| E diele, 01.11.2009, 06:27 PM |
Nuhi Potoku –Poema “HIMN TRIMËRISË” (Kushtuar ZAHIR PAJAZITIT-YLLI QË
“Trend” Prishtinë
Nga Milazim KADRIU
Poeti llapjan, Nuhi Potoku, para lexuesve tanë është
paraqitur me poemë, “Himn trimërisë”, poemë që i kushtohet heroit kombëtar
Zahir Pajaziti.
Poema fillon me një kushtesë në të cilën shkruan:
Prindërve të heroit Zahir Pajaziti, familjes së
tij, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e ndihmuan Zahirin
në ditët më t ë vështira.
- Familjeve
të dëshmorëve Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha
Lavdi për të gjithë dëshmorët e kombit, familjeve të tyre
përkrahje, nder dhe respekt
Autori
Poema “Himn trimërisë”, ndahet në katër cikle : Në
udhëtim kah amshimi,Ti vullkan lirie,Zahiri i derdhur në bronz dhe Jetën
atdheut,emrin përjetësisë. Nëpërmes vargjeve të kësaj poeme autori ka
përjetësuar personalitetin e Zahir Pajazitit,duke e dhënë një pasqyrë të
veçantë për figurën e këtij heroi. Këtu, figura e Zahir Pajazitit bëhet
kujtesë historike,motiv i fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit dhe
e dhembjes së thellë njerëzore.
Autori Potoku në poemën “Himn trimërisë “ niset nga
ngjarjet,datat, kronikat, rrëfimet për personazhin e të cilave ua veshë edhe
pjesën artistike dhe kështu na del një poemë mirë e ndërtuar ku ruan edhe
origjinalitetin e këtyre ngjarjeve dhe të vetë personazhit të cilin e ngrit në
lartësinë meritore të tij.
Në poemën “Himn trimërisë” autori na e paraqet Zahirin
ashtu si ishte në jetë, si njeri që nuk e duroi dot robërinë,dhe si njeri që
diti të shkrep pushkën në kohën dhe në vendin e duhur dhe që çdo herë mbeti
misterioz dhe i pakapshëm nga pushtuesi.
Ndjenja e krenarisë kombëtare,shpirti i papërkulur i njerëzve
të Kosovës ,qëndresa dhe rezistenca e pathyeshme e tyre ndaj
dhunë s së ushtruar nga regjimet antishqiptare nëpër histori janë dominuese në
frymën poetike të autorit në poemën për Zahir Pajazitin. Heroi kombëtar Zahir
Pajaziti siç na paraqitet edhe në këtë poemë arriti ti mobilizoi djemtë më të
mirë ,më të vendosur dhe të gatshëm për sakrificë për lirinë e popullit
dhe të Kosovës. Poeti në poemë,autori Zahir Paajzitin e prezanton
ashtu si ishte, burim i krenarisë dhe i lavdisë kombëtare, realitet
madhështor dhe inspirim poetik. Ai bëhet kujtesë historike, motiv i
fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit dhe e dhembjes së thellë njerëzore. Siç
shkruan edhe recensenti i kësaj poeme Muhamet Reçica “artikulimi i
ligjërimit poetik të autorit është bërë nga këndvështrime të ndryshme
,gjithmonë duke u nisur nga realiteti kombëtar, për të përfshirë edhe pikë
vështrime të tjera , si referimit të përmasave të sakrificave sublime
,por edhe pengesave e dukurive negative që e përcjellin
çdo shoqëri në rrugën e zhvillimit, të përparimit dhe të avancimit të
qenies së saj”.
Në poemën “Himn trimërisë “ autori, Nuhi Potoku kishte për ide
që ta përjetësoi personalitetin e Zahir Pajazitit, ta nderoi veprën e tij dhe ta
ndriçoi atë për brezat e ardhshëm që edhe ata ta dinë sakrificën e
popullit që kaloi në këto kohë deri në arritjen e lirisë,që nuk ishte aspak
periudhë e lehtë. Si gjithnjë autori Potoku edhe në këtë poemë inspirimi i vjen
nga gurra kombëtare e ku përdorë shprehje të fuqishme artistike. Ai në
këtë poemë ka arritur me sukses të prezantoi një pamje realiste për
heroin Zahir Pajaziti. Ai ka përshkruar fuqishëm portretin,tiparet dhe
gjithë veprimtarinë atdhetare të tij që ishte inspirim dhe shembull edhe
për djemtë tjerë të lirisë.
Poema “Himn trimërisë” përfundon me një epilog,në
vargjet e të cilit thotë:
Fjala e thënë me vend
Pushka e shkrepur me kohë
I prirë nga mençuria
Guximi e trimëria
Zahir,
Të bënë madhështor
Në maje të pirgut ët vunë
Në Panteonin shqiptar
Vend nderi të krijuan.