E enjte, 01.05.2025, 10:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Fushata zgjedhore

E diele, 08.11.2009, 07:58 PM


Parodi  për çifteli :

    FUSHATA ZGJEDHORE

N’ kamë janë çue   liderët e ngratë,
I thyen kambët ditë e natë ,
Gjumin – gjumë s’e bajnë rahat ,
Kurrë pa e qitë trupin në shtrat!

Tue vrapue   n’ qytet e n’ fshat ,
Shpi për shpi tue hallakatë ,
Tu i mashtrue  fukaratë ,
Tue ja u lanë oborret thatë ...

Tu i marrë çikat , tu i marrë gratë ,
Për me dalë me ba fushatë ,
Drekë me drekë e darkë me darkë ,
Zoti e di çka qesin n’ bark ?!

Dreka e darka nëpër hotele,
Tue kallëzue    përralla e mesele ,
Tue shitë poza me bukuroshe ,
Gjithë tue dhanë premtime boshe !

Bukuroshet përplot dyzene ,
Iu prijnë para si manekene ,
Mbush  pallatet  me postera ,
Sheshe, lisa dhe bandera ...

Po i fshinë lotët mixha Bekë –
Shumë e njeri paska vdekë ?!
Me u çue   n’ kamë pesëqind imam ,
S’ mund t’ varrosen deri n’ aksham !

Ndali lotët , o mixha Bekë ,
Se këta njerëz nuk kanë vdekë,
Kanë ba be, kanë dhanë premtimet ,
Me na i dëlirë kanalizimet !

Gjilan, më 06.11.2009.    Demir KRASNIQI


(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx