Kulturë
Halit Bogaj: Shtatë gratë
E hene, 12.10.2009, 06:16 PM

SERIAL BRAZILIAN i shfaqur në televizion.
Nga Halit Bogaj
Kohë më parë shikuam edhe një serial tjetër brazilian i titulluar”Shtatë gratë” i cili bën fjalë për luftën braziliane kundër tiranisë perandorake në atë vend.Edhe ky serial dukej se kishte siguruar spectatorë të shumtë ngase është i bazuar në një ngjarje të vërtetë historike dhe i punuar me mjeshtëri të madhe regjisoriale dhe artistike në të cilin defilojnë personazhe interesante historike dhe aktorë të njohur edhe nga seriale të mëparshme ..
“Shtatë gratë” paraqet luftën qytetare në Brazilin e fillim shekullit 19 i cili na e përkujton sëtepërmi edhe serialin amerikan”Veriu dhe Jugu”, i shfaqur tek ne në vitet tetëdhjeta dhe i shikuar me interesim të madh, ku luanin edhe aktorë të mëdhenj si:Elizabet Tejllor, Robert Miçam, Patrik Suejz, Viktor Mejçer, Dejvid Karadin dhe shumë të tjerë.Sipas kësaj, “Shtatë grate” ka ngjashmëri të madhe me”Veriun dhe Jugun “ amerikan, tematikën e të cilit e kishte edhe filmi i njohur spektakular”Përftoi bashkë me erën”, ku shkëlqenin:Klerk Gebël, Vivien Li, Olivia De Hevilend dhe Lesli Hauard si katër ikona legjendare filmore që kanë mbetur përherë të paprekura në zemrat njerëzore.
Që nga fillimi i serialit kemi të bëjmë me një tragjedi të madhe dhe të panevojshme kombëtare e cila kishte ndodhur në ato vite tek populli fisnik brazilian i cili kishte tradita të rralla popullore.Ngjarjet e asaj kohe krijonin rrëmujë të madhe midis një populli të njejtë liridashës i cili vuante nga zgjedha e egër e sunduesit autokratik i cili donte që vendin e tij ta mbante nën thundrën e tij dhe në një sklallëvërim të paparë.
Dy ushtritë që luftonin mes veti ishin dy rryma kontradiktore që gëzonin përkrahje të ndryshme në sytë e njerëzimit brazilian.Në një anë, siç theksuam edhe më lart, kemi ushtrinë perandorake braziliane e cila donte që vendin ta mbante peng, duke u mbështetur në autokracinë e trashëguar, kurse në tjetrën forcat liberale republikane që tentonin për një mbarëvajtje shumë më të mirë qytetare ku nuk do të kishte asnjë skllavërim njerëzor të cilat i udhëhqete një gjeneral autoritativ, i aftë dhe me dashuri të pashterrshme për të gjitha shtresat njerëzore.
Në serial kemi edhe episode të fuqishme të dashurisë mes dia personazheve simpatike siç janë Garibaldi dhe Manuela, jeta e të cilëve nuk ka asnjë kuptim pa lidhjen e tyre aq të fuqishme shpirtërore.Në serial na dalin amdhështore edhe përpjekjet e personazheve për ta mbajtur në nivel sa më lart nderin familjar, siç bën Perpetua e cila dashurohet në një piktor, por pa e ditur se ai ishte i martuar me një femër të sëmurë nga Tuberkulozi, sëmundje e cila ishte e pashëruar në atë kohë.
Krahas tjerash defilojnë edhe shumë aktorë të tjerë të njohur të cilët i kemi shikuar nëpër seriale të ndryshme braziliane.Aktorë të njejtë por në role të ndryshme, duke na u dukur se nuk janë ata të mëparshmit, e që me sharmin e tyre vazhdojnë ta joshin kurreshtjen tonë episode pas episodi.Këtu do t’i kemi edhe Shandin, Maizën, Zhaden, Saidin, Zoraiden e disa të tjerë nga seriali “Kloni” ,por edhe Marion e bukur nga “Toka jonë”/Terra nostra” këtu në rolin e Garibaldit legjendar.Të gjithë ata na lënë përshtypje të jashtëzakonshme dhe na kthejnë gati dy shekuj pas, për të na e pasqyruar një kohë tjetër plot aventura madhështore që bëjnë personazhet kryesore për lirinë e pafundme njerëzore.Të gjithë ata së bashku japin potencial të lartë artistik për të treguar edhe njëherë se janë aktorë të përmasave të duhura të cilat dinë t’i përfundojnë ashtu si duhet dhe si janë mësuar në shkollat e tyre të artit të shtatë.
