Kulturë
Poezi nga Dibran Demaku
E shtune, 10.10.2009, 07:55 PM

ANI KOSOVE ANI
Ani Kosovë ani
dikush të erresonte qiellin
ti kërkoje diellin
dikush të errësonte hënën
ti kërkoje nënën
nënë që të lindi
po që nuk të rriti
Ani Kosovë ani
ata të rripnin shtatin
Ti kërkoje fatin
ata të zinin pritën
Ti gjakoje dritën
ata të vrisnin ëndrrën
T këndoje këngën
Ani Kosovë ani
Ti lot i qiellit
Ti rreze e diellit
Ti lule e prillit
Ti shkëlqim i yllit
Ti jehonë e fyellit
Ani Kosovë ani
në shekuj brenga e halle
i munde me këngë-valle
një Ushtri e rrite
krenarinë e ngrite
tek fusha tek mali
rojë vajza-djali
Ani Kosovë ani
Ti rrjedhë e Drinit
Plis i Boletinit
Ti lule e fushës
Ujëvarë e Mirushës
ke hyrë thellë në zemër
një këngë e një emër
Ani Kosovë ani
Ti do i dridhësh detet
do i takosh planetet
në këtë Stinë të madhe
do ngritesh shkallë-shkallë
me diell në dorë
me diell në ballë
ANI BACE ANI
(Adem Demacit)
Ani Bacë ani
Kush më shumë se ti
luftoi padrejtësinë
kush më shumë se ti
e deshi lirinë
lirinë e kësaj toke
Kosovës NënëLoke
Ani Bacë ani
Ti ëndërroje Nënën
dikush të dëshironte gjëmën
Ti ëndërroje dritën
dikush të zinte pritën
Ti thoje të vërtetën
dikush të errësonte jetën
Ani Bacë ani
Ti bekim i nënës
Ti dritë e hënës
Ti dritë e diellit
kaltërsi e qiellit
më i madh me emër
Kombit-dritë në zemër
Ani Bacë ani
le të lehin qen?e
njerëzit sa një trohë
ata lindin rriten
në kohë të pa kohë
gjurmët shpejt i fshehin
vetëm hije mbesin
Ani bacë ani
nëpër shekuj drite
nëpër shekuj rrite
emri yt krenar
në piedestal
rreze drite n`qiell
Lis i drejtë në mal
ANI LEGJENDE ANI

(Adem Jasharit)
Ani Legjendë ani
Ti ishe lindur
në një ditë të madhe
në një shtëpi guri
në një kënd t`atdheut
gjysma e atdheut
jetonte me halle
pa këngë e pa flamur
të Skënderbeut
Ani Legjendë ani
Ti ishe rritur
me këngë atdhetare
e këngët e trimave
i ruaje në gji
dhe ishe betuar
në besën shqiptare
pjesës së robëruar
t`i sjellësh liri
Ani Legjendë ani
Ti ishe betuar
në tokë të Drenicës
në gërshetin e luftërave
të Shotë Galicës
në amanetin e Azemit
nëpër shtigje rrite
O,prite Azem Galicën
prite!
Ani Legjendë ani
Me shokë të luftës
gjithmonë dorë për dore
një ushtri i ngrite
dhe u vure n`ballë
gjithnjë i pari
në beteja-fitore
Agimi i diellit
të ngriti përmenore
gjithmonë i buzëqeshur
gjithmonë i gjallë
Ani Legjendë ani
Ti je liria
e fushës dhe e malit
Ti je krenaria
e vajzës dhe e djalit
Ti je buzëqeshja
e nënës dhe e fëmijës
Ti je drita
e detit dhe e tokës
Ti je Lulëkuqja
më e bukur e Kosovës
ANI IM BIR ANI
(Drilonit,Dardanit)
Ani im bir ani
fjalët janë të tepërta
përpara dëshirës
asaj më të madhes
asaj më të mirës
se dheu i babait
e dheu i nënës
është rreze e diellit
është dritë e hënës
Ani im bir ani
kurrë mos i harro
gurët e votrës
as lulet e atdheut
as sytë e motrës
as Ujëvaret e Mirushës
as këngët e Drenushës
as valët e Drinit
as plisin e Boletinit
Ani im bir ani
nëpër paralele
e nëpër meridiane
merre gjithnjë me vete
zërin e një Nëne
merre me vete
dhe tingujt e fyellit
një rreze dielli
nga anë e Lindjes
kurrë mos e harro
Tokën e vendlindjes
Ani im bir ani
kur të lëvdërojnë
mos u gëzo
kur të fyejnë
mos u hidhëro
në luftë me jetën
trimërisht guxo
ndër kundërshtime
krenar qëndro
rrezet e lirisë
gjithmonë gjako
Ani im bir ani
kudo të kalosh
në tokë e dete
gjuhën tënde
ta ruash në vete
ti do të mësosh
dhe gjuhë të tjera
veë gjuhë e nënës
është si pranvera
të ngrohë në zemër
si në gusht vera
Ani im bir ani
Ti dritë e diellit
Ti dritë e hënës
gjithmonë krenohu
me gjuhën e nënës
e këshillat e të Urtit
të thëna kur e kur
t`i ruash në zemër
t`i kesh flamur.
Komentoni
Artikuj te tjere
Dolores Alipirgu (Dhimo): Miq " turiste " shqiptare ne qytetin buze Jonit
Victoria Milescu: Parabola e shoqërisë diktatoriale
Halit Bogaj: Kamer Loshi
Lulzim Logu: Koha vdes si zemër
Engjëll Koliqi - Vjersha të 13-14-15 shtatorit 2009
Halit Bogaj: Asdreni - ’’Ëndrrra e lot’’
Aktori James Belushi merr nënshtetësinë shqiptare
Hajdin Morina: Sintezë artistike e luftës sonë çlirimtare për liri e bashkim kombëtar
Sabit Idrizi: Përdhunuesit e gjuhës
Kujtim Mateli: Njeriu vlen aq sa i vlen puna që bën
Blerim Rrecaj: Për enigmën e shkrimeve dhe një falënderim (+ cikël poetik)
Baki Ymeri: Albina Idrizi në gjuhën rumune
Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”
Halit Bogaj: Kryevepra e kinematografisë botërore - Shkoi me furtunën
Vangjush Ziko: Poeti
Suzana Kuqi: Peisazh mbrëmje
Agron Tufa: Mbijetesa e poezisë
Engjëll Koliqi - Vjersha të 12 shtatorit 2009 - Poesie
Poezi nga Kalosh Çeliku
Marius Chelaru: Mesazh për një botë nën rrezet e dashurisë