Kulturë
Agim Gashi: Vaji i shqiptarit
E merkure, 04.11.2009, 08:29 PM
Agim Gashi
VAJI I
SHQIPTARIT
- PAJTIMI
SHQIPTAR ME SHQIPTARIN NËPËR SHEKUJ
Marrë nga
libri në dorëshkrim me të njejtin emër
Redaktor:
Ali Podrimja
Recensenrë:
(Anton Çetta)
Ramiz Kelmendi
Mirë e dimë ne
shqiptaria
Se vendi
ynë ashtë ILIRIA,
E di mirë dhe
bota mbarë
Se ILIRIA
ashtë Shqipnija.
Ishte shtet me
kulturë t´zhvillueme
Moral të
pastër, ndjenjë t´kullueme,
E ilirët
kishin ba benë
Me trimni
me mbrijtë atdhenë.
Me mbrojtë
vendin ishin trimaShteti Ilir
Shumë ja
Se ilirët
kishin le
Për me
vdekë-o për Atdhe.
Kështu
mbrohej vendi, froni…
Me seli që
ish Rizoni,
Me
thjeshtësi sundonte Agroni
Matanë
detit Roma shikonte,
Me sulmu´
po nuk guxonte
Me
nënshtru´
Por jo në
toka ILIRIKE.
Kështu
Agroni mbret sundonte,
Iliria para
shkonte
E
zhvillonte detarinë
Për me
mbrojtë vendin, lirinë.
Por nji
ditë vdiq Agroni,
E i mbet
Teutes froni.
Vashë e re
ish Teuta
Ma të bukur
s´kish n´kët´ dhe,
Shum´
trimneshë me mbrojtë Atdhe;
Sa e afërt
ish´ për mikun,
Aq e ashpër
për anmikun.
E kur vdiq
mbret Agroni
Shum´
mendu´n se u dobësu´ froni,
U çu´ n´kam
Athin´ e Roma
Me i sulmu´
k´to trojet tona;
Për me
shtypë Ilirinë
Me ja marrë
asaj lirinë.
Por Teuta si
sorkadhe
Ishte e
re-mbretneshë e Madhe,
Në t´katër
anët lajmtart i çon
Kryefiset
n´Rizon i fton.
Me dhan´
fjalë me u besatu´
Se anmik nuk
asht i ngati
Veçse Roma e
Bizanti.
Me daulle e
nishane,
Te Rizoni
n´fushë të madhe
Me ni anë u la
shigjeta,
Nis me u folë
n´Log e vërteta
U lanë
harqet me ni anë,
Gjak e
varrë nisën me u falë,
Se në token
ilirike,
Hark e
shtizë duhet me i ru´
Për kush
don me na sulmu.
Dasmë e
madhe n´fush t´Rizonit,Mbreteresha Teuta
Me mish
dreni e ujë të kronit
Te Teuta n´Log
t´Kuvendit
Trim mbi
trimave ju ba vendi,
Ata ishin
njerëz bujarë
Që varrë e
gjaqe kishin falë,
Falën gjaqe e
ngatrresa
N´Iliri, po, u
lidh BESA,
T´gjitha
fiset me u bashku´
Mbas Teutës
për me shku´
Me mbrojtë
vendin me luftu´,
Pa i ba dam
kurrkuj
Mos me
shkelë token e hu´j,
Tu´ e
mbrojt tokën tonë
Prin Teuta
mbretnesh´ e jonë.
Ky pra
ishte pajtimi i parë
Që e njeh
populli shqiptar.
Pajtimi i
dytë në histori
Besë e
madhe në shqiptari,
Me e lidhë
burrat e dheut
E lypte froni
i Skenderbeut.
Hot, Grudë e
Kastriot,
E lyp koha me
u ba bashkë,
Se shqiptarët
e kanë ni shtet,
E ni shtet e
kanë pasë prore
Në Ballkan,
TOKA ARBNORE.
Tokë Arbnore
n´Ballkan asht Shqipnija,
Por n´rrezik e
kish qitë osmanlija
Tu´ ja marrë
token ngapak,
E tu´ i
qitë haraq në gjak,
Filloi me
pre e gri n´kto troje
Tue na e marrë
buken buzë goje
Tue plaçkitë
këtë tokë të vjeter,
E
shqiptarëve s´u mbet tjetër,Ushtria Ilire
Me luftu´
me mbrojtë Atdhenë
Vetëm
pritnin Skënderbenë.
Që me
vllazën e mur Turqia
Me dhanë
gjak duhej Shqipnija,
Tu´ i dhanë ma
t´dashnit ruhej liria
Që Turqia i
shkollonte
Me luftu´
po i ushtronte
E natyra i
Për trimni
të jenë të parët,
I merrnin
t´vegjël për me harru´
Se n´Arbni
kanë jetu´,
Se n´Arbni
kanë babë e nanë,
Për Turqi
tash jetë me dhanë.
E Arbnija ish
buzë greminës
Kur na erdh
nji lajm prej Lindjes,
Ka nevojë
për ta atdheu.
Sa
ballënalt po vjen n´Shqipni
Për me
pështu´ popullin e tij
Se nuk ishte
beg Turqie
Po na ishte
ZOG Arbnie.
Kështu nji
ditë para agimit
U zgju
Shqipnija prej kushtrimit,
Po na vjen ai
SkënderbeuGjergj Kastrioti-Skënderbeu
Sa gëzim sot
ka Atdheu,
Rrezet dielli
po i shumon,
Se mbarë
Shqipnija përsëri po gëzon,
Po na vjen
Gjergj Kastrioti
S´e bon nana
trim ma t´zotin
Shpatë e
shtizë ai me i farku´
Mbarë
Shqipninë ai m´e bashku;
Me e ba si teh
çeliku
Zemërbuti ky
kreshniku
Që i pret
kokat anmikut.
Po kur erdhi
Skënderbeu
I përqamë na
ish Atdheu,
Si në fise e
në vilajete
Çdokush
këqyrte veç për vete,
Se anmiku
Vllau prej
vllaut me pas frikë,
Shqiptarinë-o
me përça
Me u vra
vëllau me vëlla.
Me jetu´
nën kambë të huj.
Por VIGAN
ish Skënderbeu
Shpata e
tij- shpëtim Atdheu
Fjala e tij
ish shpëtimtare
Bashkon
zemra, bashkon male,
Bashkon
fise, vilajete,
Kemi
Arbninë nanë, s´kemi tjetër.
E prej
Krujës ashtë dhanë kushtrim,
Me u tubu´
fshatar e trim,
T´pasun,
t´varfun, bajraktar ;
Të gjithë
nga janë popull shqiptar
E në Lezhë në
atë t´bukrin vendKuvendi i Lezhës
Do të ulemi
në Kuvend.
Do ta
lidhim besën e madhe
Se kah
ashtë toka shqiptare,
S´do të
ndahemi n´Vilajete
Se Arbninë e
kemi për vete.
Me i tregu´
po kësaj Turqisë
I fortë
asht populli i Arbnisë,
Se ndera e
jonë nuk di të ulet
E anmikut
s´i përkulet,
Shumë
lartësohemi, asht nder për ne
Me ra
n´luftë-o për atdhe.
Ky ish
kushtrimi i Skënderbeut
Që e dha për
nder t´atdheut,
E jehoi nëpër
Shqipni
Në çdo kullë,
në çdo shtëpi,
E u çunë
bajraktarë
Kryepleq e
kryeparë,
E kanë marrë
rrugën për në Lezhë,
Me dhanë
fjalë e me lidhë besë.
Skënderbeu
burrë bujar
I
përshëndet të gjithë me rend,
Pranë
Skënderbeut ashtë paria
Kenka zgju´
e gjithë Shqipnija,
Për me pa
Skënderbenë
E pranë tij
me ba benë,
Anmiqësi
mos me pasë nder ne
Do
t´bashkohemi për Atdhe
Edhe turqve
t´u tregojmë,
Të
bashku´m si luftojmë,
Nuk del kush
të na robnojë.
N´kët´ kuvend
janë prezentu´ ,
Zotni t´mëdhej
të Venedikut
E të tjerë të
Dubrovnikut.
E shqiptarët
tu´ ba benë
Falin gjakun
për mëmëdhenë
Pranë flamurit
kuq e zi,
Për me
mbrojtë nanën Shqipni.
Ngriten
burrat rend me rend
Në këtë
tubim, në këtë Kuvend,
Prej Mollës
t´Kuqe e n´Janinë
N´zemra
t´shqipes lule binë
Se hasmënija
n´shqipe treti
Fis në fis e
ndërmjet veti,
Se shpatat
tona janë lirija
Anmiqësi ma
s´ka Shqipnija.
E Turqisë po i
çojnë fjalë,
Haraç në gjak
ma s´kem me të dhanë.
Sa t´mirë
burra sot ka Shqipnija
Që po qojnë
gëzim te shpia
Ata janë dhe
trima t´trimit
Se shtrinë
doren e pajtimit.
E turqia mirë
e pa
Tridhetë vjet
në Shqipni la
Shumë ushtarë,
shumë jeniçerë,
Bante luften e
panderë,
Shumë sulltana
koken linin
Në shqipni
porsa hinin.
Por kur vdiq
Skënderbeu
Prapë ndër
turqit ra Atdheu,
Pesqind vjet
nën Turqi
Po çka s´pau
kjo Shqipni?
Pau mallin kur
ja vidhnin,
Pau t´këqijat
kur ja hidhnin,
Pau doket kur
ja ndërronin
T´gjitha
t´mirat ja shkatërronin.
Ndërmjet
veti i hasmonin
Dhe ndanë
shqipen n´tri fe
Me u
dobësu´ po ku ka le,
Se anmiku
mirë mendonte
Kur
përçante lehtë sundonte.
Prej Arbnores
nuk u nda,
Me na nda
në pesqind fe
Shqiptarë
thonin kemi le.
Kur filloi
me u dobësu´ Turqija
Merrte
forcë ngadalë Shqipnija,
N´xhelozi
këqyrnin fqinjësia,
Fillu´n
planet për me i ba
Tokat
shqipe si me i nda
Na e banë
mbledhjen n´Berlin
Me nda
shqipen copë e grimë!
E n´Berlin na
kopi barku
Kur në fron ish
ni pis- Bizmarku,
Mbledhje
mban edhe n´Shen Stefan,
Shqipen
t´hujve me ua dhanë,
Me ja dhanë-o
Malit t´Zi
Hot e Grudë,
Plavë e Gusi !
Në veri
t´Shqipes hyn Serbia,Dedë Gjo Luli
E në Jug e
merr Greqia
Në shumë pjesë
u nad Shqipnija
N´mes
t´Shqipnisë rrinte Turqija,
Rrinte ajo si
n´tokë t´vet
Nuk e dinte se
çka po e pret!
U dha
kushtrimi si vetima,
Me u bashku´
burra e trima,
Me u bashku´
trimat e dheut
Kah janë trima
të Skënderbeut
Me u çu n´kamë
po të tri fe
Se nja jemi
për Atdhe.
E Prizreni i
bukur vend
Po i mbledhë
krenat prapë n´Kuvend
Në t´katër
anët e kan qitë zanin
Të dalim
burra ta mbrojmë Vatanin,
N´Kaçanik
pritat me i zanë,
Dergut
Pashës me i thanë:
Se kjo tokë
nuk ashtë Turqi,
Asht e
Shqipes, i thonë Arbni.
Por plagë
t´keqe
N´hasmëni
prapë shqiptarija.
Në Janinë e
n´Lug të Drinit
Ish kanuni i
Lekë Dukagjinit,
E turqia e
zbatonte
Që ma shumë
n´Shqipe t´përqante.
Porse zani i
KUSHTRIMIT
S´njeh kanun
t´Leks t´Dukagjinit,
Nuk i njeh
as ligj´ t´anmikut
Veçse besën e
mikut, t´mikut.
Meniherë hiqet
hasmënija
Bahet nja e
gjithë Shqipnija,
Krisi pushka
habertare
Nisi lufta
gjithëkombëtare!
Abdyl Frashëri
me shok´t e tij
Dha kushtrim
në shqiptari,
Vëllau me
vëlla doren ka shtri
Kanë rrokë
armët me trimni:
Mic Sokoli
n´grykë të topit
Sef Kosharja
n´lak t´konopit,
Sylejman
Vokshi i prinë ushtrisë
Për lirinë e
Arbënisë
S´kursehej
gjaku i shqiptarit
Për me
mbrojtë token e Arbërit.
Kur binë
trimat për Atdhe
Për së dyti
si me le,
Binin
trimat n´katër anë
Marre
vendit mos m´i lanë.
As ushtri e
Isa Boletinit
S´i njeh
vendimet e Berlinit,
Dedë Gjo
Luli i hyn malit
S´i njeh
vendimet e Shen Stefanit.
Të gjithë
këta trima kanë ba benë
Do ta
mbrojmë t´lashtin atdhenë.
Në çdo
trevë e në çdo vend
Mblidhen
burrat e bajnë kuvend,
N´Kaçanik e
n´Lug të Drinit,
N´Verra
t´Lluk´s , n´Rrafsh t´Dukagjinit,
Në kuvende me
u përpjekë:
Prej shtatë
vjeç e deri n´shtatëdhetë.
Kriste pushka
e shqiptarit
I hynte
n´palcë frika tradhtarit.Hyrja e Isa Buletinit në Vlorë 28.11.1912
Kërset pushka
n´Karadak,
N´Shalë,
n´Gollak edhe në Llap,
Kërset n´Has,
n´Rekë, n´Podrime,
Gjithësekund
n´Kosoven trime;
Kërset n´Plavë
edhe n´Gusi,
N´Sul, në
Shkodër e n´Çamëri,
Kërset n´Dibër
e në Krujë
Jashtë nga
Arbëri, o i huj!
Dedë Gjo Luli
kryetrim
Hasmit
doren mirë ja shtrin,
Që djalin
Lulit ja kish vra
Ja shtrinë
dorën e ban vëlla,
S´do
t´hasmohemi ma në jetë
E pranon Luli
në çetë.
U ba bashkë
kjo shqiptari
U falën gjaqet
s´ka hasmëni,
Sot luftonin
sikur miq
Ndërsa dje
ishin anmiq,
I ranë turkut
mu në kokë,
U ba e lirë e
jona tokë.
Lirinë po e
fiton shqiptari
Ngrit
flamur Ismail Qemali,
Me Njizet e
Tetë Nantor
Ngritet
flamuri në Vlorë;
U fitu´ po
pamvarsia,
Por u sul
n´Kosovë
Për me u
nda përgjysë Shqipnija.
Kosova nanë
di me tregu´
Se i ka
plagët pa i shëru´,
Plaga e saj
kurrë s´u përtha
Veç me gjak
gjithmonë u la.
Nisi e keqja
në shpi e n´prag
Ma e keqe se
haraçi n´gjak,
Mend s´e
mban ma keq shqiptari
Se kur erdhi
n´Kosovë krajli,
Deshir´ e
madhe ishte e krajlit;
Me pi gjakun e
shqiptarit
Me pi gjakun
edhe t´fmisë
Ish tradita e
Serbisë.
Na sulmu´n
–po me ushtri,
Për mr vra
e për me gri
Për me
djegë n´Kosovë çka ka
Për me mbetë
katundet n´gra!
Me i thanë
lamtumirë trollit
Me i mësy´
fushat e Anadollit!
Me marrë
rrugën për Turqi,
Me i lanë
vorret n´Serbi!
Me shku´ atje
ku nuk ke mik,
Te ai, që dje
na ish anmik
Me ndihmu´ nuk
mund Shqipnija
Se n´Jug
mbrohej nga Greqija
E n´Veri
s´ndalej Serbija,
Andej nga
Durrësi Italia;
N´hall të
madh populli shqiptar
Nga
sulmuesit grabitçarë.
Por se keq
n´Kosovë përherë
Që
Nga ato troje
ku kanë jetu´
Shumë kanë
ndjekë ma shumë kanë vra!
Se si
vriteshin ish hata,
Shtëpi e pleme
ua kanë kallë,
E i shtinin
n´dhe për s´gjallë.
Edhe koha
po kalonte
Por terrori
n´shqiptars´prante,
Si për
shembull n´Prapashticë
Për të
gjallë jetën me fikë;
Mbushin
arkat me gji nanash,
Me sy
t´fëmive, me vesh babash!
Porse frigë
nuk
Me qëndru´
na e la i pari,
Por
qëndresa ka kufi
Asnji
popull s´duron robni;
Del´ kaçak e i
merr malet
Sepse jeta
s´mund të ndalet.
Tash
Bajnë pazar
me shqiptari,
Bajnë pazar
me i dëbu´
Shqiptar
Turqia me pranu´,
Se k´shtu
thotë Ivo Andriqi,
E pastaj
Çubrilloviqi;
Me metoda
ma barbare
Me dëbu´
familje shqiptare
Në Turqi,
në Anadoll,
Me harru
Kosovën nanë ;
Me naj
marrë pleme e shtëpi,
Me naj marrë
dhen e dhi !
E ushtrija e
mund nji tjetër,
Porse jo nji
popull t´vjetër.
Ngajherë fati
asht në tragjedi,
Se
katerdhjeta paska hi
Me ndalë
turrin për n´Turqi.
Edhe fati
s´tha ashtu
Prapë n´Kosovë
jemi tu´ rr´nu´
Jemi n´Kosovë
këtë tokë e domë
Jemi t´gatshëm
prapë ta mbrojmë.
Si ntanë botën
edhe në tokë arbnore,
Filloi
Lufta e Dytë Botnore
U mbushën
male me të ri,
Për t´luftue
për liri,
Herë pa bukë,
në borë e n´shi
Me e derdhë
gjakun përsëri.
Kur mbarë bota
u çliru´
Veç Kosova
mbet robnu´
Me ushtri,
terror shtetnor,
Veçse ku
quhej Kosovë,
Me u nda
nga nana e vet
Tu´ pas
nanë me jetu´ me njerkë.
Fillun´ rrenat
e Serbisë
Me ja ndrru´
deg´t historisë ;
U çu´ n´kambë
Rankoviqi,
E ish
gjallë Çubrilloviqi,
Elaborati i
tij vazhdonte
Që
shqiptarët t´i dëbonte,
Dhe
torturat ua shtonte
Zi e ma
zi-o për çdo vjet;
Për nji
pushkë rraheshin dhjetë vetë,
Shumë
familje torturoheshin,
Shumë të
tjerë n´burgje verboheshin!
Qajshin
motrat për vëllazni,
Kur të
vdekun i binin n´shpi!
Qante nana e
merrte malli
Se në shpi si
kthehej djali,
Nusja e re
kthehej n´gjini
Ja merrnin
burrin dhandër pa hi!Anton Çetta
Për
Migjenin s´donin me mësu´
Ma zi se
“Luli…” tu´ jetu´,
Mos me këndu´
për Skënderbeun
Që nga turqit
mbrojti Atdheun!
Mos me pasë
flamurin tonë,
Që n´Kosovë
i lirë t´valon.
Porse koha nis
ndryshon,
Nana djelt´
nis e shkollon,
Nisin t´dalin
gjenerata,
Që e mësonin
historinë
Dhe e donin
fort lirinë.
Gjashtëdhjetë
e tetën djel´ e vasha,
Dalin bashkë
në demonstrata
Dhe kërkuan
pak liri
E flamurin kuq
e zi
Me kerku dhe
kushtetutë
Me fjalë
t´urta e pa luftë!
Por Serbia
s´dëshironte
Që shqiptari
liri t´kërkonte
Andaj dhuna
me terror´
Hiç nuk
hiqeshin nga ky troll.
Kur
shqiptari u shkollu´
Kushtetuta
u fitu´,
Nuk ish´ banda
e Rankoviqit
Porse plane
prapë gatuheshin
Në podrume
përsëri shkruheshin.
Tetëdhjetë e
nishi kur ka ardhë,
Ngritet
n´kambë populli shqiptar
Me kërku´ çka
asht e mbarë.
Me kërku´ të
drejta e barazi
Si të tjerët
n´Jugosllavi.
E kështu donte
ndoshta Serbia
Me u lëshu´
n´Kosovë ushtrija,
Me tanksa
shkileshin fëmija
Politika në
spastrim,
Tue ba
diferencim,
Tue ba
çdokend anmik,
Profesor e
akademik
Tu´ na qu´jtë
terroristë,
Kmishazi,
kanibalistë,
Tu´ lëshu´ po
helm të zi
Me helmu´
t´pastren vajzni,
Sa herë
ngrihej populli shqiptar
PoBill Clinton prêt Dr. Ibrahim Rugoven në SHBA
Filloi
n´tokën tonë kreshnike.
Kur filloi
demokracia
Na u vodh
autonomija,
Na e shkelën
serbët- barbarë,
Të ndihmu´m
nga do tradhtarë!
Që me tankë
edhe ushtri
Me mbetë
shqipja pa liri.
Por në
tokën kosovare
Gjithë kanë
lindë trima me fletë
Për t´mirë
t´popullit janë mundu´,
T´mira vendit
i kanë pru´,
Tue pa
përspektivën,
Kanë formu´
alternativën,
Njerëz të mirë
e me dëshirë
Kanë fillu´ me
ba punö t´mirë,
Të gjitha
gjaqet i pajtu´n,
Këtë të mirë
popullit ja prunë.
Por nji
dëshirë ka populli mbarë
Me ba pajtimin
tonë kombëtar
Me jetu´
bashkë gjithë shqiptaria
Nji nanë e
t´gjithëve na ashtë Arbëria.
1990-Lipjan