E marte, 30.04.2024, 11:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: E humbas pas syrit të ndritur

E shtune, 31.10.2009, 01:30 PM


E humbas pas syrit të ndritur

(poezi)

Nga Përparim Hysi

Si duroj pa ty

"Si ta shkoj behar sivjet
Sofie,medet,medet!"
Popullore

Një behar ka pa  miken ,zë ankohet për qamet
6-vjet jam unë pa miken,a nuk është vërtet rrëmet?
Të gjithë vitet duken kot dhe behari më është dimër
6-vjet që veç kam "ftoht",jeta krejt pelin,e hidhur.

Kështu është me domosdo,as që ndjehem fare mirë
Sa s'thërres me "obobo",sado rroj si "qelepir"
As që zë punë me dorë,englendisem sipas qejfit
Kurse zëmrën kam dëborë,në gjithë vitet e kubetit.

Sa për miken,mos më pyet?Ajo iku,la shëndenë
Ndaj vjetët në kurbet ma kanë bërë mëndjen ujem
Edhe zë e dyzohem:gjysma mi e gjysma cërr
Për ty mike përgjërohem;shpirt,o shpirt,m'u bëre dërr...

10 tetor 2006

"Lakuriq" në punë

"Lakuriq" në punë sikur bën sfilatë
Paskam "faj" unë që bie në "mëkat"
Sa të shoh kështu,o moj"lakuriqe"
Mbushem ububu:ç'të të them?Me xhinde!

Dhe aq xhindosem,sa e humbas mëndjen
Zë e hardallosem,s'e zotëroj dot gjëndjen
E humbas fillin si Xhafa simiten
Dhe bëj unë"rrezilin,tek "ha" lakuriqen.

14 tetor   2006

Dhe...

Dhe ikën vitet si pa kutptuar
Po malli?Jo.Nuk iku
Sado që tash jam i moshuar
Ky mall ende më piku.

Se vjen më bëhet si tani
I freskët më vjen çasti
Ku je?Ku je,moj  dashuri?
Se malli më firapsi.

Zë zgjohet ndjenja krejt e freskët
Zë zgjohet e merr vrull
Ky mall,ky mall kaq vjete mbledhur
Më duket prapë sikur...

Sikur bashkë jemi,të pandarë,
(as u zotuam kështu?!)
Dhe vij e të përfshij me mall
E humbas bashkë me ju

1 tetor 2007

Të pashë

Të pashë.Po më mirë të mos kisha parë
Se tani jam veçëse me stres
Më kapëlon të gjithin një mall
E di që e kam këtë ves.

Ves është se ç'të jetë tjetër
Shoh një të bukur dhe humbas pas saj
Lezet s'më ka,se jam burrë i vjetër
Por ja që të pashë dhe s'e kam kollaj

S'e kam kollaj që të harroj atë bukuri
Atë portret që një çast s'më lë të qetë
Jo.Jo.Kurrë s'mund të harroj ata dy sy
Që u ngulën mbi mua si shigjetë.

Si shigjetë qenë.Më shpuan,më shpuan
Dhe më hapën në zëmër goxha plagë
Oh,janë të mjerë ata që këta sy nuk panë
Dhe unë i lumtur që i shijova nga larg.

13 tetor   2007

E humbas pas syrit të ndritur

Kam "kullotur" në "çahiret e botës"
Se kam qenë si kalë i uritur
Më luante çargu i kokës
Sa shihja një sy të ndritur.

Më luant çargu i kokës
Mëndja dil nga burgjia
Nuk pyesja nga sytë e botës
Më thoni:-Ka sy dashuria?"

Dashuria hiç nuk ka sy
Prrallën ka marrë gjykimi
Gjykomëni drejt ju tani
A ka faj vallë Përparimi?!

Në vargje shtirje s'ka fare
Transaprent jam si xham
Në flas e shkruaj ashiqare
Se nepsin që kam patur,e kam.

