E diele, 28.04.2024, 11:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi - Poezi të 1-5 tetorit 2009 - Poesie del 1-5 ottobre 2009

E diele, 01.11.2009, 06:46 PM


STINA E ARTË

 

Kjo e bekuara stinë

Për mua dhe mbretëreshën

Është e artë

Dhe shkëlqyese

-

Muarëm fronin e dashurisë

Kënaqemi në të bukurat akte

I bindim dhe na ndjekin të gjithë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

JANË NGATËRRUAR DHE ...

 

Më në fund

Siç e kanë merituar

Janë rrëzuar përdhe

E nuk zgjohen më kurrë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

LIQENI YNË – MOS VDIS

 

Në këtë vapë të madhe

Mes valleve t’intereseve

Na e freskon trupin dhe shpirtin

Na mba gjallë dhe të sigurtë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

MBASI U BETUAM

 

Vazhduam me të bekuarat akte

Në sytë e botës

I primë njerëzisë

Gjithkund në tokë

Dhe në çdo kënd të gjithësisë

Në të shenjtin mision të dashurisë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

UNË DHE ERA

 

Unë jam stabil

Në një pikë

Në një vend

Përderisa era fryn

Në të gjitha drejtimet …

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

PETË DASHURIE

 

Sot një akt i bukur

Nesër edhe më i bukur

Çdo ditë ndodhin

Të këndshmet akte

Si petë

Në dashurinë tonë të bekuar

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

MBI SUPET E LODHURA

 

Ata që s’e duan punën

Dhe që druajnë nga të vërtetat

Varen mbi supet e lodhura

Rrëzojnë përdhe ata që punojnë

Hyjnë në vallen e gënjershtërave

Dhe lozin

Mbi supe e mbi koka të njerëzisë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

NUK ULEM

 

Kur nuk po mund të bëj tjetër

Së paku nuk po ulem

-

Po rrij në këmbë

Që të lodhem më shumë …

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

RREZE SHIGJETASH

 

Në shikimet tona

Nga fillimi

Janë përvijuar rreze

Të shigjetave të besimit reciprok

Dhe të dashurisë shembullore

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

DERI NË PAMBARIM

 

Edhe kur na pengojnë shumë

Edhe para rreziqeve të mëdha

Nuk ndalemi ne kurrë

Vazhdojmë deri në pambarim

Froni i amshuar i dashurisë është i yni

Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

NË ERË LULESH

 

Shumë këndje

Shumë dashuri

Aty jemi ne

Sot

E përgjithmonë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

NATYRISHT

 

Dashuria jonë e bekuar

Ka merituar

Dhe meriton

Deri në amshim

Fronin mbretëror

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

DËGJOHEMI ...

 

Edhepse gjallëron

Në distanca shumë të largëta

Dashuria jonë

Është e bekuar

Dhe shembull për njerëzinë

O mbretëresha ime e bekuar

Ne dëgjohemi

Dhe vendosim

Veprojmë në të shenjtat akte …

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

DUKE PËRTYPUR FJALË …

 

Nuk ngutem të flas

Sepse gaboj

Përtypja e fjalëve

Më jep siguri

Që të mos krijoj sherre

As konfuzione

I tillë jam gjithmonë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

DO TË SHIHEMI

 

Mos u merakos o mbretëresha ime

Shekulli ynë është i bekuar

Prandaj do të vij dita jonë

Besoj shpejt

Ne do të shihemi

Dhe do të përmbushim plotësisht

Aktet e dashurisë

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

ME MLLEF NË VUAJTJE

 

Ata andej

Siç e kanë merituar

Tash po vuajnë

Pa dashuri

Pa gëzim

As pa besë

Kanë shumë mllef

Në ciklin e këtyre vuajtjeve

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

KUR ERDHËN ...

 

U bindën menjëherë

Na u bashkuan

Dhe vallëzuan me ne

Në kremten e madhe

Të dashurisë

Gjithçka shkoi mbarë!

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

GËZIMI I TË VEGJËLVE

 

Seç gëzohen të vegjlit

Lozin e ngazëllejnë

Në këtë ditë të lume

Froni ynë na jep bekimin

Sot e në amshim

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

MBASI PERËNDOI DIELLI

 

Nuk pritëm tjetër

Pos natëzezës së tmerrshme

Terrorit të kuq

Dhe …

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

TË HAPIM UDHË!

 

Si aktorët më të mirë

Të dashurisë

Që jemi ne

Hapim udhë

Për besën

Dhe për të vërtetat

-

Kjo botë meriton të jetë e lumtur

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

KËNDEJ E ANDEJ

 

Në të dy anët

Lulëzon stina

Dhe këndon dashuria

Froni ynë është i bekuar

Dhe shumë domethënës

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

MBAS NATËS

 

Përfundimisht

Lindi dita e gjatë dhe e pambarim

Deri në amshim

Që frymon vetëm me besë dhe me dashuri

            Garlate (Lecco), 1 tetor 2009

 

 

LA STAGIONE D’ORO

 

Questa benedetta stagione

Per me e per la regina

È d’oro

E brillante

-

L’abbiamo preso il trono dell’amore

Ci siamo divertiti negli atti benedetti

Li abbiamo convinti e ci seguono tutti

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

CI SONO INTRICATI E …

 

Alla fine

Come l’hanno meritato

Ci sono caduti per terra

E non si alzano mai più

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

NOSTRO LAGO – NON MORIRE

 

In questa grande calura

Tra i balli degli interessi

Rinfreschi a noi il corpo e l’anima

Ci tieni vivi e sicuri

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

DOPO CHE SIAMO GIURATI

L’abbiamo continuato con i benedetti atti

Negli occhi del mondo

Abbiamo guidato l’umanità

Ovunque nella terra

E nell’ogni angolo dell’universo

Questo santissimo missione dell’amore

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

IO E IL VENTO

 

Io sono stabile

In un punto

In un posto

Siccome il vento soffia

In tutte le direzioni …

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

SFOGLIA DELL’AMORE

 

Oggi un atto bello

Domani ancora più bello

Ogni giorno succedono

Gli atti piacevoli

Come sfoglia

Del nostro benedetto amore

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

SOPRA LE SPALLE STANCHE

 

Quelli che non vogliono lavorare

E che hanno paura dalle verità

Si pendono nelle spalle stancate

Li fanno cadere per terra quelli che lavorano

Entrano nel ballo delle bugie

E giocano

Sopra le spalle e sopra le teste

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

NON MI SIEDO

 

Quando non posso fare altro

Almeno non mi siedo

-

Sto in piedi

Di stancarmi di più …

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

RAGGI DELLE FRECCIA

 

Nei nostri sguardi

Dall’inizio

Sono delineati raggi

Della freccia alla fedeltà reciproca

E all’amore esemplare

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

FINO A INFINITO

 

Anche quando siamo tanto ostacolati

Anche davanti a grande pericoli

Non fermiamoci noi mai

Continuiamo fino a infinito

Il trono eterno dell’amore è nostro

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

NELL’AROMA DEI FIORI

 

Tanto piacere

Tanto amore

Lì ci siamo noi

Oggi

E per sempre

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

NATURALMENTE

 

Il nostro benedetto amore

Ha meritato

E merita

Fino all’eternità

Il trono reale

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

CI SENTIAMO …

 

Anche se vive

Nelle distanze molto lontane

Il nostro amore

È benedetto

E sempre per l’umanità

O mia benedetta regina

Noi ci sentiamo

E decidiamo

Anche operiamo negli atti santissimi

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

MASTICANDO PAROLE …

 

Non corro parlare

Perché posso sbagliare

La masticazione delle parole

Mi da sicurezza

Da non creare lite e disordine

Neanche confusioni

Sono sempre tale

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

CI VEDREMO

 

Non preoccuparti o mia regina

Il nostro secolo è benedetto

Quando arriverà il nostro giorno

Credo veloce (rapido)

Noi ci vedremo

E compieremo pienamente

Gli atti dell’amore

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

CON RANCORE NELLE SOFFERENZE

 

Coloro di là

Come l’hanno meritato

Adesso soffrono

Senza amore

Senza gioia

E senza fede

Hanno tanto rancore

Nel ciclo di queste sofferenze

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

QUANDO SONO VENUTI …

 

Ci sono convinti immediatamente

Ci sono riuniti con noi

E ballano

Nella grande festa

Dell’amore

Tutto quanto va per bene!

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

LA GIOIA DEI PICCOLI

 

Che gioia hanno i piccoli

Giocano e si rallegrano

In questo benedetto giorno

Il nostro trono lì dà la benedizione

Oggi e nell’eternità

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

DOPO CHE È TRAMONTATO IL SOLE

 

Non abbiamo aspettato altro

Solo la notte oscura e terribile

Il terrore rosso

E …

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

APRIAMO STRADA!

 

Come attori migliori

Dell’amore

Che siamo

Apriamo strada

Per la fedeltà

E per le verità

-

Questo mondo merita essere felice

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

DI QUA E DI LÀ

 

Nelle ambedue parti

Fiorisce la stagione

E canta l’amore

Il nostro trono è benedetto

E molto significato

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

DOPO LA NOTTE

 

Finalmente

È nato il giorno lungo e senza fine

Fino all’eternità

Che respira solo con fedeltà e con amore

            Garlate (Lecco), 1 ottobre 2009

 

 

 

           

 

 

 

 

TICO

 

Shumë i bukur

Shumë i ndjeshëm

Ai Tico imi

Shumë i dashur

Dhe padron situatash

Tico

Shumë i mençur

Dhe i prekshëm

Gjithmonë di çka do

Si njeriu më i mirë

Tico besnik

Tico plot me dashuri

Tico sentimental

Tico plot shpresë

Tico plot besë

Tico shembull në jetë

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

ME TA

 

Gjithçka ndodh

-

Edhe të paparashikuarat ...

Edhe moti i lig ...

Edhe ...

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

NËN HIJEN E MËKATIT

 

Nuk ndalen marrëzirat

As nuk pakësohen

Ato ndodhin edhe në këtë stinë

Çdo ditë e më të zeza

Çdo ditë e më të fëlliqta

Sepse

Aty nuk ka besë

Aty nuk ka dashuri

Aty ka vetëm interese

Aty ka vetëm fëlliqtësira ...

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

TË TRETUR NË SHI

 

Me pamundësinë të ikin nga përgjegjësia

Ata mbetën jashtë

Në stinën e tërbuar

Si të gjorë

Të tretur në shi ...

U mungon vetëm vdekja

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

DUKE MENDUAR MJEGULLËN

 

Më vjen të ftohtë

Dridhem

Dhe frigohem ...

Dyshoj

Mbase qenka ndryshuar stina

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

RRËSHQET NË KOHË

 

Ai andej

Nuk di çka flet

Dhe nuk mund të mbrohet dot

Pa argumente

Rrëshqet në kohë

Dhe thyen qafën ...

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

SILLET EGËRSISHT

 

Ai atje e ka humbur udhën n’oborr

Tash nuk din se ç’bën

Prandaj sillet egërsisht

Dhe nuk sheh kurrë ditë të bardhë

Nuk mendon tjetër

Përveç vdekjes

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

DUKE BREDHUR ASFALTIT

 

I kishte harruar rrugët e vështira

Dhe vështirësitë e jetës

Mjerimin e mbante vetëm si emër kuptimi

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

HALLKAVE TË ZINGJIRËVE

 

Futet e përbirohet

Kohë e pakohë

Për t’u përzier në të gjitha punët

...

Nëse s’e duron stina

E merr vdekja

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

ERA IA KA THARË SHPIRTIN

 

Nuk mund të këndojë më

Mbase as të jetojë

I gjori

Era ia ka tharë shpirtin

Nuk e njeh më

Dashurinë as jetën

E pret vetëm vdekjen

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

NËN PJERGULLËN E THARË

 

Është tharë pjergulla

Njerëzit rrijnë nën te

Duke menduar e duke u ankuar

Dimrit do u mungojë vera (vena)

Mbase edhe këngët ...

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

JETON NË TË TASHMEN TIME

 

Të afrohet vazhdimisht

Baraspesha e mendimeve të mia

Duke mbledhur histori të sotme

E deluzione të djeshme

Ti jeton në të tashmen time

Mes shpresave e deluzioneve

Duke qeshur e duke dëgjuar ndjenjat e mia

Do të mund të dhurosh përspektiva të reja

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

KUR SHTERREN GURGULLIMAT

 

Sillen e pështillen

Të dënuarit nga shekulli

Të etur do të vdesin

Pa mundur të shqiptojnë asnjë fjalë

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

PA KUPTIM

 

Dua t’ia gjej një kuptim

Kësaj mbrëmjeje

Edhepse

Kjo mbrëmje nuk ka kuptim

 

Dua t’ia gjej një kuptim

Kësaj jete

Edhepse

Kjo jetë nuk ka kuptim

 

Dua t’ia gjej një kuptim

Kësaj historie

Edhepse

Kjo histori nuk ka kuptim

 

Dua t’ia gjej një kuptim

Kësaj dëshire

Edhepse

Kjo dëshirë nuk ka kuptim

 

Dua ta gjej një kuptim

Por kuptim nuk ka

            Garlate (Lecco), 2 tetor 2009

 

 

TICO

 

Troppo bello

E sentimentale

Quel mio Tico

Troppo amato

E padrone delle situazioni

Tico

Troppo intelligente

E sensibile

Sempre sa cosa vuole

Come uomo migliore

Tico fedele

Tico pieno dell’amore

Tico sentimentale

Tico pieno di speranza

Tico pieno di fede

Tico esempio nella vita

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

CON LORO (ESSI)

 

Succede tutto

-

Anche le impreviste …

Anche il maltempo …

Anche …

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

SOTTO L’OMBRA DEL PECCATO

 

Non si fermano le pazzie

Neanche si diminuiscono

Quelle succedono anche in questa stagione

Ogni giorno più nere

Ogni giorno più sporche

Perché

Lì non c’è fede

Lì non c’è amore

Lì c’è solo interesse

Lì ci sono solo le sporcizie …

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

SCIOLTI NELLA PIOGGIA

 

Con l’impossibilità si scappare dalla responsabilità

Loro (essi) ci sono rimasti fuori

Nella stagione infuriata

Come poveri

Sciolti in pioggia …

Li manca solo la morte

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

PENSANDO LA NEBBIA

 

Mi viene freddo

Tremo

E mai intimidisco …

Dubito

Forse si è cambiata la stagione

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

SCIVOLA NEL TEMPO

 

Quello di là

Non sa cosa parla

E non può difendersi per niente

Senza argomenti

Scivola nel tempo

E rompe il collo …

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

SI COMPORTA ASPRAMENTE

 

Lui (egli) di là l’ha perso la strada in giardino

Adesso non sa cosa fa

Perciò si comporta aspramente

E non vede mai giorno bianco

Non pensa altro

Tranne la morte

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

VAGANDO ALL’ASFALTO

 

Li aveva dimenticato le strade difficili

E le difficoltà della vita

La miseria teneva solo come nome di accezione

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

NELLE MAGLIA DELLE CATENE

 

Entra e s’infila

Nel tempo e senza tempo

Per mischiarsi in tutti gli affari

Se non li sopporta la stagione

Li prende la morte

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

IL VENTO LI HA SECCATO L’ANIMA

 

Non può cantare più

Forse neanche vivere

Povero

Il vento l’ha seccato l’anima

Non conosce più

L’amore neanche la vita

La aspetta solo la morte

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

SOTTO LA PERGOLA SECCATA

 

Si è seccata la pergola

La gente entra sotto

Pensando e lagnarsi

All’inverno li manca il vino

Forse anche le canzoni …

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

VIVI NEL MIO PRESENTE

 

Si avvicina a te seguente

L’equilibrismo dei miei pensieri

Raccogliendo le storie di oggi

E le delusioni di ieri

Tu vivi nel mio presente

Tra speranze e delusioni

Sorridendo e ascoltando i miei sentimenti

Potrei regalare prospettive nuove

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

QUANDO SI DISSECCANO I GORGOGLI

 

Girano e si confondono

Condannati dal secolo

Assetati moriranno

Senza poter proclamare nessuna parola

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

SENZA SENSO

 

Voglio trovare un senso

A questa sera

Anche se

Questa sera non ha senso

 

Voglio trovare un senso

A questa vita

Anche se

Questa vita non ha senso

 

Voglio trovare un senso

A questa storia

Anche se

Questa storia non ha senso

 

Voglio trovare un senso

A questa voglia

Anche se

Questa voglia non ha senso

 

Voglio trovare un senso

Ma non ha senso

            Garlate (Lecco), 2 ottobre 2009

 

 

 

 

 

 

LODHJA E SAJ

 

Me njëmijenjë gënjeshtra në kokë

Me njëmijenjë mëkate në shpirt

Nuk shkon më përpara

Është harxhuar

Dhe është lodhur

Bashkë me stinën e tyre të thatë

Në binarët e mashtrimeve

Ka mbetur

E palëvizshme

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

JAM NË SYRIN TËND

 

Ditenatë

Në ëndërr e në realitet

O mbretëresha ime e bekuar

Në syrin tënd jam

I bukur

I ëmbël

I dashur ...

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

E PËRDITSHME NË MUA

 

Edhepse larg gjeografikisht

Në jetën time emocionale

Dhe në dashuri

Je e përditshme

O mbretëresha ime

Me plot dashuri

Dhe me mrekulli të pashterrshme

-

Përpara

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

NË SHIKIMIN TËND

 

Shumë i vogël dukem

Dhe i pafuqishëm

Një njeri i thjeshtë

Krejtësisht i dorëzuar dashurisë

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

TË HARRUARIT NË RRUGË

 

Çohen ngadalë

Dhe nisen

Mbase njëherë mbërrijnë

Bashkë me besën

Dhe me dashurinë

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

NË DUAR TUA JAM

 

Mbretëresha ime

Të gjitha rrethanat janë në favor të dashurisë

Fatmirësisht

Jam në duart tua

Dhe të gjithë hapat

Në vallen festive

Dhe në jetë

I bëjmë me dashuri

Dhe për dashurinë

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

NË VALLEN FESTIVE

 

Të rregullt jemi

Unë me mbretëreshën time

Kësaj radhe të parët

Më të pashmit

Fitues të fronit të dashurisë

Edhe nesër

Edhe në mot

E gjithmonë

Do të prijmë

Në vallen festive

Me mbretëreshën time të mrekullueshme

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

FATI YT ËSHTË FATI IM

 

Në të nëjtin reliev

Në rrethana të njëjta jemi

O mbretëresha e mrekullive

Mos u merakos

Do të përparojmë bashkë

Deri në amshim

Sepse

Fati yt

Është fati im

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

LABIRINTEVE TË MËKATEVE

 

Janë futur të gjorët

Dhe kanë mbetur aty

Të implikuar

Dhe të ngatërruar

Në krime

Rrezikojnë e pësojnë

Mes njëmijenjë tragjedive

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

PA KOMPETENCA

 

Mos u frigo

Mbretëreshë

Ata plangprishës

Janë të rrezikshëm vetëm në botën e tyre

Në botën tonë janë të kotë

Pa kompetenca

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

PAFAJËSIA E MBRETËRVE

 

Çkado që ndodh në këtë botë

Edhe krimet

Me tragjeditë

Mbretërit i organizojnë

Edhe në fund

Gjithnjë i lajnë duart

Si të pafajshëm

E heqin përgjegjësinë

Dhe vazhdojnë të mbretërojnë

E tragjedi të tjera organizojnë

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

NDËRROJNË STINËT

 

Andej e këndej

Janë zgjuar erërat

Edhe retë

E mjegullat

E ftohin atmosferën

Na lagin

Na mërdhijnë

Dhe

Ndërrojnë stinët ...

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

ME SHEKULLIN QË IKU

 

Iku e keqja

Për të mos u kthyer më kurrë

Fitoi dashuria

Me shekullin e ri ...

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

MBAS SHPRESAVE

 

Me plot gëzim

E me krenari

Na pret realiteti i lumtur

Plot dashuri

E besë ...

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

MOS LOTO

 

Ti andej

Mos loto

Tash zgjohu

Nisja e puno

Në dobi të shekullit të dashurisë

Për lumturinë tënde

Për përspektivën e botës

-

Mos loto

Por lëviz e kontribuo

Me dashuri

Dhe vetëm me dashuri

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

KALOJNË NË HESHTJE

 

Operatorët e mirësisë

Dhe të dashurisë

Në këtë botë të trazuar

Kalojnë në heshtje

Dhe prekin zemrat njerëzore

Do të ndryshojë koha

Dhe ...

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

EJA E M’VË KURORËN

 

Mbretëresha ime

Këtu po të pres

Në fron

Eja

Ma vë kurorën

E të qeverisim bashkë

Në regjimin e dashurisë

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

VETËM ZHURMË

 

Mos i dëgjoni ata andej

Nuk thonë asgjë

As nuk bëjnë gjë

Ata bëjnë vetëm zhurmë

Krejtësisht në konfuzione janë

            Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

DO TË NDËRROJ

 

Me drejtësi

Dhe me të vërteta

Nuk po kuptojnë

Duhet të ndërroj

Dhe gjithçka të bëj me diplomaci

                        Garlate (Lecco), 3 tetor 2009

 

 

LA SUA STANCHEZZA

 

Con milleuno bugie in testa

Con milleuno peccati nello spirito

Non va più avanti

Si è esaurita

Si è stancata

Insieme alla loro stagione disseccata

Nei binari dei trucchi

Sono rimasti

Non moventi (immobili)

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

SONO NEL TUO OCCHIO

 

Giorno e notte

In sogno e nella realtà

O mia benedetta regina

Sono nell’occhio tuo

Bello

Dolce

Amato

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

QUOTIDIANA IN ME

 

Anche se lontani geograficamente

Nella mia vita emozionale

E nell’amore

Sei quotidiana

O mia regina

Piena dell’amore

E con i miracoli inesauribili

-

Avanti!

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

NEL TUO SGUARDO

 

Troppo piccolo sembro

E debole

Un uomo semplice

Totalmente arreso all’amore

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

I DIMENTICATI PER STRADA

 

Si alzano lentamente

E partono

Forse una volta arrivono

Insieme alla fede

E con l’amore

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

SONO NELLE TUE MANI

 

Mia regina

Tutte le circostanze sono al favore dell’amore

Fortunatamente

Sono nelle tue mani

E tutti i passi

Ne ballo festivo

E nella vita

Li facciamo con amore

E per amore

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

NEL BALLO FESTIVO

 

Siamo regolari

Io e la regina

Questa volta i primi

I più visti

Vincitori del trono dell’amore

Anche domani

Anche nell’anno prossimo

E sempre

Guideremo

Nel ballo festivo

Con la mia regina miracolosa

 Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

LA TUA FORTUNA È MIA FORTUNA

 

Nello stesso rilievo

Nelle stesse circostanze ci siamo

O regina dei miracoli

Non preoccuparti

Avanzeremo insieme

Fino all’eternità

Perché

La tua fortuna

È mia fortuna

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

NEI LABIRINTI DEI PECCATI

 

Sono entrati poveri

E sono rimasti lì

Implicati

Nei crimini

Rischiano e subiscono

Tra le milleuno tragedie

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

SENZA COMPETENZE

 

Non intimidire

Regina

Quelli maledetti

Sono pericoloso solo nel loro mondo

Nel nostro mondo sono inutili

Senza competenze

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

L’INNOCENZA DEI RE

 

Tutto quanto che succede in questo mondo

Anche i crimini

Con le tragedie

Li organizzano i re

E alla fine

Sempre li lavano le mani

Come innocenti

Tolgono la responsabilità

E continuano a regnare

E tragedie organizzare

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

CAMBIANO LE STAGIONI

 

Di là e di qua

Ci sono svegliati i venti

Anche le nuvole

E le nebbie

Distruggono l’atmosfera

Ci bagnano

Ci raffreddino

E

Cambiano le stagioni …

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

CON IL SECOLO CHE HA SCAPPATO

 

È scappato il male

Per non ritornare mai più

Ha vinto l’amore

Con il nuovo secolo …

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

DOPO LE SPERANZE

 

Pieno della gioia

E con orgoglio

Ci aspetta la realtà felice

Pieno dell’amore

E fedeltà …

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

NON LACRIMARE

 

Tu di là

Non lacrimi

Adesso svegliati

Cominci a lavorare

Nel favore del secolo dell’amore

Per la tua felicità

Per la prospettiva del mondo

-

Non lacrimi

Ma muovi e contribuisci

Con amore

E solo con amore

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

PASSANO IN SILENZIO

 

Operatori della bontà

E dell’amore

In questo mondo disturbato

Passano in silenzio

E toccano i cuori umani

Cambierà il tempo

E …

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

VIENI E METTIMI LA CORONA

 

Mia regina

Ti aspetto qui

Nel trono

Vieni

Mettimi la corona

E governiamo insieme

Nel regime dell’amore

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

SOLO RUMORE

 

Non ascoltateli quelli di là

Non dicono niente

Neanche fanno niente

Loro (essi) fanno solo rumore

Sono totalmente in confusione

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

CAMBIERÒ

 

Con giustizia

E con le verità

Non capiscono

Devo cambiare

E tutto quanto fare con diplomazia

            Garlate (Lecco), 3 ottobre 2009

 

 

 

 

 

 

 

 

TË GJITHË NE

 

Koha na kërkon

Të gjithë ne

Nuk guxojmë të mungojmë

As të vonohemi

Sepse humbim shumë

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

NË ZABELIN E DASHURISË

 

Hyjmë me mbretëreshën

Çdo ditë

Freski shpirti gjejmë

Fuqishëm këndojmë

Dhe alarmojmë

Kjo stinë do vetëm dashuri

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

DUAM T’I FITOJMË SFIDAT

 

Në misionin tonë të dashurisë

Do të kemi shumë sfida

Dhe shumë pengesa

-

Që tash u garantojmë:

Do t’i fitojmë të gjitha sfidat

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

EDHE NJË HERË VJEN VERA

 

Mos u merakosni o njerëz

Është vetëm freski

Në ndërrim të stinëve

-

Nuk lejojmë të izolohemi në dimër

As nuk mërdhihemi

-

Edhe një herë vjen vera

Dhe vallëzojmë me dashuri

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

NË ÇDO VEND

 

Ne jemi të përditshëm

Me të bekuarat akte të dashurisë

Për t’u dhënë shembull të gjithëve

Për t’i ftuar të gjithë

Ta duan

Dhe ta respçektojnë njëri-tjetrin

-

Dashuria do të lulëzojë

Kudo

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

LAJMI I RI

 

Lajm i ri

Dhe i gëzueshëm për të gjithë:

Zgjohuni o njerëz

Këndoni e vallëzoni

Dashuria ka fituar

Dhe po qeveris

Në shekullin e lumturuar

Të dashurisë

Deri në amshim

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

BRËNDA MREKULLIVE

Jemi gjithnjë

Unë dhe mbretëresha

Me dritë ëndërrash

Dhe të vërtetash

Të së mirëfilltës dashuri

-

Përpara

Dhe vetëm përpara!

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

SI JU

 

Edhe ne jemi njerëz

Këndojmë e vallëzojmë

Edhe dëfrehemi

Në akte dashurie ...

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

NË LUFTË ME VDEKJEN

 

Ne jemi

Gjithmonë të fortë

E çdo herë fitimtarë

-

Gjithnjë fiton jeta

Gjithnjë triumfon dashuria

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

NË ÇDO SEKOND

 

Ne jemi të papërtuershëm

Dhe aktivë

Në të shenjtin mision të dashurisë

Në çdo sekond

Të gjitha vendimet i vulosim

Me vulën e mbretërisë sonë

            Garlate (Lecco), 4 tetor 2009

 

ËSHTË RIZGJUAR ZEMRA IME

 

Oh sa bukur

Kjo zemër

Është rizgjuar

Këndon e vallëzon

Hareshëm

Në aktet e dashurisë

Për të përmbushur

Të shenjtin mision

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

NËSE BRAKTISET QIELLI

 

Nëse ikin zogjtë shtegtarë

Dhe të tjerët

Do të na mungojnë këngët e tyre

As nuk i shohim

Akrobacionet e fluturimeve të tyre

...

Nëse ikin retë

Do të mungojë bereçeti

E nuk do të kemi fryte

-

Na kaplon trishtimi

Dhe merakosemi për jetën

...

Nëse ikin dielli me yje

Nuk do të kemi dritë

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

NË TË BUKURËN STINË

 

Shumë gjëra të bukura ndodhin

Dhe gjithçka ecë me krenari

Në binarët e dashurisë

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

N’ATË SHTRËNGATË

 

Të gjorët

Mbesin të lagur

Të nërdhirë

Dhe të trishtuar

-

Nuk mund as të klithin

As të kërkojnë ndihmë

...

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

NUK ËSHTË NJË ÇËSHTJE E THJESHTË

 

Misioni ynë i dashurisë

Është një proces historik

Një vulë e pashlyeshme mbi shekuj

Deri në amshim

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

NBI GJETHET E RËNA ...

 

Shumë shkelin

E pështyjnë

...

Shumë rrëshqasin

Në mëkate

...

Stinë ndyejnë

Edhe shekullin

Me të bëra

Dhe të palara

...

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

JEMI PASURI STINE

 

Kjo stinë është e begatshme

E shumë e frytshme

Për një jetë të bukur të njerëzisë

-

Pasuria tipike jemi ne:

Unë edhe mbretëtëresha

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

KANË DIMRIN NË ZEMËR

 

Ata nuk e shohin

As e njohin

Varfërinë

As mjerimin

-

Janë të ftohtë

Sepse

Kanë dimrin në zemër

-

Lërini të vdesin

Në injorancën e tyre!

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

DUHET TË VRAPOJMË

 

Dinamizmi i jetës

Është përshpejtuar shumë

Mbretëreshë

Në fronin tonë

Dhe në mbarë gjithësinë

Duhet të vrapojmë shumë

Që të jemi të pranishëm kudo

E me kohë

Në të gjitha aktet e dashurisë

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

MBAS ATIJ ÇASTI

 

Të gjitha gjërat kanë ndryshuar

Në dobi të dashurisë

Edhe besa është forcuar

Shekullit të mbretërisë sonë

I është garantuar amshimi

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

SHKARKOHUNI!

 

O njerëz

Mos e mbani helmin brënda

-

Çiluni dhe flisni

-

Thuani të gjitha

Si jua merr mendja ju

-

Shkarkohuni!

Çlirohuni!

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

NDËRMJET CICËRIMAVE

 

Ditë të bukura

Pranverore

Këngë të këndshme

Aromë dashurie

Vendime historike

Sot

Në mot

E përgjithmonë

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

MUZIKA

 

Muzika është mrekulli

I jep shpirt gjithësisë

U jep krahë mendimeve

I jep vulë imagjinatës

Zbutë mërzinë

I jep impulse haresë

-

Muzika është një ligj i mirë moral

Muzika është jetë

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

FRESKI E SHPIRTIT TIM

 

Shumë kujtime fëmijënore

Edhe këngët e moçme

Me përrallat e lokes

Dhe me ninullat e nënës sime

Gjithherë i ndjej

Si freski shpirti

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

S’JU LËMË VETËM

 

Për ju kemi ardhur

Me mbretëreshën e lume

Njëmijenjë mrekulli i kemi sjellë

Dhe këtu qëndrojmë

Në shekuj të shekujve

Deri në amshim

-

S’ju lëmë vetëm

Në mesin tuaj qëndrojmë

Me bekime dashurie

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

KY ZË I ËMBËL

 

Ëmbël më flet

Dhe më thërret

Mbretëresha ime

Si magnet më tërhjek

Edhe përtej oqeanit

-

Zëri i ëmbël

Dhe i bekuar

I dashurisë

            Garlate (Lecco), 5 tetor 2009

 

 

TUTTI NOI

 

Il tempo ci vuole

Tutti noi

Non possiamo mancare

Neanche ritardare

Perché perdiamo tanto

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

NEL BOSCO DELL’AMORE

 

Entriamo con la regina

Ogni giorno

Troviamo freschezza dell’anima

Cantiamo fortemente

E diamo allarme

Questa stagione vuole solo amore

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

VOGLIAMO VINCERE LE SFIDE

 

Nella nostra missione dell’amore

Avremo tante sfide

E tanti ostacoli

-

Già adesso vi garantiamo:

Li vinceremo tutte!

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

UN’ALTRA VOLTA VIENE L’ESTATE

 

Non preoccupatevi o gente

È solo freschezza

Nel cambiamento della stagione

-

Noi non promettiamo di essere isolati d’inverno

Neanche infreddoliamoci

-

Un’altra volta viene l’estate

E balliamo con amore

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

IN OGNI LUOGO

 

Noi siamo quotidiani

Con i benedetti atti dell’amore

Per dare esempio a tutti

Per invitare tutti

Di amare

E rispettare uno l’altro

-

L’amore fiorirà

Ovunque

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

LA NOTIZIA NUOVA

 

Nuova notizia

E gioiosa per tutti:

Alzatevi o gente

Cantate e ballate

L’amore ha vinto

E governa

Nel beato secolo

Dell’amore

Fino all’eternità

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

DENTRO LE MERAVIGLI DEL SECOLO

 

Siamo sempre

Io e la regina

Con luce dei sogni

E delle verità

Del verissimo amore

-

Avanti

E solo avanti!

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

COME VOI

 

Anche noi siamo gente

Cantiamo e balliamo

E ci divertiamo

Negli atti dell’amore …

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

NELLA LOTTA CON LA MORTE

 

Noi siamo

Sempre forti

E ogni volta vincitori

-

Sempre vince la vita

Sempre trionfa l’amore

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

IN OGNI SECONDO

 

Noi siamo infaticabili

E attivi

Nella santissima missione dell’amore

In ogni secondo

Tutte le delibere li timbriamo

Con il timbro del nostro amore

            Garlate (Lecco), 4 ottobre 2009

 

SI È RISVEGLIATO IL MIO CUORE

 

Oh che bello

Questo cuore

Si è risvegliato

Canta e balla

Allegro (con allegria)

Negli atti dell’amore

Per compiere

La santissima missione

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

SE SI ABBANDONA IL CIELO

 

Se scappano gli uccelli viandanti

E gli altri

Ci mancheranno le loro canzoni

Neanche li vediamo

Le acrobazie dei loro voli

Se scappano le nuvole

Ci mancherà il cereale

E non avremo le frutta

-

Ci copre la tristezza

E ci preoccupiamo per la vita

Se scappa il sole con le stelle

Non avremo luce

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

NELLA BELLA STAGIONE

 

Tante belle cose succedono

E tutto quanto cammina orgoglioso

Nei binari dell’amore

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

IN QUELLA TEMPORALE

 

Poveri

Rimangano bagnati

Infreddati

E tristi

-

Non possono neanche strillare

Neanche chiedere aiuto

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

NON È UNA SEMPLICE QUESTIONE

 

La nostra missione dell’amore

È un processo storico

Un timbro incancellabile sui secoli

Fino all’eternità

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

SOPRA LE FOGLIE CADUTE …

 

In tanti calpestano

E putano

Tanti scivolino

Nei peccati

Sporcano le stagioni

Anche il secolo

Con i fatti

E le sporcizie

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

SIAMO RICCHEZZA DELLA STAGIONE

 

Questa stagione è ricca

E molto fruttuosa

Per una bella vita umana

-

La ricchezza tipica siamo noi:

Io e la regina

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

HANNO L’INVERNO NEL CUORE

 

Loro (essi) non la vedono

Neanche la conoscono

La povertà

Neanche la miseria

-

Sono freddi

Perché

Hanno l’inverno nel cuore

-

Lasciateli morire

Nella loro ignoranza!

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

DOBBIAMO CORRERE

 

Il dinamismo della vita

Si è accelerato tanto

Regina

Nel nostro trono

E nell’universo intero

Dobbiamo correre tanto

Di essere presenti ovunque

E in tempo

In tutti gli atti dell’amore

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

DOPO QUEL MOMENTO

 

Tutte le cose ci sono cambiate

Nel favore dell’amore

Anche la fede si è rafforzata

Al secolo del nostro regno

È stato garantito l’eternità

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

SCARICATEVI!

 

O gente

Non lo tenete il veleno dentro

-

Vi aprite e parlate

-

Dire tutto

Come voi pensate

-

Scaricatevi!

Liberatevi!

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

TRA I CICALECCI

 

Belle giornate

Primaverile

Canzoni piacevoli

Aroma d’amore

Decisioni storiche

Oggi

Nell’anno prossimo

E per sempre

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

LA MUSICA

 

Musica è miracolo

Da anima all’universo

Da ali ai pensieri

Da slancio all’immaginazione

Ammorbidisce la tristezza

Da impulso alla gaiezza

-

Musica è una buona legge morale

Musica è vita

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

FRESCHEZZA DELL’ANIMA MIA

 

Tanti ricordi d’infanzia

Anche le canzoni antiche

Con le fiabe della nonna

E con le ninna nanna della mia mamma

Li sento sempre

Come freschezza dell’anima

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

NON VI LASCIAMO SOLI

 

Siamo venuti per voi

Con la beata regina

Li abbiamo portato milleuno miracoli

E qui rimaniamo

Nei secoli dei secoli

Fino all’eternità

-

Non vi lasciamo soli

Tra voi rimaniamo

Con le benedizioni dell’amore

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

QUESTA VOCE DOLCISSIMA

 

Quanto dolce mi parla

E mi chiama

Mia regina

Mi tira come magnete

Anche oltre oceano

-

La voce dolcissima

E benedetta

Dell’amore

            Garlate (Lecco), 5 ottobre 2009

 

 

 

           

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora