E enjte, 01.05.2025, 05:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi - Poezi të 6-12 tetorit 2009 - Poesie del 6-12 ottobre 2009

E enjte, 05.11.2009, 07:02 PM


GËNJESHTRAT

 

Edhe kur duken

Të hijeshme

E të këndshme

Gjithmonë

Botës i sjellin telashe

Bile deri në tragjedi

Gënjeshtrat

Në mbretërinë tonë të dashurisë

Nuk kanë rrugë

As hapsirë

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

VALLËZOJMË ME RREZET

 

Në kremten e madhe

Të kurorëzimit të dashurisë

Me mbretëreshën time

Plot gëzim

Vallëzojmë me rrezet

Dhe falënderojmë diellin

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

EC ME MUA

 

Mos ngurro mbretëreshë

As mos u frigo

Ec me mua

Në këtë mision të shenjtë

Të dashurisë

Mrekullitë na i hapin udhët

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

ME FUQINË E DIELLIT

 

Mrekullitë tona

Shtohen e shumëfishohen

Në çdo minutë

Dhe në çdo ditë të mbretërisë së dashurisë

-

Përpara!

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

EDHE NGA LARG

 

Dashuria jonë

Është e nxehtë

E vërtetë

Dhe vendimtare

Me mbretërinë e gjithësisë mbarë

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

LEHTËSISHT

 

N’udhën tonë

Kalohet lehtësisht

Dhe me krenari

Mbërrihet në fronin e dashurisë

-

Gëzuar

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

NË TYMIN E CIGARES

 

Shpesh humben

Ata të mbretërisë së intereseve

Në vallet e përlyera

Pa ndoj motiv të arsyeshëm

As pa strategji

Humben

Për të mos e parë kurrë më

Jetën

As dashurinë

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

ME URTËSINË TONË

 

Dashuria e shenjtë ka triumfuar

Dhe kjo botë ka ndryshuar

Kudo

Me shembullin tipik

Të urtësisë sonë

-

Përpara dashuri!

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

POROSIA E MBRETËRESHËS

 

Të gjithë ta japin kontributin e tyre

Dhe le t’i shijojnë

Aktet e bekuara të dashurisë

Thotë mbretëresha

Në solemnitetin e inaugurimit

Në fron

-

Ta dëgjojmë

Dhe ta zbatojmë porosinë e saj

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

SI NË PËRRALLË

 

Aktet tona të dashurisë

Janë të bukura

Dhe të ëmbëla

Të pashme

Shembullore

Ato janë të lakmuara nga të gjithë

Sepse

Bëhen si në përrallë

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

ËNDËRRA NUK HARROHET

 

Ishte historike

Dhe shumë domethënëse

Ëndërra ime e dashurisë

Prandaj

Nuk harrohet

Dhe mbetet si vulë

Edhe në shekujt në vijim

Deri në amshim

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

N’ATO VITE TË RËNDA

 

Kemi vuajtur shumë

Ne të shkretët

Duke harruar të afërmit

Bile edhe vetëvetin

...

Shumë vështirë ka qenë

Nën pushtim ...

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

PA U TREMBUR

 

Veprojmë me mbretëreshën

Si dirigjentë të fronit të dashurisë

Çdo ditë e më shumë

Çdo ditë e më mirë se dje

Pa pasur kurrë frikë

As pa gabuar

-

Gjithçka e bëjmë me dashuri

Gjithçka e bëjmë për dashuri

            Garlate (Lecco), 6 tetor 2009

 

KA FOLUR ME SHPIRTIN TIM

 

Një ditë të lume

Erdhi mbretëresha vetë

Dhe foli me shpirtin tim

Shqiptoi dhe verifikoi dashurinë

Ëmbëlsoi e ndriti mbretërinë

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

JASHTË

 

Të gjorët

Pa besë

Pa fjalë

Pa mrekulli

Pa dashuri

Kanë mbetur krejtësisht

Jashtë kësaj bote

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

KA FOLUR ME DITËT E MIA

 

M’i mori këto ditë të bardha

Dhe të bekuara

Mbretëresha

Dhe foli bindshëm

Me fakte e argumente

Në sheshin e madh të dashurisë

-

Me fuqinë e mrekullisë

Mbretëresha ime

Predikoi dashurinë

Me ditët e mia

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

DUKE PIRË HELMIN

 

I tregoi të gjitha mëkatet

Dhe turpet e veta

Që nga politika

E te morali

U përshëndet me njerëzinë

Dhe shkoi në botën e djajve

Për të mos u kthyer kurrë më

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

NUK JAM I HUMBUR

 

Mos u merakos

Nëna ime Dardani

Nuk jam i humbur

As shumë larg teje

-

Do të vij së shpejti

Bashkë me ëndërrat

Me besën

Dhe me dashurinë

-

Me njëmijenjë mrekulli

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

SHUMË RËNDË

 

Qenka rëndë

Kur sheh dhe dëgjon gënjeshtra

Kur sheh komplote ...

Shumë rëndë është

Kur dëgjon vetëm ankime

...

Më së rëndi është

Kur njeriu s’e njeh njeriun

E kur njerëzit s’e dijnë hallin e vet

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

Ç’ËNDËRR SHEH TANI ?!

 

Ti që të ka shkuar jeta

Duke ëndërruar

E gjë pa realizuar

Më thuaj

Tash ku je

Dhe ç’ëndërr sheh

?!

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

DRITË JU BËFTË DASHURIA !

 

O njerëz të mirë

Mrekullitë ju shoqërofshin në çdo hap

Qofshi me fat

Dhe të lumtur

Në çdo hap të jetës

Çdo ditë dhe çdo sekond

Ju bëftë dritë dashuria

!!!

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

BASHKË ME YJËT

 

E nisim vallen e parë

Gjithnjë të pashëm

Dhe shumë të bukur

Vazhdojmë

Stinë pas stine

Vit pas viti

Shekull pas shekulli ...

Deri në amshim

Bashkë me yjët

Me privilegjet e fatit !!!

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

STREHIM NË ZEMRËN TËNDE

 

Për të shpëtuar

Në këto kohë të pavolitshme

Dhe për të jetuar i qetë

E me dashuri

Unë

Hyj dhe marr strehim

Thellë në zemrën tënde

-

Sa bukur!

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

DOLI DIMRI – HYRI PRANVERA

 

Në botën tonë

Jemi përshëndetur me dimrin

Njëherë e përgjithmonë

Me ngadhnjimin e mbretërisë së dashurisë

Që atë ditë

Kur fronin e zotëruam ne dy

Hyri e lumja pranverë

Si stinë gjallërie

Për të rinuar

Dhe për të amshuar

Dashurinë tonë të bekuar

Për ta rrënjosur në të gjitha zemrat njerëzore

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

NË MËNGJESIN TIM

 

Zgjohem dhe dal

Me melodinë karakteristike

Të këngës sime

Të dashurisë

-

I këndoj mbretëreshës

E mendoj mbretëreshën ...

            Garlate (Lecco), 7 tetor 2009

 

 

LE BUGIE

 

Anche quando sembrano

Abbellite

E piacevoli

Sempre

Al mondo portano guai

Anzi fino alle tragedie

Le bugie

Nel nostro regno dell’amore

Non hanno strada

Neanche spazio

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

BALLIAMO CON I RAGGI

 

Nella grande festa

Dell’incoronamento dell’amore

Con la mia regina

Pieni di gioia

Balliamo con i raggi

E ringraziamo il sole

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

CAMMINI CON ME

 

Non esitare regina

Neanche avere paura

Cammini con me

In questa santissima missione

Dell’amore

I miracoli ci aprono la strada

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

CON LA FORZA DEL SOLE

 

I nostri miracoli

Si aumentano e moltiplicano

In ogni minuto

E in ogni giorno del regno dell’amore

-

Avanti!

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

ANCHE DA LONTANO

 

Io nostro amore

È caldo

È vero

È decisivo

Con il regno dell’universo intero

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

FACILMENTE

 

Nella nostra strada

Si passa facilmente

E con orgoglio

Si arriva nel trono dell’amore

-

Evviva!

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

NEL FUMO DELLA SIGARETTA

 

Spesso si perdono

Quelli del regno degli interessi

Nei balli sporchi

Senza qualche motivo ragionevole

Neanche senza strategia

Si perdono

Per non vedere mai più

La vita

Neanche l’amore

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

CON LA NOSTRA SAGGEZZA

 

Il santissimo amore ha trionfato

E questo mondo si è cambiato

Dappertutto

Con esempio tipico

Della nostra saggezza

-

Avanti amore!

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

LA RACCOMANDAZIONE DELLA REGINA

 

Tutti devono dare il loro contributo

Devono assaggiare

I benedetti atti dell’amore

Dice regina

Nella solennità dell’inaugurazione

Nel trono

-

Ascoltiamola

E applichiamo la raccomandazione

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

COME IN FIABA

 

I nostri atti dell’amore

Sono belli

Dolci

Visivi

Esemplari

Quelli sono bramati (desiderate) da tutti

Perché

Si fanno come in fiaba

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

IL SOGNO NON SI DIMENTICA

 

Era storico

E molto significato

Il mio sogno dell’amore

Perciò

Non si dimentica

E rimane come timbro

Anche nei secoli in seguito

Fino all’eternità

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

IN QUELLI ANNI PESANTI

 

Abbiamo sofferto tanto

Noi poveri

Dimenticando i parenti

Anzi anche se stesso

È stato molto difficile

Sotto l’occupazione

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

SENZA AVERE PAURA

 

Operiamo con la regina

Come dirigenti del trono dell’amore

Ogni giorno in più

Ogni giorno meglio di ieri

Senza mai avere paura

E senza sbagliare

-

Tutto quanto lo facciamo con amore

Tutto quanto lo facciamo per amore

            Garlate (Lecco), 6 ottobre 2009

 

HA PARLATO CON L’ANIMA MIA

 

Un beato giorno

È venuta la regina stessa

E ha parlato nell’anima mia

Ha preavvisato e ha verificato l’amore

Ha dolcificato e ha illuminato il regno

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

FUORI

 

Poveri

Senza fedeltà

Senza parole

Senza miracoli

Senza amore

Sono rimasti totalmente

Fuori questo mondo

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

HA PARLATO CON I MIEI GIORNI

 

Me l’ha preso questi giorno d’oro

E benedetti

La regina

E ha parlato convincente

Con fatti e argomenti

Nella grande piazza dell’amore

-

Con la forza del miracolo

Mia regina

Ha predicato l’amore

Con i miei giorni

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

BEVENDO IL VELENO

 

Ha raccontato tutti i peccati

E le sue vergogne

Da politica

Alla moralità

Si è salutato con l’umanità

Ed è andato nel mondo dei diavoli

Per non ritornare mai più

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

NON SONO PERSO

 

Non preoccuparti

Mamma mia Dardania

Non sono perso

Neanche lontano da te

-

Arriverò presto

Insieme ai sogni

Con la fede

E con l’amore

-

Con milleuno miracoli

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

TROPPO PESANTE

 

È pesante

Quando vedi e senti bugie

Quando vedi complotti …

È troppo pesante

Quando senti solo lamenti

È più pesante

Quando uomo non conosce l’uomo

Quando la gente non conosce le sue capacità

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

CHE COSA SOGNI ADESSO?!

 

Tu che ti è passato la vita

Sognando

E senza realizzare niente

Dimmi

Adesso dove sei

E che cosa sogni

?!

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

SIA L’AMORE FARVI LUCE!

 

O buona gente

I miracoli vi accompagnano in ogni passo

Siate fortunati

E felici

In ogni passo della vita

Ogni giorno e ogni secondo

Vi farà luce l’amore

!!!

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

INSIEME ALLE STELLE

 

Cominciamo il ballo

Sempre visivi

E molto belli

Continuiamo

In tutte le stagioni

In tutti gli anni

In tutti i secoli …

Fino all’eternità

Insieme alle stelle

Con privilegi della fortuna!!!

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

ASILO NEL TUO CUORE

 

Per salvarmi

In questi tempi sfavorevoli

E per vivere tranquillo

E con amore

Io

Entro e prendo asilo

Profondo nel tuo cuore

-

Che bello!

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

È USCITO L’INVERNO È ENTRATA LA PRIMAVERA

 

In nostro mondo

Ci siamo salutati con l’inverno

Una volta e per sempre

Con il trionfo del regno dell’amore

Già da quel giorno

Quando il trono l’abbiamo impadronito noi due

L’entrata beata primavera

Come stagione vitale

Per tenere sempre giovane

E per fare eterno

Il nostro benedetto amore

Per fissarlo in tutti i cuori umani

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

NEL MIO MATTINO

 

Mi alzo e esco

Con la melodia caratteristica

Della mia canzone

Dell’amore

-

Canto alla regina

E penso la regina

            Garlate (Lecco), 7 ottobre 2009

 

 

 

 

NISEN NGA ËNDËRRA

 

Duken të çuditshëm

Ata andej

Sepse

Në botën e tyre

Nisen gjithherë

Me qëllime të çuditshme

Që burojnë nga ëndërrat

-

Ata gjithçka që ëndërrojnë

Duan ta vënë në jetë

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

S’E GJEJNË DOT VETËVETIN

 

Mbas stuhisë

U ka humbur udha n’oborr

Të gjorët

S’e gjejnë dot vetëvetin

As nuk e dijnë

Në cilën botë janë

-

Mbase shkon

Dhe i orienton

Ylberi

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

ASGJË PËR ASGJË

 

Nuk kanë besë ata

As dashuri

Nuk bëjnë asgjë

Për asgjë

Prandaj

Edhe nuk dijnë

Ku janë

As pse janë në këtë jetë

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

NDËRMJET VLERAVE

 

Shumë interese

Të përlyera me mëkate

Sillen e pështillen

Zemra të lodhura

...

Stinë e pamot

Athua do del dielli ndoj herë

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

MË VONË

 

Ata që s’duan të punojnë

Dhe që

Kurrë gjë s’bëjnë

Gjithnjë thonë

Më vonë ...

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009 

 

JAM I ETUR ...

 

Në këtë botë të mbrapshtë

Të intereseve

Jam i etur

Për një fjalë të mirë

Për një besë

Për një soolidaritet

Për një dashuri të mirëfilltë

Për shumë të vërteta

Jam i etur ...

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

PAQ KOHË PËR TË FALUR

 

O i bekuari i botës sonë

Zoti të faltë shëndet

Fat dhe lumturi

Të dhashtë shekuj të tërë

E paq kohë për të falur

Gjithë ato çeta mëkatarësh

-

Detyrë e rëndë falja

Zoti të ndihmoftë!

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

JAM NË ËNDËRRËN TËNDE

 

O mbretëresha ime e mrekullive

Po ta konfirmoj

Sonte

E gjithmonë

Deri në amshim

Jam protagonist i parë

Në ëndërrën tënde

Dhe në aktet e bekuara

E të shenjta

Të dashurisë

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

PREKIM YJTË

 

Nxehemi deri në maksimum

Unë edhe mbretëresha

Në vallen e dashurisë

Aq shumë kërcejmë

Sa që

I prekim yjtë

Me kokat tona të lume

-

Rroftë dashuria!

Rrofshin yjtë!

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

DUKE BËRTITUR

 

Nuk duroi dot realitetin

Prandaj

Iku nga bota jonë

Dhe

Duke bërtitur

Kundër çdo gjëje

Kundër jetës

E kundër vetëvetit

Shkoi e humbi

Në dyert e ferrit

-

Siç i shkoi jeta

Duke bërtitur

Kishte edhe fundin

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

SHTYEJMË DEBATIN

 

Që të mos bëhemi kundërshtarë

Me partnerin tonë

Të interesave ekonomike

Në dobi të një ardhmërie

Me përspektivë të ndritur

E shtyejmë debatin ...

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

MUND T’I THUASH TË GJITHA

 

Ti andej

Shkarkohu dhe thuaji të gjitha

Unë e mbretëresha

Nuk dorëzohemi dot

Do të vazhdojmë

Deri në amshim

Me të bekuarat akte

Të misionit të shenjtë të dashurisë

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

RRITEMI E PIQEMI

 

Në këtë mision të bekuar

Që vetë e kemi zgjedhur

Dhe e realizojmë mirë e mbarë

Unë edhe mbretëresha

Rritemi e piqemi

Në dashuri

Me dashuri

Për dashuri

            Garlate (Lecco), 8 tetor 2009

 

 

PARTO DAL SOGNO

 

Sembrano strani

Loro (essi) di là

Perché

Nel loro mondo

Partono sempre

Con scopi strani

Che derivano dai sogni

-

Loro (essi) tutto quanto che sognano

Vogliono mettere in vita

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

NON TROVANO PER NIENTE SE STESSO

 

Dopo la tempesta

L’hanno perso la strada nel giardino

Poveri

Non trovano per niente se stesso

Neanche lo sanno

In quale mondo sono

-

Forse va

E li orienta

L’arcobaleno

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

NIENTE PER NIENTE

 

Loro (essi) non hanno fede

Neanche amore

Non fanno

Niente per niente

Perciò

Anche non sanno

Dove sono

Neanche perché sono in questa vita

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

TRA I VALORI

 

Tanti interessi

Sporcati con peccati

Girano e confondono

Cuori stanchi

Stagione senza tempo

Uscirà il sole qualche volta ?!

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

PIÙ TARDI

 

Quelli che non vogliono lavorare

E che

Mai non fanno niente

Sempre dicono

Più tardi …

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

HO SETE …

 

In questo mondo cattivo

Degli interessi

Sono assettato

Per una buona parola

Per una fede

Per una solidarietà

Per un verissimo amore

Per tante verità

Sono assettato …

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

L’AVRAI TEMPO PER PERDONARE!

 

O benedetto del nostro mondo

Dio ti dia salute

Fortuna e felicità

Ti dia secoli interi

E l’avrai tempo per perdonare

Tutte quelle bande dei peccatori

-

È compito difficile il perdono

Dio ti aiuta!

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

SONO NEL TUO SOGNO

 

O mia regina dei miracoli

Ti confermo

Questa notte

E sempre

Fino all’eternità

Sono primo protagonista

Nel tuo sogno

E negli atti benedetti

E santissimi

Dell’amore

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

TOCCHIAMO LE STELLE

 

Ci riscaldiamo fino al massimo

Io e la regina

Nel ballo dell’amore

Giochiamo e saltiamo così forte

Così che

Tocchiamo le stelle

Con le nostre beate teste

-

Viva l’amore

Vivono le stelle!

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

GRIDANDO

 

Non ha supportato la realtà

Perciò

È scapato dal nostro mondo

E

Gridando

Contro tutte le cose

Contro la vita

E contro se stesso

È andato e si è disperso

Nelle porte dell’inferno

-

Come li è andata la vita

Gridando

Ha avuto anche la fine

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

RIMANDIAMO IL DIBATTITO

 

Di non diventare avversari

Con i nostri partner

Degli interessi economici

In favore di un avvenire

Con prospettiva illuminata

Rimandiamo il dibattito …

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

PUOI DIRE TUTTO

 

Tu di là

Scaricati e dici tutte le cose

Io e la regina

Non ci arrendiamo per niente

Continueremo

Fino all’eternità

Con gli atti benedetti

Della santissima missione dell’amore

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

CRESCIAMOCI E MATURIAMOCI

 

Con questa benedetta missione

Che l’abbiamo scelto noi stessi

E la realizziamo tutto per bene

Io e la regina

Cresciamoci e maturiamoci

Nell’amore

Con amore

Per amore

            Garlate (Lecco), 8 ottobre 2009

 

 

MOS MA VRISNI LOTIN

 

Kot së koti keni ardhur

Nuk ndalem

As nuk ndryshoj

Do të ecë përpara me dashuri

Ju lutem

Kthehuni prapa

E mos ma vrisni lotin

...

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

TË JESH E KËNAQUR!

 

O mbretëresha ime e bekuar

Të jesh krenare

Dhe e kënaqur

Me mbretërinë tonë

Konsolidojmë të shenjtën dashuri

Në botën mbarë

Si protagonistë të parë

-

Me kurorë e me vulë

Jemi ne bërës dhe konsolidues

Të dashurisë

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

VJESHTA MBUSHË SHPORTAT

 

Kjo vjeshtë e pjekur

Shumë e pasur

Dhe e qeshur

Triumfalisht po niset

Hyn në akcion

Dhe i mbushë shportat

Me fryte

Me të vërteta

Me dashuri

...

Përpara e lumja vjeshtë!

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

MBI KRENARINË

 

Të tillë si ne

Origjinalë

Autorë dhe faktorë tipikë

Të të shenjtit mision dashurie

Këtu në fron

Dhe në mbarë botën

-

Kjo është krenaria!

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

DHEMBJET I LASH ATJE

 

I lash dhembjet

As nuk derdh më lotë

I vendosur

Dhe i trimëruar

Plot me besë

Eci përpara

Në aktet e bekuara

Të të shenjtit mision të dashurisë

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

AKCIONE TË REJA

 

Të freskët

Dhe të palodhur jemi ne

Në këtë mision të shenjtë

Gjithmonë të gatshëm

Fillojmë e mbarojmë

Akcione të reja

Me mrekullit të reja

Me bekime

Dhe me suksese të reja

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

PATJETËR

 

O njerëz të mirë

Mos u merakosni

Për ardhmërinë

-

Ajo do të jetë e ndritur

Patjetër

Sepse

Të gjithë ju

Jeni gjithherë

Në mendjen tonë

Dhe në zemrat tona

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

T’I BESOJMË KOHËS

 

Me plot të drejtë

Dhe me sukses të plotë

Në botën tonë

Është hapur

Shekulli i dashurisë

Në periudhën e mbretërisë sonë

Të gjitha stinët

Do t’i kemi pranverë!

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

NJË DHURATË PËR TY

 

Në hapje të shekullitm të madh

Të vij unë në fron

Mbretëresha ime

Me të vetmën dhuratë të merituar

Dashurinë

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

SEPSE DUHET TË JEMI

 

Jemi nisur

Që në mëngjesin e parë

Të kësaj stine të lume

Sepse

Këtu në fronin e dashurisë

Duhet të jemi

Me kohë

Të fortë

Dhe gjithnjë funksionalë

Në shërbim të dashurisë

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

ME SHPRESË ...

 

Nisemi nga pikat e vendimit

Dhe marshojmë përpara

Në përmbushjen e projekteve ...

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

STINË E RUAJTUR

 

Kjo pranvera jonë e dashurisë

Me mbretërinë e famshme

Është stinë unike

Dhe e ruajtur

Në historinë e re

Dhe për amshim

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

ZOGJTË E DASHURISË

 

Sa bukur

Fluturojnë

Edhe këndojnë

Qiejve të fatit

Në të artat ditë të stinës

Zogjtë e dashurisë

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

             

KANË DALUR DHE ...

 

Janë nisur në një rrugë

Kanë humbur drejtimin

Dhe nuk dijnë tash ku janë

As kush janë ...

            Garlate (Lecco), 9 tetor 2009

 

 

NON UCCIDETEMI LA LACRIMA

 

Siete venuti proprio per niente

Non mi fermo

Neanche cambio

Camminerò avanti con amore

Vi prego

Ritornatevi indietro

E non uccidetemi la lacrima

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

SIA CONTENTA!

 

O mia benedetta regina

Sia orgogliosa

E contenta

Con il nostro regno

Consolidiamo il santissimo amore

Nell’intero mondo

Come primi protagonisti

-

Con corona e con timbro

Siamo fattori e consolidatori

Dell’amore

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

L’AUTUNNO RIEMPISCE I CESTI

 

Quest’autunno maturo

Molto ricco

E sorridente

Parte trionfante

Entra nell’azione

E riempisce i cesti

Con frutta

Con le verità

Con amore

Avanti beato autunno!

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

SULL’ORGOGLIO

 

I tali come noi

Originali

Autori e fattori tipici

Della santissima missione

Qui nel trono

E nel mondo intero

-

Questo è orgoglio!

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

I DOLORI LI HO LASCIATO LÌ

 

Ho lasciato i dolori

Neanche verso più lacrime

Decisivo

E coraggioso

Pieno di fedeltà

Cammino avanti

Negli atti benedetti

Della santissima missione dell’amore

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

NUOVE AZIONI

 

Freschi

Non stancabili siamo noi

In questa santissima missione

Sempre pronti

Cominciamo e finiamo

Nuove azioni

Con nuovi miracoli

Con benedizioni

E con nuovi successi

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

SENZ’ALTRO

 

O buona gente

Non preoccupatevi

Per l’avvenire

-

Quella sarà illuminata

Senz’altro

Perché

Tutti voi

Siete sempre

Nel nostro pensiero

E nei nostri cuori

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

CREDIAMOCI AL TEMPO

 

Con piena ragione

E con pieno successo

Nel nostro mondo

Si è aperto

Il secolo dell’amore

Nel periodo del nostro regno

Tutte le stagioni

Li avremo primavera

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

UN DONO PER TE

 

Nell’apertura del grande secolo

Ti vengo io nel trono

Mia regina

Con unico dono meritato

L’amore

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

PERCHÉ DOBBIAMO ESSERE

 

Ci siamo partiti

Già dalla prima mattina

Di questa beata stagione

Perché

Qui nel trono dell’amore

Dobbiamo essere

In tempo

Forti

E sempre funzionali

Nel servizio dell’amore

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

CON SPERANZA …

 

Partiamo dai punti delle decisioni

E marciamo avanti

Nel compimento dei progetti …

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

STAGIONE CUSTODITA

 

Questa nostra primavera dell’amore

Nel regno famoso

È stagione unica

E custodita

Nella nuova storia

E per l’eternità

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

GLI UCCELLI DELL’AMORE

 

Che bello

Volano

E cantano

Nei cieli della fortuna

Nei giorni dorati della stagione

Gli uccelli dell’amore

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

SONO USCITI E …

 

Ci sono partiti in una strada

Hanno perso la direzione

E non sanno adesso, dove sono

Neanche chi sono …

            Garlate (Lecco), 9 ottobre 2009

 

 

PLOT BEKIME

 

Jemi krenarë

Nga të gjithë të dashur

Dhe të nderuar

Sepse

Mbretëria jonë e dashurisë

Është plot ëmbësli

Plot besnikëri

Plot suksese

Plot bekime

Plot mrekulli

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

N’ERRËSIRË

 

Keqbërësit

Futen e fshihen

Megjithë mëkatet e tyre

Deri në krime

-

Mbulohet e vërteta

Nuk shihet

As nuk respektohet realiti

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

KENI BESIM NË NE

 

O njerëz të mirë

Keni besim në ne

Dhe eni

Nuk do të ju mungojë asgjë

Eni me ne

Ju përqafon dashuria

Me njëmijenjë mrekulli

Keni besim

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

KJO LARGËSI!...

 

Shumë mungesa

Dhe mërzi

Na jep

Mua dhe mbretëreshës

-

Ahhh

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

KUR U LINDA UNË

 

Kjo botë e lume

Ndjeu diçka brënda

Regjimi do i ndërrohej

Do të mbretëronte vetëm dashuria

-

Gëzuar!

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

JO VETËM PËR TY

 

Mbretëreshë e lume

Lëvizjet në fron

Edhe kënaqësitë

I bën edhe për shijen time

Për dashurinë

Për njerëzinë

...

Asgjë nuk bën

Vetëm për veten tënde

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

FJALA BËHET SHPIRT

 

Në të shenjtin mision të dashurisë

Secila fjalë është më e ëmbël se tjetra

Prandaj

Unë edhe mbretëresha

Kemi të drejtë

Kur themi se

Fjala bëhet shpirt

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

HAPU ZEMËR

 

Ka mbërritur regjimi i dashurisë

Dhe po troket në derë

Froni është i yni!

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

TË JESH ME TY

 

Mbretëresha ime

Me porositë e gjeneralit

Të kërkoj parreshtur

Të jesh gjithmonë origjinale

Dhe para së gjithash

Të vijsh gjithmonë

Me ty

Dhe për ty

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

SIÇ PRET NËNA

 

Kudo që jemi ne

Jemi origjinalë

Të patjetërsuar

Shqiptarë se shqiptarë

-

Rrofshin traditat tona të shenjta!

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

FRONI I BUKURISË

 

Aty

Gjithçka bëhet për njerëzinë

Me perlat e mrekullisë së dashurisë

-

Të gjitha bukuritë shekullore!

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

DHURATË PËR TË GJITHË

 

Me vullnetin e Perëndisë

Unë edhe ti mbretëreshë

Të bekuarin

Mision të dashurisë

Ia dhurojmë njerëzisë

-

Të gjithëve

Pa kurrëfarë dallimesh

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

N’ATË TOKË

 

Gjithçka bëhet mirë

Edhe fëmijët lindin më të bukur

Dhe më të fortë

Edhe dielli rrezon më hijeshëm

-

Atje lulëzon dashuria

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

VIJ ME PUTHJE

 

Ndjehem i gëzueshëm

Dhe vij i privilegjuar

Me puthje

O mbretëresha ime

Me puthje dashurie

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

BESË E RUAJTUR

 

Në të gjitha lëvizjet tona

Në çdo hap

Unë edhe mbretëresha

Kemi ruajtur me shumë përkushtim

Besën e mirëfilltë

Në të bekuarin mision të dashurisë

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

TA KUPTOJ MALLIN

 

E di mbretëreshë

E di

Malli yt është i arsyeshëm

Dhe pasuri e historisë

E di sepse

Unë ende vuaj

Për të shenjtën Dardani

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

DHEMBJE E GËZIM

 

Edhe në këtë periudhë të dashurisë

Zemra ime ka

Dhembje e gëzim

Sepse

Është e privilegjuar

Por larg tokës dardane

            Garlate (Lecco), 10 tetor 2009

 

 

PIENO DELLE BENEDIZIONI

 

Siamo orgogliosi

Amati da tutti

Anche onorati

Perché

Il nostro regno dell’amore

È pieno di dolcezza

Pieno di fedeltà

Pieno dei successi

Pieno delle benedizioni

Pieno dei miracoli

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

NEL BUIO

 

Malfattori

Entrano e si nascondono

Tuttavia i loro peccati

Fino ai crimini

-

Si copre la verità

Non si vede

Neanche si rispetta la realtà

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

FIDATEVI IN NOI

 

O buona gente

Abbiate fiducia in noi

E venite

Non vi mancherà niente

Venite con noi

Vi abbraccia l’amore

Con milleuno miracoli

Abbiate fiducia

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

AH QUESTA LONTANANZA !...

 

Tante mancanze

E tanta noia

Ci dà

A me e alla regina

-

Ahhh!

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

QUANDO SONO NATO IO

 

Questo beato mondo

Ha sentito qualcosa dentro

Cambierà il regno

Regnerà solo l’amore

-

Evviva!

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

NON SOLO PER TE STESSA

 

Beata regina

I movimenti nel trono

E i divertimenti

Li fa anche per il mio gusto

Per l’amore

Per l’umanità

Non fa niente

Solo per se stessa

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

DIVENTA SPIRITO LA PAROLA

 

Nella santissima missione dell’amore

Ogni parola è più dolce dell’altra

Perciò

Io e la regina

Abbiamo ragione

Quando diciamo che

Diventa spirito la parola

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

APRITI CUORE

 

È arrivato il regime dell’amore

E bussa in porta

Il trono è nostro!