U plaka,po huqet s'i lashë
(e ç'pret nga një mëndjekrisur?!)
S'zbres dot nga kali i sevdasë
Humbas pas një syri të ndritur.

19 tetor 2007

U pupu!

U pupu,si je  më qafshë!
Vetëtin si diell nga jashtë
Sa të pashë dhe mëndejn lashë
Moj,mos të kanë bërë gjëkafshë?!

Iki mëndja dhe kaptoi
Iku,iku,nga unë shkoi
Shkoi pas teje që je nur
Unë,tash dihet:rashë sëmurë!

Rashë sëmurë.Po vallë do ngrihem?
Dhe me veten,hahem,grihem
Hahem,grihem,s'gjej rehat
Katandisa si sakat.

Sepse mëndja shkoi,më la
(sa s'ma bëjnë ha-ha!!!)
U djallosa veç nga ti
Upupu se ç'bukuri!...

15 tetor 2007

Veriu të rreh gjirin

Veriu të rreh gjirin gjysëm të zbuluar
Dhe më krreu syrin fare pa kuptuar
Në më iku syri,dihet që ka shkak
Me sy ia bën gjiri,pjepër dimarak.

O sa neps që kam,dua të jem veriu
Ta them trroç,moj xhan;ika unë,i ziu!
Ika po marrë prrallën,më luajti burgjia
S'e mbaj dot malin;m'u prish terezia.

Se qeshë  mirë e bukur,mëndjen paçë në kokë
Ç'më bëre e bukur?Luajta,- e them copë.
Tani jam marrosur,edhe kot po bredh
Mëndjenakatosur:plaga rrjedh,rrjedh..

16 tetor 2007

Ah,ai shtrat!

Ah,ai shtrat aq i ngrohtë
Ku shtritur një mike më pret
Më bën aq zëmërdobtë
Dhe,megjithatë,me fletë.

Fletë si zog kam vënë krahë
Fluturoj hapësirave pa masë
Me miken zë puthem që "ah"
Për buzën e saj po pëllcas.

Se ftesa e saj  është me zëmër
Një zëmër e çiltër,qelibar
O kohë pse më je kaq shëmër
Që s'më lë të nisem sa më parë?!

Atje tek ai shtrat i ngrohtë
Një palë duar i shoh që zgjaten
Puth e puth dhe dot
Jo,kur thotë gega,nuk fahem.

Filloj që ta"ha" copa-copa
Se kot nuk jam i uritur
Ajo për mua është gjithë bota
Se shpirtin ma ka cfilitur.

Le të shkoqem,të zhbëhem i tëri
Le të bëhem thërrime-thërrime
Të dua!Të dua si asnjëri
Ta dish mirë ti,mikja ime!

Trëndafili

Ah,ai trëndafil aq i freskët
Që më erdhi nga ti si "qerasje"
Më bëri mua aq të prekshëm
Sa më vuri në ngasje.

Thonë që peshqeshet i pëlqejnë dhe mbretit
E si mos më pëlqejnë mua,plakut?
E puth dorën e bukur të "peshqeshit"
Tensioni më lëviz prej gjakut

RRëmbehem pas bamirëses sime
Që erdhi ma gjeti"shtëpinë"
Dhe zhtyem detit me kujtime
S'e mbaj pa i shprehur simpatinë.

Mbas dekadash

I thotë ai:-Mos je vallë ajo,
Ajo që unë kam njohur dikur?
I thotë ajo:-Unë jam.Po.
Ka vite,ka vite,Qëkur.

I thotë ai:-Sa jam çuditur!
Si mundet"djallushja" të bëhet"shënjte?!"
Po a e mban mënd që pas teje qeshë roitur
Dhe ti,atëherë,më ënjte?!!!

E mbaj mënd.Atëhere,kur,
Kur që të dy qemë  "axhami"
O mik,po a e di që s'duhet thënë"kurrë"
E,sidomos,në dashuri...

4 tetor 2009


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora