E merkure, 01.05.2024, 05:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Traboini: Pak e nga pak....Dehje vjeshte - Lirika nga Ikjada

E marte, 10.11.2009, 08:12 PM


Kolec TRABOINI
IKJADA- lirika vjeshte

PAK E NGA PAK

Pak e nga pak në fëmijëri belbëzova shqipen
edhe hapat e para kur i hodha në rrugë
pak e nga pak

pak e nga pak nisa të dua ngjyrat e dritën
pak e nga pak nisa të lexoj qiellin
kundroja pikëlzat ngazëllyese
pastaj zbrisnin ujvarat e shiut
të nesërmen deti niste paqëtimin
zogjtë i lumturoheshin fluturimit
pak e nga pak

Pak e nga pak më ikën dhe vitet
por kurrë nuk e takova Yllin e Dritës
pastaj tek e vona në brigjet e kaltra m'u shfaq
tek mblidhte rrezet e Diellit e thurte
kurora me lule dele prilli
pastaj të mbidhte një zambak të bardhë
në sfondin e kuqërremte të perëndimit
pak e nga pak.

Nisa të mendoj se ëhtë një mirazh
e lulja mbiu në gjoksine saj
pak a nga pak.

Pak e nga pak guxova dhe iu afrova
me valëzat e bregut nisa të thur këngën time
për dashuritë që nisin nga ëndrra
e pastaj buisin në zemra
pak e nga pak.

pastaj, nuk e di si humba, u harrova
e agimi na gjetu të dyve në shtrat
….pak e nga pak!

DEHJE VJESHTE

Kjo dehja vjeshte keq na zuri
si gjeth mbi gjeth të dy na vuri
me ditë e netë krejtë u harruam
si frut me frutin dashuruar.

I jepja pjepër që të hajë
ajo më thoshte dua dardhë
aroma frutash nëpër buzë
me gjinjë të ndezur bërë shpuzë.

Tani ajo në krevat flè
e unë veshtrimin mbi atë
nëse çfarë shoh s’është e vertetë
në trup më s’kam një pikëz jetë.

O imazh vjeshte në sytë e mi
sa jete të zgjat një dashuri
sa kohë kjo dehje do vazhdojë
si zogj në qiell që fluturojnë.

A jemi zogj a jemi flete
a veç enigmat e kesaj vjeshte
ikur prej botës e njerëzisë
harruar në krahët e dashurisë...

TAKIM ME SHI

Nëpër vite më tundoi dëshira për të puthur
me shkakun se në rini ke qënë e bukur
por ti mi le takimet të shtunave me shi
e unë në ditë me shi jam i pamundur....

Shpresoj se një ditë, kur të kemi ikur
takimi ynë nuk do të ketë më shi
për puthjen tonë të parë dhe të fundit....

7 nëntor 2009

NIMFA QË KËNDON PËR MUA NË MESNATË

Nimfë hyjnore që këndon për mua në mesnatë
që më pikon në buzë me polen dashurie
pikë pikë do ta derdh dhe unë shpirtin tek ty
do të kthehem në një pikëz vese
në gjirin tënd të tretem
pastaj në dashtë a mos dashtë, le të vijë
më nuk e kam frikë vdekjen!

31 tetor 2009

MË BËRI JATAK NJË GUVË

Dielli doli,
ti nuk u gjende të soditesh këtë lindje
hijet guvave shkuan të flënë
e unë si hijet, i mbetur pa ty
gjeta një strehëz dhe u mbylla
në pyllin e mendimeve
më bëri jatak një guvë
me dy ketra të përndezur në ekstazë dashurie
që nga keqardhja tek më shihnin pa shoqe
vetmine time e përkëdhelnin me sy.

ANTARKTIDA

duke patur mes nesh një Antarktidë
një kontinent të zhdukur nën akuj
nuk e di në çfare hapsire mund të ritakohemi
në cilën pikë të globit mund të flirtojmë
dhe për më tepër a kemi aq ngrohtësi
me frymën tonë ta shkrijme atë akull
qe ne, me ego tonë, e ngjizëm së bashku...

Duhen njëqindmijë puthje
në njëqind ditë dashuri
duhen njëqind ditë të lakuriqtë
kaperthyer si hardhitë pas lisave
pikëzuar si musht vjeshte e vonë
me gjijtë e tu mbeshtetur në gjoksin tim
frymëmarrje e përbashkët
ekstazë në kup të qiellit
orgazëm prej Vezuvi
që shpërthen pasi ka fjetur
pesëqindvjet...

E ku ti gjejmë ne të gjitha këto
a mos është tepër vone ndoshta
se dita u rrzue e muzgu ka ra
shkrirja e akullit kërkon rininë diell
kërkon atë çfarë tanimë nuk e kemi
apo ti mbase mendon se, ende diçka ka
se ende ka shpresë për Antarktidën...

TRABOINI - Ikjada- lirika 2009
COPYRIGHT 2009 - All Rights Reserved
Ndalohet botimi i pjesshem apo i plote i poezive pa lejen e autorit.

ANTOLOGJIA - PORTAL  AVT
“Poezia eshte e folura percart e perendive.” - Platon


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora