Kulturë
Revista Kosova (Nr.1, Bukuresht, 2009)
E premte, 30.10.2009, 08:06 PM
Kosova në Bukuresht dhe Bukureshti në KosovëRevista Kosova (Bukuresht, 2009)
Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, në vazhdën e
traditave të shqiptarëve të mërguar në këtë vend qysh para 400 vjetësh (1595),
duke pasur parasysh veprën e shenjtë të rilindësve tanë, si dhe konceptet
evropiane të afirmimit të identitetit, të kulturës dhe të historisë së çdo
etnie, vendosi ta botojë serinë e re të revistës “Kosova” që dilte në Konstancë
më 1932/33, nën udhëheqjen e bashkatdhetarit tonë, Gjergj Bubani. “Kosova”
ishte revista e parë e diasporës shqiptare kushtuar Kosovës, qysh para 80
vjetësh. Revista del sipas nevojës së qartë të kontinuitetit, me artikuj në
gjuhën shqipe dhe atë rumune. Drejtor nderi i serisë së re në gjuhën shqipe
është dr. Xhelku Maksuti, ndërsa i asaj në gjuhën rumune Tiberius Puju. Me këtë
rast, publiku rumun dhe ndërkombëtarët do të kenë mundësinë ta njohin
karakterin e vërtetë të subjektit Kosovë nga pikëpamje politike, kulturore dhe
shkencore. Kosova është e regjistruar në Bibliotekën Nacionale të Rumanisë.
Qëllimi i saj është afirmimi i subjekteve që kanë të bëjnë me Kosovën dhe
vlerat historike, letrare dhe atdhetare të saj, me komene artikujsh lidhur me
Kosovën në shtypin rumun, me ribotim artikujsh dhe poezishë kushtuar Kosovës
gjatë botimit të saj në periudhën e Mbretërisë, me artikuj mbi rumunët e
Luginës së Timokut, të diskriminuar nga administrata serbe etj.
Revista e Gjergj Bubanit
ka qenë e mirënjohur si vlerë dhe dinjitet, jo vetëm nga komuniteti shqiptar,
por edhe nga pala rumune. Kosova në Bukuresht dhe Bukureshti në Kosovë. Fati i
botës varet nga Kosova. Kosova është shkëndija që e kall energjinë. Kosova
është një subjekt që ka qenë trajtuar në shtypin rumun nga pikëshikime të ndryshme,
sidomos në të përditshmet “Evenimentul Zilei”, “Romania libera” dhe “Interesul
public”, që kanë shkruar me admirim për Kosovën dhe për pavarësinë e saj.
Shpresojmë se puna jonë do të ketë efekt të suksesshëm me rezultate
transparente në gjirin e mërgatës shqiptare në këtë vend dhe tejmatanë kufijve
të Rumanisë. Me këtë rast, përshëndesim përkrahjen nga Kosova, duke i
përshëndetur edhe lexuesit tanë, si dhe idenë e dr. Xhelku Maksutit për botimin
dhe shpërndarjen e kësaj tribune publicistike në gjirin e komunitetit shqiptar
të Rumanisë, në Kosovë dhe botë. (Baki Ymeri)
Remember: Nën thundrën e thive
(Kosova, nr. 4, Konstancë, 22 qershor 1932)
Fletorja Ziua që del në Kosntancë (të
Rumanisë) boton me titullin e më naltë dhe me nënshkrimin Al. D. Doinaru
artikullin që vijon: M-at anë kufinit të shtetit tonë, në Timok dhe në krahinat
fqinje, rumunët të mbetun ndënë sundimin e sërbit janë tue pësue ma të
tmershmet persekutime nga an’e një administrate shteti që është vënë, me hir pahir,
me i jugosllavizue. Barbarizmat sërbe nuk kanë kufi: të rahura me kamxhik ashtë
diçka e zakonëshme, burgjet janë plot me rumunë, Priftënit t’anë ndiqen,
shkollat rumune nuk mundin të punojnë. Në Bukuresht këto janë sende të
njoftuna. Nji kohë, kur nji grumbull pa randësi grekësh patnë bamun nji
demonstrate kundra Rumanisë në Pire, xhamet e tregëtarëve të pafajshëm grekër
të Rumanisë kërcenin në mijëra copë dhe po të mos vraponte guverna e Athinës
t’i lepte satisfaksion të plotë notës dipllomatike që mori prej Bukureshti,
lufta dhe represionet ishin gati. Me fisnikët barinj thinjsh të Beligradit,
t’anët sillen me dorëza, tue mbajtë llogari të krushqive dinastike – gjë e cila
nuk qëndron e llogjikëshme, kur asht fjala për gjendjen tragjike të gjysmë miliuni
rumunësh. Konsiderata të tilla nuk asht e mundun me arësyetue nji qëndrim
dëmprurës për dinjitetin t’onë kombëtar, dhe familia mbretnore jugosllave, sado
me dashamirësi që t’a kqyrim, kurrë nuk ka me na determinue me duartrokitë kët
qëndrim të egër të sërbve. Fototeka e Kosoves (I)
Traktatet, këto armë të krijueme për të shtypë ata që kanë ma pak gryka topash,
nuk kanë ba vetëm nji padrejtësi teritoriale për hir të Jugosllavisë. Edhe
Shqipnisë i ashtë mare nji tokë nacionale, Kosova, nji qark kryekëput shqipëtar
ku rojnë nji miliun shqipëtarë, mi të cilët sërbët janë vërsulun me program
serbizimi me ç’do mjet e mënyrë. Dhe kur thomi “ç’do mjet e mënyrë” duhet me
pasë parasysh se këto sende ngjasin në Balkan. Botimet e shtypit mi barbarizmat
e administrates sërbe qi mundohet t’i ngopë shqipëtarët me “kulturë” jugosllave
kalojnë kufirin e ç’do fantezie. Pra, siç po mësojmë, nacionalistët shqipëtarë
nuk rinë me duart në gji. Nga gjith anët ngrihen zëra protestimi kundra
ndjekjeve të porosituna prej Beligradit. Dhe këtu në Konstancë filloj me u
botue tash shpejt nji fletore nacionaliste shqipëtare “Kosova”, ndënë drejtimin
e nji luftëtari të fortë në fushën e shtypit shqipëtar, zotit Gjergj Bubani, e
cila lufton atitudën sërbe…Për rumunët të rahur me kamxhik nuk gjinden fjalë
mprojtjeje. Janë bijt e kombit, të therorizumun në alltarin e marëdhënieve
dipllomatike të mira.
Kosova
e Gjergj Bubanit (Konstancë, 1932/33)
Shqiptarët e Rumanisë janë udhëhequr dhe udhëhiqen nga ndjenja
kombëtare të sinqerta. Ata janë marrë më tepër se kushdo tjetër me çështjen e
mërgimit shqiptar. Shqiptarët kanë qenë dhe janë idealistë, ndërsa Rumania ka
qenë gjithmonë foleja e shqiptarizmës. (Demokratia, 1932)
Më 25 Maj të vitit 1932, filloi të dalë në Konstancë të
Rumanisë revista e parë e diasporës shqiptare, Kosova, tribunë e
rëndësishme e çështjes shqiptare dhe e afirmimit të Kosovës në botë. Drejtor i
saj është publicisti, përkthyesi dhe patrioti korçar Gjergj Bubani, redaktor
i “Shqipërisë së Re” dhe i një varg triubunash tjera shqiptare që delnin në
këtë vend. Revista shtypej në Tipografinë “Albania” të Konstancës, atje
ku e panë dritën e botimit Atdheu, Flamuri i Shqipërisë, Shqipëria e Re,
gazeta e revista tjera shqiptare, si dhe veprat e para të Asdrenit, Lasgushit,
Kutelit, Dodanit, Aleko Vançit dhe veteranëve tjerë të atdhetarizmit shqiptar
në veri të Danubit. “Kosova” delte me artikuj në gjuhën shqipe, rumune e
frenge, në formatin 32/48 cm. Ekzistencën e saj në gjirin e Bibliotekës së
Akademisë rumune, sëbashku me disa botime të vjetra për Skënderbeun e
zbuloi poeti kosovar, Sali Bashota, edhepse për këtë tribunë kanë shkruar kohë
më parë Vehbi Bala, Ismet Dërmaku, Fatmira Rama, Cristia Maksuti, Elida
Petoshati, autori i këtij shkrimi etj. Ndër bashkëpunëtorë njihen Dhimitër
Pasko, Ali Asllani, Asdreni, Emin Pllana, Kristo Luarasi, Selami Çela, Dhimitër
Shuteriqi..., disa duke i shënuar artikujt apo vjershat me pseudonime si
Kaçaniku, Simfiri, Anliri, Plaku i Drenicës etj Nga kjo gazetë janë botuar 32
numra, numri i fundit duke qenë ai i ll korrikut l933. Revista kishte karakter
të dukshëm prozogist dhe revendikativ lidhur me trojet shqiptare të mbetura nën
kthetrat e hegjemonisë sllavo/bizantine.
Kështu,
nën moton “Le t’a dijë bota mbarë/ Se shqiptari ësht’ i zoti/ Të luftojë
si më parë/ Të luftojë si qëmoti/ Për Kosovë e Çamëri/ Rrofsh e qofsh, moj
Shqipëri!” (nr.3, 13 qershor 1932), “Kosova” në numrin e parë të
saj përcakton katër kërkesa kryesore për çështjen shqiptare: 1.
Të drejtën e vetëdisponimit për viset tona të robëruara (Kosovë e Çamëri), 2.
Një Maqedoni autonome, kantonale, me të gjitha format poltike të Zvicrës, ku
maqedono-shqiptarët, maqedono-rumunët, maqedono-bullgarët, maqedono-turqit,
maqedono-grekët të kenë kantonet e tyre të lira. 3. Konsolidimin e
pavarësisë sonë, radikalizmin e reformave shoqërore dhe kristalizimin e lirive
kushtetuese. 4. Afrimin dhe bashkëpunimin sa më të ngushtë ndërmjet të
tre blloqeve që përbëjnë kombin tonë, dmth. Ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë
së lirë, shqiptarëve të Shqipërisë së robëruar dhe shqiptarëve të kolonive.
Ky ishte, në të vërtetë, programi i revistës së një drejtori që më vonë do të
përjetojë persektutimet e qeverisë shqiptare si pasojë e rekomandimeve të
Beogradit.
Kosova e Konstancës dhe kosovarët e Bukureshtit Fototeka e Kosoves (II)
Që në numrin e parë jepet lajmi se Kosova shitet në Bukuresht,
"nëpër kafeanat ku mblidhen kosovarët", te z. Kostika Zisu në
Sheshin Dr. Bibescu, dhe te z. Emin Riza, Rruga Kolentina 74. Në kuadrin e
artikullit "Kosova" (“organ i pakicave shqiptare”) bëhet
fjalë për një grusht nacionalistësh entuziastë të kolonive shqiptare të
Rumanisë, Turqisë e Bullgarisë, midis të cilëve shumë kosovarë e çamër të
mërguar, të cilët i vunë bazat e këtij organi, duke e pagëzuar me një emër
simbolik "Kosova". Artikullshkruesi shpreh bindjen se me ndihmën e
nacionalizmës shqiptare, "Kosova" do të dalë faqebardhë në misionin e
saj të lartë. "Tash vjen rradha e kosovarëve dhe e çamërve të mërguar t'i
japin gjallëri këtij organi. Tek ta dhe tek nacionalistët shqiptarë të atdheut
e të kollonivet "Kosova" mbështet gjithë shpresat e saja. Çdokush pra
le ta bëjë detyrën ashtu si ia thot zemra" (f.3).
Që në
numnrin e saj të parë, Kosova jep lajmin se shteti shqiptar i dhuroi profesorit
Nikolla Jorga, në shenjë mirënjohjeje, një kopsht në anëdetin e Sarandës.
Dhurata në fjalë ka bërë një përshtypje të bukur në opinionin rumun. Në numrin
e 2-të të Kosovës (4 Qershor 1932, kryeministri Jorga konsiderohet si
"përkrahës i nxehtë i çështjes shqiptare". Më 20 Maj të këtij viti,
hapet në Bukuresht një kongres kishtar që kishte për qëllim afrimin e të gjitha
kishave të krishtera. Në këtë kongres ishte ftuar të marrë pjesë edhe Kisha
Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Nikolla Jorga si përkrahës i përzemërt
i qëndrimeve shqiptare, shpreh mendimin që "Patriarkia e Rumanisë t'i
njohë qysh tash Autoqefalinë tonë, pa kërkuar edhe pa pritur avizin e
kryekishave të tjera". Me këtë rast, Jorga e priti me nderime dhe simpati
të posaçme, kryepishkopin shqiptar, Vissarion Xhuvani.
Në
kuadrin e artikullit Si u prit Kosova (nr.3/1932), kosovarët e
Bukureshtit theksojnë faktin se "Na kosovarët, ndonëse ma të shumtët nuk
dimë me këndue, të gjithë do t'a marim "Kosovën", e do t'a mbajmë në
gji, si nji gja të shejtë". Sefedin Kërçova (kryetar i komunës së
Shipkovicës në kohën e Mbretërisë Shqiptare), paraqitet nga Shijaku. Sipas tij,
kjo inisiativë e shenjtë që kanë marë përsipër "gëzon çdo shqipëtar me
ndjenja të vërteta kombëtare, e ma fort mua që ju njoh personalisht si nji nga
ma të mirët patriotë". Dashamirët e kësaj tribune të atdhetarizmit
shqiptar nuk shprehin vetëm komplimente, por shprehin gadishmëri për parapagim,
dhe e e porosisin redaksinë tua dërgojnë Kosovën që nga numri i parë. Në numrin
4 jepen vlerësime e gazetës Demokratia, e cila thekson faktin se
Shqiptarët e Rumanisë janë udhëhequr dhe udhëhiqen nga ndjenja kombëtare të
sinqerta, se janë marrë më tepër se kushdo tjetër me çështjen e mërgimit
shqiptar, se kanë qenë dhe janë idealistë, se Rumania ka qenë foleja e
shqiptarizmës.
Tribunë e revendikimeve legjitime shqiptare
Nga Brusa paraqitet Zulfo Nexhip Kleshtina, "i humbur
midis të huajve n'Asi të Vogël, ku kam qenë dërguar me pahir si "turk i
shkëmbyeshmë, ndjeva një gëzim të math kur papandehur mora me postë të nderçmen
dhe trimen fletore Kosova, me atë program fjesht kombëtar, të çpallur ne mënyrë
të japur. Që nga thelpi i zemrës ju uronj". Revista bukureshtare
“Macedonia” e vllehëve të Maqedonisë, në numrin e saj të Qershorit 1932, e
përshëndet me gëzim botimin e kësaj fletore "revendiktash
shqipëtare, që janë dhe t'onat". Në kuadrin e artikullit “Si na
karakterizojnë arumunët” (Nr.4, f.3), preket edhe segmenti fetar: "Ndjenja
fetare te shqipëtarët është më superficiale se në ç'do tjetër popull ballkanas.
Shqipëtari është më parë shqipëtar, e pastaj musulman ose i krishterë. Me
gjithë që i mungon një ndjenjë e vërtetë fetare, shqiptari ka shpirt bujari dhe
këtë bujari e tregon posaçërisht atëherë kur një i huaj i bije derës së tij dhe
i kërkon strehë. Për shqiptarin nuk ka ditë më e lumtur nga ajo kur iu dha
rasti të presë në shtëpin' e tij një musafir".
Kosova
e Konstancës boton një serë vjershash për Kosovë e Çamëri (autorë: Asdreni,
Risto L. Siliqi, Dhimitër Shuteriqi, etj.). Sefedin Kërçova paraqitet
përsëri nga Shijaku: "Kosova dolli. Tash duhet t'a mbajmë më këmbë, me çdo
therori". Në numrin 5 jepet një faqe me artikullin “Tragjedia e
kosovarëve”. Bëhet fjalë për qëllimet dhe metodat që përdorin serbët "për
të çdukur fisin t'onë nga Kosova". Në një numër tjetër të kësaj tribune,
duke bërë fjalë për konsideratat e huaja ndaj shqiptarëve, par adimirimit të
rumunëve dhe arumunëve ndaj kombit shqiptar, theksohet fakti se "një serb
ka thënë që shqiptarët janë një racë e degjeneruar dhe prapanike; se duart u
varen më poshtë nga gjunjët dhe majë kokës kanë nga një culluf
flokësh". Jemi në pranverën e shenjtë të Pavarësisë (2008), në vitin
kur Kryeministri i Kosovës e konsideron respektin ndaj minoroteteve si një
obligim i shenjtë i çdo shqiptari. Në kuadrin e artikullit të asistentit
universitar Nicolae M. A. Popp, “Minoritatea Romano/ Albaneza din Jugoslavia
(nr. 31, 28 Maj 1933), “Kosova” e Gjergj Bubanit shkruan me respekt për
shkencëtarët serbë (A. Melik, G. Valsan, M.S. Filipoviç, I. Erdeljanoviç, V.
Bubinec etj.) të cilët i konsiderojnë trakasit dhe ilirët, respektivisht
rumunët dhe shqiptarët, si banorët e parë të “krejt territorit të Jugosllavisë
aktuale”.
Në kuadrin
e artikullit "Misioni i Kosovës" (Nr. 5), kuptojmë se korespondent i
"Kosovës" në Bukuresht, asokohe ishte studenti entuziast D. Pogaçe,
"i cili mori inisiativën për t'krijuar një shkollë shqipe në atë qytet,
posaçërisht për kosovarët që s'dinë të këndojnë e të shkruajnë gjuhën amtare,
dhe u afrua ay vetë të shërbejë si mësues, pa ndonjë pretension". Me këtë
rast theksohet fakti se është mbajtur mbledhja e parë me një numur prej më se
100 kosovarësh, që nga ora 8 e mëngjezit deri në mesditë, në Kafenë Persiane.
"Mbledhja që u mbajt pardje është fillimi i një aktiviteti të gjallë, që
rethi i zgjedhur i Kosovës të zhvillohet në gjithë kollonitë
shqipëtare". Me këtë rast, siç theksohet në kuadrin e artikullit
“Mbledhja e kosovarëve në Bukuresht” (nr.5), u themelua Shoqëria
"Kosova" dhe u vendos të çelet një shkollë-nate shqipe për
kosovarët. Sipas korespondentit të Kosovës, "Mbledhja u mbyll në mes të
një enthusiasmi të math (...). Gjithë kosovarët më këmbë brohoritnë duke
tthirur: “Rroftë Shqiypnija! Rroftë Flamuri! Rroftë Kosova e Çamëria!”.
Gjithashtu brohoritnë për fletoren "Kosova" dhe për studentët
shqipëtarë të Bukureshtit".
Në
numrat e ardhshëm jepen krijime të Lasgush Poradecit, Sterjo Spasses, Gjergj
Bubanit, bëhet fjalë për Marshin e Kosovës, Viktor Eftimiun, Jashar Erebarën,
Asdrenin, Erakli Duron, Kristaq Antoniun, për mbledhjen e dytë të kosovarëve të
Bukureshtit, për aktivitetet e gruas shqiptare, për rumunët e Timokut, për
themelimin e shoqërisë kulturore shqiptare "Kosova" në Bukuresht,
dhje për një varg subjkektesh tjera, të denja për teza doktoratash dhe
analizash të mirëfillta shkencore e publicistike. (Baki Ymeri)
Kosova në massmedian rumune
Vëllazëria ortodokse dhe përmasa e dyfishtë
Duket një gabim fakti që
Ndoshta ligji i parë që duhej ta votojë qeveria Thaçi, do të ishte ai i
minoriteteve. Një gabim është bërë, kjo është e sigurtë, se duke e ndihmuar
Serbinë, përkrah Rusisë, autoritetet rumune nuk ia vunë presidentit serb të
vijë menjëherë në Bukuresht çështjen e rumunëve të Luginës së Timokut, të
nënshtruar një pastrimi të tmerrshëm etnik, dhe jo prej dje e apo pardje. Sa i
përket vëllazërisë ortodokse ndërmjet serbëve e rumunëve, ndoshta presidenti
rumun duhej ta pyeste atë serb se ç’ka ngjarë me kishat rumune në fshatrat e
Luginës së Timokut, në shtetin demokratik, me aspirate evropiane.
Dhe kjo në kohën kur te ne, në Banatë, funksionon një erark serb në rang të
epishkopit dhe nuk i kujtohet kujt t’a mbyllë kishën.
Përngutshmëria jonë s’është tjetër veçse një specialitet rumun me sarma e
kaçamak, siç e kanë demonstruar aq aleanca të gabuara, të shkëputura dhe të
kthyera në anën e kundërt, në historinë tonë. Shiko dhe vitet e fundit të
politikës! Ndoshta do të duhej që ministrant të këshilloheshin mes vedi
para se të shpallin marrëzira në postet televizive, mendoja kështu, por e
kuptova se këshilla ndërmjet të pavendosurve sjell vetëm pavendoshmëri. Mos
vallë këta zotërinj kanë arritur për tepër shpejt në qeverisje?
Serbia antirumune dhe mbrojtja e
Kosovës në Bukuresht
(Florian Bichir, Ndërsime
shpirtërore, Sibiu, 2008)
Gjatë ditëve të Panairit të librit
Gaudeamus (Bukuresht, 2008), autori Florian Bichir na e dhuroi për opinionin
shqiptar librin Ndërsime shpirtërore (Rafuieli in duh). Autori ka kryer
studimet e teologjisë dhe gazetarisë, dhe është njëri nga seniorët më të mirë
të së përditshmes Evenimentul zilei, që del në Bukuresht dhe
Kluzh-Napoka, e lexuar nga 546.000 lexues. Libri ka 170 faqe dhe është i
strukturuar në 4 kapituj. Për opinioni tonë vlen të potencojmë të vërtetën se
krahas fundrinave çaushiste që kanë zhvilluar propaganda serbe në mass/median
rumune, Rumania ka gazetarë dhe analistë të mirëfilltë që nuk bien në grackat e
kompromisit dhe interesave meskine të politikës së ditës. Njëri nga ta është
edhe publicisti Florian Bichir, i cili në kapitullin 4 boton një serë artikujsh
të guximshëm përmes të cilave e demaskon me guxim politikën barbare të
Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe etnosit rumun në Luginë të Timokut.
Kështu, në kuadrin e artikullit «Dashuria» serbe» (fq.123/124), autori nxjerr
në pah politikën antirumune të autoriteteve serbe.
«Po të ish nevoja, ditët e shkuara
u dëshmua se sintagma «relacione të shkëlqyera ndërmjet serbëve dhe rumunëve»
është një mashtrim. Aq sa e admiroj kokëfortësinë dhe rezistencën e serbëve, po
aq e nënçmoj nacionalizmin e tyre të një radikalizmi të ekzagjeruar. Ja faktet:
më 2005, një rumun nga Serbia, Bojan Aleksandroviç, qe shuguruar nga epishkopi
rumun Hirësia e Tij Daniil, kurse në pronën e tij u ngrit një kishë. Një
vatër e vogël ku rumunët do të luten në gjuhën amtare, do t’i pagëzojnë
fëmijët, do të martohen apo do t’i vajtojnë të vdekurit. Kjo për arësye të
faktit se rumunët e zonës së Timokut të «fqinjes sonë të dashur» Serbisë, nuk
kanë kurrfarë të drejte. Jo, jo, ata kanë të drejtën për të qenë të
persekutuar. Të trembur nga një prift i gjorë, por i cili mund ta ripërtërinte
identitetin kombëtar të këtyre rumunëve të pushtuar me dekada të tëra,
autoritetet serbe reaksionuna në mënyrë të dhunshme. Së pari u munduan ta
shpartallojnë kishën. As që vlente për ta se ishte ortodokse, se i përkiste të
të njejtëve vëllezër që i besojnë Krishtit. Faktikisht «mbrojtja e ortodoksisë»
është parollë të cilën serbët e nxjerin në pah sa herë që e kërkon interesi i
tyre. Pastaj kërkuan intervenimin e armatës.
Në prill 2006, njëdelegacion i
Kishës serbe erdhi për marrëveshje në Bukuresht, me një nofull në qiell dhe me
tjetrën për toke. Herë me kërcënime, herë me fjalë të mira, herë me
«pravosllavna braqa», serbët arritën të zhvendosin selinë e epishkopatës rumune
nga Vërshaci (Vërshoara) në Rumani. Kërkuan madje dhe modifikimin e titullit,
ndërsa ne u pajtuam që të mos akuzohemi si qëllimkëqinj. Epishkopata e
Vërshacit u bë Dacia felix, një titull për fatin tonë tejet i inspiruar.
Sipas akteve të nënshkruara në Bukuresht, serbët premtuan se do të merren me
rumunët e Luginës së Timokut, në kuptimin që ata do t’u vënë në shërbim
priftërinj që dinë gjuhën rumune. Tani, qoftë fjala mes nesh, negociatat
qenë dinamituar nga një prift rumun i dobët përnga engjëlli, i cili gjithnjë
pozonte në veladonin e një rrëfyesi të përmirësuar. Kështu i përulur, dinte
ndërkaq të bëjë dallavere me energji elektrike dhe lëndë druri për ndërtime me
miqët e tij pravosllavnikë. Njëra pas tjetrës, e mbajti fjalën. Serbët, përndryshe,
e lajmëruan priftin Bojan se do ta dëbojnë nga e drejta e prifërimit.
Motivi? Pse ka mbajtur meshën në gjuhën rumune! Derisa serbët gëzojnë në Rumani
të drejtat fetare të garantuara nga shteti, kanë një vikariat në Timishoara,
rumunëve të Timokut në Serbi u është ndaluar të luten në gjuhën e vet. Ka
nevojë të flasim për të drejtat e njeriut dhe për liritë fetare?
Meriton të përkujtojmë faktin se
serbët e kanë dënuar me dy vjet burg priftin rumun të Timokut, dhe se në janar
2008, patriarku serb Pavle, ka thënë për riaktivizimin e epishkopatave rumune
në Basarabi (Republika e Moldovës, tashmë shtet i pavarur, ishrepublikë rumune
e ndodhur deri më 1992 në kthetrat e Bashkimit Sovjetik-nënv.i përkth.):
«Historia e riaktivimit të Mitropolisë së Basarabisë është e lidhur me njërën
nga periudhat më të erëta në historinë e njerëzimit – periudha e pushtimit
nazist »! Vaj halli për ata që i kanë serbët «vëllezër»! Artikulli në origjinal mban titullin «Dragostea» sârbeasc?”.
Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit
Në kuadrin e këtij artikulli,
autori thekson se «Zgjidhja e çështjes së Kosovës përmes shpalljes së
pavarësisë së saj provokon ankthe të mëdha në Bukuresht, madje dhe në nivel
autoritetesh. Kjo vjen si pasojë e faktit se si sipas një sqenari, do të
pasojë pavarësia e Vojvodinës, si pasojë e së cilës do të vehet në shqyrtim
Visi i Sekujve, Kovazna dhe Hargjita, apo Har/kovi, siç po e përmendin, gjë që,
sipas lehjeve të kota, e shpërbëka Rumaninë. I hidhëruar nga propagandat
mediatike që e kanë si burim Beogradin, «poeti i madh Baki Ymeri», siç e
pagëzonte Marin Sorescu, më ka dërguar disa rrjeshta: „Derisa Basarabia ka qenë
koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë. Krahasimi ndërmjet Kosovës
dhe Transnistrisë apo zonave tjera të ndodhura nën tutelën e Kremlinit është
një krahasim i gabuar që vjen nga kuzhinat e shërbimeve të fshehta të
ultranacionalizmit serb. Kosova është motra binjake e Besarabisë”. Duke i
dashur me përgjërim këto troje, Baki Ymeri, si përfaqësues i
komunitetit shqiptar, është totalisht i revoltuar nga sqenarët e lansuar: ”Të kërkosh bashkimin e
Transilvanisë rumune me Hungarinë, është njësoj sikur të kërkosh bashkimin e
Kosovës shqiptare me Serbinë, apo të Moldavisë rumune me Rusinë. Derisa
hungarezët e Transilvanisë jetojnë në dy/tre rrethe në zemër të Rumanisë, pa
patur kurrfarë lidhjesh gjeografike me Hungarinë, ata kanë të drejtë për të
drejta kombëtare, por jo edhe për pavarësi apo bashkim kombëtar ».
Kujt i konvenojnë kërkesat e
këtilla absurde, antirumune dhe antishqiptare, pyet Florian Bichir-i dhe
vazhdon: « Është e qartë se në vitet 1998/1999, në shtypin rumun
botoheshin artikuj për krimet e luftës kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës,
apo kushtrimet e shqiptarëve përmes të cilave kërkohej intervenimi i
NATO-s për eliminimin e regjimit të Milloshevit. Prej asokohe, ndërkaq,
sistematikisht, nisën të dalin versione të llojllojshme: gjoja se
shqiptarët qenkan myslimanë, gjoja se krijohet një shtet mysliman në zemër të
Ballkanit, etj. Pa marrë parasysh faktin se disa mbajnë emra myslimanësh të
rrallë janë ata që krenohen me përkatësinë myslimane, ngase sipas historisë,
shqiptarët e dinë se janë pasardhës të ilirëve që e përqafuan krishtërimin nga
Shën Pali. Diçka tjetër
duhet dhënë për të menduar, jo vetëm autoriteteve, por edhe të ashtuquajturve
analistë: pozita e Rusisë! Kremlini
përpiqet në mënyrë të dëshpruar të gjejë një aleat në Ballkan, në personin e
Serbisë.
Si çdo fuqi e madhe që respektohet,
Rusia shkon mbi dy kokë, siç thuhet: përkrahje të drejtëpërdrejtë, përmes të
gjitha rrethanave: ushtarake, politike dhe diplomatike regjimeve separatiste të
Transnistrisë, Osetisë së Jugut, Abhazisë, megjithëse në rastin e Jugosllavisë
dhe Serbisë ka përkrahur paprekshmërinë e territorit të një vendi të njohur në
përmasa internacionale. Dhe është duke lëshuar rrënjë kësaj here propaganda
serbe, e prekur sentimentalisht me ndihmën e miteve: me serbët nuk jemi qortuar
kurrë, jemi ortodoksë dhe e kemi të njëjtin armik: Hungarinë. Se rumunët e Serbisë
janë të persekutuar sistematikisht dhe se nuk kanë kurrfarë të drejtash fetare
në gjuhën rumune, nuk thuhet. Se me rastin e sulmit të Jugosllavisë, më 1941,
serbët e kanë bombarduar Aradin dhe Timishoarën, kalohet në heshtje. Po qe se
Rusisë rumunët i thonë Arushë, Serbia është e pagëzuar si Dhelpra e Ballkanit.
Dhelpra domethënë ajo kafshë që vjedh fshehtas dhe fotografohet si e pafajshme.
Artikulli në origjinal mban titulli Kosova si Vulpen in Balcani (fq.153/154).
Kosova dhe një kryqëzatë e re
Në kapitull 4 të librit Ndërsime
shpirtërore botohet edhe artikulli Kosova dhe kryqëzata e re (Kosovo si
noua cruciada, fq. 133/134), ku përmend të vërtetën se «Shpallja e
pavarësisë së Kosovës e ka mahnitur «opinionin publik», por edhe analistët
politikë, të papregaditur. Dhe ka(në) reaguar, si dhe në raste të tjera,
totalisht në mënyrë haotike. Kjo dhe si pasojë e një fushate serbe tejet
efikase, zari i lojës duke u hedhur menjëherë në plan sentimental/fetar. «Duhet
t’i përkrahim serbët ngase janë ortodoksë si ne. Duhet mbrojtur ortodoksia
ngase hyjnë myslimanët në zemër të Europës!» ishin parollat e lansuara. Ndoshta
jo më kot, Constantin Radulescu Motru, theksonte në një tipologji të shpirtit
të kombit rumun se rumuni është fetar «sa për sytë e fshatit». Siç janë të
këtillë edhe shqiptarët që e kanë përqafuar sa për sy e faqe fenë e pushtuesit
osman, themi ne, duke ia lënë fjalën autorit të librit Ndërsime shpirtërore,
i cili e citon psikologun Motru: «Dhe mu për këtë arësye është edhe
nacionalist. Me religjionin shkon deri në evlavi. Mund ta harrojë ai Zotin e
prindërve të tij! (…) Rumuni është fetar aq sa e sheh se të gjithë përrreth tij
janë fetarë. Të rrallë janë shembujt kur çështja e fesë buron nga thellësia e
zemrës së tij».
Artikulli i Flrian Bichir-it është botuar në shtyp më 23 shkurt 2008. «Në
Serbi, vazhdon autori, situata në nivel psikologjik është e ngjashme, rol
kryesor duke e patur Kishën Ortodokse Serbe. Epishkopi serb, Artemije, ka
deklaruar se Serbia do të duhej ti mobilizojë forcat e armatosura ta
shpallë Kosovësn «territor të pushtuar» dhe të blejë armë nga Rusia për ta
ripërfituar. «Ta ftojmë Rusinë dhe vendet tjera të dërgojnë ushtri në Serbi dhe
të drëgojnë vullnetarë të na ndihmojnë në luftën tonë të drejtë», ka deklaruar
epishkopi. Revolta mund të justifikohet përmes propagandës gjoja se Kosova
qenka një vend i shenjtë për serbët, por të ftosh Rusinë dhe vendet e tjera në
konflikt për një kryqëzatë të re, kësaj si thonë tjetër veçse xhihad ortodoks.
Nuk do të kishte gjë të keqe në këtë, por nuk kam dëgjuar kurrë nga besimtarët
serbë të Kosovës ndonjë apel për pajtim dhe respekt ndaj kombit shiptar. Është
i çuditshëm, madje edhe rrënqethës, fakti se tani kisha ortodokse serbe arrin
të luajë një rol aq të rëndësishëm. Jugosllavia i ka ndihmuar dhe stërvitur
vite me rradhë terroristët palestinezë (nën maskën e asistencës së pjestarëve
të vendeve të painkuadruara), kurse tani maska e mbrojtësve të krishtërimit nuk
u ka hije, thekson Tiberius Puiu, specialist në hapësirat ish/jugosllave.
Karakteri thellësisht nacionalist serb i kësaj kishe është konfirmuar me faktin
se edhepse pas vitit 1929, pas instaurimit të diktaturës mbretërore, nuk
shrytëzoheshin epitetet «serb», «kroat» apo «slloven» por epiteti «jugosllav»,
kurse Kisha Ortodokse Serbe, edhepse gëlltiste banorë nga territoret kroate apo
maqedonase, nuk qe pagëzuar Kisha Jugosllave. Kështu e ngriti një shembull unik
ndër Kishat ortodokse, emërtimi i saj duke mos qenë i ngjashëm me emrin e
shtetit. Qindra vjet, vazhdon autori Bichir, Kisha serbe ka promovuar
filetizmin, term që don të thotë identifikimi i fesë me kombin. Kisha serbe ka
qenë ajo që ka imponuar shkombëtarizimin e vllehëve (rumunëve) të Timokut.
Edhepse këtu gjenden më shumë manastire të ngritur nga sunduesit rumunë, kjo
gjë kalohet në heshtje. Po kjo Kishë serbe, në regjionin e Timokut ka imponuar
një listë për pagëzimin e fëmijëve. Episkopata ortodokese rumune, e themeluar
më 2001, nuk është e njohur sot e kësaj dite, edhepse serbët e valëvisin flamurin
tonë në Beograd. Pse? Ngase këtë e bëjnë për interesat e veta. (B. V.)
Oftalmologjia kosovare dhe respekti i palës rumune
Dou? remarcabile personalit??i
medicale, doctori oftalmologi din Kosova, Prof. Dr. Ilhami Goranci
?i Dr. Halil Ajvazi, au participat la Congresul Interna?iional de
Oftalmologie de la Sinaia. În trecerea prin Bucure?ti, au fost oaspe?i ai
redac?iei revistei Albanezul, exprimându-?i satisfac?ia pentru reu?ita
întâlnirilor din România, subliniind importan?a deosebit? a întrunirii
Congresului de la Sinaia pentru lumea ?tiin?ific? eurpean?. (G. Maksuti)
Në
Kongresin e 8 ndërkombëtar të Shoqatës Rumune të Oftalmologjisë (
Shumë oftalmologë rumunë dhe ndërkomtarë u interesuan
për nivelin e zhvillimit të oftamologjisë në Kosovë. Duke marrë për bazë
mendimin e prof. dr. Ilhami Gorancit, si dhe të kryesisë së punës së Kongresit
të VIII-
BASHKËPUNIM ME DIASPORËN
Redaksia e revistës Kosova përshëndet redaksinë e
revistës së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, Pena,
si dhe Kryeredaktorin e saj, Zt. Adnan Mehmeti, president i Shoqatës
respektive. Në numrin e saj të fundit (3/2009), Pena prezanton një gamë
vlerash shqiptare dhe universale, ndër të cilat shquhen shkrimet mbi Ernest
Heminguejin, albanologun Leonard Newmark, Dora D’Istrian, inisiativën për
themelimin e Universitetit Publik Shqiptar për komunat Medvegjë, Bujanoc dhe
Preshevë, etj. Në këtë kontekst bashkëpunimesh të frytshme me diasporën
përshëndesim edhe redaksinë e revistës Dituria në Boras të
Suedisë, Alma Papamihalin, Thoma Gogën, Fatime Kullin, Gëzim Markun, Riza Lahin,
Niko Kotherjen, Petrika Grosin, Vitore Lekën, Jorgo Telon, Nuri Plakun, Eduard
Dilon, Gjergj kabashin, dashamirët tanë nga Kosova, Zvicra, Italia, Norvegjia,
Gjermania e gjetiu.
MIRËNJOHJE NGA DASHMIRËT TANË
I nderuar! Ndjeva gëzim të pashoq kur kuptova që
po lind edhe një yll i ri i shqiptarizmës në Bukuresht, revista Kosova, një
tribunë pritur kahmoti për çdo dashamir që ndjen shqip, shkruan
shqip, komunikon shqip dhe lexon shqip. Veprimtaria intenzive e
Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë na frymëzon dhe jep impulse të
reja në diasporë, ngase jeni duke na treguar se drita e Rilindjes Kombëtare nuk
është shuar, se patriotizmi i shqiptarëve të Bukureshtit po përcillet nga
gjenerata në gjeneratë, dhe kontributi kulturor e historik trasohet me vlera të
njëjta, sikur në kohën e Naimit, Samiut, Asdrenit. Zoti ju
mbroftë për këtë punë të shkëlqyer. Me nderime, Mediar Leka
(Norvegji,
*************************************
Colegiul de redac?ie: Dr. Gelcu Maksuti (Pre?edinte de Onoare a UCAR), Baki Ymeri (Redactor-?ef),
Tiberius Puiu (Secretar general de redac?ie). Tehnoredactare: Florian Hu?anu.
Pentru corespeonden?a: Cal. Bd. 1 Mai 18, Bl. 17-S-14, Ap. 128, 061631
Bucure?ti Of. 66, Sect. 6. Telefoane: 0040 (0) 729698600, Fix: 0040.
21.7455463, Fax: 021.4401455- ISSN 2066 – 9968. E-mail: bukureshti@yahoo.com,bakiymeri@yahoo.com
Responsabilitatea juridic? pentru con?inutul articolelor
apar?ine autorilor (art.206
C.P.).