Është fascinant edhe roli i Garibaldit i interpretuar nga aktori kryesor brazilian i cili edhe njëherë na e dhuroi një rol kolosal siç është ai i revolucionarit të shquar Italian i cili ishte pjesmarrës i luftrave çlirimtare dhe një altruist i madh i njerëzimit kudo që rrezikohej liria e të tjerëve.Garibaldi bie në dashuri të madhe në një vajzë braziliane e cila thuajse e kishte paraparë dashurinë e saj të pashterrshme se në jetën e saj vinte një princ i tillë i ëndërrave.E kishte pare dhe paraparë se pikërisht ai njeri do të ishte Garibaldi i saj i dashur për të cilin shkruanin të gjitha gazetat europiane e që ishte nisur që të shkonte edhe në Brazil për ta ndihmuar një luftë tjetër çlirimtare.Vajza Manuela, e edukuar në frymën patriarkale kishte arritur që ta çlironte shpirtin e saj dhe t’i bindej vullnetit të vetë shpirtëror duke u dhënë e tëra pas heroit të vetë të dashur të cilin nuk e donte fare nëna e saj konservative.Garibaldi kishte qëllime dhe ideale mbarënjerëzore prandaj ai kishte shkuar atje ku e thërriste një zë tjetër dhe ku ishte i nevojshëm për një çlirim të ri njerëzor të athdeut dhe të Republikës së re të Manuelës dhe dajës së saj gjeneral/i cili aktualisht edhe ishte zgjedhur kryetar i vendit Rio Grande/.Garibarldi jepte gjithçka nga vetja për t’i ndërtuar sa më shpejtë dy anije luftarake ngase ai ishte veteran në luftrat detare, prandaj edhe kishte bërë jehonë aq të madhe tek populli brazilian e të cilit armiqt i frikësoheshin sikur të ishte vetë dhjalli.Trimi dhe heroi i shquar italin,aoma pa arritur në Brazil, skalitet thellë e më thellë në zemrën e asaj femre të padjallëzuar e cila e priste me adhurim idhullin e saj jetësor.Prognozimet e saj bëhen një realitet i lumtur gjersa një ditë nuk prishet ëndrra e saj rinore kur Garibaldi duhej t’ia shkruante një letër dhe t’i tregonte se sa fort e donte por që nuk mund ta vazhdonte më lidhjen e tij ngase nuk dihej ardhmëria që do të vinte.Manuela thuajse bie në depression por kishte dashamirë të shumtë që ta ngushëllonin dhe t’i tregonin se akoma nuk kishte marrë fund romansa e saj dashurore ngase Garibaldi të gjitha ato veprime i kishte bërë për të mirën e saj.
Garibaldi si luftëtar dhe si diplomat ashtarak kishte sens edhe si aventurier, duke përdorur një strategji të çuditshme me të adhuruaren e tij braziliane të cilën e këshillon që të bëhen” se kinse nuk kishin asgjë në mes tyre”, por dashuria që ndienin ndaj njëri tjetrin shihej nga të gjithë dhe ishte tejet evidente për t’u fshehur nga ata që nuk e përkrahnin atë lidhje aq të fuqishme.
Në serial Garibaldi bëhet sinonim i drejtëpërdrejtë i lirisë njerëzore dhe i çlirimit kombëtar brazilian, prandaj edhe person shumë i adhuruar nga të gjithë.Trimi madhështor në vazhdim përgatitet për beteja të reja edhe më të rrezikshme dhe vendimtare.Çdo herë kur e shohim në skenat e shumta, na del parasysh njeriu që e kishte bashkuar Italinë dhe kur në ushtrinë e tij kishin marrë pjesë edhe shumë arbëreshë të Italisë të cilët i përshkruan edhe Zef Serembe në një poezi të tij, kur thoshte:”Garibaldi trim me fletë/Skënderbeut tonë i ngjet/.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arbnori, letrat e burgut - Ju rrëfej spiunët e dënimin e dytë
Mueller: Kurre nuk kam ndryshuar qendrimin per Kosoven
Këze (Kozeta) Zylo: Çmimi Nobël dhe shqiptari Kadare
Baki Ymeri: Kosova me vlera të reja shqiptare në gjuhën rumune
Cikël poetik nga Xhemë Karadaku
Viron Kona: Drithërimat e Yjeve (III)
Përparim Hysi: Një Poet që nuk njeh plakje
Halit Bogaj: Ndarja e Oskarit sipas viteve
Përparim Hysi: Hija e rrapit... (Esse për Kadarenë)
Faik Konica: Mrika
Luan Çipi: Kadare, simbol i kombit
Agron Luka: Migjeni, Dokumente të pa shfrytëzuara ku fshihen disa të vërteta
Lubonja merr Sergio Vieira de Mello
Blerim Rrecaj: Vështrime, kujtime dhe zë karcenjësh
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Albert Zholi: Flet, autori i disa librave shkencor, poetik, doktori i shkencave z. Zyhdi Dervishi
Engjëll Koliqi - Vjersha të 16-21 shtatorit 2009 - Poesie del 16-21 settembre 2009
Agim Gashi: Për me e ba Shqipninë-Shqipni!
Poezi nga Dibran Demaku
Dolores Alipirgu (Dhimo): Miq " turiste " shqiptare ne qytetin buze Jonit