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

STIA CON TE!

 

Mia regina

Con le raccomandazioni del generale

Ti cerco senza fermarmi

Di essere sempre originale

E prima di tutto

Di venire sempre

Con te

E solo con te

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

COME ASPETTA LA MAMMA

 

Ovunque dove siamo noi

Siamo originali

Inalienati

Albanesi che albanesi

-

Vivono le nostre santissime tradizioni!

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

TRONO DELLA BELLEZZA

 

Tutto quanto si fa per l’umanità

Con le perle miracolose dell’amore

-

Tutte le bellezze secolari!

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

DONO PER TUTTI

 

Con la volontà di Dio

Io e la regina

La benedetta

Nostra missione dell’amore

Doniamo all’umanità

-

A tutti

Senza nessuna distinzione

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

IN QUELLA TERRA

 

Tutto quanto si fa bene

Anche i bambini nascono più belli

E più forti

Anche il sole raggia più grazioso

-

Lì fiorisce l’amore

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

IO VENGO CON BACI

 

Mi sento gioioso

E vengo - privilegiato

Con baci

O mia regina

Con baci dell’amore

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

FEDE CUSTODITA

 

In tutti i nostri movimenti

In ogni passo

Io e la regina

L’abbiamo custodito con dedizione

La verissima fedeltà

Nella benedetta missione dell’amore

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

CAPISCO LA TUA NOSTALGIA

 

Lo so regina

Lo so

La tua nostalgia è ragionevole

E ricchezza della storia

Lo so perché

Io ancora soffro

Per la santissima Dardania

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

DOLORE E GIOIA

 

Anche in questo periodo dell’amore

Il mio cuore ha

Dolore e gioia

Perché

È privilegiato

Ma lontano dalla terra dardana

            Garlate (Lecco), 10 ottobre 2009

 

 

 

 

 

 

DËSHIRË PËR TË QESHUR

 

O njerëz të mirë

Eni t’i marrim udhët e kthimit

E të shkojmë atje

Në tokat e shenjta

Të Dardanisë dhe të Arbërisë

Na thërret andej Loke Iliria

Dhe duhet t’i përgjigjemi pa vonuar

Sepse

Duhet plotësuar shpirtit tonë

Dëshirën shekullore

Për të qeshur

-

Eni o njerëz të mirë

Të farës arbërore

Eni e shkojmë n’Iliri

Për të qeshur!

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

VUAJTJE – DASHURI

 

Vuajtjet shekullore të popullit tim

Në Dardani

Kanë lulëzuar dashuri

-

Aroma e dashurisë

Vazhdon deri në amshim

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

MOT’ I RËNDË

 

Plot me mëkate

Në shërbim të intereseve të fëlliqta

Deri në absurd

Edhe vdekje prodhojnë ...

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

BUZËT E QEPURA

 

Në ditët e vështira

Kur lufta me intereset bëhet e pamundshme

Ekziston vetëm një zgjidhje

Të rrijmë në heshtje

Pa sanjë fjalë

Pa asnjë propozim

Pa asnjë lëvizje

-

Me buzë të qepura

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

ME TË GJITHË FUQINË

 

Unë edhe mbretëresha

Jemi në mision dashurie

Me të gjithë fuqinë

Me të gjithë dijen tonë

Me të gjithë vullnetin

-

Kemi edhe bekimin e Zotit

Dhe garancitë për sukses të plotë

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

KUJTOJMË TË KALUARËN ...

 

Ato kohë të vështira

Me shekuj të përgjakur

Kanë përlyer rrugët tona të jetës

Duke e bërë të vuajtur

Shpirtin tonë

...

Mbretëresha ime

Njëkohësisht

Të kaluarën kujtojmë

Ardhmërinë e ndritur

Plot dashuri

Ndërtojmë

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

DËGJOJE ZEMRËN TIME

 

O mbretëresha ime

Ndalu njëherë

Seriozisht

Dëgjoje zemrën time

-

Përgjigju

Dhe vuaj me këtë zemër

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

KUR HUMBEN SHPRESAT ...

 

Asgjë tjetër

Nuk pritet

Përveç vdekjes

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

NË IKJE NGA HESHTJA

 

Këngë trimërie këndojmë

Dhe serenata

Për të nderuar historinë

Dhe dashurinë

-

Protagonistë bëhemi!

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

TË UROJ SHUMË GJËRA

 

Ti atje

Vetëm rri në vendin tënd

Unë të uroj shumë gjëra

Me zemrën plot

Në truallin tim

Plot suksese

E dashuri ...

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

ZEMRAT KULLOJNË GJAK

 

I pamë vetë ne

Dhe aty-këtu i shohim ende

-

N’ato luftëra t’ashpëra

Labirinteve mes interesesh

Zemrat gjak kullojnë

-

Shumë devijojnë

E rrugës së vdekjes shkojnë ...

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

RRI KËTU

 

Unë

Po shkoj me mbretëreshën time

Mbarë botën duhet ta kalojmë

Me shumë detyra dashurie

Ti

Rri këtu

Pa e shqiptuar asnjë fjalë

Shih punët tua

Dhe bindu

Në misionin tonë të shenjtë

Të dashurisë

            Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

... ARRIHET GJITHÇKA

 

Në këtë botë të ndërruar

Në shekullin e dashurisë

Sot e deri në amshim

Me besë

Dhe me vullnet të plotë

Arrihet gjithçka ...

Deri në fron.

Garlate (Lecco), 11 tetor 2009

 

 

VOGLIA DI SORRIDERE

 

O buona gente

Venite e riprendiamo le strade di ritorno

E andiamo lì

Nelle terre santissime

Di Dardania e di Arbëria

Ci chiama di là Mammina Illiria

Dobbiamo rispondere senza ritardare

Perché

Si deve compiere alla nostra anima

Il desiderio secolare

Per sorridere

-

Venite o buona gente

Di seme albanese

Venite e andiamo in Illiria

Per sorridere!

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

LE SOFFERENZE – AMORE

 

Le sofferenze secolari del mio popolo

In Dardania

Hanno fiorito amore

-

Aroma dell’amore

Continua fino all’eternità

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

TEMPO PESANTE

 

Pieno dei peccati

Al servizio degli interessi sporchi

Fino all’assurdo

Producono anche morte …

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

LE LABBRA CUCITE

 

Nei giorni difficili

Quando la lotta con gli interessi diventa impossibile

Esiste solo una soluzione

Rimanere in silenzio

Senza nessuna parola

Senza nessuna proposta

Senza nessun movimento

-

Con le labbra cucite

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

CON TUTTA LA FORZA

 

Io e la regina

Siamo nella missione dell’amore

Con tutta la forza

Con tutta la nostra sapienza

Con tutta la volontà

-

L’abbiamo anche la benedizione di Dio

E le garanzie per il successo pieno

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

RICORDIAMO IL PASSATO …

 

Quei tempi difficili

Con secoli sanguinati

Hanno sporcato le nostre strade di vita

Facendola sofferto

La nostra anima

Mia regina

Nello stesso tempo

Ricordiamo il passato

L’illuminata avvenire

Pieno d’amore

Costruiamo

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

ASCOLTALO IL MIO CUORE

 

O mia regina

Fermati una volta

Sul serio

Ascoltalo il mio cuore

-

Rispondi

E soffri con questo cuore

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

QUANDO SI PERDONO LE SPERANZE …

 

Nient’altro

Non si aspetta

Tranne la morte

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

IN SCAPPO DAL SILENZIO

 

Canzoni epiche continuano

E serenata

Per onorare la storia

E l’amore

-

Diventiamo protagonisti!

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

TI AUGURO TANTE COSE

 

Tu di là

Solo rimani nel tuo paese

Io ti auguro tante cose

Con il cuore pieno

Nel mio suolo

Pieno dei successi

E dell’amore …

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

I CUORI DEPURANO SANGUE

 

Li abbiamo visti noi stessi

Qua e là li vediamo ancora

-

In quella ruvide guerra

Nei labirinti tra gli interessi

I cuori depurano sangue

-

Tanti deviano

E nella strada della morte vanno …

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

TE NE RESTI QUI

 

Io

Vado con la  mia regina

Dobbiamo passare il mondo intero

Con tanti compiti dell’amore

Tu

Rimani qui

Senza pronunciare nessuna parola

Guarda i tuoi affari

E convinciti

Nella nostra santissima missione

Dell’amore

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

SI ARRIVA TUTTO QUANTO

 

In questo mondo cambiato

Nel secolo dell’amore

Oggi e fino all’eternità

Con fedeltà

E con la piena volontà

Si arriva tutto quanto …

Fino al trono.

            Garlate (Lecco), 11 ottobre 2009

 

 

 

 

PËR TË QESHUR

 

E krijoujmë një humor

Të dytin

Të tretin

Edhe trillojmë

-

Shqiptojmë një shaka

Të dytën

Të tretën

Gjithçka në shërbim të dashurisë

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

NË LIQENIN TIM

 

Gjithherë ndjej

Kënaqësi dhe freski të përhershme

Aty

Mbushem me besë

E me jetë

-

Aty në liqenin tim

Më prêt ëmbëlsia e dashurisë

Sot, nesër e deri në amshim

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

TË EMOCIONUAR

 

Zgjohemi herët

Me mbretëreshën

Me aktet e dashurisë

Të freskët

Dhe të palodhur

Thërrasim njerëzinë

Të na imitojnë

-

Dashuri të provojnë

Ëmbëlsi të shijojnë

...

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

LEJLEKU KRENAR

 

Ky i lumi lejlek

Kur luan

E kur pushon

Në liqenin e tij

Gjithherë

Ndjehet i fortë e krenar

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

FLUTURO FLUTURA IME

 

Oh

Sa të bukura janë ato çaste

Dhe të paharrueshme

Kur jemi të nxehtë

Në aktet e dashurisë

Nga gëzimi i madh

Gjithnjë përsëris

Duke thënë:

Fluturo flutura ime

Flutuo …

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

PËRMES TELEFONIT

 

Kur nuk mund të shihemi

Me mbretëreshën time

Rregullisht dëgjohemi

Përmes telefonit

Edhe vendime historike marrim

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

NË MALET E FATIT

 

Nuk mungojmë kurrë

-

Në çdo kohë

Jemi aty

Me arushën time të bardhë

-

Në mëngjes

Në drake

E në darkë

-

Në pranverë

Në verë

Në vjeshtë

E në dimër

-

Gjithherë

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

BASHKË

 

Në akte të dashurisë

Në gëzime

E në trishtime

!!!

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

EJA – EJA

 

Zoti më solli në këtë botë

Për ty

O mbretëresha ime

Eja – eja

Dashuria na thërret

Plotme gëzim e me besë

Plot me vendosmëri

Eja

T’i përmbushim aktet e dashurisë

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

JUA THEM TË GJITHA

 

Mos u merakosni

O njerëz

Të gjitha jua them

-

Ç’ka ndodhur

Çka po ndodh

Dhe çka do të ndodh

...

Pa merak

Jua them të gjitha

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

PA NE STINA ËSHTË E VARFËR

 

Mungesa jonë

O mbretëresha ime e bekuar

Këtu do të thotë varfëri

Prandaj nuk guxojmë të mungojmë

Froni i dashurisë ka nevojë për ne

Dhe na kërkon

Stina nuk lulëzon pa ne

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

DREJT NESH

 

Jo vetëm kritika

Por edhe urrejtje

Herë-herë

I drejtojnë drejt nesh

-

Dikuj nuk i pëlqen besa

Dikuj nuk i pëlqen dashuria

Ka të tillë që s’duan të lidhen me obligime

E me detyra

-

Të gjitha i drejtojnë

Drejt nesh

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

PO VIJ – PO VIJ

 

O mbretëresha ime e mrekullive

Rri e qetë

I kam kërkuar Zotit këmbë të reja

Dhe

Do të nisem

E do të vij nën strehën tënde

Do e tundim bashkë

Fronin e dashurisë

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

VAZHDOJMË TË DRIDHEMI

 

Kemi kaluar shekuj

Nën terrorin e frikës

Pa besë

Pa shpresë

As pa dashuri

Me njëmijenjë dyshime

Me njëmijenjë frika

Kështuqë

Ende vazhdojmë të dridhemi ...

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

VENDIMI YNË

 

Nuk ka kthim prapa

Sepse tashmë kemi vendosur

Në regjimin tonë

Për të gjithë do të ketë

Barabar

Dashuri

Dhe amshim ...

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

MBRAPA KËRKESAVE

 

Mjerisht

Historia na bën të dijmë

Se qëndrojnë

Para së gjithash

Ata që kurrë s’punojnë

Ata që dështojnë ...

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

NË PROCESIN E DASHURISË

 

Në mbretërinë tonë

Gjithmonë prijnë

Besa e shpresa

Bindja e vendosmëria

Deri në amshim

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

LIQE – MË DHURO FRESKI

 

Liqeni im i bekuar

Moti s’e kam shijuar freskinë tënde

Në shpirtin tim bën vapë

Rri gati

I mbushur me freski

Dhe me nektar

Unë do nisem

Dhe do të vij

Së shpejti

Liqeni im

Më prit me gëzim

Dhe me vullnet

Më dhuro freski

Dhe jetë !

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

PËR ARTISTËT

 

Shekulli ynë

Është i mbushur

Plot me bukuri

Plot me dashuri

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

NGROHTËSI PËR LIQENIN TIM

 

Në këtë stinë të dashurisë

Punojmë për një ëmbëlsi

Për një ngrohtësi shpirtërore

Për një shekull aktiv në dashuri

Unë

Gjithnjë angazhohem

Që të ketë ngrohtësi të këndshme

Në liqenin tim

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

SHEKULL’ I GËZIMIT

 

Unë edhe mbretëresha

Kemi vendosur

Në regjimin tonë

Të gjithë të jenë të lumtur

Dhe të barabartë

-

Kjo është mbretëria e dashurisë

Ky është shekulli i gëzimit

            Garlate (Lecco), 12 tetor 2009

 

 

PER RIDERE

 

Creiamo un umorismo

Il secondo

Il terzo

Anche inventiamo

-

Pronunciamo uno scherzo

Secondo

Terzo

Tutto quanto al servizio dell’amore

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

NEL MIO LAGO

 

Sempre sento

Divertimento e freschezza permanente

Mi riempisco con fedeltà

E con vita

-

Lì nel mio lago

Mi aspetta la dolcezza dell’amore

Oggi, domani e fino all’eternità

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

EMOZIONATI

 

Ci svegliamo presto

Con la regina

Con gli atti dell’amore

Freschi

E instancabili

Chiamiamo l’umanità

Di imitarci

-

Di provare amore

Di assaggiare dolcezza

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

CIGNO ORGOGLIOSO

 

Questo beato cigno

Quando gioca

E quando riposa

Nel suo lago

Sempre

Si sente forte e orgoglioso

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

VOLA MIA FARFALLA

 

Oh

Quanto felici sono quei momenti

E indimenticabili

Quando siamo riscaldati

Negli atti dell’amore

Dalla grande gioia

Sempre ripeto

Dicendo:

Vola mia farfalla

Vola

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

TRAMITE IL TELEFONO

 

Quando non possiamo vederci

Con la mia regina

Ci sentiamo regolarmente

Tramite il telefono

Prendiamo anche decisioni storiche

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

NELLE MONTAGNA DELLA FORTUNA

 

Non manchiamo noi

-

In ogni tempo

Siamo

Con la mia orsa bianca

-

Nel mattino

Nel pranzo

Nella cena

-

In primavera

In estate

In autunno

E nell’inverno

-

Sempre

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

INSIEME

 

Negli atti dell’amore

Nelle gioie

Nelle tristezze

!!!

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

VIENI – VIENI

 

Dio mi ha portato in questo mondo

Per te

O mia regina

Vieni – vieni

L’amore ci chiama

Pieno di gioia e di fede

Pieno di fermezza

Vieni

Compiamo gli atti dell’amore

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

VI DICO TUTTO

 

Non preoccupatevi

O gente

Vi dico tutto

-

Che cosa è successo

Che cosa succede

Che cosa succederà

Senza preoccupazioni

Vi dico tutto

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

SENZA NOI LA STAGIONE È POVERA

 

La nostra mancanza

O mia regina benedetta

Qui vuol dire povertà

Perciò non possiamo mancare

Il trono dell’amore ha bisogno di noi

E ci cerca

La stagione non fiorisce senza noi …

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

VERSO NOI

 

Non solo critiche

Ma anche oddio

A volte

Li indirizzano verso noi

-

A qualcuno non piace la fedeltà

A qualcuno non piace l’amore

Ci sono tali che non vogliono essere legati con obbligati

E con compiti

-

Tutte li indirizzano

Verso noi

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

VENGO – VENGO

 

O mia regina dei miracoli

Stia tranquilla

Ho chiesto a Dio le gambe nuove

E

Partirò

E verrò sotto il tuo rifugio

Scuotiamolo insieme

Il trono dell’amore

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

CONTINUIAMO A TREMARE

 

L’abbiamo passato secoli

Sotto il terrore della paura

Senza fede

Senza speranza

Senza amore

Con milleuno dubbi

Con milleuno paure

Così che

Ancora continuiamo a tremare

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

LA NOSTRA DECISIONE

 

Non c’è ritorno indietro

Perché ormai abbiamo deciso

Nel nostro regime

Per tutti sarà

Ugualmente

Amore

Anche eternità …

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

INDIETRO ALLE RICHIESTE

 

Purtroppo

La storia ci fa sapere

Che ci sono

Prima di tutto

Coloro che non lavorano mai

Coloro che falliscono …

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

NEL PROCESSO DELL’AMORE

 

Nel nostro regno

Sempre gridiamo

La fede e la speranza

Convincimento e fermezza

Fino all’eternità

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

LAGO DONAMI FRESCHEZZA

 

Mio lago benedetto

Da tanto tempo non ho assaggiato la tua freschezza

Nell’anima mia c’è calura

Stia pronto

Riempito con freschezza

E con nettare

Io partirò

E arriverò

Presto

Mio lago

Pieno di gioia

E con volontà

Donami freschezza

E vita!

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

PER GLI ARTISTI

 

Il nostro secolo

È colmo

Pieno di bellezza

Pieno dell’amore

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

CALORE PER IL MIO LAGO

 

In questa stagione dell’amore

Lavoriamo per una dolcezza

Per un calore spirituale

Per un secolo attivo nel’amore

Io

Sempre mi impegno

Di avere un calore piacevole

Nel mio lago

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

SECOLO DELLA GIOIA

 

Io e la regina

Abbiamo deciso

Nel nostro regime

Tutti saranno felici

E uguali

-

Questo è il regno dell’amore

Questo è il secolo della gioia

            Garlate (Lecco), 12 ottobre 2009

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx