E marte, 30.04.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Ndarja e Oskarit sipas viteve

E diele, 11.10.2009, 06:58 PM


NDARJA E OSKARIT SIPAS VITEVE

KRYESISHT PËR MUZIKËN DHE KËNGËN FILMORE


Nga Halit Bogaj


Deri në vitin 1998 ishin ndarë gjithsejt: 2.242 statua të Oskarit – për realizimet më të mira filmore.Tani po e japim numrin komplet të oskarëve, sipas kategorive të cilat janë ndarë në  69 ceremoniale të gjertanishme.Oskari ndahet në 24 kategori, por kjo nuk do të thotë se mund të ndahen vetëm 24 statua.Deri në fund të shekullit të shkuar/viti 1998/ Oskari ishte ndarë për herën e 7o-të, në mes tjerash edhe për muzikë dhe këngë.Ky është një shkas i mirë që t` i  përkujtojmë disa realizime të bukura muzikore ,si  dhe hitet e paharruara filmore.Koha e artë e filmit amerikan -Oskari për muzikën dhe këngën më të mirë të filmit, ndahet në vitin 1934, kur  nuk ishte e rëndësishme se a ishte kënga apo muzika speciale e komponuar për një film.Nga viti tjetër/1935/, u plotësuan titujt e kategorive muzikore me ndajshtimin”origjinale”dhe prej atëherë, ndahen nga dy oskarë muzikorë/për muzikën dhe këngën/, duke konkuruar vetëm ato që ishin të komponuara në mënyrë speciale për filmin i cili kandidohej.Si laureat i parë për muzikën origjinale filmore ,konsiderohet kompozitori austriak – Maks Shtajner për filmin”Dënoncuesi”.Ky vienez ishte edhe njëri ndër kompozitorët më produktivë të filmave holivudian , i cili kishte komponuar muzikën origjinale për gjithsejt:306 filma.Shtajner e fitoi Oskarin edhe dy herë të tjera, për filmin”Kryqëzimi”/1942/dhe”Prej kur ke shkuar”/1944/.Viti 1939 nuk do të kujtohet vetëm me filmin”Shkoi me furtunën”/Gone with the wind/, por edhe me “Magjistarin e Ozit”, i cili triumfoi në atë vit, duke fituar Oskarin për këngën “Rreth ylberit”, të Harold Allenit dhe për muzikën e Herbert Stothartit.Gjatë viteve të luftës”./Në vitin  1941 /Oskarin për muzikën e filmit”Qytetari Kejn” e fiton Bernard Herman dhe për filmat e Alfred Hiçkokut “Marramendja”,”Psiko:dhe”Veri-Veriperëndim”, kurse Alfred Njuman triumfon në kategorinë e muzikës, duke e fituar dy herë çmimin Oskar për mjuzikllet e tij.Njuman – si njëri ndër kompozitorët më të shquar filmorë-kishte punuar në 200 filma, duke qenë i nominuar 45 herë dhe duke e fituar 9 herë çmimin Oskar.Kulmi i karierës së tij ishte muzika për filmat”Majat e Uraganit”,”Frytet e hidhërimit”,”Siç ishte e gjelbër lëndina ime”dhe filma të tjerë impozantë.Disa këngë – laureate të çmimit Oskar – kanë mbetur të paharruara deri në ditët e sotme, siç është ajo”Gjersa koha kalon”nga filmi”Kazabllanka. Ka mbetur e paharruar edhe kënga”Krishtlindjet e bardha” e Driving Berlinit të cilën e këndonte Bing Krozbi madhështor, duke u shumëzuar në miliona ekzemplarë dhe duke u bërë kënga më e popullarizuar e të gjitha kohrave. Kthimi kah realizmi ,në fillim të viteve 50-ta ,dy oskarë të njëpasnjëshëm – në kategorinë e muzikës më të mirë filmore  për dramë – i fiton Franc Vaksman/195o/ për filmat”Bulevardi i muzgut”dhe”Vendi nën diell” në të cilët shkelqejnë:Viliam Holden, Gloria Svanson dhe Erih Von Shjtrohajm/në Bulevardin muzgut’’, kurse:Elizabet Tejllor dhe Montgomeri Klift në/Vendin nën diell/, sipas veprës homonime të Teodor Drajzerit të shquar dhe në regjinë e Xhorxh Stivensit legjendar. Është e paharruar edhe muzika nga filmi”Njeriu i tretë”/me Orson Uellsin dhe Xhozef Kotenin/në rolet kryesore, por e cila as që ishte e nominuar për çmimin Oskar, duke fituar muzika e filmit”Amerikani në Paris”/1951/, me Xhin Kelin – në rolin kryesor/.Në vitin tjetër/1952/, Oskarin për muzikë e fiton kompozitori virtuoz -Dimitri Tiomkin për filmin”Pikërisht në mesditë”/në të cilin luajnë:Gari Kuper, Grejs Keli dhe Keti Jurado/.Ky kompozitor fenomenal është i njohur edhe me muzikën e filmave”Dyluftimi në Okej Koral”,”Rio Grande”dhe”Alamo”, të cilët i ka parë edhe shikuesi ynë në vitet  e më hershme.Alfred Njuman, për të cilin folëm edhe më herët, i fiton edhe 4 çmime oskarë – të fundit në vitin 1956 për filmin”Mbreti dhe unë” me aktorët:Jul Bryner dhe Debora Ker në rolet kryesore, kurse Andre Preven për filmin”Zhizhi”/1958/dhe”Porgi dhe Bes”/1959/, por “Zhizhi” ishte laureat  i 9 çmimeve oskarë, me aktorët:Lesli Karon dhe Luj Zhurdan – në rolet kryesore.Dy çmime oskarë,”Për kategorinë kënga  më e mire”,i fiton – Xhejms Von Hosen për filmat”Njeriu i egër”dhe”Vrima në kokë”/1957/.


NGA MJUZIKLLI NË SPEKTAKËL


Vitet gjashtëdhjeta janë frytdhënëse  edhe për kompozitorin – Henri Mancini, i cili i fitoi 3 çmime oskarë, për filmat”Kaftjalli në Tifani”/për muzikë dhe për këngë/, e në të cilin aktronin:Xhorxh Piperd dhe Odri Hepbern dhe për muzikën e filmit”Ditët e verës dhe trëndafilit”/është fjala këtu për verën si pije/.Kariera e tij ishte e lidhur edhe me regjisorin – Blejk Edvards/me të cilin bashkëpunonte në të gjithë filmat e tij/, siç ishte edhe seriali për Pink Panterin, por me regjisorin në fjalë në vitet 60-ta dhe 70-ta ishte bërë i popullarizuar edhe një kompozitor tjetër i madh-,me emrin – Moris Zhar, i cili, mes tjerash, shkëlqen edhe me filmat:”Lorensi nga Arabia”dhe”Doktor Zhivago”/1965/, në të cilët luajnë aktorët Omar Sharif dhe – Piter O` Tul, në filmin e parë dhe  Omar Sharif dhe Xhuli Kristi në filmin e dytë.Oskarët për këngën më të mirë u takuan edhe filmave”Meri Popins”dhe”Buç Kasidi dhe Sandans Kidi”, në të parin luajnë :Xhuli Endrjus dhe Reks Harison ,kurse në të dytin – Pol Njumen dhe Robert Redford.

 

HOLIVUDI I RI

 

Dhjetëvjetëshin e ri të viteve `70-ta e paralajmëruan filmat”I diplomuari”/me Dastin Hofmanin/,”Boni dhe Klajdi” me Voren Bitin dhe Fej Donavejin dhe”Kalorësi i ngadalësuar” me Piter Fondën, Denis Huperin dhe Xhek Nikollsonin në rolet kryesore, kurse në skenën muzikore del kompozitori – Xhon Viliams.Muzika e tij përcillte disa hite më të mëdha filmore në historinë e kinematografisë amerikane, siç ishin:”Peshkaqeni”/1975/, ”Lufta e yjeve”/1977/dhe”E.T.”/1982/, duke i fituar 5 çmime oskarë për muzikën filmore.Në vitet ` 7o-ta Oskarin e fiton edhe katërshi i shquar i grupit”Bitëllsat” për filmin”Le të jetë”, duke ndodhur edhe pajtimi mes Çarli Çaplinit dhe Holivudit, të cilit në vitin 1972 iu nda edhe Çmimi Oskar për  filmin”Dritat e Teatrit”- por i cili ishte realizuar në vitin 1952 dhe  ishte i ndaluar të shfaqej në Amerikë-nga disa shkaqe objektive, por në atë kohë shperblehet edhe kompozitori – Nino Roti për filmin Antologjik”Kumbara II”/1974/, në të cilin luajnë:Robert De Niro, Al Paçino, Robert Dyvall dhe Diana Kiton.Lëvizjet e reja filmore sollën edhe disa “mjuziklla”të tjerë të cilët e begatuan këtë zhanër me atmosferë  shumë më të errët dramatike.Edhepse filmi”Kabare”/me Lajza Minelin/- laureat i 8 çmimeve oskarë-nuk është shpallur filmi më i mirë i vitit 1972, por është bërë fitues edhe për muzikën më të mirë, kompozitori – Rasel Berns, përveç me këtë Oskar, është shpërblyer edhe për muzikën e filmit”I tërë ai xhaz”, të cilin, ashtu si edhe “Kabarenë”, e kishte realizuar regjisori – Bob Fos.”Neshvili” i Robert Altmanit, i cili edhe sot konsiderohet kryevepër, nuk kishte marrë asnjë Oskar, përveç për këngën më të mirë”Unë jam i lehtë”.Vitin tjetër/1976/, Barbra Strejsend e fiton Oskarin për këngën e saj në filmin”Ylli lindi”, ku luan bashkë me tinejxherin e asaj kohe – aktorin e njohur – Kris Kristoferson, i cili e kishte realizuar   edhe nga një version të  një filmi për Bili Kidin e paharruar, të cilin e luan edhe Pol Njumeni në filmin”Revolversiti dorëmajtë”.Muzika më e mirë origjinale i ka kurorëzuar me lavdi edhe shumë kompozitorë të tjerëtë njohur, me ç` rast titullin përkdhelës e morën edhe kompozitori Vangelis për filmin”Karroca e zjarrtë”/1981/, Bil Konti për filmin”Çështja adekuate”/1983/, Xhon Barri”Afrika ime”/1985/ dhe Riçi Sako Moto dhe Dejvid Byrn për filmin”Perandori i fundit kinez”/1987/.Për këngën më të mirë filmore – laureatë ishin edhe :Xhorxh Morder, Stivi Vonder dhe Lajonel Riçi për filmat”Flesh Dens”, ”Top Gan”, ”Gruaja në të kuqe”, ”Netët e bardha”dhe”Vallëzimi i ndyer”,.Për këngën dhe muzikën më të mirë ishin shpërblyer edhe filmat:”Nimfa e vogël”, ”Bukuroshja dhe bisha”, ”Aladini”, ”Pikahantas”, ”Filadelfia”, ”Lista e Shendlerit”, ”Mbreti i luajve”, ”Evita”, ”Ema”dhe”Pacienti anglez”.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora