E merkure, 01.05.2024, 12:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Shënime nëpër mjegullnajë

E marte, 10.11.2009, 07:25 PM


Blerim Rrecaj

Shënime nëpër mjegullnajë

Një fjalë. Dy fjalë. Një fjali. Dy fjali. Një-dy, një-dy me dashamirësi dhe me pakëz përqeshje iu thonim atyre që i shihnim a na kalonin pranë duke vrapuar, kuptohet nëse i njihnim. Një tekst. Dy tekste. Një poezi. Dy poezi. Dy tekste dhe një poezi është titulli i një artikulli dhe njëherësh propozim për t’i lexuar me rastin e vdekjes së një poeteje italiane për të cilën lexoj diç në njërën prej gazetave tona të plasuara edhe në internet.. Shpeshherë kështu ia nis të shkruaj diçka.Për të thënë ndoshta më vonë se ja edhe ky shkrim lindi pothuajse nga asgjëja. Ose ndoshta edhe mund ta kem gabim. Sepse jeta rrjedh si ujët e njërit prej lumenjve pamarrëparasysh se cili mund të jetë, a ta përmendim. Dhe ne mbushemi a na nguliten e na grumbullohen lloj-lloj gjërash. Të cilat bashkëjetojnë me qeniet tona duke na u instaluar edhe gjëra që aspak mund të mos i duam. Ndonjëherë gjatë “shkarkimit” të barrave nga qeniet tona hasim në vështërsi e ndonjëherë ndonjë kënaqësi.Shi i imët në këtë natë me errësirë vjeshte. Një e shtunë në e rreth shtëpisë. Dhe secili udhës së vet. Ja po t’i bashkoj dy të shtuna dhe ose dy ditë fundjavësh jo fort të largëta dhe të sjell pak çaste nga atmosfera familjare se çdo të thosha. Po vazhdoj me ditën e sotit. Babai sheh në television një lojë futbolli nga liga angleze premiere. Në njërin prej këtyre ekipeve luan edhe Lorik Cana dhe përmendja e emrit të tij do ta sjell ndoshta një koncensus për suksesin që ka të bëjë me të. Unë në “Nokia”- tip të vjetër do të luaj një lojë gjarpëri. Gjyshja edhe ajo rri ulur në shtrat dhe athua se ç’kujton në këto çaste. Gruaja ime punon me grep diç për foshnjen që e presim dy-tre muajt e ardhshëm. Të tjerë anëtar të familjes gjenden jashtë kuzhinës. Dhe këto që i paraqita kështu së pari i shkruajta në telefon tek “porosi”-e e ruajta këtë, të cilën së shpejti do ta fshij. Më pas duke dashur të dal nga dhoma tik-taku i asaj ore muri ngjyrë kremi me barteri m’u dukën ritme të mirëfillta muzikore.Dhe derisa këto që tash i shkruaj në kompjuter nga kabina e vogël telefonike dikush u telefonon ca të afërmëve-të largët për t’i lajmëruar për një caktim fejese a martese… Cka u mbeta borxh pa thënë. Po atë ditën e fundjavës dhe atmosferës familjare për të cilën ato pak shënime i kam në një bllok shënimesh. Derisa të shkoj dhe t’i marr ato shënime dua të them se rrapëllimat e shiut po dëgjohen thekshëm dhe shiu paska ndërruar shpejtësinë duke u shndrruar në shi ta quaj kushtimisht se s’do t’u bezdis në shi të “mesëm”. Unë ende vazhdoj të qëndroj këtu ndërsa tezja ime me burrin e saj na kanë ardhur si mysafirë. Janë bërë bashkë dy motrat dhe dy baxhanakët…”episodi për ne po përfundon e ne s’do jemi bashkë e jeta vazhdon” dëgjoj një këngë nga Fisnikët. Po shkoj… Ndoshta do ta vazhdoj këtë shkrim nesër. Erdhi e diela… Edhe sot errësirë me shi, si dje. Do të zgjedh përnjëmend. Nuk do të votoj as kësaj here, them sapo zgjohem nga një gjumë diku rreth njëorësh. Pasi që klikoj te “Mekulipress”. Shoh njoftimin “MOS VOTO”. Rreth votimit dhe mosvotimit po kemi kacafytje ideshë. Të dështuarve po u jepet hapësirë e madhe nëpër televizione për të bërë thirrje për të votuar. Dhe më sikur kanë harruar të thonë votoni për mua, por po thonë me rëndësi është të votohet…Askush prej tyre nuk e zë në gojë quranin që Vetëvendosja po e ekspozon ashtu siç na foli fabulisti Ezopi dhe ndonjë tjetër për veset e njerëzve duke përdorur kafshët. Po e përmend pasi po mendoj se e kam në kujtesë një fabulë nga Ferit Lamaj: “Dru i shtrembër, dru i çalë, / Dje kapter sot gjeneral./ Drunë e drejtë gudulis/ Drunë e drejtë qiparis./ Në do gradë e karrierrë/ Shtrembërohu, o, i mjerë.” S’kemi pse shtrembërohemi, rrimë a flasim drejt. Dhe ditët ikin. Ja një përshkrim i ditës në ikje:
Kosovë. Prishtinë./ Mes bisedash na shkoi dita./ Dhe na zuri shiu në këtë natë./ Me bindje them se atdheun e presin ditë më të mira, e më të bardha,/ Pas botimit të shkrimit tënd të bukur/Në beleshiadë…
Përshkrimin tjetër të një dite e kam në fletore. Pritni pak sa të shkoj ta marr. Jo s’po shkoj ta marr. Mbase janë gjëra pa rëndësi që do t’i bashkohen këtij shkrimi disi të mjegulluar, e pa strukturë…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora