E diele, 28.04.2024, 11:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Zahiri diti të shkrepë pushkën në kohën dhe në vëndin e duhur

E diele, 01.11.2009, 06:27 PM


ZAHIRI DITI TË SHKREP PUSHKËN NË KOHËN DHE NË VENDIN E DUHUR


Nuhi Potoku –Poema “HIMN TRIMËRISË” (Kushtuar ZAHIR PAJAZITIT-YLLI QË DHA KUSHTRIMIN E LIRISË),botoi  autori, shtyp në

“Trend” Prishtinë


 Nga Milazim KADRIU


Poeti llapjan, Nuhi Potoku, para lexuesve  tanë është paraqitur me poemë, “Himn trimërisë”, poemë që i kushtohet heroit kombëtar Zahir Pajaziti.

 Poema fillon me një kushtesë në të cilën shkruan:

 Prindërve të heroit Zahir Pajaziti, familjes së tij, të afërmve, shokëve  dhe të gjithë  atyre që e ndihmuan Zahirin në ditët më t ë vështira.

-         Familjeve të dëshmorëve Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit, familjeve të tyre përkrahje, nder dhe respekt

Autori

 Poema “Himn trimërisë”, ndahet në katër cikle : Në udhëtim kah amshimi,Ti vullkan lirie,Zahiri i derdhur në bronz dhe Jetën atdheut,emrin përjetësisë. Nëpërmes vargjeve të kësaj poeme autori ka përjetësuar personalitetin e Zahir Pajazitit,duke e dhënë një pasqyrë të veçantë për figurën  e këtij heroi. Këtu, figura e Zahir Pajazitit bëhet kujtesë  historike,motiv i fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit  dhe e dhembjes së thellë njerëzore.

Autori Potoku në poemën “Himn trimërisë “ niset nga ngjarjet,datat, kronikat, rrëfimet për personazhin e të cilave ua veshë edhe  pjesën artistike dhe kështu na del një poemë mirë e ndërtuar ku ruan edhe origjinalitetin e këtyre ngjarjeve dhe të vetë personazhit të cilin e ngrit në lartësinë meritore të tij.

Në poemën “Himn trimërisë” autori  na e paraqet Zahirin ashtu si ishte në jetë, si njeri që nuk e duroi dot robërinë,dhe si njeri që diti të shkrep pushkën në kohën dhe në vendin e duhur dhe që çdo herë mbeti misterioz dhe i pakapshëm nga pushtuesi.

 

Ndjenja e krenarisë kombëtare,shpirti i papërkulur i njerëzve  të Kosovës ,qëndresa dhe rezistenca  e pathyeshme e tyre  ndaj dhunë s së ushtruar nga regjimet antishqiptare nëpër histori janë dominuese në frymën poetike të autorit në poemën për Zahir Pajazitin. Heroi kombëtar Zahir Pajaziti siç na paraqitet edhe në këtë poemë arriti ti mobilizoi djemtë më të mirë ,më të vendosur dhe të gatshëm për sakrificë për lirinë  e popullit dhe të Kosovës. Poeti në poemë,autori   Zahir Paajzitin e prezanton ashtu si ishte,  burim i krenarisë dhe i lavdisë kombëtare, realitet  madhështor  dhe inspirim poetik. Ai bëhet kujtesë historike, motiv i fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit dhe e dhembjes së thellë njerëzore. Siç shkruan edhe recensenti i kësaj poeme Muhamet Reçica  “artikulimi  i ligjërimit poetik të autorit është bërë nga këndvështrime  të ndryshme ,gjithmonë duke u nisur nga realiteti kombëtar, për të përfshirë edhe pikë vështrime të tjera , si referimit të përmasave  të sakrificave sublime ,por edhe pengesave  e dukurive  negative  që e përcjellin  çdo shoqëri në rrugën e zhvillimit, të përparimit dhe të avancimit  të qenies së saj”.

Në poemën “Himn trimërisë “ autori, Nuhi Potoku kishte për ide që ta përjetësoi personalitetin e Zahir Pajazitit, ta nderoi veprën e tij dhe ta ndriçoi atë  për brezat e ardhshëm që edhe ata ta dinë sakrificën e popullit që kaloi në këto kohë deri në arritjen e lirisë,që nuk ishte aspak periudhë e lehtë. Si gjithnjë autori Potoku edhe në këtë poemë inspirimi i vjen nga gurra kombëtare e ku përdorë shprehje të fuqishme  artistike. Ai në këtë poemë ka arritur me sukses të prezantoi një pamje realiste  për heroin Zahir Pajaziti. Ai  ka përshkruar fuqishëm portretin,tiparet dhe gjithë veprimtarinë atdhetare të tij që ishte inspirim dhe shembull  edhe për djemtë tjerë të lirisë.

 

Poema “Himn trimërisë”  përfundon me një  epilog,në vargjet e të cilit thotë:

 

Fjala e thënë me vend

Pushka  e shkrepur me kohë

I prirë nga mençuria

Guximi   e trimëria

 

Zahir,

 

Të bënë madhështor

Në maje të pirgut ët vunë

Në Panteonin shqiptar

Vend nderi të krijuan.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora