Kulturë
Përparim Hysi: Më ka tretur dashuria
E diele, 08.11.2009, 06:24 PM

(poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Çap pas çapi po të ndjek
Çap pas çapi po të ndjek;që nga larg,sigurisht!
Se në vargje mua m'u tek,të vë ty,ylle me bisht
Nuk të ndjek dot më nga afër;elbete,s'e kam në gjak
Por e shoh që syri i kaltër,më godet me ding e dang.
Ding e dang si me çekan;më godet,edhe më"vret"
Po dhe unë,si pak noksan,sikur"vdekjen" kërkoj vet
E,që thuaj,më hyre vargut;ja u mbush plot një vjershë
I kujtoj "dertet" e plakut,se çfarë"hoqi" atë vjeshtë.
12 nëntor 2001
2.Tash që s'je,më bie loti
Një copë herë dhe u kënaqa,si njëherë e një kohë
Se pa ty,unë gati"vajta",se ç'po hiqja,obobo!
Ti më erdhe si bekim;si bekim që vjen prej Zoti
Dhe më mbushe me gëzim;tash që s'je,më bie loti.
9 nëntor 2001
3.Pse çuditi?
Nëpër vitet e rinisë kur kam bredhur si çapkën
Më shkon mëndja pleqërisë dhe kujtimi vjen më çmënd.
Se më vjen kur nuk e prisja,seç më vjen një guguftu
Dhe më shkon sakaq zalisja(pse çuditi me mua ju?!)
9 nëntor 2001
4.Nuk e di me kë buzëqesh
Ti buzëqesh.S'dihet me kë?Unë po gojën vesh më vesh
Le ta kesh ti me "atë",po dhe unë qiri po ndez
E marr shtruar dhe nuk nxitohem;kohën kot s'e kam me pashë
Të nxitoj,kam frikë se"lodhem";se fiton,kush ecë avash.
9 nëntor 2001
5.Më ka tretur dashuria
Se çfarë më ka gjetur,s'e them dot me fjalë
Nga meraku tretur,për ty,moj gushëbardhë
Sa del ti përjashta,sa të shoh me sy
Nisem me të katra, andej nga shkon ti
Të ndjek pas si kone,s'të them asnjë fjalë
Po ti,moj kokone,zëmrën ma ke marrë
Mbeta unë pas teje dhe t'u bëra"hija"
Ah seç më ka tretur,o miq,dashuria!
12 nëntor 2001
6.Si paskam faj?!
Spanja u zu me Marokun
Vetëm për një ishull të pabanuar
Dhe paskam faj unë që zë amokun
Sa të shoh ty,moj syshkruar?!...
20 nëntor 2002
7.S'të lë të dalësh
Në pëllëmbët e mia të kam futur
S'të lë të dalësh;aspak.
S'më ndahet imazhi yt i bukur
Të dua,megjithëse jam plak.
Se nuk kam gjunjë që prapa të ndjek
Siç bën,zakonisht,një djalosh
I mazhi yt ca vite nga supet më heq
Ndaj në pëllëmbë të mbaj si zog.
22 nëntor 2002
8.Përsëri më ha buza
Buza ime si kafe e ftohtë
Ashtu siç është një buzë gjyshi
Buza jote-valë e ngrohtë
Ashtu si gjaku i një dallandyshi.
Dhe u kapluan të dy palët
(a s'tërheqin dy të kundërta?!)
Dhe,sado që hyj te kokëbardhët,
Pse përsëri më ha buza?!...
22 nëntor 2002
9.Për ty
Për ty kam bredhur,pothuaj,botën
Kam bërë,siç dihet,rrugë të gjatë
Hape ti gjirin që të mbështet kokën
Të "fle" pak atje,e kam hak...
8 nëntor 2001
10.O mik,ndjemë!
O mik,të lutem,ti ndjemë!
Në vetëm të lashë,të braktisa
Pas mikes qeshë bërë ujem
Sosa një punë që nisa.
8 nëntor 2001
11.Erë kulloshtër gjiri yt
Erë kulloshtër gjiri yt
(ajo erë mua seç më deh)
S'e kam thithur ka një vit
Sa po vuaj,ta dish ti,de!
Se kam ikur unë nga vëndi,
Se kam ikur në mërgim
Ah,ky mall,për ty më çmëndi
Vdiqa,vdiqa ,shpirti im.
16 nëntor 2002
12.U rrit çupë e gjitonit
U rrit çupë e gjitonit,u rrit
Ditë për ditë edhe më dritë
Rrezëllit e rrezëllit
Po unë kot s'jam pak "jezit"
Dhe i them:-Pa dale,prit!
I puth buzët,i puth sytë
Për të tjerat,ka plot ditë
Se kam "masë"unë,pa kam dhe"cipë..."
14 nëntor 2001
Komentoni
Artikuj te tjere
Bilall Maliqi: Intervistë me mr. Bislim Pireva
Gjon Keka: Thyerja e idealit të demokracisë
Agim Gjakova: Spektër poetik i veçantë
Mihai Antonescu: Besnikëria e hijeve
Shefqet Dibrani: Përmasat universale dhe shkëlqimi artistik i një poezie
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (II)
Naser Aliu: Jeta ime
Këze Kozeta Zylo: Një ditëlindje e bukur, ku dhurohej vetëm dashuri
Halit Bogaj: Ismail Kadare mysafir i Televizionit KTV
Dilaver Goxhai: NATO-ja e vetme nuk mund ta çlironte Kosovën
Mehmetali Rexhepi: Shtangieshtarjet
Poetry by Zef Mulaj
Poezi nga Dibran Demaku
Baki Ymeri: Rrugë pa kthim
Halit Bogaj: Bajroni
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (I)
Kristaq Turtulli: Poemth për prindërit
Nuri Plaku: Meshë për gjinkallat e vdekura
Nehat Jahiu: Fara e diturisë sot rrezon përsëri
“Enciklopedi” tjetër maqedonase, Bekim Fehmiu bëhet serb