Kulturë
Nga krijimtaria e poetit për fëmijë Ibrahim Skenderi
E merkure, 04.11.2009, 08:16 PM
Ibrahim
Skenderi
(1948) u lind në katundin Brrut të Sharrit. Shkollën fillore përpos në
vendlindje, e ka kryer edhe në Bresanë e Bellobrad, ndërsa Normalen në Prizren.
Në SHLP-në e Prishtinës e ka mbaruar - Degën e Artit Figurativ.
Që nga viti 1969 ka
punuar në arsim, fillimisht në Sh.F "Sezai Surroi" në Bellobrad, dhe
pas kryerjes së SHLP-së (për pesëmbëdhjetë vjetë rresht) kryen punën e
arsimtarit të lëndës së artit figurativ në gjimnazin "Emin Duraku" në
Dragash. Më pastaj, Ibrahim Skenderi (për katër mandate të plota) kryen detyrën
e drejtorit të shkollës fillore "
Ibrahim Skenderi, si
krijues letrar dhe ilustrues i shumë librave dhe i revistave të ndryshme, por
edhe si redaktor i revistës Sharri", kontribut të veçantë ka dhënë dhe
vazhdon të jap në Klubin Letrar "Luigj Gurakuqi’’ të Sharrit.
Përveç në lëmin e
folklorit edhe dhjetëra shkrime për artizanatet dhe veshjen kombëtare në Opojë,
Ibrahim Skenderi dallohet edhe në lëmin e artit figurativ - ka pasur dy ekspozita
të pavarura dhe ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektive. Ka realizuar
mbi 60 ballina librash të autorëve të ndryshëm. Ka bashkëpunuar si ilustrues me
revistat lokale "Penda" e "Sharri" dhe me revistën për fëmijë
"Fidani" që botohet në Prizren.
Çdo shfaqje skenike në
komunën e Sharrit, për tri dekada me radhë, ka pasur për autor të skenës
Ibrahim Skenderin.
Ibrahim Skenderi i thotë
gjërat ndjeshëm dhe me një qasje disi me ndryshe, ndaj edhe na dalin si krijime
të një stili dhe të një gjuhe të përshtatshme që lexohet me ëndje dhe me një
frymë, por që gjatë mbetet në kujtesë. Këto krijime me përmbajtje edukative që
shfaqen me shumë ngjyrime emocionale, e bëjnë këtë poezi më të plotë dhe më të
kuptueshme.
Lirika shpirtërore e këtij
poeti shpërthen nga një vlim i heshtur dhe nuk të lë në dilema, ngase me madhështinë
e këtij përjetimi, ndërton raporte të duhura mes njerëzve. Këtu shfaqen pikëpamjet
e një dimensioni universal dhe të këndshëm që dallon pozitivisht, sepse pa u
ndalur në shtigjet e shumta të jetës, thuhet e vërteta, andaj shkruan për ato që
ia ngacmojnë shpirtin e tij të trazuar. Këtu, duke kënduar për problemet dhe çështjet
e tjera thelbësore, kuptojmë se poezia e këtij autori gjen frymëzime në
realitetin e tanishëm me një shikim të veçantë kah e ardhshmja.
Të gjitha këto flasin
se Ibrahim Skenderi është njëri ndër poetët e spikatur për fëmijë, ngaqë di ta
thotë fjalën e tij poetike me shumë maturi dhe, së fundi, ai di shumë mirë se
si t'u afrohet fëmijëve.
Veprat:
“ Dritë e Dituri” (monografi),
Prizren, 1987;
“Pas heshtjes” (vëllim
poetik për të rritur), Sharr 1994;
“Portret i pakryer”
(vëllim poetik për të rritur), Sharr 1996;
“Nesi, Nesi interesi”
(poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë 1997;
“Kujdes unë po rritem”
(poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë 1998;
“Nesi supervashë”
(poezi për fëmijë), Rilindja, Prishtinë 2000;
“Piktorja e vogël
dorartë” (poemë për fëmijë), Fidani, Prizren, 2002
“Ola sikur Molla”
(poemë për fëmijë), Fidani, Prizren, 2004;
“Loku dhe carroku”
(poezi për fëmijë), Fidani, Prizren, 2005;
"Zgjim mes
dashurish" (tregime për fëmijë), Fidani, Prizren, 2006;
"Dielli ma luan
syrin" (poemë për fëmijë), LSHK, Prishtinë, Dega Prizren, 2008;
"Burri në
pikturë" (pjesë teatrale për fëmijë), LSHK, Prishtinë, Dega Prizren, 2009.
Poezi për fëmijë
NESI BËHET MJEKE
I
vë dëgjueset në veshë
dhe
syzet e diellit,
këmishën
e bardhë të babit
në
vend të mantelit.
Më
pas e lut xhaxhanë:
-
Ma vizato reklamën,
këtu
te dhoma ime
ta
bëj ordinancën!
-
Dua të bëhem mjeke,
do
ta fitoj namin,
pleqve
edhe plakave
t'ua
mat'tensionin!
-
Fëmijëve në vizitë
u
shkruaj në recetë:
4
X 10 lugë përshesh
dy
orë n'drekë me fjet!
NESI LUAN ME KUKULLA
Kukullat
i bën rresht,
u
thotë: "Hyni në klasë,
unë
do bëhem mësuese,
ju
më ndiqni pas!"
-
Kush mungon, ju lutem?
munguaka
kukulla kuq e zi,
të
tjerat, bëhuni gati
ta
mësojmë një poezi!
"Na
ishte një vogëlushe
e
thërrisnin Besi,
flokët
bjonde mbante
të
lidhura si Nesi."
"E
urtë dhe skofiare,
prindët
shumë e donin,
edhe
shoqet e saja
me
shpirt e adhuronin."
OLA SIKUR MOLLA
(motiv i zgjedhur)
Herët
në agim
shtëpia
si n'rrota
është
zgjuar Ola,
është
zgjuar e tërë bota.
S'pari
shkon te vëllai
fytyrën
ia zbulon,
e
rrok për hunde
nga
zgjumi e zgjon,
-
Tung - i thot gjyshit -
Ola
ty të do,
endërimet
e mia
përralla
m'i krijo!
Xhaxhit
te krevati
i
sillet vërdallë,
merr
pak ujë të ftohtë
e
stërpik në ballë.
Shkon
dhe te hallë Rita
që
e do më shumë,
e
puth lehtas n'faqe
e
lë të bëj gjumë.
PIKTORJA DORARTË
(motiv i zgjedhur)
Sa gëzohen fëmijët
për Vitin e Ri,
e zbukurojnë bredhin
me drita e stoli.
Aty në ambientin
bukur të stolisur,
qëndron babadimri
me thesin e grisur.
Piktura e
Ritës
habi ca krijoi,
zgjoi dhe kureshtjen
pse kështu e pikturoi.
"Pse aq shpejt harruat
se n'Kosovë për shumë vite
edhe babadimri
s' guxonte të vinte?!
Falë trimave të UÇK-së
dhe gjakut të dëshmorëve,
edhe babadimri
do të na vijë
prore".
ME PESA NE XHEP
-Mirë dita, Lok!
-Mirë dita, o pëllëmb!
-Ndalu trim i Lokut
pse ngutesh aq shumë?!
-Vij prej shkolle Lok,
sot isha i parë,
t'i tregoj dhe mamit
sa pesa kam marrë!
-Ndalu t'i shoh Loku
ku i ke ti pesat?
-Uh
më paskan humbur
m'qenkan shqyer xhepat!
Dhe ashtu krenar
Carroku lojën vazhdon,
herë pas here në xhepa
pesat i kërkon.
PËR NIPIN
TIM
Për nipin tim
bëhemn fëmijë
që t'i bëhem shok në lojë;
Për nipin tim
bëhemn daullexhi,
që ai të vallëzojë.
Për nipin tim
shtirem sikur qaj,
që ai të më pajtoj.
Për nipin tim
qeshi e këndoj,
që ai gëzime të përjetoj
Loku
KUJDES, UNË PO RRITEM!
Se
Bota rrotullohet
Në
shkollë na mësuan,
Po
Botën e fëmijëve
A
ka kush e luan?
Në
atë Botë të lumtur
Isha
edhe vetë,
Ajo
është e rëndë
S'rrotullohet
lehtë.
Bëja
dhe shaka
S'di
sa më kuptonin,
Herë
më duartrokitnin,
Herë
më qortonin.
Tani
që u binda
Se
Bota e fëmijëve sillet,
"Më
falni" - do t'u thoja
-
Kujdes, unë po rritem!
Tregim
PIKA LOTI MBI ALBUM
Buzëmbrëmje e një dite shtatori. Sapo filluan lajmet kryesore në RTK.
Folësja, si zakonisht, veçoi disa nga titujt kryesorë të lajmeve:
"Sot
në moshën gjashtëdhjeteshtatë vjeçare në Ulqin, vdiq papritmas shkrimtari ynë i
madh Rifat Kukaj !".
"Mos!"-
shkreptiu i habitur gjyshi dhe mbeti si i nemitur. Ndërkaq Olës së vogël i mbeti
në gojë përsheshi që ishte duke ngrënë dhe as që mund ta përbinte atë kafshore
buke. Brofi në këmbë dhe hodhi lugën. Ia lëshoi sytë gjyshit të mbërdhezur nga
dhembja për lajmin e hidhur dhe ia plasi vajit.
-Jo, gjysh,
nuk ka vdekur xhaxhi Rifat! Jo, këta po gënjejnë! -Jo, jo- tha Ola, e cila e
donte aq shumë shkrimtarin.
Pa
vonuar shume, ashtu duke dënesur, nxori nga sirtari i vitrinës albumin me
fotografi. Aty kishte edhe ca fotografi ku ishte se bashku me xhaxhin Rifatin.
Fotografia
më e dashur e Olës ishte ajo nga takimi i parë me shkrimtarin kur ishte vetëm
dy vjeçe. Një fotografi e bërë spontanisht, por me vlerë çfarë do dëshironin
edhe mjeshtërit e mëdhenjë të fotografisë artistike.
Ola vështronte
fotografinë "duke ia çakur dorën shkrimtarit", si do të thoshte ajo,
por, kishte mbetur si e humbur derisa me dorën e vockël fshinte pikat e lotit
që i pikonin mbi album. Mbase i silleshin ndërmend kujtimet nga takimet me
shkrimtarin, përkëdheljet dhe fjalët e ëmbla derisa qëndronte në prehërin e tij
: "Hë moj, si të quajnë? ...(çakja xhaxhit dorën ... ashtu e ta lumsha.
Ti m'u bëfsh Ola si molla: M'u bëfsh personazh moj çupëz e xhaxhit!"
Kurse gjyshi i tronditur nga humbja e
një miku të dashur, një shoku që e
kishte përkrahur në punën e tij krijuese, përcillte me dhembje Olën, e
cila vazhdonte t'i fshijë pikat e
lotit që i pikonin mbi albumin me fotografi.
Shtator 2005
Dramë
Burri në pikturë
(pjesë e zgjedhur)
(Ndërkohë në skenë hynë edhe tre fëmijë: Çamja, Dibrani
dhe Dardani të cilët kishin dëgjuar një pjesë të bisedës)
ÇAMJA: Po, cili ka qenë
udhëheqës i këtyre trimave të Lidhjes së Prizrenit?
PIKTORI: Ymeri. Ymer Prizreni.
Atë e kishin zgjedhur kryetar, kurse Sylejman Vokshin komandant ushtrie... Por,
ndër mendjet më të ndritura të Lidhjes ishte edhe Abdyl Frashëri.
DIBRANI: (Një djalosh më i riu ndër shokë) Xhaxhi, po a kanë qenë edhe
Skënderbeu e Adem Jashari shokë të Ymer Prizrenit.
PIKTORI: Jo biri im. Ata kanë
jetuar në kohë të ndryshme, por kanë luftuar për një qëllim: për mbrojtjen dhe
çlirimin e tokave shqiptare... (Për të vazhduar pasi ia lëshon një vështrim
pikturës në kavalet) Skënderbeu ka jetuar 410 vjet para xha Ymerit, kurse Adem
Jashari 120 vjet pas Ymer Prizrenit, por kanë pas një të përbashkët...
DARDANI: (Ndërhyn) Vetëm shokët mund të kenë diçka të përbashkët!
PIKTORI: Shumë e vërtetë. Por
edhe ata ishin shokë, shokë të idealit, sepse luftën e filluar nga Skënderbeu e
ka vazhduar Ymer Prizreni. Kurse aty ku e la Ymer Prizreni, e vazhdoi Adem
Jashari dhe UÇK-ja...
FËMIJËT NJËZËRI: (Duke kërcyer dhe rrahur shuplakat thërrasin) UÇK! UÇK! UÇK!
UÇK!...