nga nje Zeus i tmerrshem                                                 

Por hajde afer miku im
Mos ki ti frike nga ferri
Ate une e mbaj pronen time
Ty te dhuroj ngjyra ylberi

Lule per brezat qe do vine
Dhurate nga duart e cara
Pa harruar ate qe kalum
Shikoni me guxim perpara

Shikoni ujin qe buron
Nga ferri,burgu i zi
Ne vije shkon me krenari
E pasqyron pejsazhe,bukuri

Sa te freskon ai ne vere
Kur dielli djeg e pervelon
Here I qete,here i shpejte
Ne vije ecen,nuk ndalon                                                

TOKA NENE

Dhembje dhe mall i patreguar
Per c’ka lame pas e s’e kemi prane
Me thuaj miku im emigrant
A ka me te shtrenjte se toka nene ?                                   

EPILOG*

Kush do qe ta njohi Meken
Le te veje ne Tirane
Tek ushtari i panjohur
Eshte Mekja legjendar

Yllin qe ka ne balle
I bukur edhe i rralle
Dhurate ja beri nena
Kur e nisi per ne mal
                                  
Sulua nuk ka monument
E lane edhe pa varr
Por nuk humbet Sulo trimi
Luftetari fjale ar

Ku cel toka manushaqe
E jeshilon bar’injome
Maja malesh me shqiponjen
Atje eshte Sulua tone
                                             
Kanani eshte kudo
Ne cdo kend te Arberise
Esht’ tek une, esht’tek ti
Tek cdo pjelle e Shqiperise                                                        
                    
Katili thone ka vdekur
Nuk pati funt te mire
Edhe atje ku ka vate
Me Ugolinin bashke rrine    

*Pjese nga poema Leter pa zarf

DHELPRA DHE LEJLEKU

Miq u bene qe te dy
Edhe nisen te festonin
Me trapezra,ligjerata
Njeri tjetrin ta uronin
   
E para e celi rrugen
Ajo kumbara bishtgjate
Mik i dashur lejlek
Ju kam ftuar per darke

Vuri futen ne mes
Dhe gatuante me deshire
Supera e lengje te cdo lloji
Po priste mikun e mire

Dhe i shtroi nje trapeze
Ender kurre s’e kish pare
Ai lejleku sqep gjate
Me pende si bor’ e bardhe             

Pjata te gjera me lule
Supa ,koken per te lare
Urimet s’kishen te mbaruar
“Mirese erdhe mik i pare”

Hante dhelpra dhe uronte
Me ate llapen e gjere
Lejleku po ndjehej ngushte
Nga ky “I madhi nder”

Kur gjithe pjatat mbaroi
Ajo dhelpera dinake
E pyeti pa te keq:
Miku im a u kenaqe?

Nuk di si te ta shperblej
Thote lejleku babaxhan
Je e ftuar mikja ime
Ne sarajet qe une kam                      

Nuk kaluan shume dite
Lejleku gjellet gatoi
Edhe miken ne saraje
Me shume ndere e ftoi

Kishte ftuar dhe te tjere
Gjithe shpende nga soj’i tia
Servirur gjellet e shijshme
Ne ca stama vija-vija

Pasi shkembyen urimet
Nisen gjellet te shijojne
Cukisnin sqepat ne stama
Edhe dhelpres i kendojne:

C’ka qe na gjemon shtepia
Sot ka ardhur mikja jone
Lepin stamate nga jashte
Se gjellet dot s’i provon                 

Edhe dhelpera dinake
Me bishtin neper kembe
Iku pa kthyer koken
E nje fjale pa u thene                             

DEBAT

Ti me thuaj lart e ngrite
Te pergjigjem s’ eshte levdate
Ate qe shekujt do t’ja japin
Une sot e hedh ne karte


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora