Kulturë
Përparim Hysi: Mua dreqi të më hajë!
E merkure, 04.11.2009, 07:21 PM

(poezi)
Nga Përparim Hysi
Dy vjersha për Denisën
Ti,Denisa,kaq e turpshme
Mua seç më mbush me huqe
Në se ke syrin si"miss",
Unë ty qejfin ta "ujdis"
Heq ca vjete mbi kurriz
Bëhem djalë e zë"rois"
Se s'mbaj "borxhe" mbi kurriz
Për një sy,shpirtin bitis.
Ata sy
Ata sy porsi bajama
Ka Denisa nga Tirana
Ka Denisa.Po unë ç'kam?
E ç'po heq,more babam!
Më ka kapur një alarm
Edhe gjumë,ëhë:më s'kam!
Si të kem që mos e paça
Se m'i ngul si të jenë"gaca"
Dhe më dogji,më përvëloi
Ku e"njoha?!".Më helmoi...
Sa për"sqarim"
Më the:-Do vij për një sqarim
Të dhashë unë audiencë
"Sqarimi" qe pak si"lajthim"
Kërkonte një "liçencë"
Ndaj,pak i hapëm"kartat"
Se kot nuk doje"sqarim"
Shpëtove nga andrallat
"Liçencën" e more me firmë.
Ah,ky mall!
Sa herë kotem unë i ngeshëm
Mëndjen çoj vetëm tek ti
Më vjen çasti i kahershëm
Se ç'më thotë që vet e di.
Vet e di dhe ti,patjetër,
Di aq shumë për atë çast
Më mundon ky mall i vjetër
Më mundon aq sa s'pëllcas.
Pse u ndamë ne kaq papritur?
Pse ne fati na dënoi?
Nga kjo ndarje jam goditur
Ah,ky mall,më bloi,më bloi.
Mua dreqi të më hajë
E si është kjo jetë virane!Lara-lara,copa-copa
Dhe e shoh tek vetja ime,nuk e shpika unë nga koka.
Ja,kështu,është laramane;laramane,ç'ke me të
Në një pjesë unë kam"blerime";në të tjera ëhë,ëhë?!
Kokën unë e kam me thinja,porse zëmrën si të re
Ca të tjera,t'i hajë"qimja";t'ia thërres me gurgule
Dhëmbët po bien një nga një,këmbët,tash,mezi i luaj
Por"tahmaja" hiç s'më lë,mua që dreqi të më hajë!
Po shoh ëndra ditë me diell
Në çapitem me ngadalë,në përsiatem pak me vete,
Më mundon i shkreti mall,se jam plak me terbiete
Se jam plak me terbiete që po mat me kut të vjetër
Edhe shpik njëmijë sebepe;gjasme unë nuk jam i vjetër?!
Kur çapitem me ngadalë dhe përsiatem unë me vete
Kujtoj mallin që më çmall;synë e zi qepallë me cepe
Kjo qepallë e gjatë me cepe përmbi syrin që ma shkel
Plaça unë që s'jam në vete!Po shoh ëndra ditë me diell.
Zgjata dorën
E zgjata dorën time drejt fytyrës tënde
Dhe dora,nuk di,pse m'u ndez zjarr
Mos kujtoni se qe zjarr prej ëndrre
Por qe zjarr i ngrohtë dhe real.
Me që zjarri mua më dogji dorën
Me buzën time zura dhe i fryva
Por fryma më keq e ndezi horën
Tani në zjarr e flakë u përpiva.
Kur...
Kur "shkela" në kohë të vjetër
Befas,m'u hap një plagë e re
Më dhëmbi si asnjë tjetër
Se dhëmb ajo plagë,se...
Se s'harrohet plagë e vjetër
Dhëmb kur i heq korën
E di mirë se jam i vjetër
Nga dhëmbja sa s'marr horën.
Në se
Në se ty po të pres përjashta,
E di që më ke në zëmër brënda
S'më bëhet vonë që u thava
Se erdhe ti dhe me puthje u dënda.
Nga akull që qeshë,u nxeva
Se zjarri yt më të tërin më ndezi
Nuk kam pse merrem me pandehma
Atë zjarr,moj,aq shpirti ma deshi.
Do marrë"borxhet"një nga një
Në të ndoqa pas manar,në t'u qepa pas si rrodhe
Kam vendosur për të"vrarë" se më ke një tufë me "borxhe?!"
S'di më parë kë borxh të marrë?Nga ta nis,nga ta filloj
Më së fundi,"rob" të marrë;një nga një do t'i kërkoj
"Borxhi" i parë do jetë syri;se ai në fillim më ndërseu
Pa le buza më lëbyri,se aq shumë mua më pëlqeu
Zë kërkoj "borxhe" të tjera(t'i paguash pak me të-vë)
Në s'të "vrava",në s'të "thera",do marrë"borxhet" një nga një.
Nëntor 2001-2002
Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Zholi: Bashkëbisedim me shkrimtarin Lulzim Lekdushi
Agim Gashi - Drenica: Vargje satirike
Frashër Demaj: Afrim Xhuraj Jeta dhe Vepra
Puntorie Ziba: Vargje lirike nga libri "Suita e lënduar"
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme - Parathënie
Poezi nga Skënder Hasko
Leon Z. Lekaj: Një dhuratë misterioze
Fotaq Andrea: Hija
Suzana Kuqi: Ah sikur
Zeqirja Ballata: Kompozuesi
Blerim Rrecaj: E nxorra nj? dhëmballë
Revista Kosova në gjuhën rumune (nr. 1-2009)
Hajdin Morina: Ngadhënjimi i artit mbi format e ndëshkimit dhe të dhunës shtetërore
Suzana Kuqi: Mos m'i prek lulet!
Kristaq Turtulli: Dëgjo, floriri im - Kapitulli i dytë
Etien Dilo: Mendime të Ilia Dilo Sheperit
Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
Katër poezi humoristike nga Dibran Demaku
Dhurata Hamzai: Bilosnic, tigri dhe poeti i diellit që vjen nga Zara e Kroacisë
Gjon Keka: Krimbat e perandorisë