E diele, 28.04.2024, 09:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Kalosh Çeliku

E enjte, 08.10.2009, 07:23 PM



KALOSH ÇELIKU
E KAM RRAPIN QË MË QAN


SHKO MINISTËR        
NË KATUNDIN TIM !...
( Në stilin e Filip Shirokës )                             
                                                                           :
Udhembarë, erdhën zgjedhjet e reja,                
Shko ministër tue fluturue,                              
Prej Shkupit n’dhena tjera
Fusha e male tue kërkue;                                
N’Kërçovë shko pra fluturim,                        
Shko në Cërvicë, katundin t‘im!                      
                                                                          
Shndet prej mejet të m’i falesh                     
Saj’ shpis’ vjetër ku jam le,                              
Me ato vende rreth t’përfalesh
Ku kam shkue kohën e re;
Atje shko, pra fluturim                                       
Fal me shndet katundin t’im!                

Shko n’at Çukën ku jam rrëzue
Me shokë t’mi shokt e fminisë,                        
Shko n’ato dardha ku kanë mrizue                  
Delet rrunza të beçarisë,                                  
Atje shko, pra fluturim;
Fal me shndet katundin t’im!   
                       
Me ato male, me ato kodra,
M’difto pra, kur ke shetitun
Me ato prronje rreth t’përfalesh;
N’ato fusha qi m’ka Kërçova,
Të lulzueme aty t’ndalesh.
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim,
Me m’ju falë katundit t’im?!...
Tue i ra fyellit me ambëlcim;
Fal me shndet katundin t’im!                        
                                                                        
T’mujshe edh’  un me fluturue,                    
Dojsh’ edhe un me u nisë me ty,                   
Dojshe n’ Cërvicë me kalue,                         
M’e pa prap at vend me sy!...                       
Por… ti shko atje fluturim;
Dhe, mjele edhe ogiçin t’im!...

Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Cërvicës
Ministër ulu me pushue;
kam nji vorr n’at vend  t’vajit
T’xha Derallës qi m’ka mjerue.
Qaj me za t’përmallshëm shqim
Nji kang t’anden gjith vajtim!...

MINISTËR EJA!...              

Mirë se vjen, me krahë të letë,                 
Ministër, tui fluturue!
Mirë se vjen! M’ket anë të xetë
T’dheut Shkupit me dimnue:
Eja, pra, ktu fluturim
M’gzo me atë za gjith ambëlcim!

Kur je nisë t’kam porositun
 Atje larg t’shkojsh kah Malësia
M’difto pra, kur ke shetitun
A t’kan ra n’mend fjalt e mija,
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim
Me m’ju falë katundit t’im?!...

Atje malet n’i paç pa
Janë prej boret nalt zbardhue
N’ato fushat në paç ra,   
Janë me lule lulëzue.
Atje n’paç vojtë fluturim
Aty asht katundi i im!

Barit t’njomë gjith atje veshen                                  
Çuka e kodra, e atje ndinë                                        
Tue këndue blegtoreshen                           
Qi kullotë rreth bagtinë:                                        
Atje n’paç vojt fluturim,                                    
Aty asht katundi i im!                                     
                                                                      
N’Kërçovën t’ime të Shqypnisë                         
Burrat lejnë qi s’dijnë ç’asht friga,            
Cucat e bukura t’urtësisë                                  
Atje rroken fytas me shtriga:                               
Atje n’paç vojt fluturim                                    
Aty asht katundi i im!                                       
                                                                  
A u ke thanë se un t’kam çue                          
Nën ato male, nën at Zabel.                            
A u ke thanë se kam lotue                        
Kur t’kam nisë dhentë me i mjel?!
A e ke thanë, t’përmallshme shqim,               
Kangën t’ande gjith vajtim?!...                     
                                                                         
Pra ministër, kah ke shetitun                         
Katundin t’im a e ke pa?!...
N’ato vende ku ke rritun.
N’mend për mue a të ka ra,
Me m’shkue n’Cërvicë fluturim                    
Me i mjel dhentë e katundit t’im?!...
      
MINISTRI U KTHYE   
( Në stilin e Luigj Gurakuqit )

Ti ministrin e ke porositun
Vendin t’and me shkue me t’pa
Nëpër Kërçovë me shetitun,
Mbi vorr t’xha Derallës me qa ,
N’mrize t’Cërvicës ‘i herë m’u ndalë
Me delet e tua m’u përfalë.

Erdh njimend, e nëpër Kërçovë
Shum kërkoi tue fluturue.
Rrugës, n’livadhe, n’mal e n’Berikovë                                                                          
 Me kangë t’vet na ka gazmue;                 
N’fush’ të Cërvicës asht ndalue
E mbi vorrin e xha Derallës ka vajtue.

Në Cërvicë ktej porsa mrrini
Deleve t’uej i u fal me shndet,
Nëpër vathë, nëpër dele hini,   
Me t’a hjekë at kasavet.
E n’shpi t’vjetër ku ke le
ka goditë vathën e re.
Por kur kthej, me t’thanë a diti
Barinjt, katundin, pun’t si i la?
Para sysh Kërçovën a t’qiti?
 A e harroi ndoj send belda?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun?
 Si mes deleve kishte qamun.

 Mirë po shoh se ke shum mall,
 Për mue u gjetë nji herë n’Kërçovë;
 Ik pra e eja për të gjallë
 Me miq t’u m’u knaq, m’u ngi!
 Eja vetë Kërçovën m’e pa,
Eja vetë n’Cërvicë me qa!...
 
LAMTUMIRË DELET E MIA
( Në stilin e Gjergj Fishtës )

Lamtumirë! - delet e mia
Qe, po u mjelim dalë-kadalë;
Gjimon Kuvendi, thërret Partia,
Lkundet “ vojvoda “ mbi kalë.
Kah njai Pirin, ai asht tue flakue
Andej fill un tash do t’veta…
Lamtumirë! Kuvend i bekue!
Lamtumirë! Për sa t’jet jeta!

Nesër nade kur mbi ne
Shqyptaria ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me ‘da!

Tjera qeveri e tjera halle
Kam me pa. e tjera kabinete;
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuhë, n’tjera qytete;
Kuvendin, por, s’kam me pa,
Ku kam le e jam ç’burrnue;
Syt e mi edhe kanë me kja,
Pa u gjet kush qi me i ngushllue,
Pa kend temin, posë një grue.

Kanë me m’shkue mue ditt e motit
Sha e përbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin’ per voter,
E për shtrojë të ndezten ranë;
Kam me pasë, mushkën moter,
Kam me pasë, ehu! Derrin nanë…

Kam me i pasë nder mend gjithmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…
Por, oh vaj! Delet e mia,
Qe, po zhduken dalë-kadalë…

Lamtumirë, shkje, m’voter
Lamtumirë, ju kualicone të shkreta!
Lamtumirë, ti nanë e moter!
Lamtumirë, per sa t’jet jeta!...
 
BINI, O TRUMBETA, BINI

Bini, o trumbeta, bini
Maleve të Zajazit, te Drini!
Nga gjumi na zgjoni
Këngë kaçakësh na këndoni!
Që, s’i trembi Sulltani, as Krali
Bini, që të tundet mali!

Bini, o trumbeta, bini
Të dridhet Bit - Pazari, zengjini.
Shatërvanit t’i dalë gjumi
Këngën të mos e ndalë lumi.
Që, me vite ecën nën atë Urë
Bini, sokaqeve nëpër gurë!

Bini, o trumbeta, bini
Edhe në vdeksha, prapë më prini!
Përmes Shkupit, në Shatërvan
E kam Rrapin që më qan…


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora