Kulturë
Blerim Rrecaj: Vështrime, kujtime dhe zë karcenjësh
E diele, 11.10.2009, 06:36 PM

Vështrime, kujtime dhe zë karcenjësh
Zhurmka e thekshme karcenjësh dhe një natë dëshpërimisht e ëmbël. Sikur e ndjen se rrufetë që të goditën të dërmmuan dhe tash je duke e marrë veten. Ngadalë por sigurt. Një dhimbje e lehtë përmbi kraharorin e djathtë e cila do të vije në pah sapo ta lëkundësh kokën në shenjë mohimi a pohimi ose do ta kthesh atë për të vështruar a nga ndonjë fishkëllimë që mund ta bëj dikush. Natë e qetë edhe me zhurmka përsëritëse automjetesh po që sonte nuk t'i rëndojnë veshët.Një njeri me flokë të thinjura e i veshur mirë ecën ngeshëm me një qen që e mban lidhur për një zingjiri. Cingërrima e njëtrajtshme e qetësuese e karcenjve vazhdon ashtu sikurse gjërat tjera që mund t'i shohësh a vështrosh përnatë. Ofshama nuk e ka ngjyrën e saj po shndrrohet në frymëmarrje. Reflektim dritash në kahje e anë të ndryshme ndërsa në qiell aq sa mund të vërej e shoh vetëm një yll. Në cep të këtyre shkallëve të bardha mermeri me gjurmë ngjyrash që s'i largohen larg të bardhës një paketë kartoni për të hedhur mbeturina. Pos tjerash edhe ndonjë rrapëllimë. Dy djelmosha e ndjekin me shumë vrap njëri tjetrin duke kaluar rrugën dhe duke nxitur shoferët t'u bijnë sirenave...Mund të ketë kohë e kohë e të mos e kem dëgjuar kaq thekshëm e me vrull të papërmbajtshëm kështu këtë kor karcenjësh. Për të m'u kujtuar fillimi i këngës pikërisht me tinguj të tyre:"Dikur unë luaja me ndjenjat e saj" para shumë e shumë vitesh. Por jo vetëm kaq. Atëbotë në shtëpinë tonë dhe odën e llamperi druri në të cilën një mbrëmjeje kur si mysafirë ishin edhe njëri prej axhallarëve të mij dhe njëri prej djemve të axhallarëve të babait patën hyrë një tufë karcenjësh dhe pastaj patëm marrë mundin për t'i larguar prej aty. Karcenjët këndonin dhe fshiheshin pas asaj nxemseje të metaltë e të rëndë me rrymë e ashtuquajtur termo. Ndonëse kujtimet shpeshherë shfaqen kështu si pak të mjegulluara lufta me karcenjtë pat zgjatur dhe në mesin e tyre më bëhet se pat pasur edhe viktima. Momentalisht derisa kisha fluturuar mbi kujtime kënga e tyre pushoi, a thue mos janë duke mbajtur një minutë heshtjeje. Ajo botë dhe kjo botë sa të çuditshme dhe sa të ndryshme të duken ndonjëherë. Atëherë fëmijë tash tridhjetë (një) e ku-ku...Pse u ndal kjo këngë karcenjësh po pyes përsëri. -"Hej bre ku është Besi?", më pyet njëri nga qiraxhinjtë. -"Pse?"- i them. "Jo, jo kurrgjë, hej bre a e din a po ju bën juve dixhitalbi"...-"Nuk e di i them" . E thërret në telefon dhe më thotë se paska dal në Prishtinë. Mbes vetëm. Me pak çudi pyes përsëri: Pse u shukatën karcenjët?! Nata vazhdon dhe sikur në gji të saj mban gjitha të bërat e mia jo vetëm një dite a një kohe. Ngjarje që mes vete përmbajnë njëfarë magjie dhe shumë ngjashmëri. Pas kësaj pauze rreth njëzetminutëshe ja filluan përsëri në kor karcenjët. Më duket me ton pak më të zbehtë... M'u tek t'i bashkoj do vargje në u thënçin që i shkruajta sot dhe do të tilla që i shkruajta dikur:
Në qerpikun tënd luhatet bota
Dhe unë mbret i saj
Në qerpikun tënd luhatet bota
Në një fillim pa fund
Dhe një fund pa skaj
...
Unë e ti sëbashku në këtë botë
Unë e ti sëbashku në përjetësi
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Albert Zholi: Flet, autori i disa librave shkencor, poetik, doktori i shkencave z. Zyhdi Dervishi
Engjëll Koliqi - Vjersha të 16-21 shtatorit 2009 - Poesie del 16-21 settembre 2009
Agim Gashi: Për me e ba Shqipninë-Shqipni!
Poezi nga Dibran Demaku
Dolores Alipirgu (Dhimo): Miq " turiste " shqiptare ne qytetin buze Jonit
Victoria Milescu: Parabola e shoqërisë diktatoriale
Halit Bogaj: Kamer Loshi
Lulzim Logu: Koha vdes si zemër
Engjëll Koliqi - Vjersha të 13-14-15 shtatorit 2009
Halit Bogaj: Asdreni - ’’Ëndrrra e lot’’
Aktori James Belushi merr nënshtetësinë shqiptare
Hajdin Morina: Sintezë artistike e luftës sonë çlirimtare për liri e bashkim kombëtar
Sabit Idrizi: Përdhunuesit e gjuhës
Kujtim Mateli: Njeriu vlen aq sa i vlen puna që bën
Blerim Rrecaj: Për enigmën e shkrimeve dhe një falënderim (+ cikël poetik)
Baki Ymeri: Albina Idrizi në gjuhën rumune
Nesër në Zym të Hasit, Mbahet edicioni i 38-të i “Takimeve të Gjeçovit”
Halit Bogaj: Kryevepra e kinematografisë botërore - Shkoi me furtunën
Vangjush Ziko: Poeti