Kulturë
Dibran Demaku: Patriotët dhe deputetët
E marte, 10.11.2009, 07:25 PM

PATRIOTËT
Seç po shtohen patriotët
Sanço Panqot,Don Kishotët
Rosinantët kanë marrë vrapin
duan me kohën të zënë hapin.
Nëpër sheshe bërtasin,qierren
në atdhe e komb thirren
që meraku mos t`u ngeli
si kofini pas të vjeli.
Dje na ishin kuaj druri
u kishte ikur mendja-truri
sot na dalin trima të parë
Patriotë e atdhetarë!
Që t`i kap gazeta,ekrani
ngrehin krahët si Bibani
nëpër sheshe fjalë të zjarrta
patriotë me merita të larta!
Patriotë me baterija
rëndë ju ka edhe shtëpija
rënduar janë me ju dhe sheshet
një komb i tërë me ju qeshet.
Një komb i tërë me ju qeshet
veç ju s`dëgjoni nga veshët
ju ka humbur arsyeja-fiqiri
jeni rrëmbyer nga deliri.
Ndaleni vrapin-thërrisni kokës
ju jeni pjesë e epokës
mos pëllisni si viqi i lopës
O,të mjerë për mend të kokës?!
Dje në luftë si minj në vrima
s`ju dëgjua zëri as teshtima
sot në liri si Don Kishoti
kush më trim,kush më i zoti!
Kombi që të gjithëve ju njeh
kush jeni sot,kush ishit dje
sipas meritave do u jep hakun
kot qierreni shesheve-e prishni gjakun!...
PËR DEPUTETËT LUMË E LUMË
Po na habitë menagjmenti
xhevahirë nxjerr Parlementi.
Për deputetët e vet petrita
më shumë para se u ndalet rrita!
Që mos të presin kot nëpër ura
atyre u duhet të kenë vetura.
Për punë mos të merziten fare
do ta kenë dhe nga një sekretare.
Kështu i paska e tërë bota
pse mos t`i ketë edhe Kosova?!
S`na bëhet vonë ç`thotë popullata
ne ëmbëlsohemi me çokolata!
Ne jemi koka udhëheqim vendin
së pari për vedi se ia dijmë rendin.
Siç ka thënë një i menqur dikur
kush s`është për vete-për tjetrin kurrë!
I lumtë atij që u kujtua i pari
jeta i ndritt siç ndrinë fanari!
Ju lumtë deputetë o ju sokola
me ju për... do shkojë Kosova!
Gati harrova të të them në besë
të gjithëve u duhet nga një banesë?!
I kanë shtëpitë ç`u duhen banesat
paj që t`i kenë për nipër e mbesa!
Pas punës së lodhshme nëpër seanca
duhet t`i ulin diku spirancat!
Duhet të pushojnë deputetët e ngratë
nëpër banesa larg nga gratë?!
Ngadalë,ngadalë se këtu të zura
në Parlament nuk ka veç burra.
Në parlament kemi dhe gra
mund të na ndodhë ndonjë hata!
Burrat e tyre të vijnë në banesë
dhe nga gratë e veta të kërkojnë pjesë?!
E ato nuk janë dosido
janë deputete le ta dijë cilido!
Dhe si deputete kanë imunitet
dhe jo secili mund t`i nget!...
Eja më afër të të them diç në vesh
deputetët nuk guxon kush t`i përqesh´!
Imunitetin e kanë të gjatë-tërkuzë
dhe nuk i zë ata asnjë akuzë!...
Dhe mos e lodh vetën po fli në gjumë
për deputetët brohorit e bëjë lumë e lumë!...
Komentoni
Artikuj te tjere
Kristaq Turtulli: Ç'është jeta e një njeriu
Demir Krasniqi: A mbahet kultura me tupanë e me surlja?
Suzana Kuqi: Mjegulla
Vladimir Caku: Violina me con “Shpirtin” përmbi tela
Visar Zhiti: Tani që Itaka shkon drejt Uliksit të saj
Ermira Babaliu: Kam realizuar albumin dhe videoklipin e parë shqiptar
Sh. Korabi: Pervjetor i lindjes se aktivistit e koreografit, B. Isufi
Albulena Arifi: Në Tanushë kur lufta krisi
Engjëll Koliqi - Poezi të 13-16 tetorit 2009 - Poesie del 13-16 ottobre 2009
Demir Krasniqi: Fushata zgjedhore
Vangjush Ziko: Vjeshtë kanadeze
Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta
Puntorie Ziba: Unë, dhe ti Ana Ahmatova po pinim kafe në ballkon
Tre tregime, nga Habib Reshtani
Irakli Koçollari: Një tablo e panjohur e viteve 1500 për dy luftëtarë shqiptarë
Sabri Godo - Tregimet e Luftës që zemëruan Enver Hoxhën
Ramiz Gjini: Bibollasit
Përparim Hysi: Më ka tretur dashuria
Bilall Maliqi: Intervistë me mr. Bislim Pireva
Gjon Keka: Thyerja e idealit të demokracisë