Kulturë
Faik Konica: Mrika
E diele, 11.10.2009, 06:57 PM

Mrika
Sulltan Murati, me dyzet mijë këmbës e me gjashtëdhjetë mijë kalorës, ra përpara Krujës më 1448, edhe e bëri qark kryeqytetin. Skënderbeu kish lëshuar në Krujë kontin e Urenës, i cili, me gjithë thesarët që i premtoi sulltan Murati, qëndroi kundër me trimëri të madhe. Shqiptarët, sipër nga muret që rrethonin Krujën, rrëkëllenin mi krerët e turqve shpella, zjarr e vaj përvëlimtar. Nga tjatër anë, Skënderberu, me tetëmbëdhjetë mijë njerëz vetëm, derdhej përsëjashti me ushtrinë armiqeshë, e në luftëra të nxehta, priste truq me qindra, edhe hiqej duke rrëmbyer flamurë e plaçka. Një ditë, turqit ngrehin shkallë përmbi muret, që të binin me të pabesë në qytet; Skënderbeu, në ballë të shqiptarëvet edhe me pallë në dorë, u lëshua kundër armikut me një hov aq të tutshëm, sa turqit iknë e u përhapnë në të katër anët e fushës, shqiptarët, pastaj, hyjtin në qytet të Krujës. Po një frikë e madhe i drodhi të gjithë, kur panë se Skënderbeu s’ish midis tyre...
Nata po binte dalngadalë, e, në fund të qiellit, porsi virgjinesha të bardha, yjtë ëndërronin me trishtim. Konti I Urenës, sa gatitej bashkë me parësinë për të dalë me kërkuar Skënderbenë, - Mrika, çupë gjashtëmbëdhjetë vjetsh, më e bukura, më e shkëlqyera, më trimëresha e Krujës, kish hapur një kali të zi, e hidhej përpara te deti i natës.
Në mes të fushës u përpoq me një kalorës. Njeriu i Azisë hëngëlliti nga gazi, kur gjysmë pa – nëpër rrezat e yjve – leshrat e Mrikës që derdheshin gjer në vithet e kalit:
- Allahu më paska dërguar për sonte një jastëk të butë!
-Dheu është jastëk më i butë! – tha Mrika, e, me një të hequr palle, i vërtiti kokën. Kali u ngul në errësirë, e trupi i ushtëtarit u pla mbi tokë. Mrika zbriti e, duke thënë “Perëndia i ndjeftë!”, i lërojti me majë të pallës një kryq në kraharuar, pastaj u vërvit prapë mi kalë e u sul përpara.
-Ah, ç’ëndërr nën yjtë e qetë, kjo vashëz e bukur që vente mi një kalë të rreptë për të gjetur trimin!...
Me një hop, Mrika zhveshi pallën, se Skënderbenë të rrethuar prej një tubë turqsh-e pa që po lëftonte. Trimit i sih copëtuar palla mi krerët armiq, e, duke marrë pallën e Mrikës, i preu kundrëqëndrimtarët. Po një prej këtyreve, para rënë, kish mund të plagosë në kraharuar Mrikën.
Skënderbeu i hiüi kalit edhe e mori trimoshen e Krujës në pëqi. Si dragua, kali fluturonte nëpër fushë. Kur iu qasnë mureve të qytetit, Mrika ish e vdekur, - por e bukur, e qetë, me një nënqeshje në buzë, si në gjumë, aq e lumtur kish qenë që vdiste pranë Skënderbeut!...
1898
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: Kadare, simbol i kombit
Agron Luka: Migjeni, Dokumente të pa shfrytëzuara ku fshihen disa të vërteta
Lubonja merr Sergio Vieira de Mello
Blerim Rrecaj: Vështrime, kujtime dhe zë karcenjësh
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Albert Zholi: Flet, autori i disa librave shkencor, poetik, doktori i shkencave z. Zyhdi Dervishi
Engjëll Koliqi - Vjersha të 16-21 shtatorit 2009 - Poesie del 16-21 settembre 2009
Agim Gashi: Për me e ba Shqipninë-Shqipni!
Poezi nga Dibran Demaku
Dolores Alipirgu (Dhimo): Miq " turiste " shqiptare ne qytetin buze Jonit
Victoria Milescu: Parabola e shoqërisë diktatoriale
Halit Bogaj: Kamer Loshi
Lulzim Logu: Koha vdes si zemër
Engjëll Koliqi - Vjersha të 13-14-15 shtatorit 2009
Halit Bogaj: Asdreni - ’’Ëndrrra e lot’’
Aktori James Belushi merr nënshtetësinë shqiptare
Hajdin Morina: Sintezë artistike e luftës sonë çlirimtare për liri e bashkim kombëtar
Sabit Idrizi: Përdhunuesit e gjuhës
Kujtim Mateli: Njeriu vlen aq sa i vlen puna që bën
Blerim Rrecaj: Për enigmën e shkrimeve dhe një falënderim (+ cikël poetik)