Kulturë
Poezi nga Ekrem Ajruli
E merkure, 11.11.2009, 07:45 PM
po e zi
Maratona
Vraponi për post
Burra o burra
Për fronin e butë
Ndroni shtatë lëkura
Vehuni në gara
Dijetar bixhozxhi
Ta zbukurojmë fronin
Me një bozaxhi
Nuk lyp qeveria
Burra të dyfekut
Kuvendit i duhen
Tëhollues të burekut
S’i duhen miletit
Burra për pleqëni
Deputet bëhet
Dhe një tatlixhi
Hallet sot
që i ka vatani
I zgjidh me lehtësi
Dhe zotëri nallbani
Ndaj u bëj apel
Mos e çajmë gurmazin
Por me dinjitet
Ta zgjedhim matrapazin
Punët tona
Mbarë do t’ecin
Po ia ofruam në ndihmë
Agapijanecin
Pasi t'gjithë vijnë
Nga sistem i vjetër
T’mos lodhemi kot
Të formojmë klan tjetër
Stacione kozmike
Këto ditë nëntori
Kudo shi e mjegull
Na habit e thëna
Se rritet bostani
Sot edhe në pjergull
Stolisen rrugët
Me pano e pllakate
Thurren fjalë të mëdha
Dhe premtime bajate
Gjatë fushatës shtrohen
Linja telefonike
Në ca komuna rurale
Ngrihen stacione kozmike
Truri po të ikë
Pak nga kontrolla
Gjason që hardhia
N’vend të rrushit
Të bëj molla
Të gjithë fjalëmëdhenjtë
Rrahin gjoks në shesh
Sa ulen në kolltuk
Veshët i shtinë n'lesh
Komentoni
Artikuj te tjere
Nje liber ne gjermanisht i Artistes Alida Hisku eshte nje dhurate e bukur per cilindo...
Mehmetali Rexhepi: Pas dyzet vitesh
Këze Kozeta Zylo: Një e dielë me psherëtimë vjeshte në New York
Flora Durmishi: Intervistë me shkrimtaren, Adelina Mamaqi
Traboini: Pak e nga pak....Dehje vjeshte - Lirika nga Ikjada
Halit Bogaj: Orson Welles
Agim Gash: Një urim për një ditëlindje! (Mikut tim Engjëll Koliqit)
Xhenc Bezhi: Pse o zot
Rrëfenjë, nga Luan Çipi
Nexhat Rexha: Shpresa të trazuara
Kumtesë e Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës
Poezi nga Jusuf Zenunaj
Blerim Rrecaj: Shënime nëpër mjegullnajë
Dibran Demaku: Patriotët dhe deputetët
Kristaq Turtulli: Ç'është jeta e një njeriu
Demir Krasniqi: A mbahet kultura me tupanë e me surlja?
Suzana Kuqi: Mjegulla
Vladimir Caku: Violina me con “Shpirtin” përmbi tela
Visar Zhiti: Tani që Itaka shkon drejt Uliksit të saj
Ermira Babaliu: Kam realizuar albumin dhe videoklipin e parë shqiptar