Kulturë
Poezi nga Jusuf Zenunaj
E marte, 10.11.2009, 07:33 PM

GËZOHU O POPULL
Qeshen malet,
lumenjtë edhe fusha,
këndojnë Vushtria,
Peja edhe Krusha
andej nga Gryka
valle hedh Rugova,
Prishtina në dasmë,
në këmbë e gjithë Kosova.
Gumëzhijnë foltoret
në fshat si n'qytet
zërat zhurmues
në garë për pushtet.
Një ëndrrimtarit
për karrigë n'komunë
seç iu ngatërrua vargu,
ishte pa gjumë,
heshtja pushtoi shesheshin,
askush nuk bëzani,
nuk flet patrioti
që i kishte dalë nami
për trim e atdhetar,
goja iu mor
s'nxjerr dot një fjalë.
Tjetri shumë i rryer
në politikë,
që nga koha e Titos
flet pa presë as pikë.
Nuk zihet ngusht
për laps , as për letër
këtë punë e ka mjeshtri
është ujk i vjetër.
Na del demokrat
i dorës së parë,
njeri human
edhe kombëtar.
I gëzuar populli im
mos vrapo si lumë
pas premtimeve shterpa
mos po fle gjumë.
Gëzimi për ndryshime
mos të ka trulluar,
të diturin me t'paditurin
druaj se i ke ngatërruar.
Për atdhetari
nuk kemi çka t'flasim
edhe argatët e huaj
për Kosovën "brohorasin".
Gëzohu populli im, gëzohu,
nën këmbë ke tokën,
mos jeto me ëndrra
se nesër kruan kokën.
Jusuf Zenunaj, Dilbeek, më 10 nëntor 2009
MIRËMËNGJES O POET
Me ca vargje të përshëndes
tungjatjeta me fjalê t'vendit,
për vargjet qê i fale Kuvendit
strumbularit demokratik
që marshon pa turp e frikê
mos po u hyn pakicave n'hak
për Ballkan po bëhet plak,
nesër bëhet për Europë
me guxim do t'i thotë
ti s' di ç'është demokracia
ktheje kokën nga pakicat e mia,
mund të vini në Kosovo
kuvendarët flasin pa dro
turku , serbi e hashkalia
si në foltore si te shpia
diskutojnë n'gjuhê t'vet
lirshëm flasin edhe maje malit
me tefter të Athisarit,
kurse ju atje n'Belgjikë
po ju them fare pa frikê
demokrat të kulluar,
qê për ne kulaç keni gatuar
si të veprojmë në vendin tonê
në Dilbeek nëse shkon,
veç dy hapa jashtë Brukselit
kryeqyetetit të Evropës,
si në komunë si n'polici
frëngjisht askush "nuk di",
nëse s' flet (flamanisht)holandisht
shkon me net e me ditë,
pa përkthyes e ke kot
njeri s'të flet dot.
Jusuf Zenunaj, Dikbeek, 9 nëntor 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Shënime nëpër mjegullnajë
Dibran Demaku: Patriotët dhe deputetët
Kristaq Turtulli: Ç'është jeta e një njeriu
Demir Krasniqi: A mbahet kultura me tupanë e me surlja?
Suzana Kuqi: Mjegulla
Vladimir Caku: Violina me con “Shpirtin” përmbi tela
Visar Zhiti: Tani që Itaka shkon drejt Uliksit të saj
Ermira Babaliu: Kam realizuar albumin dhe videoklipin e parë shqiptar
Sh. Korabi: Pervjetor i lindjes se aktivistit e koreografit, B. Isufi
Albulena Arifi: Në Tanushë kur lufta krisi
Engjëll Koliqi - Poezi të 13-16 tetorit 2009 - Poesie del 13-16 ottobre 2009
Demir Krasniqi: Fushata zgjedhore
Vangjush Ziko: Vjeshtë kanadeze
Nexhat Rexha: Shprishja e shtigjeve të ngrurta
Puntorie Ziba: Unë, dhe ti Ana Ahmatova po pinim kafe në ballkon
Tre tregime, nga Habib Reshtani
Irakli Koçollari: Një tablo e panjohur e viteve 1500 për dy luftëtarë shqiptarë
Sabri Godo - Tregimet e Luftës që zemëruan Enver Hoxhën
Ramiz Gjini: Bibollasit
Përparim Hysi: Më ka tretur dashuria